Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə17/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   137

22 
 
nga vullneti i aktorëve të industrisë artistike që një pjesë e përfitimeve të shkojnë në favor të 
rritjen  kulturore  të  shoqërisë.  Kjo  nuk  është  një  kërkesë  utopike,  por  një  realitet  tashmë  në 
shumë legjislacione evropiane si dhe një synim për t’u arritur nga direktivat e BE-së. Në këtë 
mënyrë, edhe e drejta e autorit përfshihet në mbrojtjen e një interesi më të përgjithshëm sesa 
interesi i drejtpërdrejtë i aktorëve kryesorë të të drejtës së autorit. Në kohët e sotme, kjo do të 
ngjante me një formë altruizmi e diktuar nga ligji, pra një lloj ndërhyrjeje të tepruar të shtetit, 
që shumëkush do t’i thërriste reflekseve liberale për të kërkuar mbajtjen larg të autoriteteve 
publike  në  marrëdhëniet  private.  Ky  vizion  i  ngushtë,  i  diktuar  nga  një  shpirtngushtësi, 
karakteristikë  e  periudhave  të  paqëndrueshme,  nuk  lejon  që  të  kuptohet  se  rritja  kulturore, 
artistike  dhe  cilësore  e  ndjeshmërisë  së  publikut,  krijon  premisat  e  zhvillimit  si  të  jetës 
artistike, ashtu dhe të tregut muzikor. 
E drejta e autorit është një e drejtë që ka hyrë tashmë tërësisht në debatin politik. Nëse 
në Shqipëri e drejta e autorit është evidentuar më shumë atëherë kur ajo shkelet, në botë ajo e 
ka  kaluar  këtë  fazë  dhe  shtrohet  tashmë  si  një  objekt  diskutimi  që  vë  përballë  jo  vetëm 
interesat  e kundërta të përfituesve nga njëra anë  dhe përdoruesve nga ana tjetër, por edhe të 
krahëve  politikë,  të  cilët,  edhe  për  ketë  çështje  zgjedhin  llogoren  e  tyre.  Dikush  më 
konservator,  do  të  mbrojë  interesat  e  industrisë  artistike  në  mohim  të  plotë  të  të  drejtave 
individuale, të të drejtave të konsumatorit
65
 dhe të interesit të përgjithshëm publik. Dikush më 
liberal,  dëshiron  një  rikonceptim  të  të  drejtës  së  autorit,  në  mënyrë  që  të  merret  më  shumë 
parasysh interesi i publikut dhe liria e qarkullimit të informacionit. Në fakt, që të dy krahët e 
gjejnë një pikë të përbashkët, madje kryesoren, në respektimin e të drejtës së autorit, jo vetëm 
në kuptimin personalist, por si hapësirë brenda së cilës integrohen të gjitha interesat fqinje me 
të,  kryesisht  të  industrisë  artistike.  Çështja  qendron  në  mënyrën  sesi  do  të  respektohet  kjo  e 
drejtë, sidomos në botën digjitale, dhe në gjetjen e ekuilibrit të arsyeshëm
66
 midis interesave 
të autorit dhe shpurës menaxhuese të të drejtave të tij në njërën anë dhe interesit të publikut, 
nga ana tjetër. Zhvillimi i përhapjes së veprave në Internet, siç do të shikohet më tej në këtë 
studim, kërkon një reagim më të shpejtë nga ana e autoriteteve kundër shkelësve. Në kornizat 
aktuale juridike penale, asnjë masë shtrënguese nuk mund të merret ndaj një shkelësi nëse nuk 
është marrë paraprakisht vendim nga organi gjyqësor. I njëjti parim vlen dhe për shkeljet e të 
drejtës  së  autorit.  Çështja  komplikohet  me  shkeljet  e  të  drejtës  së  autorit,  të  cilat  janë 
njëkohësisht  të  menjëhershme  dhe  masive,  gjë  që  kërkon  një  përgjigje  më  të  shpejtë  të 
autoriteteve  që  nënkupton  kapërcimin  e  disa  etapave,  si  për  shembull  “miratimi”  i  masës 
shtrënguese  nga  organi  gjyqësor.  Kapërcimi  i  kësaj  etape  ka  qenë  lajtmotivi  i  ndryshimeve 
ligjore  që  shumë  vende  kanë  dashur  të  miratojnë  në  kuvendet  e  tyre,  por  pa  sukses.  Dy 
shembuj janë tregues shumë të mirë të politizimit të çështjes së të drejtës së autorit. Në Shtetet 
e Bashkuara, përpjekjet e disa senatorëve për miratimin e “Stop Online Piracy Act” (“SOPA”) 
dështuan  pas  protestave  të  shumta  të  publikut,  të  universitarëve  por  edhe  të  një  pjese  të 
                                                           
65 Të rregulluar me Ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar. 
66 CJUE, vendimi datë 24.11.2011, çështja C-70/10. 


23 
 
konsiderueshme të klasës politike, e cila nëpërmjet reformës që parashikonte ky ligj, vërenin 
shkelje të padiskutueshme të lirisë themelore të individit, lirinë e shprehjes. Shtëpia e Bardhë 
madje, përpara protestave të  argumentuara kërkoi  tërheqjen e diskutimit  të këtij  projektligji. 
Dhe senatorët të cilët ishin në fillesat e krijimit të këtij projektligji, u detyruan që ta tërhiqnin. 
Në Francë, përpjekjet për të vënë nën kontroll shkarkimet e paligjshme kulmuan me ligjin që 
amendonte Kodin e Pronësisë Intelektuale për sa i përket sanksioneve ndaj përdoruesve. Sipas 
amendimeve,  një  organ  administrativ  i  ngarkuar  për  kontrollin  e  shkeljeve,  kishte 
kompetencë,  ndër  të  tjera  dhe  të  pezullonte  ose  të  përfundonte  abonimin  drejt  Internetit  të 
përdoruesve  të  supozuar  shkelës  të  të  drejtave  të  autorit.  Mirëpo,  Këshilli  Kushtetues 
francez
67
 u  shpreh  se  dhënia  e  një  kompetence  të  tillë  një  organi  administrativ,  qoftë  dhe  i 
pavarur, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të komunikimit si dhe gjithashtu një masë e 
tillë shkel të drejtën për një proces të rregullt ligjor dhe vendos një prezumim fajësie. Pas këtij 
vendimi,  Parlamenti  e rishikoi  projektligjin. Megjithatë, dukshëm  arrijmë në përfundimin se 
debati politik i furishëm në lidhje me shkeljet e të drejtës së autorit dhe mbrojtjes së publikut 
kundër  masave  administrative  të  shpërpjestuara  u  kristalizua  në  një  vendim  kushtetues  që 
sqaron  se,  pavarësisht  shkeljes  masive  të  të  drejtave,  disa  të  drejta  të  njeriut  nuk  mund  të 
shkelen.  Një  vendim  i  tillë  hap  megjithatë  debatin  për  rishikimin  e  të  drejtave  të  autorit,  të 
përafruara me kërkesat e digjitalizimit masiv të veprave. 
Ky  debat  lidhet  në  mënyrë  të  pazgjidhshme  me  çështjen  e  censurës.  Censura  është 
kufizimi  i  qëllimshëm  lirisë  së  shprehjes  prej  qeverive.  Ajo  mund  të  mveshë  forma  të 
ndryshme dhe mbi të gjitha, ka gjetur një fushë zbatimi të suksesshme dhe në  Internet.   Një 
metodë e re dhe më pak e dhimbshme është kalimi në heshtje i saj me anë të një ligji që shpall 
si qëllim kryesor mbrojtjen e një të drejte, siç është e drejta e autorit. 
Ka  shumë  keqkuptime  në  lidhje  me  qëllimin  që  kanë  patur  masat  drastike  ligjore  të 
Kongresit  amerikan  në  lidhje  me  luftën  kundër  piraterisë  në  Internet.   U  krijua  përshtypja, 
përkrahur nga intelektualë të ndryshëm që shqetësoheshin nga shkelja e të drejtës së autorit, 
se këto ligje janë të mira dhe se duhet të rregullojnë veprimtarinë e Internetit, si zonë ku nuk 
ekziston e drejta.   Nuk  mund  të mohohet  dot  shqetësimi i  industrisë muzikore se përhapja e 
veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit nëpërmjet download-imit (ose shkarkimit) nga faqe 
Interneti  pa  autorizim  sjell  një  humbje  financiare  të  konsiderueshme.     Të  paktën  kjo  është 
deklaruar zyrtarisht dhe  disa shifra që janë ofruar lart e poshtë sugjerojnë realisht  një  gjë të 
tillë.  Shqetësimet e kësaj natyre arritën majat me daljen për herë të parë e faqes Napster në 
2000,  faqe  e  cila  lejonte  shkarkimin  e  veprave  nga  një  përdorues  në  tjetrin,  pa  marrë 
autorizimet  paraprake.   Industria  muzikore  bëri  namin  derisa  arriti  të  dënojë  Napster-in  për 
përcjellje  të  paligjshme  të  veprave  në  publik  dhe,  më  pas,  Napsteri  hyri  në  një  rrugë 
                                                           
67 Vendimi nr. 580DC, datë 10.6.2009 (http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseil-
constitutionnel/francais/les-decisions/2009/decisions-par-date/2009/2009-580-dc/decision-n-2009-580-dc-du-10-
juin-2009.42666.html). Të dyja temat do të trajtohen gjerësisht në kapitullin përkatës. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə