Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə15/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   137

18 
 
(spamming)  në  dhomat  e  diskutimit  (chat).  Një  praktikë  e  tillë  tregtare  nuk  ka  qenë  e 
rregulluar në kohën kur dhomat e diskutimit u përhapën masivisht, por ama një praktikë e tillë 
u  ndalua  nga  administratorët  e  tyre  duke  i  dënuar  dërguesit  e  këtyre  mesazheve  më 
ndërprerjen  e  llogarisë  së  tyre  në  dhomat  e  diskutimit.  Tashmë,  spamming-u  njeh  dhe  një 
rregullim ligjor, bazuar në praktikën e krijuar nga përdoruesit. 
Aktualisht,  bazuar  në  praktikat  e  përdorimit  të  internetit,  shumë  faqe  interneti,  në 
mënyrë  të  veçantë  ato  që  ndërthurin  komunikimin  e  menjëhershëm  ndërmjet  përdoruesve, 
kanë ngritur një sistem rregulloresh deontologjike, të cilat u duhen bërë të ditura përdoruesve 
dhe të pranohen prej tyre, në mënyrë që të kenë akses në shërbimet e ofruara. Përgjithësisht, 
këto  rregullore deontologjike  ritheksojnë parashikimet  ligjore dhe shtojnë disa detyrime dhe 
sanksione  të  tjera,  si  për  shembull  mbylljen  e  llogarisë.  Në  to  parashikohet,  ndër  të  tjera, 
ndalimi i dërgimit të mesazheve fyese, raciste ose të dhunshme, mesazhet që kanë për qëllim 
përfitimin ekonomik personal të dërguesit, mesazhet që përhapin numra telefoni ose adresa e-
mail-i,  praktika  që  bien  ndesh  me  ligjin  për  të  dhënat  personale.  Praktika  e  rregulloreve 
deontologjike  është  pozitive  pasi  e  vë  përdoruesin  përpara  përgjegjësisë  dhe  njëkohësisht  e 
njofton  atë  për  rreziqet  ligjore  që  e  kanosin  në  rastin  e  mosrespektimit  të  rregullave  të 
mirësjelljes  në  internet.  Pasi,  njësoj  si  në  shoqërinë  reale,  edhe  në  atë  virtuale  ekziston  një 
minimum rregullash që duhen ndjekur, në mënyrë që ajo të jetë e qenësishme.  
 
2. – Shkëmbimi i krijimit artistik – e drejta e autorit 
E  drejta  e  autorit  është  një  degë  e  pronësisë  intelektuale.  Pronësia  intelektuale  është 
një degë e të drejtës private, me disa parime të saj autonome si dhe me koncepte që e afrojnë 
ose  që  janë  marrë  nga  e  drejta  civile  në  përgjithësi.  Si  e  tillë,  ajo  rregullon  marrëdhëniet  e 
shkëmbimit mes subjekteve të ndryshëm të sendit që është thelbi i të drejtës së autorit, krijimi 
artistik, ndryshe vepra artistike. 
E  drejta  e  autorit  mbron  të  bukurën  në  të  gjitha  format  e  saj
59
.  Me  të  bukur  nuk 
nënkuptojmë perceptimin estetik analizuar në mënyrë objektive, por trajtimin subjektiv të një 
forme,  ideje  të  materializuar  që  mbart  një  shprehje  të  krijimtarisë  së  një  individi,  e  cila, 
pikërisht  sepse  buron  nga  një  individ  i  caktuar,  mbart  dhe  një  karakter  origjinal.  E  drejta  e 
autorit  mbron  ato  krijime  intelektuale,  të  cilat  mbartin  botën  e  brendshme  të  autorit  të  tyre, 
çka  i  bën  ato  origjinale.  Elementi  i  origjinalitetit,  siç  do  e  shikojmë  në  kapitullin  përkatës, 
është thelbësor në përcaktimin e një krijimi si vepër artistike. Nga përkufizimi i origjinalitetit 
do  të  rezultojnë  të  gjithë  pjesët  përbërëse  të  të  drejtës  së  autorit,  shkaku,  pasoja  dhe  lidhja 
shkakësore, nëse mund të shprehemi kështu, që formon tërësinë e kuptimit të kësaj të drejte. 
Origjinaliteti  është  nga  ato  koncepte  që  i  jep  të  drejtës  së  autorit  atë  aspekt  të  njohjes  së 
                                                           
59 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013. 


19 
 
shkencës  juridike  që  mishëron  më  së  miri  dallimin  mes  shkencave  të  njeriut  dhe  shkencave 
ekzakte. Nëse të dytat bazohen në kritere objektive funksionimi, të parat do të karakterizohen 
nga një ndryshim i përhershëm, pasi ato nuk varen nga ligje të përcaktuara, por përpunohen 
nga faktet që krijon, percepton dhe ndryshon vetë njeriu
60
, pra do të jenë të bazar në elemente 
vlerësimi subjektive. E drejta e autorit do të shqyrtojë të drejtat që lindin mbi veprën artistike, 
e cila do të klasifikohet si e tillë nga një një element tejet subjektiv, që është origjinaliteti
61

Karakteri thellësisht i veçantë i veprës artistike, sensibiliteti dhe sensibiliteti që ajo përçon e 
bëjnë atë, e bëjnë studiai e saj vështirësisht të klasifikueshëm në lëmin e shkencave sociale
62

Në  këtë  kuadër, e drejta e autorit përbën një përpjekje të vazhdueshme klasifikimi të  veprës 
artistike në kategoritë juridike ekzistuese. 
E drejta e autorit mëton të shpjegojë karakteristikat e krijimit intelektual, rrjedhimisht 
të patrupëzuar, që mishërohet te vepra, kush është autor dhe si krijohen lidhjet midis këtij të 
fundit dhe veprës. Sepse procesi i krijimit nuk është e vetmja lidhje që autori ka me veprën. 
Ajo  shërben  si  një  pikënisje  për  një  mori  të  drejtash  që  ka  autori  mbi  veprën,  të  drejta 
pasurore,  në  kuptimin  që  ai  mund  të  kryejë  veprime  që  lidhen  me  veprën  që  hyjnë  në 
qarkullimin civil, si dhe të drejta jopasurore, të drejta që lidhen me mbrojtjen e personalitetit 
të tij. 
Nisur  nga  sa  thamë  më  lart,  mund  të  themi  se  e  drejta  e  autorit  është  një  degë  e  të 
drejtës që lidhet kryesisht me analizën e pronësisë mbi sendin e patrupëzuar. Për një kohë të 
gjatë, e drejta e autorit nuk është parë si një rregullim i një forme të pronësisë. Kështu, sipas 
një doktrine tashmë të vjetër, të drejtat e autorit japin vetëm një privilegj eksluziv shfrytëzimi 
të përkohshëm
63
. Do të shikojmë se me zhvillimin e formave digjitale të përhapjes së veprës, 
ky  përkufizim  do  të  rifitojë  një  rëndësi  më  të  madhe.  Krijimet  intelektuale  mund  të  veshin 
forma të ndryshme por fakti është se e drejta e autorit nuk mbron sendin në të cilën trupëzohet 
krijimi artistik. Dallimi nuk është vetëm teorik, është shumë praktik dhe do të shikojmë kur të 
vijë momenti se ky dallim do të vlejë shumë në mjedisin digjital, ku karakteri i patrupëzuar i 
veprës rifiton kuptimin e tij të plotë.  
2.1 - E drejta e autorit, parë nga jashtë mjedisit juridik 
Por para se të hyjmë në konsiderata juridike, vendosja e një kuadri të përgjithshëm të 
raporteve që ka e drejta e autorit me “botën e jashtme” është një kusht i domosdoshëm për të 
kuptuar specifikat e saj si lëndë dhe si degë e të drejtës.  
Së  pari,  e  drejta  e  autorit  është  e  drejta  që  i  afrohet  më  shumë  artit.  Nga  autori  i 
vetmuar  që  shkruan  romane  në  dhomën  e  tij  modeste  e  deri  te  skuadrat  e  tejfryra  të 
                                                           
60 Christian Atias, Epistémologie juridique, Droit privé, Dalloz, 2002, f. 7. 
61 Shih paragrafin e parë të Kreut II. 
62 Louis Marin, L’œuvre d’art et les sciences sociales, Encyclopaedia Universalis, Paris, 1990, f. 947. 
63 Gabriel Marty, P. Raynaud, Droit Civil – Les Biens, Volumi 2, Sirey, 1965, f. 422. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə