Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə128/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   124   125   126   127   128   129   130   131   ...   137

247 
 
teknologjia  e  kasetave  dhe  videokasetave  është  e  vjetëruar,  kjo  dispozitë  ligjore  parashtron 
idenë se suportet fizike boshe, kryesisht CD, DVD dhe pajisje fotokopjuese, do të shërbejnë si 
bazë  për  shpërblimin  e  arsyeshëm.  Në  këtë  rast,  shpërblimi  do  të  ndahet  si  vijon:  40%  për 
autorët, 30% për prodhuesit dhe 30% për interpretuesit e veprave
806

Risia e dytë është parashikimi i sportelit unik në lidhje me mbledhjen e shpërblimeve. 
Kështu, nisur nga një praktikë e huaj dhe e promovuar edhe nga Direktiva përkatëse, AAK-të 
pranojnë, nëpërmjet një marrëveshjeje me shkrim, të caktojnë njërën prej tyre si sporteli në të 
cilin do t’i “transferohet funksioni i mbledhjes së tarifave për të gjitha kategoritë e mbajtësve 
të të drejtave”
807
. Nëse palët nuk bien dakord, është KKDA që do e caktojë, duke iu referuar 
disa  kritereve  objektive
808
.  Këto  kritere  objektive  mund  të  ndihmojnë  palët  që,  në  brenda 
harkut kohor prej 30 ditësh, të përcakojnë atë AAK që mund ta kryejë më mirë këtë funksion. 
3.2 - Veprimtaria e agjencive kolektive të menaxhimit të të drejtave 
Përgjithësisht,  praktika  e  AKD-ve  në  Shqipëri  ka  lënë  për  të  dëshiruar.  Një 
mjegullnajë  ka  qendruar  gjithmonë  rreth  praktikës  së  tyre  të  punës,  bilancet  e  tyre  nuk  janë 
bërë asnjëherë të njohura, ndërveprimi me autorët, të cilët presupozohen se janë dhe anëtarë të 
tyre  ka  qënë  i  pakët.  Gjithashtu,  ato  kanë  krijuar  një  emër  negativ  në  publik  për  shkak  të 
ndërhyrjeve të  tyre në  disa çështje  gjyqësore të  cilat  kanë  treguar se ato  nuk kanë interes të 
mbrojnë të drejta por nëpërmjet këtyre procedurave të fitojnë të drejta që  nuk u takojnë. Dy 
shembuj do të sjellim në këtë trajtim. E para është çështja gjyqësore që rezultoi në Vendimin 
e Gjykatës së Lartë nr. 1426, datë 21.12.2010 dhe çështja tjetër ilustrohet nëpërmjet Vendimit 
të datës 23.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 
3.2.1 Një veprimtari abuzive ndaj përdoruesve të veprave 
Kjo  çështje  ka  qenë  sa  vendimtare  dhe  sqaruese  për  pozicionin  e  agjencive  të 
administrimit të të drejtave të autorit si dhe të operatorëve celularë, aq edhe surreale për shkak 
të  kërkesës  shumë  të  çuditshme  që  paraqiti  agjencia  Albautor.  Kjo  kërkesë  bazohej  në 
pretendimin që kishte Albautor që kërkonte pagesën nga ana e operatorit celular të tarifave të 
ofrimit të shërbimit të ringtoneve të instaluar në celular, pra jo të ringtoneve të shkarkuar pasi 
përdoruesi  fundor  ka  blerë  celularin.  Albautor  pretendonte  se  Vodafone  Albania,  me  anë  të 
aktivizimit të kartës SIM (kartë që i përkiste këtij të fundit, ajo bën të mundur dhe dëgjimin e 
zileve  të  instaluara  në  celular).  Meqënëse  këto  ringtone  kanë  autorë  dhe  meqënëse,  sipas 
pretendimeve  të  Albautor,  kjo  e  fundit  pretendonte  pa  të  drejtë  se  mbulonte  të  drejtat  e  të 
gjithë autorëve në botë, Vodafone, Albania, duke mos kryer pagesën për përdorimin e këtyre 
zileve.  Gjykata  e  Lartë  në  vendimin  e  saj  numër  1426,  datë  21.12.2010,  e  hedh  poshtë  këtë 
pretendim,  duke  saktësuar  dhe  rolin  e  Albautor  dhe  të  Vodafone  si  dhe  të  përdoruesve 
                                                           
806 Pika 1 e nenit 139 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
807 Neni 138 i Ligjit për të drejtat e autorit.  
808 Po aty. 


248 
 
fundorë, pra të agjencive të administrimit të të drejtave si dhe të operatorëve celularë dhe të 
konsumatorëve. 
 
Agjencia “Albautor”, me padinë e ngritur në gjykatë ka kërkuar detyrimin “Vodafone 
Albania”, ta shpërblejë për përdorimin e pronësisë artistike nga data 09.6.2001 deri në datën 
18.3.2005. 
Në thelb të këtij kërkimi është pretendimi dhe arsyetimi i “Albautor” se pala e paditur 
ka përdorur pronësi artistike, më konkretisht vepra muzikore dhe audiovizive, të cilat gjenden 
në vetë aparatet telefonikë lëvizës (mobile), të instaluara nga prodhuesit e këtyre aparateve, si 
funksion  sinjalizues  për  thirrje  telefonike  (ringtone),  në  formën  e  melodive  apo  sinjaleve 
zanore  të  thjeshta.  Këtë  përdorim  pala  e  paditur,  “Vodafone  Albania”  sh.a.,  e  ka  realizuar 
nëpërmjet dhënies në përdorim të kartës SIM me numrin përkatës telefonik, si edhe përcjelljes 
së  sinjalit  për  thirrje  telefonike  tek  mbajtësi  i  aparatit  telefonik  me  kartë  SIM  dhe  numër 
telefoni të dhënë nga kjo palë abonentëve të saj. 
Pra, ky përdorim i pronësisë artistike është realizuar nga “Vodafone Albania” përmes 
dërgimit të sinjaleve të thirrjeve telefonike në aparatet telefonikë (celularë), gjatë realizimit të 
komunikimit mes klientëve të saj. Duke dërguar sinjalin për komunikimet e thirrjet telefonike 
në aparatet telefonikë (celularë) të klientëve të saj, pala e paditur bën të mundur që të shfaqen, 
të  bëhen  të  dëgjueshme  në  publik  veprat  artistike  që  gjenden  në  vetë  aparatin  telefonik,  në 
formën  e  sinjaleve  të  thjeshta  apo  melodive  të  ndryshme  (ringtone),  të  para-instaluara  nga 
prodhuesi i këtyre aparateve telefonikë celularë. 
Kolegji  Civil  i  Gjykatës  së  Lartë  pranoi  rekursin  e  Vodafone  Albania  dhe  rrëzoi 
pretendimet e Albautor, duke thënë se aktivizimi i muzikës nëpërmjet thirrjes telefonike nuk 
mund të asimilohet me një përcjellje të veprës në publik, të iniciuar nga Vodafone, akoma më 
tepër kur bëhet  fjalë për zile të para-instaluara ,  pra që  gjenden në  celular, të  cilat  operatori 
nuk i ofron.  
Vendimi  ishte  mjaft  i  qartë  dhe  nxori  në  pah  odisenë  juridike  për  një  çështje  mjaft 
periferike  dhe  e  ngritur  abuzivisht  nga  agencia  kolektive,  e  cila  harroi  punën  e  saj  të 
përditishme për t’u fokusuar në një çështje që ishte kryekëput e pabazuar në ligj dhe në prova. 
3.2.2 Mungesa e mbrojtjes së autorëve nga veprimet e palëve të treta 
 
Në  çështjen  “Trebicka  kundër  Vodafone”,  të  shqyrtuar  pranë  Gjykatës  së  Rrethit 
Gjyqësor, Tiranë dhë pranë Gjykatës së Apelit, doli në pah dhe njëherë ngatërresa e roleve që 
ka secili aktor i të drejtës së autorit. Autorët në këtë rast pretendonin se Vodafone ka shkelur 
të  drejtën  e  tyre  të  autorit  pasi  nuk  u  ka  marrë  autorizimin  për  përdorimin  e  ringtoneve  të 
këngëve të tyre. Ndërkohë që Operatori Celular ngre pretendimin se ringtonet janë prodhuar 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   124   125   126   127   128   129   130   131   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə