Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 4,8 Kb.

səhifə16/137
tarix14.09.2018
ölçüsü4,8 Kb.
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   137

20 
 
dizenjatorëve  të  krijimeve  hollivudiane,  arti,  në  shprehjen  e  tij,  nuk  gjen  dot  asnjë  kufi 
material brenda të cilit mendja e juristit të jetë në gjendje të kategorizojë format që mbart ai. 
Ndoshta e drejta duhet  të  interesohet  të japë një  përkufizim të artit,  çfarë është artistike dhe 
çfarë nuk është artistike. Por a do të ishte e vlefshme një sipërmarrje e tillë? A mundet që të 
përkufizohet  diçka  që  ka  si  kufizimim  vetëm  imagjinatën  e  njeriut,  të  nxitur  nga  muza  e  tij 
krijuese? E drejta ka zgjedhur të mos kategorizojë këtë fushë kaq të gjerë, por të pranojë çdo 
shprehje artistike si potencialisht të mbrojtshme nga e drejta e autorit. Do të shikojmë se për 
shkak  të  nevojës  që  ka  e  drejta  për  të  kategorizuar  fushat  që  ajo  duhet  të  marrë  në  analizë, 
ligjet  për  të  drejtën  e  autorit  kanë  ndërmarrë  një  kategorizim  shumë  të  përgjithshëm  të 
shprehjeve artistike. Megjithatë, nuk mund të thuhet se i është dhënë një përkufizim artit dhe 
shprehjeve të tij, dhe kjo në mënyrë që të mos ketë asnjë kufizim në krijimet artistike dhe në 
mbrojtjen e tyre të mëtejshme. Mungesa e një përkufizimi sjell dhe pasoja abuzive, pasi çdo 
krijim  mund  të  përfshihet  në  mbrojtjen  nga  e  drejta  e  autorit,  ndërkohë  që  disa  kategori 
krijimesh  bien  në  sy  më  shumë  për  thjeshtësinë  dhe  aspektin  e  tyre  të  përdorimit  të 
përditshëm sesa vlerat e tyre krijuese origjinale
64
. Kriteri i origjinalitetit, që do e shikojmë në 
momentin  e  duhur,  mundëson  përcaktimin  e  veprave  që  gëzojnë  mbrojtje  nga  e  drejta  e 
autorit, por në të njëjtën kohë, është e vërtetë se ky kriter është tejet subjektiv për të kryer këtë 
kategorizim. Kjo përbën një nga kërkimet e vazhdueshme të jurisprudencës për saktësimin sa 
më objektiv të veprave artistike të mbrojtshme nga e drejta e autorit. 
Së dyti, askush nuk mund të bëjë një analizë të saktë të të drejtës së autorit nëse nuk 
merr  parasysh  interesat  ekonomikë  që  ndërthuren  me  të.  Është  e  pakonceptueshme  që  kjo  e 
drejtë,  ashtu  siç  janë  dhe  shumë  degë  të  tjera  të  të  drejtës  private,  të  anashkalojë  problemet 
ekonomike që mbart qarkullimi civil i veprave. Në mënyrë edhe më të qartë, kjo vërehet me 
përhapjen e veprave në Internet. Historikisht, krijimi artistik ka qenë i lidhur me ekonominë, 
nevoja  për  vendosjen  e  veprave  në  qarkullimin  civil  ka  qenë  e  lidhur  pazgjidhshmërisht  me 
përsosmërinë  e veprave  artistike. Sado e çuditshme të duket  në pamje të parë, kryeveprat  të 
periudhës  së  Rilindjes  nuk  do  të  kishin  parë  ditën  nëse  nuk  do  të  vendosej  një  marrëdhënie 
mecenati midis krijuesve dhe parisë së Evropës, ku e para rropatej për të dhënë maksimimun e 
krijimtarisë dhe e dyta paguante pa hesap për të treguar madhështin ë e sundimit të saj.  
Sot logjika mund të jetë përmbysur, investohet për vepra të caktuara në mënyrë që ato 
të  sjellin  sa  më  shumë  fitime  për  investuesin  dhe  si  pasojë,  nuk  dihet  mirë  se  çfarë  ka  më 
shumë rëndësi: realizimi i një vepre me vlera artistike të pamohueshme apo përmbushja e një 
plan investimi me buxhet të përcaktuar, që do të krijojë sa më shumë fitime për producentët? 
Fakti është se industria artistike tashmë nuk mund të anashkalohet më nga bota e ekonomisë. 
Ajo  është  pjesë  përbërëse  e  saj  dhe  duhet  të  trajtohet  si  një  mundësi  e  mirë  prej  së  cilës 
gjithkush  mund  të  fitojë:  autori,  titullarët  e  të  drejtave  të  lidhura  me  të  drejtën  e  autorit  por 
edhe  publiku.  Por  kjo  duhet  të  kalojë  nëpërmjet  një  procesi  rikonceptimi  të  marrëdhënieve 
                                                           
64 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur,  Dalloz, 2009. 


21 
 
midis autorit dhe palëve të tjera. Marrëdhëniet e vendosura midis autorit, interpretuesve dhe 
personave  që  kanë  mundësinë  teknike  të  realizimit  të  një  vepre  artistike,  për  shembull, 
muzikore,  lënë  për  të  dëshiruar  në  Shqipëri.  Praktika  e  vendosjes  së  marrëdhënieve  midis 
autorëve, interpretuesve dhe personave që kanë mjetet teknike për të prodhuar një këngë nuk i 
përgjigjen kuptimit parësor të marrëdhenieve tregtare. Është e pakonceptueshme në një vend 
më  të  zhvilluar  në  fushën  e  industrisë  muzikore,  sesi  logjika  e  marrjes  përsipër  të  rreziqeve 
anashkalohet,  madje  shmanget  nga  personat  që  zotërojnë  mjetet  teknike  për  të  prodhuar  një 
vepër, siç ndodh rendo në Shqipëri. Kështu, nëse një artist interpretues dëshiron të interpretojë 
një vepër muzikore, apo nëse një autor teksti apo kompozitor dëshiron të jetësojë vargjet e tij 
apo kompozimin e tij, ai duhet të jetë i pajisur dhe me mjetet financiare të mjaftueshme që të 
blejë shërbimin që ofrojnë producentët, duke i  mundësuar atij mjetet teknike të prodhimit të 
veprës. Një praktikë e tillë i përgjigjet një kohe tjetër, një kohe që nuk i përgjigjet vullnetit për 
të marrë përsipër rreziqet dhe kësisoj dhe fitimet që do të gjenerohen prej veprës. Sepse është 
shumë e vështirë t’i kërkosh autorit të veprës përfitimet kryesore nga shitja e veprës, kur që në 
krye  të  herës  i  ke  kërkuar  që  të  paguajë  shpenzimet  e  prodhimit  të  këngës.  Por  këtë  gjë, 
“tregtarët” tanë të veprës muzikore nuk e kuptojnë ende dhe mosmarrja përsipër e rreziqeve e 
frenon zhvillimin e një tregu muzikor cilësor në Shqipëri.  
Lidhja  midis  ekonomisë  dhe  të  drejtës  së  autorit  është  e  pazgjidhshme  dhe  ka  fituar 
një  rëndësi  edhe  më  të  madhe  sot  me  ekonominë  digjitale.  Shkelja  e  të  drejtës  së  autorit 
nëpërmjet shkarkimeve të paligjshme të veprave artistike ka sjellë humbje të konsiderueshme 
të fitimeve të industrisë muzikore dhe, legjislacionet e sotme, të vendosura brenda kornizës së 
traktateve ndërkombëtare, po bëjnë çmos që të ndalojnë një fenomen të tillë. Kjo çështje do të 
jetë objekt studimi në këtë trajtim, megjithatë vlen të theksohet se “çdo e keqe, ka dhe një të 
mirë”,  pasi  çështja  e  shkeljes  të  së  drejtës  së  autorit  ka  sjellë  diskutimin  e  rishikimit  të  së 
drejtës së autorit në këndvështrime të reja që ndryshojnë nga parimet që ekzistojnë sot. Dhe 
një gjë e tillë natyrisht që do të ketë pasoja dhe në marrëdhëniet midis veprës dhe ekonomisë. 
Edhe  pse  e  drejta  e  autorit,  në  analizë  të  fundit,  trajton  marrëdhëniet  financiare  që 
autori  krijon  nëpërmjet  shfrytëzimit  të  monopolit  të  tij  mbi  veprën,  nuk  mund  të  mos  lëmë 
mënjanë aspektin gjithpërfshirës të të drejtës së autorit. Të mos harrojmë se e drejta e autorit 
nuk  prek  vetëm  të  drejtat  e  autorit  në  vetvete,  por  parashikon  tërësinë  e  të  drejtave  dhe 
detyrimeve  edhe  për  artistët  interpretues  dhe  ekzekutues,  producentëve,  zotëruesve  dhe 
përdoruesve të mjeteve të komunikimit dhe publikun në përgjithësi. Sepse e drejta e autorit, 
edhe  pse  një  e  drejtë  ekskluzive  që  shprehet  nëpërmjet  monopolist  që  gëzon  titullari  i  të 
drejtës,  krijon  mundësinë  e  mbrojtjes  së  veprës,  dhe  kësisoj  gjenerimit  të  të  ardhurave  që 
shërbejnë në të njëjtën kohë në promovimin e kulturës. Sado e dhimbshme dhe e vrazhdë të 
duket, në marrëdhëniet e sotme ekonomike, asnjë mundësi zhvillimi nuk mund të konceptohet 
pa  një  financim  të  mirëfilltë.  Kësisoj  e  drejta  e  autorit  kontribuon  në  zhvillimin  e  artit  të 
kulturës. Por kjo nuk ndodh vetvetiu. Duhet të ekzistojnë mekanizmat juridikë, të përkrahura 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   137


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə