Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə132/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137

255 
 
e gjykatave evropiane, Gjykatës së Drejtësisë in primis. Gjykatat, si gardiane të të lirive dhe të 
të drejtave të njeriut, duhet të luajnë dhe në këtë fushë rolin e tyre shumë të rëndësishëm në 
rregullimin e marrëdhënieve midis AAK-ve nga njëra anë dhe anëtarëve dhe përdoruesve nga 
ana tjetër. Kjo për faktin sepse AAK-të administrojnë të drejtat e autorit të cilat përbëjnë një 
monopol në vetevete, rrjedhimisht AAK-të mund të jenë në një pozitë monopol dhe kenë një 
pozitë dominuese në tregun artistik.  
Kështu, për sa i përket abuzimit me pozitën dominuese në treg, Gjykata e Drejtësisë ka 
shprehur  idenë  se,  së  pari  AAK-të  hyjnë  në  përkufizimin  e  “ndërmarrjeve”,  për  qëllimet  e 
zbatimit  të  nenit  102  të  Traktatit  të  BE-së,  në  lidhje  me  konkurrencën.  Dhe  së  dyti,  
angazhimet e panevojshme dhe të tepërta që AAK-ja i kërkon autorit dhe si rrjedhim, shkelin 
lirinë  e  tij  në  ushtrimin  e  të  drejtës  së  autorit  mund  të  përbëjnë  një  abuzim  me  pozitën 
dominuese.  Konkretisht,  Gjykata  e  Drejtësisë  tha  se  përbën  abuzim  me  pozitën  dominuese 
fakti që u imponohet autorëve një cedim global dhe të përgjithshëm të të drejtave që shkonte 
përtej periudhës së anëtarësisë së autorit në AAK
835
. Kjo do të thotë se është e rëndësishme që 
të  kontrollohet  angazhimi  që  kërkon  AAK-ja  nga  autori,  pasi  edhe  po  të  lexojmë  tekstet  e 
direktivave,  do  të  shikojmë  se  autori  ka  të  drejtë  të  autorizojë  një  AAK  të  administrojë  të 
drejtat  e  tij,  kategorinë  këtyre  të  drejtave,  territorin  dhe  afatin.  Autori  pra,  në  lirinë  e  tij  të 
përcaktimit të të drejtave që do të menaxhohen është i lirë, dhe është pikërisht kjo liri që duhet 
ruajtur  duke  rritur  mbikqyrjen  mbi  AAK-të.  Megjithatë,  në  jurisprudencën  e  fundit  të 
Gjykatës  Evropiane  të Drejtësisë, vihet re një  pranim i  monopolit  shtetëror të  AAK-ve, pasi 
“një përdorues i një vepre artistike që zgjedh një AAK të caktuar në një vend tjetër të BE-së, 
do  të  krijonte,  në  stadin  aktual  të  të  drejtës  së  BE-së,  probleme  të  rëndësishme  kontrolli  në 
lidhje  me  përdorimin  e  të  drejtave
836
”.  Monopoli  shtetëror  mund  të  krijojë  një  pozitë 
dominuese,  gjë  që  edhe  në  jurisprudencën  e  re,  Gjykata  e  Drejtësisë  e  pranon  si  rrezik 
potencial. Megjithatë, ajo shprehet se: “nëse një AAK përdor tarifa për shërbimet që ofron më 
të larta se nga ato të zbatuara në vendet e tjera anëtare, dhe nëse vlerësimi i tarifave bëhet në 
bazë të një krahasimi  homogjen,  është pikërisht  kjo  diferencë, që nëse rezulton e ndjeshme, 
shkel konkurrencën
837
.” 
Së fundi, gjykatat ashtu si dhe autoriteti i konkurrencës (të cilin nuk e përmendëm, por 
është organi që mund të thirret të trajtojë çështje që lidhen me AAK-të) duhet të kontrollojnë 
dhe  situatën  monopol  që  ato  mund  të  krijojnë  në  raport  me  përdoruesit  e  të  drejtave. 
Përdoruesit e të drejtave lidhin marrëveshje me AAK-të për përdorimin e veprave dhe në bazë 
të  këtij  përdorimi,  ato  duhet  të  paguajnë  një  tarifë  periodike  në  favor  të  AAK-ve.  Pikërisht, 
menyra e përcaktimit të tarifave mund të përbëjë problem, në rast se ato janë më të larta ose të 
përcaktuara në mënyrë abuzive nga AAK-të. Kontrolli në këtë rast do të jetë i dyfishtë: së pari 
                                                           
835 Gjykata e Drejtësisë 25 tetor 1979, in Christophe Caron, Droit d'auteur, Litec LexisNexis, botimi i tretë, f. 
452. 
836 Vendimi i CJUE, OSA v. Republika çeke, 27.4.2014 (eur.lex.europa.eu/legal-content/) 
837 Po aty. 


256 
 
nga  Këshilli  Kombëtar  i  të  Drejtës  së  Autorit,  organ  i  ri  i  krijuar  me  Ligjin  për  të  drejtat  e 
autorit, i cili miraton edhe metodologjinë e tarifave
838
, së cilës AAK duhet t'i dorëzojë tarifat 
në bazë të kritereve që janë përcaktuar më qartë në Ligjin për të drejtat e autorit
839
 dhe së dyti 
nga  gjykatat,  të  cilat  mund  të  njohin  çështje  të  tilla,  duke  zbatuar,  jo  vetëm  Ligjin  për  të 
drejtat  e  autorit,  por  edhe  kriteret  e  përgjithshme  të  nenit  608  të  Kodit  Civil,  me  qëllim 
përcaktimin  e  fajit,  dëmit  dhe  lidhjes  shkakësore  mes  tyre.  Natyrisht,  këtu  duhet  përmendur 
sërish dhe roli  i  Autoritetit  të Konkurrencës,  që në një të  ardhme mund  të jetë e detyruar të 
shqyrtojë çështje të tilla. 
 
                                                           
838 Neni 156 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
839 Neni 142 i Ligjit për të drejtat e autorit parashikon një metodologji mjaft të shtjelluar: Vlera e tarifës 
vendoset me anë të një marrëveshjeje të lidhur me AAK-së dhe përdoruesve, të cilët mund të grupohen në 
shoqata. Nëse marrëveshja nuk arrihet, është KKDA që do t’i përcaktojë ato. Deri sa të përcaktohen tarifat e reja, 
AAK mund të veprojë nëpërmjet përcaktimit të tarifave provizore, jo më larta se 60% e projekttarifave për t’u 
miratuar. Palët kanë drejtë që t’i kundërshtojnë ato në gjykata. Në këtë situatë, nëse gjykata parashikon një tarifë 
më të ulët se 60% të projekttarifave, AAK është e detyruar që të kthejë diferencën përdoruesve. Metodologjia 
përfshin: të ardhurat që mund të sigurohen nga tregtimi i veprës; numri i publikut që i vihen në dispozicion 
veprat; nëse të ardhurat nuk reflektojnë natyrën e përdorimit të veprave, do të merren për bazë kostot; rëndësia e 
përdorimit të veprës; krahasueshmëria me tarfiat nga AAK-të homologe të huaja. Për çdo tarifë, do të kihet 
parasysh burimi i të ardhurave: subvencione, abonime dhe sponsorizime. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə