Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə127/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   123   124   125   126   127   128   129   130   ...   137

245 
 
përdorimin  e  objektit  të  të  drejtës  së  autorit,  mbledhjen  e  shpërblimeve  për  përdorim  të 
objektit  të  mbrojtjes,  shpërndarjen  e  shpërbimeve  të  mbledhura,  kontrollin  e  përdorimit  të 
objektit  të  mbrojtjes  si  dhe  nisjen  dhe  mbarëvajtjen  e  procedurave  të  mbrojtjes  në  rastet  e 
shkaljes  të  të  drejtave  të  autorit
795
.  Kështu,  AAK-të  janë  ndërmjetësit  më  të  mirë  ndërmjet 
autorëve ose titullarëve të të drejtave dhe përdoruesve të të drejtave
796
. AAK-të krijohen nga 
një  grup  autorët  ose  titullarësh  të  të  drejtave,  në  funksion  të  interesave  të  titullarëve  të  të 
drejtave, të parashikuar në nenin 130 të Ligjit për të drejtën e autorit. Krijimi i tyre do të bëhet 
pranë  Gjykatës  së  Rrethit  Gjyqësor,  Tiranë,  sipas  formës  së  organizatës  jofitimprurëse.  Ato 
pajisen  me  statutin  e  tyre  ku  do  të  parashikojnë  me  imtësi  funksionimin  e  tyre
797
.  Por  më  e 
rëndësishmja është se ato duhet të liçencohen nga ministria përgjegjëse për të drejtën  autorit, 
liçencë  e  vlefshme  për  3  vjet,  e  rinovueshme
798
.  Liçencimi  ëshë  një  moment  i  rëndësishëm 
pasi autoriteti publik duhet të dijë nëse AAK-të kanë mundësitë dhe logjistikën e nevojshme 
që  të  kryejnë  punën  e  tyre  plotësisht  dhe  në  respekt  të  të  drejtave  të  autorit.  Administrimi  i 
këtyre  të  drejtave  është  shumë  i  rëndësishëm  për  t’ju  lënë  në  dorë  individëve  që  nuk  kanë 
asnjë kontroll ose mbikëqyrje nga organet publike ose private mbikëqyrëse. Prandaj, dhe disa 
autorë kanë shprehur idenë se lindja e AAK-ve është një “lindje e kontrolluar”
799
, për shkak të 
misionit  specifik  që  kanë.  AAK-të  veprojnë  nëpërmjet  mekanizmit  juridik  të  përfaqësimit, 
sipas parashikimeve të nenit 64 të Kodit Civil. Detyrat e saj janë përcaktuar në Ligj, ashtu siç 
mund të përcaktohen detyra të tjera, me anë të kontratës ndërmjet autorëve dhe AAK-së. Në 
çdo  rast,  ashtu  siç  e  parashikon  dhe  vetë  kuptimi  i  përfaqësimit,  AAK  nuk  mund  të  kryejë 
veprime juridike në emër të autorit, nëse ky i fundit nuk e ka lejuar shprehimisht
800
. Kjo do të 
thotë  se  kompetencat  e  AAK  ushtrohen  për  ato  të  drejta  dhe  vepra  që  ka  autorizuar  autori. 
Misioni i tij duhet të interpretohet në mënyrë strikte: kompetenca për të hyrë në transaksione 
të ndryshme nuk përfshin atë të zgjidhjes së konfliktit, ashtu sikundër e drejta për të kryer një 
shitje  nuk  përfshin  atë  të  huadhënies,  nëse  nuk  është  e  specifikuar  në  kontratën  e 
përfaqësimit
801

Duke  patur  parasysh  se  qëllimi  i  tyre  është  të  mbledhin  sa  më  shumë  anëtarë,  ato  i 
ngjajnë  më  shumë  formës  së  shoqatës.  Megjithatë,  ka  disa  dallime  fort  thelbësore  ndërmjet 
OJF-ve dhe AAK-ve. Kryesorja ndër to dhe që mjafton për të treguar mospërputhjen që mund 
të  krijojë  probleme  në  regjistrimin  e  tyre  është  se  anëtarët  e  AAK-së  shpërndajnë  fitime, 
ndërkohë  që  anëtarët  e  një  shoqate nuk duhet  të shpërndajnë  fitime, pasi  ëshë  e ndaluar nga 
Ligji  8878/2001  “Për  organizatat  jofitimprurëse”.  Nga  ana  tjetër,  AAK-të  nuk  janë  shoqëri 
                                                           
795 Neni 128 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
796 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz, 2009, f. 582. 
797
 Neni 
133 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
798 Neni 134 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
799 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, botimi 3, 2013, f. 443. 
800 Neni 67 i Kodit
 Civil. 
801 François Collart Dutilleul, Philippe Delebecque, Contrats civils et commerciaux, Dalloz, Botimi 9, 2011, 
Paris, f. 555. 


246 
 
tregtare,  pasi  qëllimi  i  tyre  është  administrimi  dhe  jo  nxjerrja  e  fitimit.  Në  këtë  kontekst, 
AAK-të janë grupime sui generis, të cilave anëtarët e tyre  u kanë dhënë mandatin
802
 brenda 
kuadri të përcaktuar në nenin 128 të Ligjit për të drejtën e autorit.  
 
Më tej, AAK-ve u shtohen anëtarë të tjerë në mënyrë të vullnetshme. Të mos harrojmë 
parimin: administrimi i të drejtave bëhet në mënyrë individuale, me përjashtim të rasteve kur 
autorët ose titullarët e të drejtave pranojnë të hyjnë vullnetarisht në AAK dhe rrjedhimisht të 
bëhen  anëtarë  të  saj.  Veprimi  juridik  me  anë  të  të  cilit  AAK-të  bëhen  anëtarë  është 
kontrata
803
.  Paraprakisht  AAK  duhet  të  informojë  autorin  ose  titullarin  e  të  drejtave  për 
tërësinë e detyrave dhe funksioneve të saj, të shtjelluara në mënyrë shteruese në nenin 137 të 
Ligjit për të drejtën e autorit. 
 
Administrimi kolektiv i të drejtave përfshin katër shtylla kryesore. Ligji për të drejtat e 
autorit nuk thotë nëse për secilën shtyllë duhet të ketë një dhe vetëm një AAK. Nëse po, do të 
ishte  nje  dispozitë  që  do  të  binte  potencialisht  ndesh  me  parimin  e  konkurrencës  së  lirë. 
Megjithatë, është e qartë se në kushtet e Shqipërisë, edhe pse krijimi i agencive mund të mos 
kufizohet,  është  më  e  volitshme  që  agjencitë  të  jenë  në  një  numër  të  tillë  që  të  sigurojnë 
efektshmërinë  e  të  drejtës  së  autorit,  si  në  mbledhjen  e  tarifës,  ashtu  dhe  në  shpërndarjen  e 
fitimeve  mes  autorëve.  Katër  shtyllat  parashikohen  në  nenin  130  të  Ligjit  për  të  drejtën  e 
autorit dhe janë: (i) administrimi kolektiv i të drejtave të autorit, (ii) administrimi kolektiv i të 
drejtave  të  interpretuesve/ekzekutuesve;  administrimi  kolektiv  i  të  drejtave  të  prodhuesve  të 
fonogramit  si  dhe  (iv)  administrimi  kolektiv  i  producentëve  të  filmave.  Neni  130  i  Ligjit 
parashikon  një  sërë  të  drejtash  për  çdo  agjenci  kolektive.  Këto  të  drejta  nuk  janë  shteruese, 
çka u lejon anëtarëve të AAK-së që të parashikojnë të drejta të tjera administrimi. 
Së  fundi,  risia  e  Ligjit  për  të  drejtat  e  autorit  është  parashikimi  i  një  administrimi 
kolektiv  të  detyrueshëm  për  ato  fusha  ku  është  publikisht  e  ditur  se  autorët  ose  titullarët  e 
kanë shumë të vështirë që të administrojnë të drejtat e tyre si për shembull: transmetimet dhe 
ritransmetimet për autorët, e drejta për shpërblim për komunikimin publik të veprës fonogram 
si  dhe  e  drejta  për  shpërblim  për  riprodhimin  e  kopjeve  private  dhe  përdorimit  personal  për 
autorët  dhe  titullarët  e  tjerë  të  të  drejtave
804
.  Në  këtë  kuadër,  mendojmë  se  hyn  dhe 
administrimi i të drejtave të titullarëve lidhur me shkarkimin ose komunikimin e veprave në 
publik online në mjedisin digjital. Por, në këtë kuadër, duhet të bëjmë një dallim në lidhje me 
shëprblimin  e autorëve,  dallim të cilin  e organizon vetë  Ligji. Kështu,  në lidhje me pagesën 
për shpërblimin e arsyeshëm për kopje për përdorim vetjak, ai do të burojë vetëm nga shitja e 
parë ose importi në Shqipëri i pajisjeve të reja të regjistrimit, nga shitja e parë ose importi në 
Shqipëri i kasetave dhe videokasetave boshe dhe i pajisjeve të reja të fokopjimit
805
. Edhe pse 
                                                           
802 Chrisophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 442. 
803 Neni 132 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
804 Neni 131 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
805 Pika 5 e nenit 31 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   123   124   125   126   127   128   129   130   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə