Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə126/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   122   123   124   125   126   127   128   129   ...   137

243 
 
drejtë  pronësore  që  i  takon  autorit  dhe  kësisoj  ai  është  titullar  i  shfrytëzimit  të  saj  dhe  i 
përfitimit të fryteve që burojnë prej këtij shfrytëzimi.  
Megjithatë, zhvillimi teknologjik ka treguar qartë se, për shkak të vështirësisë së kontrollit që 
ushtron autori mbi veprën e tij, është parë e arsyeshme që autorët të bashkohen dhe të bëjnë të 
mundur një  mbrojtje me efektive të të  drejtave të  tyre. Një  parim  i tillë  nuk vlen vetëm  për 
autorët  por  edhe  për  personat  që  kanë  të  drejta  të  lidhura  me  të  drejtën  e  autorit,  siç  janë 
producentët, artistët ekzekutues apo interpretues.  
Përhapja masive e veprës në të gjithë  globën në saj të internetit përforcon akoma më shumë 
idenë se pa bashkim, nuk ka fuqi dhe kësisoj nuk ka respektim global të të drejtave të autorit. 
Autori duhet të kontrollojë veprat e tij, të negociojë me përdoruesit, të mbledhë të ardhurat që 
vijnë prej përdorimit dhe njëkohësisht të marrë përsipër dhe rolin e ndëshkuesit nëse ndonjë 
përdorues  nuk  përmbush  detyrimin  e  tij.  E  gjitha  kjo  vështirësohet  nëse  analizën  tonë  e 
vendosim  në  vende  me  vështirësi  në  zbatimin  e  ligjit,  siç  është  Shqipëria  apo  nëse  vendi  i 
përdoruesit është shumë larg nga vendi i autorit. 
Pra,  kuptohet  se  arsyeja  përse  të  drejtat  pasurore  të  autorit  apo  të  personave  që  gëzojnë  të 
drejta të lidhura me të drejtën e autorit nuk mund të zbatohen gjithmonë individualisht është 
se veprat, në ditët e sotme përdoren nga shumë përdrorues që gjendet në vende të ndryshme 
dhe  njëkohësisht
786
.  Të  vetmuar,  autorët  mund  të  mos  kenë  kapacitetet  për  të  mbikqyrur, 
filluar negociata dhe mbledhur paratë që burojnë prej përdorimit të veprës së tyre. 
Këtu hyjnë në lojë agjencitë kolektive të menaxhimit të të drejtave.  
3.1 - Kuptimi i administrimit kolektiv të të drejtave 
Për  herë  të  parë  agjencitë  e  menaxhimit  të  të  drejtave  ose  agjencitë  e  administrimit 
kolektiv  ("AKD"  ose  “AAK”)  janë  krijuar  me  ligjin  e  parë  modern  për  të  drejtën  e  autorit. 
Ligji  nr.  7564,  datë  19.5.1992  "Për  të  drejtën  e  autorit".  Ky  ligj  kishte  marrë  parimin  e 
përgjithshëm  sipas  të  cilit  "autorët  i  mbrojnë  vetë  të  drejtat  e  tyre"
787
,  me  përjashtimin  e 
kuptueshëm kur "të drejtat nuk mund të ushtrohen vetë nga autorët", të cilët në këtë rast "kanë 
të  drejtë  që  të  themelojnë  agjenci  për  mbrojtjen  e  të  drejtave"
788
.  Në  ndryshim  nga 
ç'parashikohet  sot,  AKD-të  themeloheshin  në  gjykatë  ndërkohë  që  ministria  e  ngarkuar  për 
çështjet  e  kulturës  mbikqyrte  veprimtarinë  e  tyre.  Ligji  gjithashtu  tentonte  që  t'u  jepte 
autorëve  kompetencat  të  forta  në  përcaktimin  e  të  drejtave  të  tyre  në  gjirin  e  agjencive. 
Kështu,  "autorëve,  të  drejtat  e  të  cilëve  administrohen  nga  agjencitë,  u  jepet  informacion  i 
rregullt,  i  plotë  dhe  i  hollësishëm  për  veprimtarinë  e  agjencisë  së  tyre,  me  qëllim  që  të 
                                                           
786 Po aty, f. 19. 
787 Neni 41 i Ligjit 7564. 
788 Po aty. 


244 
 
ushtrojnë  të  drejtat  e  tyre"
789
.  Gjithashtu  "pa  autorizimin  e  autorëve,  të  drejtat  e  të  cilëve 
administrohen drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, asnjë honorar i mbledhur nga 
agjencitë  e  autorëve  nuk  mun  të  përdoret  për  qëllime  të  tjera,  përveç  qëllimeve  që  kanë  të 
bëjnë me mbulimin e kostos aktuale të administrimit të të drejtave në fjalë dhe shpërndarjes së 
pjesës së honorareve që mbeten pas zbritjes së kostos së sipërpërmendur"
790

Praktika e AKD-ve gjatë periudhës së zbatimit të Ligjit 7564 ka qenë nën pritshmëritë. 
Vetëm një agjenci është krijuar gjatë kësaj periudhe, agjencia Albautor, e krijuar nga autorët e 
veprave të ndryshme, kryesisht ato muzikore. 
Ligji 7564 nuk sqaronte natyrën juridike të AKD-ve. Kjo pikë mjaft e rëndësishme, e 
cila  qendron  në  themel  të  çdo  analizë  të  mëtejshme  që  bëhet  mbi  lidhjen  që  krijohet  midis 
anëtarëve të agjencisë dhe agjencisë, u parashikua në Ligjin 9380, sipas të cilit AKD-të do të 
jenë  organizata  jofitimprurëse.  Në  këtë  kuptim,  Ligji  9380  ishte  në  harmoni  me  direktivat 
përkatëse  evropiane  të  cilat  lënë  një  mundësi  zgjedhjeje  për  shtetet  për  sa  i  përket  formës 
juridike  që  ato  mund  t'u  japin  AKD-ve.  AKD-të  janë  të  organizuara  sipas  modelit  të 
organizatës  jofitimprurëse  dhe  liçencohen,  duke  filluar  me  hyrjen  në  fuqi  të  ligjit  9380  nga 
Ministria  përgjegjëse  për  Kulturën.  Në  këto  kushte,  AKD-të  do  të  rregullohen  si  nga 
legjislacioni në fuqi për të drejtën e autorit ashtu dhe nga ligji për organizatat jofitimprurëse, 
për  sa  i  përket  organizimit  të  tyre.  Të  njëjtin  parim  e  gjejmë  dhe  në  Ligjin  për  të  drejtat  e 
autorit
791

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për të drejtat e autorit, ka një kuadër më të qartë të mënyrës 
së  krijimit  të  tyre  dhe  të  rolit  që  ato  do  të  luajnë  në  administrimin  e  të  drejtave  të  autorit. 
Administrimi kolektiv është një mënyrë subsidiare
792
 e administrimit të të drejtave nga autorët 
dhe titullarët e të drejtave të autorit. Në parim, si e drejtë pronësore, e drejta e autorit duhet të 
administrohet  nga  vetë  autori  ose  titullarët
793
.  Por,  zhvillimi  teknologjik,  kurorëzuar  me 
digjitalizimin,  ka  bërë  që  veprat  të  njohin  një  përhapje  në  publik  masive  dhe  të  shpejtë
794

Ndërkombëtarizimi  i  repertoreve  muzikore,  shpërndarja  e  veprave  nëpërmjet  kanaleve  të 
ndryshme  jo  tradicionale  si  për  shembull  YouTube,  ose  platforma  të  rrjeteve  sociale  si 
Facebook  e  kështu  me  radhë,  ka  bërë  që  autori  ose  titullarët  të  mos  jenë  në  gjendje  që  të 
përballojnë  veçmas  administrimin  e  të  drejtave  të  tyre,  për  shkak  se  bëhet  gati  e  pamundur 
dhe kthehet në një përpjekje shumë të kushtueshme. 
Në këtë kuptim, autorët ose titullarët e të drejtave mblidhen për të krijuar një AAK, e 
cila  do  të  mbrojë  interesat  e  tyre,  interesa  të  cilat  konsistojnë  në  dhënien  e  autorizimit  për 
                                                           
789 Neni 47 i Ligjit 7564. 
790 Po aty. 
791 Shkronja a) e pikës 2 të nenit 133 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
792 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz, 2009, f. 579. 
793 Këtë parim parashikon neni 127 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
794 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz, 2009, f. 579. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   122   123   124   125   126   127   128   129   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə