Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə13/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   137

14 
 
ashtu sikundër dhe të përdorshme nga palë të treta, në një mënyrë më të lirë krahasimisht me 
ekuivalentët  që  gjejmë  në  botën  reale
53
.  Janë  të  përvetësueshme  çka  tregon  se  në  botën 
virtuale, elementët e pronësisë ekzistojnë. Siç e pamë dhe më sipër, Interneti ka filluar si një 
projekt pa asnjë titull pronësie mbi të, një vendim i marrë nga organizmi ku punonte krijuesi i 
uebit Tim Berners-Lee. Mirëpo, Interneti duhet kuptuar si një territor, i cili edhe pse i paanë, 
zihet rrjedhimisht pjesëza të tij bëhen tërheqëse prej faktit se mbi to është vendosur një titull 
pronësie dhe me anë të saj, një subjekt çfarëdo ofron një shërbim, mall, ose sende që nuk janë 
pjesë e një qarkullimi civil të mirëfilltë. Rrjedhimisht, pika e parë që duhet nënvizuar është se 
mjedisi  digjital  nuk  është  një  mjedis  jashtë  të  drejtës,  përkundrazi,  e  drejta  sundon  mbi  të, 
madje duke zbatuar nër radhë të parë ato parime që ne njohim në botën reale, si për shembull 
pronësia. Nëpërmjet disa zinxhirëve tashmë të konsoliduar, shikojmë se pronësia në mjedisin 
digjital  është  rrënjosur  dhe  pronësia  intelektuale  këtu  ka  fjalën  e  saj  për  të  thënë.  Për 
shembull, pronësia e elementëve të një faqe interneti mund të mbrohet nga e drejta e autorit, 
siç  do  të  shikohet  në  kapitullin  përkatës.  Gjithashtu,  emri  i  domenit,  përbërës  të  adresës  së 
internetit, është një element virtual i cili jep të drejta pronësie mbi faqen e internetit. Në këtë 
kontekst,  mjedisi  digjital i  jep një  frymë  të  re të  drejtës  së  pronësisë në  fushën e sendeve të 
patrupëzuara. Aty ku mendohet se nuk ka elementë të të drejtës, është interesi i vet individit 
dhe idesë që ai mishëron në botën virtuale që sjell pashmangshmërisht elementët e pronësisë, 
sipas  kuptimit  të  të  drejtës  civile  sot.  Elementët  e  pronësisë  mund  të  mos  kenë  asnjë  titull 
pronësie  fizik,  si  për  shembull  një  çertifikatë  pronësie  ose  regjistrimi.  Për  shembull,  faqja  e 
internetit,  një  fotografi  që  gjendet  në  këtë  faqe,  nuk  kanë  nevojë  të  mbrohen  me  anë  të  një 
dokumenti të posaçëm. Nga ana tjetër, disa sende mund të kërkojnë regjistrime paraprake, si 
për  shembull  një  emër  domeni  që  është  njëkohësisht  dhe  markë  tregtare.  Në  këtë  kuptim,  e 
drejta  mundohet  maksimalisht  të  mbulojë  hapësirën  digjitale,  duke  marrë  në  konsideratë 
elementet që gjenden në të.  
Lindja dhe formimi i pronësisë mbi mjedisin virtual ngjasojnë së tepërmi me lindjen e 
marrëdhënieve të pronësisë në botën reale. Diku mes një zhvillimi kaotik dhe përvetësimit me 
anë të “dhunës”, hapësira virtuale parcelizohet në pjesëza pronësie, të cilat, siç do e shikojmë 
më  poshtë  në  lidhje  me  strukturën  e  faqes  së  internetit,  ndërthur  disa  marrëdhënie  pronësie. 
Rezultati  i  kësaj  është  se  siç  ka  lindur  dhe  zhvilluar  pronësia,  siç  është  parcelizuar  ajo  me 
kalimin e kohës,  të  njëjtën gjë  po vërejmë  dhe në  botën virtuale. Me të  vetmin  ndryshim se 
bota virtuale është e pakufishme, ndërkohë që toka ku jetojmë jo. Pasoja e pakufishmërisë së 
mjedisit  virtual  është  se  marrëdhënia  e  pronësisë  mbi  copëzën  virtuale  nuk  do  të  jetë  e  një 
karakteri  ekskluziv.  Jo  se  ajo  nuk  është  e  tillë.  Çdo  pronar  i  një  faqeje  interneti  mund  të 
ushtrojë një pushtet efektiv mbi të duke e mbyllur nga çdo ndërhyrje e jashtme: asnjë koment, 
asnjë  klikim,  asnjë  lloj  bashkëveprimi.  Por  a  do  të  ishte  e  zgjuar  që  një  pronar  i  një  faqeje 
interneti të ushtronte një kontroll të tillë mbi pronën e tij, ndërkohë që ajo pronë do të fitonte 
                                                           
53 Po aty. 


15 
 
vlerë  nëse  do  të  kishte  një  mundësi  bashkëveprimi  me  përdorues  të  tjerë.  Natyrisht, 
përgjithësisht faqet e internetit janë bërë për të mundësuar bashkëveprimin dhe, në funksion të 
llojit  të  faqes,  do  të  ndryshojë  dhe  lloji  i  bashkëveprimit.  Në  këto  kushte,  mjedisi  virtual 
ndihmon në  një  transformim  të  mënyrës sesi  do të  shikojmë marrëdhënien e pronësisë  në  të 
ardhmen. 
b. Karakteristikat e shkëmbimit në mjedisin digjital – e drejta e internetit 
E drejta e internetit  është një e drejtë ekzistencialiste:  ekzistenca i  paraprin thelbit të 
saj
54
.  Interneti,  rrjeti  i  rrjeteve
55
,  konsiderohet  si  mjedisi  virtual  kryesor  dhe  i 
pazëvendësueshëm i shkëmbimeve elektronikeve. Ai, si një realitet virtual, nuk mund të mos i 
shpëtonte  zbatimit  të  disa  rregullave  që  do  të  ndihmonin  në  mbarëvajtjen  e  përdorimit  nga 
përdoruesit  të  këtij  mediumi.  Njerëzimi  nuk  ka  pritur  internetin  për  të  zbuluar  aftësitë 
vetërregulluese  në  shoqëri,  por  në  rastin  e  këtij  mediumi  elektronik,  është  parë  një  vullnet  i 
qartë në radhë të parë i jurisprudencës dhe më pas i autoriteteve rregullatore dhe ligjvënëse, 
që  të  përcaktonin  një  numër  rregullash  të  detyrueshme  për  botën  e  re  virtuale  të  krijuar.  Në 
këtë kuptim, rregullat e zbatueshme në botën e internetit filluan të ekzistonin në një kohë kur 
e drejta e zbatueshme, në kuptimin formal, nuk e kishte parë dritën ende.  
Çështja  që  shtrohet  është:  a  gëzon  interneti  një  të  drejtë  të  tij  autonome?  A  është  i 
mjaftueshëm  korpusi  i  rregullave  të  krijuara  në  fillim  nga  jurisprudenca,  shoqëruar  me 
veprimtarinë e dendur ligjvënëse ndërkombëtare dhe kombëtare, për të karakterizuar lindjen e 
një të drejte të re?  
E  drejta  e  internetit  lidhet  në  radhë  të  parë  dhe  pazgjidhshmërisht  me  të  drejtën  e 
telekomunikacioneve  ose,  më  saktë,  duke  përdorur  terminologjinë  tonë  ligjore,  atë  të 
komunikimeve  elektronike.  Interneti  si  medium  shpërndahet  nëpërmjet  rrjeteve  të 
komunikimit elektronik, të cilat, sipas përkufizimit që jep ligji për komunikimet elektronike
56
 
është  “sistemi  i  transmetimit,  i  komutimit  ose  rrugëzimit  dhe  burimeve  të  tjera  që  lejojnë 
përcjelljen  e  sinjaleve  nëpërmjet  përcjellësve,  radios,  mjeteve  optike  ose  mjeteve  të  tjera 
elektromagnetike, duke përfshirë rrjetet satelitore, rrjetet  fikse (interneti), rrjetet e lëvizshme 
tokësore, sistemet e kabllove elektrike në rastet kur ato përdoren për transmetimin e sinjaleve, 
rrjetet  e  përdorura  për  transmetimet  radiotelevizive,  pavarësisht  nga  tipi  i  informacionit  të 
përcjellë”. Nga kjo pikëpamje, interneti është një mjet i komunikimit publik në linjë. Me anë 
të një komunikimi të tillë, bëhet i mundur transmetimi në mënyrë individuale i të dhënave të 
digjitalizuara, si me karakter privat, ashtu dhe ato me karakter publik, me anë të një procesi 
elektronik.  E  drejta  e  internetit  gjen,  si  pasojë,  një  burim  kryesor  në  të  drejtën  e 
                                                           
54 Vincent Fauchoux, Pierre Deprez “Le droit de l’Internet”, Litec LexisNexis, Litec, 2009, perifrazim i 
shprehjes së njohur të Jean-Paul Sartre. 
55 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, “Pratique du droit de l’informatique et de l’internet”, Delmas, 
2011. 
56 Ligji 9918 datë 19 maj 2008, “Për komunikimet elektronike”, Fletore Zyrtare nr. 84, 2008 (cituar më sipër). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə