Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə122/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   118   119   120   121   122   123   124   125   ...   137

235 
 
procesi,  për  periudhën  dhe  kushtet  e  përcaktuar  në  ligj
744
.  Në  të  njëjtën  linjë  gjejmë  dhe 
Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit,  në  pikën  4  të  nenit  96  të  të  cilit  thuhet  se  “prodhuesi  do  të 
konsiderohet si i kalojnë ekskluzivisht dhe pa kufizime e drejta e transformimit dhe përfshirjes 
së  veprës  burimore/ekzistuese  në  një  vepër  audiovizuale…”  Përjashtim  do  të  bëjë  e  drejta 
morale, e cila në kundërshtim me të drejtën amerikane
745
, do të ushtrohet nga vetë autori.  
 
Në kuadër të cedimit global, autorët duhet të cedojnë dhe të drejtën e transmetimit të 
veprave të tyre në formën e transmetimit nga Ofruesit të Shërbimit Mediatik, subjekte të reja 
të njohura nga  Ligji për të drejtat e autorit. Autori nuk hyn në marrëdhënie me to, por do të 
jetë  producenti,  i  cili  ka  të  drejtë  të  shesë  ose  të  cedojë  veprën  te  Ofruesit  të  Shërbimit 
Mediatik,  të  cilët  sigurojnë  veprimet  e  parashikuara  në  nenin  117  të  Ligjit  për  të  drejtën  e 
autorit, duke përfshirë edhe transmetimn në mjedisin digjital
746

 
Dy komente për këtë prezumim. Komenti i parë lidhet me faktin, sipas të cilit, autori 
ose  autorët  mbeten  titullarë  të  të  drejtës  apo  të  të  drejtave  të  tyre  morale.  Kur  flasim  për 
prezumim cedimi të të drejtave pasurore, afërmendsh që përjashtohen të drejtat morale. Por në 
praktikë,  situata  mund  të  jetë  e  ndryshme.  Një  cedim  i  plotë  i  të  drejtave  pasurore  mund  të 
sjellë edhe të drejtën për producentin që ta përshtasë veprën në një format, për të cilin autori 
nuk  ka  qenë  dakord.  Mekanizmat  juridikë  ekzistojnë  për  të  ndihmuar  autorin  që  të  kërkojë 
tërheqjen nga tregu të veprës së tij të përshtatur, ose në një format që bie ndesh me të drejtën e 
tij morale. Por sërish në praktikë, kriteri që kërkon ligji për të realizuar këtë tërheqje, që janë 
dëmshpërblimi për producentin, përbën një pengesë serioze dhe reale të ushtrimit të kësaj të 
drejte morale. 
 
Komenti  i  dytë  lidhet  me  peshën  shumë  të  madhe  që  i  jepet  producentit  në  këto  lloj 
kontratash.  Producenti  nuk  është  vetëm  financuesi  i  projektit,  e  drejta  e  tij  nuk  kufizohet 
vetëm  në  përfitimin  që  ai  mund  të  nxjerrë  nga  shfrytëzimi  ekonomik  i  investimit  të  tij. 
Producenti  duhet  të  mbulojë  gjithashtu,  ose  personalisht,  ose  nëpërmjet  përfaqësuesve  të  tij, 
iniciativën  edhe  në  realizimin  e  veprës
747
.  Ai  duhet  të  jetë  i  pranishëm  gjatë  jetësimit  të 
veprës, edhe pse ligji shprehimisht nuk e thotë këtë gjë, por parimet e përgjegjësisë që lidhen 
me kriteret e kontrollit efektiv të sendit, në këtë rast krijimit në tërësi, nuk lënë shumë vend 
për të menduar të kundërtën
748
. Kjo nënkuptohet. Dhe prej këtij statusi mjaft të rëndësishëm 
që gëzon producenti, shpesh ndodh që një vepër të mbytet nga klishetë që ulin nivelin artistik, 
por rrisin të ardhurat.  
                                                           
744 Neni 59 (3) i Ligjit 9380/2005 
745 Po aty. 
746 Neni 117 i Ligjit : “ a) fiksimin e transmetimeve të tyre, b) riprodhimin e fiksimeve të transmetimeve të tyre, 
c) shpërndarjen e fiksimeve të transmetimeve të tyre, d) ritransmetimin e transmetimit të tyre, dh) përcjelljen në 
publik, e) vënien në dispozicion të publikut të transmetimeve të tyre.” 
747 Vivant M., Bruguière J-M (2009), Droit d’auteur, Dalloz, Paris, f. 537. 
748 Jourdain P. (2007), Les principes de la responsabilité civile, Dalloz, Paris, f. 127. 


236 
 
 
Karakteristika  të  tjera.  Karakteristika  e  parë  e  përbashkët  është  se  kohëzgjatja  e  të 
drejtave pasurore të prodhuesit (siç shprehet ligji), ose me fjalë të tjera, kohëzgjatja e cedimit 
të të drejtave pasurore të autorit është 50 vjet pas fiksimit të parë, duke filluar nga data 1 janar 
e  vitit  pasardhës.  Kjo  do  të  thotë  se  autori  rifiton  sërish  të  drejtat  pasurore  mbi  veprën.  Në 
praktikë  kjo  përkthehet  me  të  drejtën  që  ka  autori  ose  titullarët  e  te  drejtave  të  veprës  që  të 
hyjnë  në  marrëdhënie  kontraktuale  të  tjera  me  të  njëjtin  producent  për  të  rinegociuar 
kontratën, ose të hyjnë në bisedime me një producent tjetër për të nxjerrë në treg përpunime të 
veprave  që  kanë  qenë  objekt  i  kontratës  para  50  vjetësh.  Asnjë  e  drejtë  mbi  prodhimin 
kinematografik  ekzistues  ose  mbi  prodhimin  diskografik  ekzistues  nuk  do  të  shkelet  nga  ky 
kthim mbrapsht i të drejtave në favor të autorit: ato i përkasin producentit të parë. 
Karakteristika e dytë është përshkrimi i të gjitha të drejtave që do të cedojë autori. Siç 
e thamë, autori nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje: ai duhet të cedojë të drejtat. Por në bazë të 
të drejtës së informimit të palës kontraktuese dhe meqënëse bëhet fjalë për një palë të dobët 
në këtë  kontratë  (të  paktën ekonomikisht), ai  duhet  të dijë  se çfarë  do të  cedojë. Gjithashtu, 
autori  duhet  të  dijë  se  në  ç’mënyrë  do  të  shpërndahet  vepra  e  tij:  DVD,  BlueRay,  CD, 
streaming  në  internet,  sallë  kinemaje  etj.  Çdo  formë  e  imagjinueshme  dhe  teknikisht  e 
mundshme  duhet  të  parashikohet  në  kontratë.  Nëse  në  të  ardhmen  shpiket  një  metodë  e  re 
shpërndarjeje  e  veprës,  duhet  që  palët  të  lidhin  një  aneks-kontratë  ku  të  parashikohet 
shfrytëzimi  i  veprës  edhe  për  këtë  lloj  formati.  Autori  nuk  mund  të  lidhë  një  kontratë 
skllavëruese nëpërmjet të cilës të cedohen të drejta për të ardhmen, në një kohë kur asnjë nga 
palët kontraktuese, në kohën e lidhjes së kontratës, e ka të pamundur ta parashikojë atë. 
Karakteristika e tretë lidhet me aspekte të të drejtës morale. Për shembull, producenti 
ka për detyrë të  përmendë autorët  e veprës,  të cilët  janë  regjisori, skenaristi, orkestruesi  apo 
kompozitori  i  veprës
749
.  Këto  janë  pjesë  të  detyrimeve  të  producentit  që  burojnë  prej 
realizimit efektiv të të drejtës morale të autorit. 
Karakteristika e fundit, dhe nuk është një surprizë, lidhet me shpërblimin e autorëve.  
Në lidhje me shpërblimin bazuar në këto kontrata, autori do të mund të përfitojë shpërblimin e 
tij  sipas  parashikimeve  të  kontratës.  Megjithatë,  kontrata  duhet  të  parashikojë  specifikiën  e 
                                                           
749 Neni 99 i Ligjit për të drejtat e autorit: “1. Autori i programit kompjuterik, sipas dispozitave të kreut III, 
seksioni 2, të këtij ligji, gëzon të drejtën ekskluzive të ndalojë ose të autorizojë: a) riprodhimin e përhershëm ose 
të përkohshëm të një programi kompjuterik me çdo mjet dhe në çdo formë, pjesërisht ose tërësisht; kjo përfshin 
ngarkimin, ekspozimin, funksionimin, transme-timin ose ruajtjen e një programi kompjuterik, i cili kërkon 
riprodhimin e tij; b) përkthimin, përshtatjen, rregullimin dhe çdo ndryshim tjetër të një programi kompjuterik 
dhe riprodhimin e rezultateve të tij, pa cenuar të drejtat e personit, i cili ndryshon programin; c) çdo formë të 
shpërndarjes në publik të origjinalit ose kopjeve të një programi kompjuterik, duke përfshirë dhënien me qira të 
origjinalit apo kopjeve të tij. 2. Dispozitat e neneve 24, 31 dhe 72, të këtij ligji, nuk do të zbatohen për programet 
kompju-terike. Programet kompjuterike nuk do të jenë subjekt i huadhënies publike, përveçse nëse është 
parashikuar në kontratë. 3. Dispozitat e nenit 27, të këtij ligji, për shuarjen e së drejtës së shpërndarjes, do të 
zbatohen me ndryshimet e nevojshme për programet kompjuterike.  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   118   119   120   121   122   123   124   125   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə