Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə119/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   115   116   117   118   119   120   121   122   ...   137

229 
 
kohë  të  caktuar,  për  shembull  një  muaj.  Pavarësisht  faktit  nëse  libri  lexohet  apo  jo  brenda 
këtij harku kohor, libri do të fshihet nga memorja e kompjuterit, tabletës apo celularit ku ishte 
shkarkuar.  Në  këtë  kuptim,  për  shkak  të  shumëllojshmërisë  së  ofertave,  shtohet  dhe 
problematika  e  botuesve  në  lidhje  me  përcaktimin  e  çmimit.  Një  problematikë  tjetër  do  të 
lidhet edhe me shpërblimin e autorëve. Metoda e përcaktimit të shpërblimit të autorëve do të 
jetë  e  ndryshme.  Edhe  në  këtë  rast,  impakti  që  do  të  ketë  digjitalizimi  i  veprës  do  të  jetë  i 
madh. Kjo pasi vihet re sot në praktikë se shumë shoqëri të shitjes së librave digjitalë, duke 
cituar  sërish  Amazon,  nuk  zbatojnë  parimin  mjaft  të  njohur  të  pagesës  së  autorit  në  mënyrë 
proporcionale me librat  e shitur. Parim  që zbatohet  edhe në  Ligjin për të drejtat  e autorit
731

Këto shoqëri, falë teknologjisë, kanë arritur të ngrenë një system vlerësimi të faqeve që lexon 
blerësi  i  librit  digjital.  Në  funksion  të  faqeve  që  ai  do  të  lexojë,  do  të  përcaktohet  dhe 
shpërblimi  për  autorin.  Në  këtë  rast,  do  të  kemi  zbatimin  e  një  sistemi  proporcional  që  nuk 
bazohet në librat digjitalë të shitur ose të dhënë me qira, por tek numri i faqeve të lexuara
732

Kuptohet  mjaft  qartë  se  impakti  i  teknologjisë  digjitale  është  i  tillë  që  do  të  detyrojë 
ligjvënësit që të rishikojnë themelet e të drejtës së autorit
733

Një tjetër problem që lidhet me shfrytëzimin digjital të librave është digjitalizimi i librave 
nga  Google,  me  qëllim  krijimin  e  bibliotekës  më  të  madhe  digjitale,  Google  Books  Library 
Project.  Projekti  i  nisur  nga  Google  synon  krijimin  e  një  biblioteke  universale,  e  cila  do  të 
përmbajë libra të botuar nga e gjitha bota. Qëllimi i deklaruar i Google është që të krijojë një 
qendër universale të përhapjes dhe promovimit të dijes, në kuadër të lirisë së informimit.  
Teknikisht,  Google  përdor  atë  që  quhet  “optical  character  recognition  technology”,  që 
gjeneron një tekst të lexueshëm nga kompkuterit, duke krijuar kështu një kopje të skanuar të 
çdo  libri.  Më  tej,  Google  analizon  çdo  skanim  dhe  krijon  një  indeks  të  përgjithshëm  të  të 
gjithë  librave  të  skanuar.  Indeksimi  mundëson  kërkimin  për  një  fjalë  ose  fjali  të  vetme  dhe 
ridrejtimin  te  ato  libra  të  skanuar  në  të  cilat  gjendet  ajo  fjalë  ose  fjali.  Kryesisht,  Google 
përdor  teknikën  “snippet”,  që  mundëson  vizionimin  vetëm  të  atyre  pjesë  të  librave  që 
autorizon Google dhe jo më shumë. Gjithashtu, Google u pamundëson përdoruesve kopjimin, 
printimin  ose  shkarkimin  e  pjesëve  të  veprave  që  Google  publikon  në  mënyrë  digjitale
734

                                                           
731 Neni 59 i Ligjit për të drejtat e autorit: “1. Nëse shpërblimi përcaktohet si një përqindje e çmimit të shitjes 
për çdo vepër të ekzemplarëve të shitur, në kontratën e botimit duhet të specifikohet një numër minimal i 
kopjeve të botimit të parë dhe një shpërblim minimal, të cilin botuesi duhet t’i paguajë autorit pavarësisht nga 
numri i kopjeve të shitura; 2. Nëse shpërblimi përcaktohet si një shumë totale, në kontratën e botimit duhet të 
specifikohet numri total i kopjeve, për të cilat është rënë dakord për t’u printuar. Nëse palët kanë rënë dakord për 
këtë numër dhe vetëm nëse rezulton ndryshe nga praktikat e ndershme të biznesit dhe rrethanat e rastit, botuesi 
mund të botojë jo më shumë se 500 kopje të veprës.” 
732 Metodë teknike e analizuar në raportin e Ndërmjetësit të librit në Francë, qa mban datën 9 shkurt 2015. 
733 Shih gjithashtu seksionin mbi liçencat e lira. 
734 

Google’s latest venture into the world of print offers us at least three reasons to worry about its bold move 
to serve as a major – if not the chied – source for book-based information searches: privacy, privatization and 
property.” S. Vaidhyanathan, « The Googlization of Everything and the Future of Copyright », University of 


230 
 
Nëpërmjet  këtij  sistemi,  Google  pretendojë  të  ruajë  tërësinë  e  veprës  dhe  mundëson  vetëm 
disa pjesë të saj për të orientuar lexuesit dhe kërkuesit. 
Por  a  mundet  që  një  qëllim  i  tillë,  sado  përparimtar  dhe  i  kuptueshëm,  të  mënjanojë 
zbatimin e parimeve së të drejtës së autorit, sidomos ato që lidhen me interesat dhe të drejtat e 
botuesve?  Debati  është  ende  i  plotë.  Nëse  çështja  shqyrtohet  sipas  dispozitave  ligjore,  në 
mënyrë që të jepet një përgjigje duhet, së pari, të shikojmë mënyrën sesi kryhet digjitalizimi 
nga ana e Google. Si një shoqëri me selinë e saj qendrore në Shtetet e Bashkuara, Google, i 
referohet,  në  praktikën  e  saj  të  digjitalizimit,  konceptit  të  fair  use,  i  cili  gjen  edhe  në  këtë 
punim një shtjellim të gjerë. Në bazë të këtij koncepti, asnjë dispozitë normative nuk e ndalon 
Google  që  të  digjitalizojë  botimet  nëse  vërtetohet  se  qëllimi  i  digjitalizimit  nuk  bëhet  për 
përfitime  të  natyrës  tregtare,  nëse  vërtetohet  gjithashtu  se  nuk  është  digjitalizuar  e  gjithë 
vepra, por vetëm  një  pjesë  substanciale e saj  dhe se nuk ka një  efekt  domethënë mbi tregun 
potencial  të  veprës.  Pra,  nëse  vërtetohen  këto  kushte,  praktika  e  digjitalizimit  hyn  në 
konceptin  e  fair  use.  Pasoja  më  e  rëndësishme  është  se  Google  nuk  ka  nevojë  që  të  kërkojë 
autorizimin e titullarëve të të drejtave për kryerjen e digjitalizimit. Në teori, një qendrim i tillë 
mund  të  gjejë  mbështetje  edhe  në  dispozitat  ligjore  tonat  dhe  në  Direktivën  2001/29  CE. 
Megjithatë,  praktika  e  digjitalizimit  nga  ana  e  Google,  për  hir  të  së  vërtetës,  është 
problematike,  pasi  një  nga  pikat  që  cituam  më  sipër,  që  lidhet  me  sasinë  e  veprës  që  do  të 
digjitalizohet, nuk vërtetohet. Nëse hedhim një sy mbi veprat e digjitalizuara, pjesa e veprave 
që digjitalizohet krijon përshtypjen se nuk bëhet fjalë për një digjitalizim në sasi të vogël. Ky 
shqetësim është ngritur madje dhe nga vetë doktrina në ShBA
735
.  Praktika gjyqësore është ajo 
që  tregon  realisht  problematikën  që  ka  krijuar  digjitalizimi  i  librave  nga  Google  dhe 
interpretimet  diametralisht  të  kundërta  gjyqësore.  Gjithashtu,  kjo  praktikë  gjyqësore  tregon 
më së miri ndryshimin e interpretimit të përjashtimeve nga detyrimi për të marrë autorizimin e 
titullarëve të të drejtave. Pasoja e interpretimeve të ndryshme është pasiguria për autorët dhe 
titullarët që vjen nga ky digjitalizim.  
Kështu,  nga  njëra  anë  kemi  praktikën  gjyqësore  amerikane,  e  cila  ka  pohuar  se  Google 
Books është në përputhje të plotë me kërkesat e fair use
736
, pavarësisht se pranon që Google, 
me  këtë  veprimtari,  teston  kufijtë  e  fair  use.  Asnjë  shkelje  e  të  drejtës  së  fair  use  nuk  u 
konstatua nga gjykata.  Madje, ajo  pranoi  argumentet e Google, duke thënë  së  pari se ka një 
interes  publik  të  pakontestueshëm,  pasi  digjitalizimi  bën  të  mundur  njohjen  nga  publiku  të 
shumë  autorëve,  të  cilët,  pa  digjitalizimin,  mund  të  kishin  mbetur  anonimë.  Dhe  së  dyti, 
gjykata  pranoi  gjithashtu  se,  nga  pikëpamja  ekonomike,  digjitalizimi  i  librave  nuk  e  cenon 
aspektin ekonomik, përkundrazi rrit mundësinë e shitjes së librave, pasi sasia e digjitalizuar e 
                                                                                                                                                                                     
California, 2007, 
http://lawreview.law.ucdavis.edu/issues/40/3/copyright-creativity-
catalogs/DavisVol40No3_Vaidhyanathan.pdf
.   
735 Po aty.   
736 Authors Guild, Inc v. Google Inc., US District Court, Southern District New York, 16.10.2015



Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   115   116   117   118   119   120   121   122   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə