Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə121/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   117   118   119   120   121   122   123   124   ...   137

233 
 
shkruar, parashikimi i saktë i detyrimeve dhe të drejtave të titullarit të të drejtave (dorëzimi i 
kopjes  së  veprës  ose  krijimi  i  një  mekanizmi  që  i  siguron  subjektit  që  duhet  të  përcjellë 
veprën që të ketë akses drejt kopjes digjitale të saj, në mënyrë që të bëjë përcjelljen e veprës 
në internet) si dhe të drejtave dhe detyrimeve të përfituesit të të drejtës për të shfaqur veprën 
(respektimi  i  të  drejtës  morale  të  autorit,  detyrimi  për  të  shfaqur  veprën  si  dhe  pagesën  e 
shpërblimit). 
a. Kontrata e veprave kinematografike, audiovizuale dhe/ose muzikore 
Në  thelb  të  këtyre  kontratave  më  specifike,  për  shkak  të  peshës  ekonomike  më  të 
madhe  që  ato  mbartin,  qëndron  jetësimi  i  veprës  së  autorit  apo  të  disa  autorëve,  nëpërmjet 
investimit  të  një  personi  juridik  ose  fizik  (prodhuesi  ose  producenti)  dhe  dhënies  së  një  lloj 
garancie  në  favor  të  këtij  të  fundit,  duke  detyruar  autorin  ose  autorët  që  të  cedojnë  tërësinë 
apo një pjesë thelbësore të të drejtave të tyre të autorit
741
. Producenti i një vepre të tillë mund 
të jetë edhe person fizik, por në shumicën dërrmuese të rasteve do të jetë një person juridik, 
kryesisht një shoqëri tregtare me fonde dhe me kredibilitet të mjafueshëm, që do të sigurojë 
fondet për jetësimin e veprës. 
 
Sasia e investimit do të varet nga ambiciet e autorëve dhe rrjedhimisht nga madhësia e 
projektit. Formimi i një kontrate të tillë ka si pikënisje paraqitjen e një skenari apo kompozimi 
nga ana e autorit apo autorëve drejtuar një prodhuesi (producenti). Nëse ky i fundit ka interes, 
do ta financojë këtë projekt, dhe kështu do të lidhë kontratën përkatëse. Gjithashtu, mund të 
ndodhë  (rasti  që  haset  më  shpesh  dhe  që  ka  përfitime  ekonomike  më  të  mëdha)  që  një 
producent  mbledh  një  skuadër  autorësh  për  të  krijuar  një  vepër  që  do  të  sillte  në  mënyrë  të 
padiskutueshme përfitime financiare të konsiderueshme, ndoshta në dëm të cilësisë artistike. 
Kjo i ngjan së tepërmi mekanizmit të kontratës së sipërmarrjes së përcaktuar në kreun VII të 
titullit II të Kodit Civil.  
 
Natyra  juridike  e  kontratës.  Palët  në  këtë  kontratë  janë  nga  njëra  anë  autori  apo 
autorët  dhe  nga  ana  tjetër  producenti,  person  fizik  ose  juridik,  i  cili  është  person  që  merr 
përsipër  financimin  e  realizimit  të  veprës,  si  edhe  të  drejtat,  detyrimet  dhe  përgjegjësitë  që 
burojnë nga ky  financim. Në këtë kontekst,  jemi  afër natyrës së veprës kolektive, pra të një 
vepre të realizuar nga një apo disa autorë (në më të shumtën e rasteve, disa autorë) ku titullar 
me të drejta të plota mbi veprën do të jetë producenti i saj, qoftë edhe duke hequr çdo lidhje 
midis veprës dhe autorit. Në fakt, një cilësim i tillë nuk reflekton plotësisht këtë lloj kontrate. 
Nëse  në  disa  vepra  kinematografike,  në  mënyrë  të  veçantë  ato  që  mbajnë  “firmën”  e 
Hollivudit,  e  gjejmë  një  situatë  të  tillë,  pra  ku  autorët  zhduken  tërësisht,  duke  i  lënë  vendin 
vetëm  emrit  të  producentit,  në  shumë  të  tjera  emri  i  krijuesve  të  veprës  të  paktën  do  të 
përmendet,  çka tregon që nuk jemi  tërësisht  në prani  të një vepre kolektive. Në këtë kuadër 
                                                           
741 Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec, Paris, 2013, f. 451. 


234 
 
vlen të theksohet se ekzistojnë raste përjashtimore, që mund t’i gjejmë të ilustruar në filmin 
Saving  Mr.  Banks”,  me  regji  të  John  Lee  Hancock,  prodhuar  dhe  shpërndarë  nga  Walt 
Disney  Pictures,  me  aktorët  Tom  Hanks  dhe  Emma  Thompson.  Në  këtë  film  flitet  për 
marrëdhëniet  e  vështira  ndërmjet  autores  se  Mary  Poppins,  Pamela  Travers  dhe  producentit 
Ëalt  Disney  në  lidhje  me  përshtatjen  kinematografike  të  këtij  libri.  Walt  Disney-t  iu  deshën 
më shumë se 20 vjet për ta bindur autoren që të pranojë përshtatjen e librit dhe kjo përshtatje 
nuk është bërë në asnjë çast pa mbikqyrjen e saj të rreptë. Le të themi, që kjo lloj kontrate do 
t’i përmbahet një natyre sui generis, ashtu siç e ka parashikuar edhe ligjvënësi, duke i caktuar 
një  kre  të  veçantë  në  ligj.  Natyra  sui  generis  e  kësaj  kontrate  i  ngjet  më  shumë  formës  së 
bashkautorësisë, pasi sipas logjikës evropiane të të drejtës së autorit, autorët nuk zhduken në 
favor të producentit, por ata janë më të pranishëm, për shembull, nëpërmjet citimit të emrit të 
tyre.  Statusin  e  bashkautorit  e  jep  edhe  vetë  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  i  cili  thotë  se 
“regjisori  kryesor,  autori  i  skenarit,  autori  i  dialogjeve,  kompozitori  i  veprës,  kameramani, 
autori  i  përshtatjes  dhe  drejtori  i  fotografisë  janë  bashkautorë  të  veprës  audiovizuale”.  Si 
pasojë, roli  i  producentit është i  titullarit të të drejtave fqinje me të drejtën e  autorit, por ky 
status nuk reflekton tërësisht rëndësinë dhe peshën që luan producenti në projekt muzikor apo 
kinematografik.  Prandaj,  sërish  këmbëngulim  në  përcaktimin  “sui  generis”  të  këtyre 
kontratave. 
 
Forma e kontratës. Ligji 9380/2005 nuk përmendte ndonjë formalitet të veçantë, me 
përjashtim  të  rastit  të  veprave  fonografike,  për  të  cilat  ai  dispononte  se  “e  drejta  e 
shpërndarjes  së  veprës  mund  të  ushtrohet  vetëm  nëse  një  kopje  e  mbajtësit  fonografik  ose 
mjetit tjetër të ngjashëm me të për riprodhimin e tingujve ose të zërave depozitohet në Zyrën 
shqiptare për të Drejtat e Autorit, në përputhje me rregulloren e kësaj Zyre
742
. Në Ligjin për 
të drejtat e autorit ky formalitet nuk parashikohet më. Kjo do të thotë që kontrata do të jetë e 
vlefshme  vetëm  nëse  është  e  shkruar,  respekton  dispozitat  e  Kodit  Civil  dhe  në  mënyrë  të 
veçantë ato të legjislacionit për të drejtën e autorit për sa i përket objektit që do të transferohet 
në  favor  të  producentit.  Ligji  shtjellon  në  mënyrë  të  saktë  ndryshimin  mes  kalimit  të  të 
drejtave në formë ekskluzive dhe në formë joeksluzive në nein 46 të tij. 
 
Prezumimi  i  cedimit  të  të  drejtave  pasurore  të  autorit/autorëve. Kjo pikë përbën 
veçantinë  e  këtyre  kontratave.  Duket  hyrë  në  këtë  marrëdhënie  kontraktuale,  autori  e  di  se 
çfarë e pret: nuk bëhet fjalë për dhënie pëlqimi, ose për nje cedim të pjesshëm të të drejtave të 
tij. Autori duhet të cedojë të drejtat e tij pasurore. Në këtë aspekt, ai asimilohet me autorin në 
një kontratë pune dhe që, në SHBA, njihet me termin “work mad for hire
743
. Autorizimi që 
jep autori nuk lidhet vetëm me një pjesë të të drejtave, por me të gjitha të drejtat pasurore, ose 
thënë  ndryshe  “të  drejtën  ekskluzive  të  shpërndarjes  dhe  të  riprodhimit,  me  çfarëdolloj 
                                                           
742 Neni 60 (2) i Ligjit 9380/2005. 
743 LaFrance M. (2008), Copyright Law, Tomson West, New York, f. 78. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   117   118   119   120   121   122   123   124   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə