Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə129/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   125   126   127   128   129   130   131   132   ...   137

249 
 
nga një shoqëri e teknologjisë së informacionit, janë ofruar prej saj dhe në bazë të një kontrate 
të lidhur me autorët.  Bazuar në Ligjin për tregtinë elektronike operatorët e telefonisë celulare 
kryejnë funksionin e ndërmjetësit të ofrimit të shërbimit për sa i përket shërbimeve të zileve 
ringtone. Një përkufizim i qartë i përgjegjësisë së ndërmjetësit teknik jepet në Ligjin 10,128 
Për tregtinë elektronike (Ligji Për Tregtinë Elektronike) dhe direktivën e BE-së mbi tregtinë 
elektronike  të  vitit  2000  (përshtatje  e  të  cilës  është  dhe  ligji  ynë  për  tregtinë  elektronike). 
Sipas  Ligjit  për  Tregtinë  Elektronike,  “ndërmjetësi  i  shërbimit  është  çdo  person  fizik  ose 
juridik,  i  cili  mundëson  transmetimin  e  mesazheve  apo  të  dokumenteve  të  ofruesit  të 
shërbimit të shoqërisë së informacionit tek të tretët, apo që çon mesazhe a informacione nga 
marrësit  e  shërbimit  dhe  të  mallrave  nga  të  tretët  tek  ofruesi  i  shërbimit  të  shoqërisë  së 
informacionit”
809
.  Sipas  përkufizimit,  ndërmjetësit  përjashtohen  nga  përgjegjësia  civile  nëse 
nuk kanë qenë efektivisht në dijeni të karakterit të paligjshëm të informacionit të përcjellë
810
.  
 
 
Për të ilustruar këtë pohim, po rimarrim pjesën arsyetuese të Vendimit të Gjykatës së 
Lartë nr. 1426, datë 21.12.2010
811
, të përmendur më sipër: 
 
“Dërgimi  dhe  përcjellja  e  sinjalit  për  thirrje  telefonike  apo  komunikim  çfarëdo  nga 
ana  e  operatorit  telefonik  të  lëvizshëm  (qoftë  edhe  të  palëvizshëm),  sikurse  është  edhe  e 
paditura  “Vodafone  Albania”  sha,  nuk  është  një  veprim  që  përbën  në  vetvete  shfaqje  në 
publik të fonogramit që gjendet në aparatin telefonik. E paditura thjesht dërgon një sinjal për 
të njoftuar abonentin se ka një thirrje telefonike dhe përmes sistemit të saj mundëson që më 
pas ai të komunikojë pa kabëll me thirrësin.  
Nga  ana  tjetër,  përdoruesi  i  telefonit  të  lëvizshëm,  nëse  e  ka  zgjedhur,  e  shfrytëzon 
fonogramin që gjendet i instaluar në telefon privatisht, vetëm me qëllimin që t’i mundësohet 
pikërisht  atij,  jo  publikut,  se  ka  një  thirrje  telefonike.  Përdoruesit  të  telefonit,  fonogrami 
sinjalizues  (ringtone-zilja)  nuk  i  shërben  për  ndonjë  qëllim  tjetër,  madje  as  edhe  nuk  ka 
përfitim tjetër të natyrës  tregtare, ekonomike e financiare nga bërja  të dëgjueshme për  të të 
këtij  sinjalizuesi  zanor  (zile)  telefonik.  Veç  kësaj,  vetë  karakteristikat  dhe  destinacioni  i 
aparatit telefonik të lëvizshëm, nuk janë që të shërbejnë për shfaqje publike të melodive dhe 
video-ve.  
Edhe nëse do të mendohej për një çast se përdoruesi i telefonit do ta shfrytëzonte për 
një qëllim të tillë, edhe nëse karakteristikat e pajisjes do ta mundësonin një gjë të tillë, kjo do 
të  përbënte  një  shkelje  të  së  drejtës  së  autorit  nga  vetë  mbajtësi  i  aparatit  që  shërben  për 
thirrjet telefonike të lëvizshme. Nuk mund të mbajë përgjegjësi ofruesi i shërbimit telefonik të 
lëvizshëm  për  këtë  shkelje  të  supozuar  nga  ana  e  abonentit  të  tij  telefonik.  Veç  kësaj,  e 
                                                           
809 Neni 3 pika d) e Ligjit Për Tregtinë Elektronike. 
810
 Kjo çështje 
është shtjelluar në seksionin përkatës në lidhje me kontratat teknike të internetit. 
811 I konsultueshëm në faqen e Gjykatës së Lartë: 
www.gjykataelarte.gov.al
.
  


250 
 
rëndësishme  është  të  mbahet  parasysh  që  kjo  shkelje  mund  të  konsumohet  në  mënyrë  të 
pavarur nga operatori i telefonisë së lëvizshme, pra edhe pa marrë ndonjë sinjal për thirrje 
telefonike. Operatori vetëm dërgon sinjal për thirrje telefonike, ky është qëllimi i tij.  
Kolegji Civil çmon edhe të evidentojë se, për vetë natyrën e veprimtarisë, operatori i 
shërbimit telefonik të lëvizshëm nuk ka asnjë interes e përfitim tregtar e ekonomik. Ai as mund 
ta  nxitë,  as  mund  ta  shtrëngojë  dhe  as  mund  ta  detyrojë  apo  kufizojë,  nga  pikëpamja  e 
vullnetit  dhe  e  teknologjisë,  abonentin  e  tij  që  të  përdorë  sinjalin  e  thirrjes  telefonike  si 
mundësi për të shfaqur në publik një fonogram. Pra, edhe nëse do të pranohej abuzimi me të 
drejtën  e  autorit  si  shfaqje  publike,  ai  duhet  t’i  ngarkohej  atij  që  kërkon  dhe  përpiqet  të 
përdorë  qoftë  edhe  një  pajisje  të  tillë  si  aparati  telefonik  celular,  për  qëllime  të  një  shfaqje 
publike të fonogrameve që mbarten në atë aparat.” 
Në këtë kuptim, Vodafone është tërësisht jashë çdo lloj përgjegjësie të karakterit civil 
pasi ajo jo vetëm ka respektuar detyrimet kontraktuale por nuk ka vepruar në asnjë çast, gjatë 
ekzekutimit të kontratës, në tejkalim të detyrimeve të saj kontraktuale. Vendimi i Gjykatës së 
Apelit  rrëzoi  pretendimin  e  agjencisë  kolektive,  duke  pranuar  argumentet  e  Operatorit 
Celular. Edhe nëpërmjet këtij rasti, kuptojmë qartë se aktiviteti i agjencive kolektive ka qenë 
abuziv  dhe  kundërproduktiv.  Ndryshimet  ligjore  rrjedhimisht  kanë  rezultuar  mëse  të 
domosdoshme. Por a do të ndiqen nga faktet? 
3.3 - Nevoja e rithemelimit të AAK-vë nën impulset e shoqërisë së 
informacionit 
Ashtu siç dhe integrimi në BE është një proces i vazhdueshëm, edhe procesi i përafrimit 
me  legjislacionin  e  BE-së  njeh  dhe  do  të  kalojë  nëpërmjet  një  procesi  përditësues  të 
legjislacionit tonë. Vlen këtu të theksojmë se Ligji për të drejtat e autorit ka arritur të përfshijë 
edhe aspektet e Direktivës 2014/26/EU, miratuar në shkurt 2014, në lidhje me  administrimin 
dhe  liçencimin  multiterritorial  të  të  drejtave  mbi  veprat  muzikore  për  përdorimet  në  linjë 
(online)
812
. Fatmirësisht, parashikimet e kësaj Direktive në lidhje me funksionimin e AAK-ve 
mund të konsiderohet globalisht e përafruar me këtë direktivë me miratimin e Ligjit 35/2016 
“Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. 
E  kuptuam  tashmë,  se  dy  shqetësimet  më  të  mëdha  që  lidhen  me  AAK-të  janë 
transparenca dhe mbikqyrja e aktivitetit të tyre, si kundërpeshë e një autonomie të sanksionuar 
dhe  të  riafirmuar  nga  direktivat  në  favore  të  AKK-ve.  Ligji  aktual,  përpiqet  të  sjellë 
maksimumin  në  këto  dy  elementë  të  rëndësishëm,  gjithmonë  duke  patur  si  pikë  referimi 
direktivat e BE-së që rregullojnë këtë fushë. 
                                                           
812 Direktiva 2014/26/EU  (http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:32014L0026). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   125   126   127   128   129   130   131   132   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə