Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə133/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137

257 
 
 
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME 
 
 
Përfundime 
Nga punimi i mësipërm, përfundimet lidhen kryesisht me ndryshimin që mund të ketë 
në të ardhmen shpërblimi për të drejtën e autorit si dhe vetë koncepti i sotëm që njohim për të 
drejtën e autorit. Së  dyti, përfundimet  do të lidhen dhe me ndryshimin  e  statusit  të  autorit, i 
cili  nga një  status  të  privilegjuar, mund  të kalojë në  statusin e një ofruesi  shërbimesh  ose të 
një punëmarrësi. Në kët  kontekst, e vetmja mundësi që të mund të bëjë autorin të ndryshojë 
nga  ofruesi  i  shërbimit  ose  punëmarrësi  janë  dy  degë  të  të  drejtës  morale:  mbrojtja  e 
integritetit të veprës dhe autorësia mbi vepër. 
1 – Rithemelimi i mënyrës së shpërblimit të autorit dhe titullarëve të të 
drejtave 
 
Digjitalizimi  i  jep  mundësi  publikut  të  gjerë  që  t’i  shumëfishojë  veprat  me  shumë 
lehtësi  dhe  me  një  besnikëri  të  gati  të  plotë  ndaj  origjinalit.  Së  dyti,  përmbajtja  e 
informacioneve  digjitale  (qofshin  ato  vepra  apo  të  natyrave  të  tjera)  është  lehtësisht  e 
riprodhueshme  dhe  mund  të  përcillet  mjaft  lehtë  dhe  me  një  kosto  mjaft  të  ulët.  Së  treti, 
dënimi i shkeljeve, ndonëse po forcohet çdo ditë e më shumë falë harmonizimit të politikave 
shtetërore,  rrezikon  të  mbetet  inefiçent  përballë  shpejtësisë  së  veprimeve  të  dënueshme  dhe 
anonimatit të personave që kryejnë këto veprime. 
Së dyti, janë vetë aktorët që, nën petkun e një retorike të frymëzuar nga ajo që është e 
drejtë, e bëjnë zgjidhjen e kësaj çështjeje gjithmonë e më të vështirë. Në një artikull të botuar 
në vitin 2002, Jane Ginsburg, Profesore e njohur e Copyright Law në SHBA 
840
, ka treguar se 
ekziston  një  dëshirë  nga  të  dyja  palët  (shkelësit  e  të  drejtave  dhe  zotëruesit  e  tyre)  që  të 
përdorin  një  retorikë  pak  demagogjike  për  të  justifikuar  veprimet  e  tyre.  Autori  analizon 
mbipërdorimin e fjalës share (në shqip: të ndash diçka me dikë). Të ndash diçka me dikë do 
të thotë t’i japësh mundësi tjetrit të gëzojë diçka që nuk e posedon
841
.  Prandaj  dhe  ndarja  e 
diçkaje përbën një gjë të mirë në vetvete. Në rastin e faqeve të shkarkimeve falas të veprave, 
krijuesit e tyre bazohen në idenë e ndarjes së diçkaje nga të gjithë, por harrojnë se ajo diçka 
është  një  vepër  që  ka  një  autor  dhe  për  të  cilën  është  investuar.  Të  bësh  “share”  është  e 
lavdërueshme,  por  më  pak  kur  vepra  që  ndahet  i  përket  dikujt  tjetër  që  nuk  ka  dhënë  asnjë 
autorizim. Napster-i ndante veprat midis anëtarëve të tij duke përdorur programin P2P, por në 
                                                           
840 Jane C. Ginsburg, “How Copyright Got a Bad Name for Itself”, Columbia Law School, Research Paper 
Number 02-46 (2002). 
841 Po aty.
 


258 
 
fillesat  e tij  ky  program  ishte krijuar nga shkencëtarë për të ndarë kërkimet  e tyre me njëri-
tjetrin.  Nga  ana  tjetër,  zotëruesit  e  të  drejtave  të  autorit  duhet  të  mbajnë  përgjegjësi  për 
përdorimin abuziv të termit “pirat”. Sipas tyre, çdo njeri që kopjon një vepër, qoftë dhe për 
përdorim vetjak, duhet të dënohet për shkelje të së drejtës së autorit, çka bie në kundërshtim të 
plotë  me  jurisprudencëm  Betamax,  që  e  pamë  pak  më  lart.  Duket  sikur  secili  po  tregon 
dhëmbët duke ushtruar presion te pala tjetër, në mënyrë që të ndahen territoret. Por me këtë 
mënyrë ende nuk është arritur ndonjë përfundim i qenësishëm. 
 
Përballë kësaj situate që mund të mos gjejë zgjidhje, shumë autorë mendojnë se duhen 
marrë parasysh disa sugjerime që janë propozuar në lidhje me rikonfigurimin nga themelet të 
së drejtës së autorit në botën digjitale. Një nga propozimet që ka hyrë në debatin e sotëm në 
lidhje  me  të  drejtën  e  autorit  është  dhe  ai  që  ka  të  bëjë  me  liçencat  e  lira  ose  ndryshe  të 
quajtura copyleft
842
.   
Përballë programeve kompjuterike klasike që mbrohen me të drejtë autori ose çdo të 
drejte  tjetër  pronësore,  gjejmë  gjithashtu  disa  programe  të  shpërndara  në  rrjet  nga  autorët  e 
tyre pa ndërmjetësinë e një botuesi ose prodhuesi dhe që u binden disa kushteve për përdorim 
më të favorshme në krahasim me të parat. Autorët e programeve të dyta lejojnë ndër të tjera 
kryerjen  e  kopjeve  të  programeve  të  tyre,  si  dhe  ofrimin  falas  të  përdorimit  të  tyre.  Këto 
programe,  që  mund  të  quhen  programe  të  lira,  ndahen  në  disa  kategori:  ato  që  janë  pjesë  e 
hapësirës (domenit) publike,  freeware
843
shareware
844
 dhe gjysmë-shareware
845
.  
Programet që janë pjesë e hapësirës publike janë ato që u ofrojnë përdoruesve një liri 
më  të  madhe  veprimi.  Këto  programe  i  lejojnë  kujtdo  t’i  kopjojë,  t’i  shpërndajnë  e  t’i 
modifikojnë pa marrë autorizimin e autorit. Logjika është e thjeshtë: meqenëse autori i tyre ka 
hequr  dorë  nga  të  drejtat,  më  saktë  nga  çdo  lloj  e  drejte  në  lidhje  me  këto  programe,  pasi 
programi është pjesë e domenit publik, çdo person ka të drejtë ta përdorë atë sipas dëshirës. 
Pasoja,  përveç  kësaj  që  thamë,  është  se  çdo  person,  bazuar  mbi  këto  programe,  mund  të 
krijojë një vepër të derivuar dhe sipas parimeve të së drejtës së autorit, të mbrojë krijimin e ri 
                                                           
842 https://copyleft.org/ 
843 Freeware-t e kufizojnë më shumë mundësinë e përdorimit. Termi freeware përcakton një version programi 
që autorët e lënë në dispozicion për të bërë kopje të lira.
 
Autori lejon përdorimin dhe kopja bëhet falas. Por 
programi nuk është tërësisht i lirë, pasi autori i tij rezervon të drejtën që ta tregtojë atë në një kohë të dytë. 
Qëllimi i një veprimi të tillë në dy kohë është i qartë: fillimisht autori kërkon të bëhet i njohur dhe, në një kohë të 
dytë, të nxjerrë fitime nëse produkti i tij do të ketë patur ndikim të dukshëm në treg. 
844 Shareware-t mund të përkufizohen si freeware, përdorimi falas i të cilëve bëhet për një kohë të caktuar. Nëse 
përdoruesi është i kënaqur me këtë program dhe dëshiron ta vazhdojë përdorimin për një afat tjetër kohor, ai 
duhet të paguajë një shumë që i përgjigjet licencës së përdorimit të versionit të fundit të atij programi. 
845 Gjysmë-freeware-t janë programe që ofrohen falas vetëm për disa përdorime. Kështu, përdoruesi i një 
programi të tillë nuk ka detyrim të paguajë çmimin e përdorimit nëse vërteton se nuk do ta përdorë atë për 
qëllime fitimi. Përgjithësisht, përfitojnë nga këto lloj programesh studentët, stafet pedagogjike të fakulteteve dhe 
institutet arsimore ose edukative 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə