Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə124/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   120   121   122   123   124   125   126   127   ...   137

239 
 
hollësishëm  për  të  gjithë  veprimtarinë  e  zhvilluar  dhe  përdorimin  e  fondit  buxhetor
763

Televizionet shtetërore, publike dhe private janë të detyruara që të shfaqin për publikun veprat 
filmike të prodhuara me fond shtetëror, jo me patë se një vit nga data e prodhimit të filmit
764

Kjo  dispozitë  ka  për  qëllim  që,  nga  njëra  anë  të  bëjtë  t  mundur  që  shfrytëzim  ekonomik  të 
veprës  nga  ana  e  televizioneve  dhe,  nga  ana  tjetër,  të  bëjë  të  mundur  që  kjo  vepër  t’i 
transmetohet  publikut  të  gjerë,  pa  asnjë  pengesë,  meqënëse  kemi  të  bëjmë  me  vepra  të  cilat 
kanë marrë fonde publike për t’u jetësuar. Është, në njëfarë mënyre, një kthim i investimit të 
publikut,  i  cili  nëpërmjet  fondeve  publike,  përmbush  kërkesën  për  krijimtari  artistike,  por 
edhe përfiton nga kjo krijimtari. Mund të shtrohet çështja e cilësisë artistike të këtyre veprave, 
por jo në këto faqe.  
(ii)  Për  të  gjitha  veprat  kinematografike,  pavarësisht  nëse  kanë  marrë  fonde  publike 
ose jo, ekziston detyrimi i paraqitjes së veprës pranë komisionit të vizionimit, një lloj komiteti 
i  censurës  në  gjirin  e  QKK-së.  Natyrisht,  ky  komision  nuk  funksionon  në  bazë  kriteresh 
estetike,  por  ka  për  qëllim  që  të  lëshojë  lejet  e  qarkullimit  të  veprës  të  krijuara  brenda  ose 
jashtë Shqipërisë
765
. Leja e qarkullimit lidhet në mënyrë ekskluzive vetëm me kategorizimin e 
filmit  në  raport  me  audiencën  për  të  cilin  filmi  këshillohet.  Kategorizimi  përbëhet  nga 
kategoria A, kur filmi lejohet për të gjitha moshat, kategoria B, kur filimi lejohet për të gjithë 
personat  mbi  moshën  14  vjeç  dhe  kategoria  C,  kur  filmi  lejohet  vetëm  për  personat  mbi  18 
vjeç
766
.  Komisioni  i  vizionimit    kryen  një  funksion  tjetër  që  lidhet  më  shumë  me  parimin  e 
censurës,  në  ato  raste  kur  mendon  se  vepra  e  paraqitur  nuk  është  në  pajtim  me  ligjet 
kushtetuese.  Dhe  si  rrjedhim,  nuk  e  pajis  distributorin  me  leje  qarkullimi  të  filmit
767
.  Një 
vërejtje lindin vetvetiu prej rezistencës në kohë të kësaj dispozite të ligjit për kinematografinë. 
Vërejtja lidhet me kuptimin e mospajtueshmërisë me ligjet kushtetuese të veprës. Edhe pse e 
kuptojmë  deri  diku  se  çfarë  synon  ligjvënësi,  na  duket  e  pavend  që  një  dispozitë  kaq  e 
përgjithshme  e  cila  mund  të  jetë  foleja  e  shumë  abuzimeve  nga  komisioni  i  vizionimit, 
rrjedhimisht QKK, rrjedhimisht Qeveria, të parashikohet në ligj. Do të nevojitet një rishikim i 
kësaj dispozite që mban tashmë datën e largët të 1996-s, pasi kjo dispozitë nuk është rishikuar 
qysh prej  krijimit të saj.  Rishikimi i  dispozitës  duhet  të behët  më  në  harmoni me kërkesat  e 
kohës, të cilat nuk pranojnë ndërhyrje të tepërta në lirinë artistike të autorit, me përjashtim të 
rasteve kur kemi shkelje të dinjitetit të fëmijëve, në kuadrin e ndalimit dhe dënimit të pedo-
pornografisë  ose  çdo  vepre  me  përmbajtje  ekuivoke  në  lidhje  me  të  miturit.  Në  çdo  rast, 
                                                           
763 Neni 16 i Ligjit për kinematografinë. 
764 Neni 35 i Ligjit për kinematografinë. 
765 Neni 10 i Ligjit për kinematografinë. 
766 Neni 11 i Ligjit për kinematografinë. 
767 Po aty. 


240 
 
distributori
768
 (pasi  ky  detyrim  rëndon  më  shumë  mbi  të)  nuk  mund  të  qarkullojë  filmin  pa 
lejen përkatëse të dhënë nga komsioni i vizionimit.  
Së fundi, të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në sallat e kinemave në Shqipëri janë 
të detyruar të shfaqin jo më pak se 5 ditë radhazi premierat e veprave të realizuara me ose pa 
fond buxhetor
769
. Të  gjitha parashikimet e mësipërme duhet  të  jenë  të integruara të  kontrata 
që lidhin producentët dhe distributorët me QKK-në. 
 
3. – Administrimi i jashtëm i të drejtave të autorit (agjencitë e 
administrimit kolektiv)  
 
Si  në  shumë  fusha  të  të  drejtës  edhe  e  drejta  e  autorit  është  ndodhur  para  sfidës  së 
përafrimit  me  legjislacionin  e  Bashkimit  Evropian.  Duhet  thënë  se  përpjekjet  kanë  qenë  të 
vazhdueshme,  por  sukseset,  herë  te  zbehta  herë  më  të  dukshme,  nuk  duhet  të  fshehin 
problematikat që prekin këtë fushë që ende nuk po gjen trajtimin dhe vëmendjen e duhur. Dhe 
në  këtë  kuadër,  administrimi  i  të  drejtave  të  autorit  prej  agjencive  kolektive  ka  njohur  më 
shumë ulje se ngritje gjatë këtyre viteve.  
Përpjekja e parë është mishëruar në ligjet e mëparshem për të drejtën e autorit në fuqi 
në  Shqipëri  pas  vitit  1990.  Në  mënyrë  të  veçantë,  këto  përpjekje  i  gjejmë  te  Ligji  i  vjetër 
9380/2005,  i  cili  ka  përafruar  me  Direktivën  2004/48/EC  të  Parlamentit  evropian  dhe  të 
Këshillit datë 29 prill 2004, në lidhje me zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ligji 
në fjalë, krahasimisht me Ligjin e mëparshëm të vitit 1992, që rregullonte fushën e të drejtës 
së autorit në Shqipëri para vitit 2005, ka qenë një hap përpara i pamohueshëm në rregullimin 
e  marrëdhënieve  të  të  gjithë  aktorëve  të  të  drejtës  së  autorit.  Ligji  9380,  në  kuadër  të 
përmirësimeve të mëtejshme të kornizës ligjore të të drejtës së autorit, ka sjellë disa risi mjaft 
të  dobishme  për  sa  i  përket  agjencive  të  administrimit  kolektiv  (më  poshtë  në  ktë  trajtim, 
mund të referohen edhe si “AAK”) si për shembull përcaktimin e formës së tyre ligjore
770
, të 
mënyrës së liçencimit
771
 dhe të rregullave bazë të funksionimit të tyre
772
. Ligji 9380 rimerrte 
                                                           
768 Distributori përkufizohet si: “si personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që realizon, për qëllimet 
përfitimi ekonomik, tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike.” (neni 2 i Ligjit për kinematografinë). 
Distributori është një nga përfituesit e të cedimit të të drejtës së shfrytëzimit ekonomik të veprës.  
769 Neni 36 i Ligjit për kinematografinë. 
770 Neni 108 i Ligjit 9380/2005. 
771 Neni 109 i Ligji 9380/2005. 
772 Neni 110 i Ligji 9380/2005. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   120   121   122   123   124   125   126   127   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə