Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə14/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   137

16 
 
komunikimeve  elektronike  për  sa  u  përket  parashikimeve  juridike  që  rregullojnë  mjetet 
teknike të përhapjes së informacionit digjital. Në këtë aspekt, e drejta e internetit gjen zbatim 
të gjerë në rregullat e parashikuara për komunikimet elektronike dhe, siç do ta shikojmë më 
poshtë, edhe të tregtisë elektronike. Është i njohur fakti se të dyja këto të drejta të ndërlidhura 
me  njëra-tjetrën  janë  të  reja  dhe  analiza  e  së  drejtës  së  internetit,  si  dhe  ajo  e  së  drejtës  së 
komunikimeve  elektronike,  nuk  i  shpëton  një  vërejtjeje  mjaft  të  dukshme:  të  dyja  ushqehen 
gjerësisht  nga  të  drejta  ekzistuese,  si  për  shembull  e  drejta  e  kontratave,  e  drejta  e 
konkurrencës,  e drejta  e autorit, e drejta ndërkombëtare private, e drejta  e konsumatorëve, e 
drejta  e  të  dhënave  personale  etj.  Interneti  është  një  medium  që  lidh  përdorues  në  skaje  të 
ndryshme të globit dhe, në këtë mënyrë, ai ndihmon jo vetëm për përhapjen e informacionit, 
por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve juridike ekzistuese në përmasa më të gjera.  
Në këtë kuptim, mund të themi se burimi i parë i së drejtës së internetit janë të drejtat 
e  mëparshme,  ekzistuese,  të  cilat  përbëjnë  dhe  thelbin  e  kësaj  të  drejte.  Për  të  evituar 
boshllëkun juridik në lëmin e internetit, gjykatat kanë qenë të parat që kanë shprehur idenë se 
interneti nuk mund të qëndrojë jashtë zbatimit të ligjit, në pritje të nxjerrjes së normave të reja 
që  do  të  rregullojnë  specifikat  e  tij,  duke  mos  hezituar  të  zbatojnë,  për  shembull,  rregullat 
kundër riprodhimit të paligjshëm të veprave në internet, pa autorizimin përkatës nga titullarët 
e  këtyre  të  drejtave.  Ky  evolucion  ka  ndodhur  në  vitet  ’90,  ku  spikatin  dy  vendime,  një  i 
Gjykatës  së  Parisit  i  vitit  1996  dhe  vendimi  i  famshëm  Napster  i  Gjykatës  së  Distriktit  të 
Kalifornisë i vitit 1999
57
.  
Gjithashtu, gjykatat janë treguar të kujdesshme në kontrollin e formimit të vullneteve 
në  internet.  Gjykatat  kanë  përfshirë  zbatimin  e  parimeve  civile  të  vlefshmërisë  së  veprimit 
juridik,  lidhjen  e  kontratave,  të  afateve  dhe  efekteve  juridike  të  tyre  në  botën  e  internetit, 
materializuar në kontratat e lidhura në largësi. Sot koncepti i kontratave të lidhura në largësi 
është sqaruar më tej nëpërmjet  legjislacioneve që kanë të bëjnë me tregtinë elektronike, por 
mbetet fakti se konceptet e së drejtës civile janë ende në fuqi, pavarësisht evolucionit që kanë 
sjellë legjislacionet e fundit.  
Pra, këtu kalojmë në një fazë të dytë në lidhje me të drejtën e internetit. Për shkak të 
specifikave  që  përfaqëson  ky  mjet  komunikimi  elektronik,  është  shfaqur  domosdoshmëria  e 
rishikimit  ose  rinovimit  të  disa  rregullave  ekzistuese,  në  mënyrë  që  disa  parime  juridike  të 
përshtaten me realitetin e ri të rrjetit
58
. Një nga shembujt mund të gjendet sërish në të drejtën e 
autorit,  zbatuar  në  botën  e  internetit.  E  drejta  pasurore  që  gëzojnë  titullarët  e  të  drejtave  të 
autorit  ndahet  në  dy  kategori  kryesore:  e  drejta  e  përcjelljes  në  publik  (si  për  shembull 
transmetimi i veprave, shfaqjet në kinema, teatër etj.) dhe riprodhimi i tyre (ose shumëfishimi 
në kopje i veprës së destinuara për shitje). Një ndarje e tillë ndihmon autorët në përcaktimin e 
                                                           
57 Analiza e detajuar e këtyre vendimeve gjendet në kapitullin që lidhet me shkeljet e të drejtës së autorit. 
58
 Joёlle Farchy, Internet et le Droit d’Auteur – la culture Napster, botimet CNRS Communications, 2003. 


17 
 
të drejtave që ata mund të cedojnë. Kontratat në të drejtën e autorit interpretohen ngushtësisht 
dhe  cedimi  i  një  të  drejte  nuk  nënkupton  asnjëherë  cedimin  e  një  të  drejte  tjetër  dhe  nëse 
sundon  dyshimi  mbi  një  klauzolë  të  caktuar,  interpretimi  do  të  bëhet  gjithmonë  në  favor  të 
interesave të autorit. Mirëpo, në botën e internetit, një ndarje e tillë, për shkak të digjitalizimit 
të veprave, po e humb rëndësinë e saj. Tashmë të dyja konceptet përmblidhen në një koncept 
të  vetëm,  atë  të  komunikimit  të  veprës  në  publik.  Një  përkufizim  i  tillë  është  përdorur  në 
direktivat evropiane, ku mund të citojmë këtu direktivën e vitit 2001 në lidhje me të drejtën e 
autorit në shoqërinë e informacionit. Një ndryshim i tillë tregon qartë rinovimin e koncepteve 
ekzistuese të së drejtës falë përhapjes së internetit dhe tregon, në njëfarë mënyre, fillimin e një 
autonomie të së drejtës së internetit në raport me të drejtat e tjera. 
Së treti, interneti po rezulton gjithashtu  një krijues rregullash  të reja juridike, të cilat 
mund  të  ndahen  në  dy  grupe:  rregullat  e  detyrueshme  dhe  rregullat  me  përmbajtje  etike  ose 
deontologjike. Për sa i përket grupit të parë, rasti më konkret është ai i ndërmjetësve teknikë 
të  internetit.  Sikurse  e  pamë  në  përkufizimin  më  lart  të  komunikimeve  elektronike  të 
parashikuara  nga  ligji  për  komunikimet  elektronike,  përcjellja  e  informacionit  nëpërmjet 
komunikimeve  elektronike  nuk  e  prek  përmbajtjen  e  tij.  Nga  ky  përkufizim  rrjedhin  disa 
pasoja  juridike  që  prekin  përgjegjësinë  e  ndërmjetësve  elektronikë  e  që  e  revolucionojnë 
konceptin e përgjegjësisë për shkak të faktit se ndërmjetësit nuk ndërhyjnë në përmbajtjen e 
informacionit. Kështu, roli i tyre në parim është një rol tërësisht teknik, ku ata nuk ushtrojnë 
asnjë rol për mbikëqyrjen e informacionit. Si rrjedhim, lind një regjim juridik që i përjashton 
nga përgjegjësia ndërmjetësit teknikë, por me disa kushte, sipas parashikimeve të direktivës së 
vitit 2000 në lidhje me tregtinë elektronike, direktiva bazë mbi të cilën është bazuar edhe ligji 
ynë  për  tregtinë  elektronike.  Për  shembull,  ndërmjetësi  teknik  nuk  është  përgjegjës  për 
informacionin e transmetuar, nëse ai nuk inicion transmetimin, nuk zgjedh ose nuk modifikon 
përmbajtjen e informacionit të transferuar dhe nuk zgjedh marrësin  e  transmetimit.  Ai do të 
jetë përgjegjës në rastin kur i është kërkuar ndërprerja e shërbimit me vendim gjykate ose nga 
autoritetet përgjegjëse, kur nuk e ka bërë një gjë të tillë ose kur konstaton shkeljen pasi të jetë 
njoftuar nga personi që i janë cenuar të drejtat. 
Në këtë aspekt, shohim të formohet koncepti i ri i përgjegjësisë me kusht, ilustrimi më 
i  mirë i  të cilit jepet  në rastet  e ndërmjetësve teknikë të internetit.  Detajet në lidhje me këtë 
koncept do të jepen në kapitullin përkatës.  
Në grupin e dytë hyjnë zakonet dhe rregullat deontologjike të përdorimit të internetit. 
Zakonet  në  përdorimin  e  internetit  janë  të  shumta,  edhe  pse  mund  të  ketë  një  mospërputhje 
midis  termit  zakon,  që  u  referohet  praktikave  të  përsëritura  në  kohë  dhe  një  mjeti  të  ri  siç 
është interneti. Por, për faktin se interneti nuk ka qenë i rregulluar ligjërisht qysh në fillimet e 
tij, krijimi i zakoneve të përdorimit të tij është parë si një mënyrë vetërregullimi që ka gjetur 
edhe  mbështetje  në  jurisprudencë  dhe,  në  një  kohë  të  dytë,  në  ligj.  Një  zakon  tashmë  i 
konsoliduar  është,  për  shembull,  ndalimi  i  dërgimit  të  mesazheve  reklamuese  të  pakërkuara 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə