Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə134/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137

259 
 
të derivuar, nëse ai dëshiron ta mbrojë një krijim të tillë nëpërmjet mekanizimit privatist dhe 
ekskluziv të së drejtës së autorit.  
Programet e quajtura të lira i përgjigjen së njëjtës logjikë si programet që janë pjesë e 
domenit publik. Megjithatë, ndryshimi qëndron te fakti se autorët e tyre nuk kanë ndërmend 
të  heqin  dorë  nga  tërësia  e  të  drejtave  të  tyre.  Së  pari,  ata  pretendojnë  të  drejtën  e  tyre 
jopasurore të autorësisë mbi veprën, pasi kërkojnë një minimum njohjeje publike dhe, së dyti, 
janë  më  të  kujdesshëm  në  lidhje  me  mënyrat  sesi  do  të  përdoret  krijimi  i  tyre,  pasi  ata 
dëshirojnë të evitojnë përdorimin e programeve të tyre nga njerëz që mund të krijojnë vepra të 
derivuara  dhe  që  më  pas  t’i  mbrojnë  me  të  drejtën  privatiste  të  autorit.  Nga  pikëpamja 
praktike,  autorët  e  programeve  të  lira  e  mbrojnë  autorësinë  duke  i  përhapur  këto  programe 
nëpërmjet disa licencave të caktuara, pra, njëfarë e drejte autori e kufizuar. Më e njohura në 
këtë rast është licenca GPL
846
 (General Public License). 
Nga  sa  thamë  më  lart  mund  të  nxjerrim  katër  përfundime  që  na  ndihmojnë  për 
përcaktimin  e  një  programi  të  lirë:  (i)  liria  për  të  ekzekutuar  programin  për  çfarëdolloj 
përdorimi; (ii) lirinë për të studiuar funksionimin e programit dhe përshtatjen sipas nevojave, 
(iii)  lirinë  për  të  shpërndarë  kopje  të  tij;  (iv)  liria  për  të  përmirësuar  programin  dhe  për  t’i 
publikuar ato
847

Shembujt  e  mësipërm  tregojnë  nevojën  që  kanë  përdoruesit  për  t’iu  larguar  skemës 
merkantiliste të së drejtës autorit, siç ekziston sot. Është e qartë se interneti është një kërcënim 
për  ekzistencën  e  së  drejtës  së  autorit.  Megjithatë,  gjithçka  varet  nga  këndvështrimi  prej  të 
cilit  ngrihet  pyetja,  pasi,  sipas  një  këndvështrimit  tjetër,  shkëmbimi  i  veprave  në  internet 
mund të krijojë kushtet e nevojshme për zhdukjen e kësaj të drejte, të paktën në konceptim që 
ekziston sot. Siç e dimë dhe siç është trajtuar në rreshtat më sipër, e drejta e autorit për sa u 
përket  veprave që trupëzohen ose që shpërndahen nëpërmjet  një suporti  fizik  përmbledh një 
zinxhir aktorësh, ku përfshihen autorët, interpretët, prodhuesit, shpërndarësit etj. Kostot e një 
vepre  të  tillë  janë  të  konsiderueshme  dhe  e  drejta  e  autorit,  nga  një  e  drejtë  e  thjeshtë  që 
ndihmon ekskluzivitetin e autorit, kthehet në një të drejtë që mbron ekskluzivitetin e të gjithë 
zinxhirit në përgatitjen e materialit përfundimtar ku përmbahet dhe vepra.  
Ndërkohë, në botën e shoqërisë së informacionit, pasi vepra krijohet, ajo shpërndahet 
me  kosto  afër  zeros.  Dhe  shpërndarja  e  realizuar  është  shumë  më  e  efektshme  se  një 
shpërndarje  klasike,  pikërisht  për  shkak  të  shpejtësisë  dhe  lehtësisë  së  komunikimit  në 
internet.  Në  një  aspekt  ekonomik,  është  publiku  që  internalizon  kostot  e  shpërndarjes  së 
veprës. E drejta e autorit përmban në vetvete parimin e kalimit të së drejtës së ekskluzive të 
shpërndarjes së veprës organizmave ose personave juridikë të veçantë. Në rastin e internetit, 
tundimi  është  i  fortë  për  të  konsideruar  si  shpërndarës  vetë  publikun  që  konsumon  veprën. 
                                                           
846 http://www.gnu.org/licenses/gpl-3.0.en.html 
847 Alain Strowel – Faculté universitaire St-Louis, Bruksel, 
www.droit-tic.com
, 2003. 


260 
 
Dhe  në  njëfarë  kuptimi,  nëpërmjet  pagesave  të  ndryshme  që  ai  bën  (lidhja  e  internetit, 
elektriciteti, blerja e kompjuterit dhe programeve të ndryshme), ata marrin përsipër koston e 
shpërndarjes  së  veprës  dhe  kështu  e  drejta  e  autorit,  në  kuptimin  ekskluziv  të  fjalës,  që 
implikon  vetëm  autorin  dhe  artistët  interpretues,  rifiton  kuptimin  origjinal
848
.  Kjo  logjikë 
tashmë është përkthyer në krijimin e faqeve të internetit që shpërndajnë vepra të ndryshme, ku 
konsumatorët paguajnë me çmim më të ulët (që nënkupton të drejtën e autorit në kuptimin e 
ngushtë) në krahasim me blerjen e një vepre që gjendet në një suport fizik.  
Disa reforma synojnë të shkojnë më tej. Mund të shikohet, për shembull, mundësia e 
legalizimit  të  plotë  të  të  gjitha  rasteve  të  shkarkimeve  të  veprave  nëpërmjet  teknikës  P2P 
(duke  përfshirë  dhe  ato  pirate).  Legalizimi  i  këtyre  faqeve  që  propozojnë  shkarkimin  e 
veprave  pa  autorizimin  e  autorëve  do  të  bëhet  nëpërmjet  shlyerjes  së  fitimit  të munguar  për 
autorët  dhe artistët,  në një shumë që do të paguhet  së bashku  me  abonimin  e internetit.  Kjo 
zgjidhje,  sado  tërheqëse  që  mund  të  duket,  nuk  i  zgjidh  të  gjitha  problemet  që  lidhen  me  të 
drejtën  e  autorit:  një  autor  mund  të  kënaqet  duke  marrë  shpërblimin,  por  a  do  të  ketë  ai  të 
drejtë mbrojtjeje të veprës për sa i përket zbatimit të të drejtave të tij jopasurore? Dhe mbi të 
gjitha, zbatimi i kësaj metode nuk është aq i kollajtë për shumë arsye. Një nga më kryesorët 
është refuzimi i prerë i furnizuesve të aksesit drejt internetit për të rritur çmimet e abonimit. 
2 – Rithemelimi i të drejtës së autorit 
 
Duke  ndryshuar  mënyrën  e  shpërblimit,  krijohet  një  lidhje  direkte  mes  veprës  dhe 
konsumatorit,  në mënyrë  të posaçme mes  autorit dhe konsumatorit.  Kjo ide përforcohet  dhe 
nga natyra e dematerializuar e veprës: konsumatori nuk zotëron një suport fizik në dorë, por 
një dosje digjitale në pajisjen e tij informatike, që herë mund të shkarkohet në kompjuter, herë 
mund vetëm ta konsultojë, pa patur mundësi që të depozitojë një kopje në kompjuterin. Kjo 
tregon se në botën digjitale, vepra mund të mos konsiderohet si një shërbim për përdoruesin 
dhe  jo  si  një  pronë.  Rrjedhimisht,  kjo  ndryshon  natyrën  e  të  drejtës  së  autorit,  nga  një 
marrëdhënie pronësie në një marrëdhënie kontraktore me palëve që ka në qendër një shërbim, 
ofrimin  e  një  vepre.  Pasojat  mund  të  mos  jenë  praktikisht  të  dukshme:  shërbimi  që  do  t’i 
ofrohet konsumatorit do të jetë i kufizuar brenda tagrave të lejuara nga autori ose titullari i të 
drejtës  së  autorit.  Pasoja  qendron  në  aspektin  parimor  juridik:  në  mjedisin  digjital,  mund  të 
ketë një zhdukje të konceptit të pronësisë.  
 
Së dyti, duke hyrë në një marrëdhënie të ofrimit të shërbimit, autori kësisoj kthehet në 
një  ofrues  shërbimi,  pjesë  e  një  oferte  më  të  madhë  shërbimesh,  të  mbuluara  nga  shtëpitë  e 
mëdha  diskografike  ose  audiovizuale  (kinematografike).  Duke  ndodhur  kjo,  i  afrohemi  së 
tepërmi konceptit të copyright-it. Ajo që do të vlejë është investimi që do të bëhet për krijimin 
e  veprës  dhe  jo  marrëdhënia  pronësore  ndërmjet  autorit  dhe  veprës  së  tij.  Ndryshimin 
                                                           
848 Raymond Shih Ray Ku, “The Creative Destruction of Copyright”, 2001 (ssrn.com). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə