Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə18/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   137

24 
 
institucionale, duke u kthyer në një faqe me pagesë, ku shkarkimet bëheshin pasi ishte marrë 
autorizimi  nga  titullarët  e  të  drejtave.   Gjithashtu,  industria  muzikore  filloi  të  investonte  në 
shërbimet online, duke parë se fitimet mund të gjeneroheshin edhe duke përdorur shkarkimet 
nëpërmjet Internetit. 
Çështja është se faqet ku promovohet shkarkimi falas pa autorizimin e titullarëve kanë 
lulëzuar  tej  mase  qysh  prej  demokratizimit  të  internetit.  Dukshëm  vihet  re  vështirësia  e 
kontrollit të të gjitha faqeve, pasi është vënë re në praktikë se sa herë që bllokohet një ose dy 
syresh, hapen 3 ose 4 të tjera menjëherë më pas.  Për të mos përmendur çështjen e koklavitur 
të  vendosjes  së  serverave  të  këtyre  faqeve  në  vende  të  botës  së  tretë  ku  kontrolli  është 
minimal ose inekzistent.  Dhe duke mos lënë mënjanë dhe faktin se bllokimi i  këtyre faqeve 
jo vetëm eviton shkeljen e të drejtave të autorit por edhe bllokon një shërbim teknologjik që 
nuk  ka  asnjë  titullar  që  gëzon  të  drejtën  mbi  të  (program  i  shkëmbimit  të  veprave  nga  një 
përdorues në tjetrin) dhe, mbi të gjitha, veprat që shkëmbehen nuk janë të gjitha të mbrojtura 
nga e drejta e autorit.   Është ky  realitet mjaft i  ndryshëm  që ligjet e reja  amerikane  e rrokin 
mbrapsht  duke  u  përpjekur  që  të  përdorin  mjete  të  disproporcionuara,  që  shkelin  lirinë  e 
shprehjes për të mbrojtur të drejtën e autorit.  Të mos harrojmë se e drejta e autorit ka lindur si 
koncept në Revolucionin francez dhe pikënisje ka qënë mbrojtja e lirisë së fjalës dhe idesë. 
Ku  qëndron  problemi  me  këto  ligje  konjukturale  dhe  si  mund  të  zgjidhet  çështja  e 
shkarkimeve  të  paligjshme?   Të  dyja  pyetjet  kërkojnë  studim  të  thelluar  dhe  nuk  mund  të 
trajtohen plotësisht vetëm në një studim.   Megjithatë duhet të theksojmë se ligjet e reja janë 
një rrezik për faqe të cilat promovojnë fjalën e lirë për arsye se ligjet kanë sy objekt të tyre ato 
faqe të cilat angazhohen, nxisin ose lehtësojnë shkeljet e të drejtave të njeriut.  Me këtë gamë 
kaq  të  gjerë  veprimi,  shumë  faqe  do  të  bien  pre  e  këtij  ligji  dhe  i  sanksioneve  që  ato 
parashikojnë,  të  cilat  janë  tërësisht  në  disproporcion  me  shkeljen  e  kryer.   Duhet  të  kemi 
parasysh  se  shkëmbimi  i  veprave  në  Internet,  në  shumicën  e  rasteve  nuk  bëhet  për  qëllime 
fitimi  por  vetëm  për  të  përmbushur  dëshirën  e  përdoruesit  për  të  patur  një  vepër.   Në  këtë 
kuptim,  dënohet  me  burgim  vetëm  fitimi  i  munguar  i  industrive  muzikore.   Gjithashtu,  në 
Internet  dhe  në  legjislacionet  e  deritanishme,  ishte  krijuar  praktika  mjaft  e  mirë  e  njoftimit 
paraprak të shkelësit para se të veprohej me anë të procesit gjyqësor.  Kështu, faqet që mund 
të  transmetonin  një  vepër  të  mbrojtur  nga  e  drejta  e  autorit  njoftoheshin  paraprakisht  nga 
personat e interesuar dhe personi që menaxhonte faqen kishte nje afat të caktuar për ta hequr 
atë  material.   Logjika  e  kësaj  praktike  është  e  drejtë:  në  një  botë  virtuale  ku  informacioni 
transmetohet  shumë  shpejt  dhe  në  shumë  vende  njëkohësisht,  do  të  ishte  e  gabuar  që  të 
dënohej  çdokush  që  transmetonte  një  vepër  të  mbrojtur  nga  e  drejta  e  autorit,  pasi  mund  ta 
bënte  një  gjë  të  tillë  pa  dashje  ose  në  mënyrë  krejt  rastësore.   Me  ligjet  e  reja,  kjo  praktikë 
eliminohet dhe kalohet direkt në një proces gjyqësor, pasi konstatimit të shkeljes. 


25 
 
Ekziston një zgjidhje kundër kësaj fryme anti-liri që ndoshta mund të perceptohet nga 
shumë  përdorues  të  internetit.   Në  fakt,  ka  ekzistuar  por  e  kanë  harruar  dhe  kjo  vjen  ngaqë 
nxjerrin  ligje  konjukturale  dhe  jo  ligje  për  të  zgjidhur  në  mënyrë  afatgjatë  një  problem,  siç 
është ai i të drejtës së autorit.  Kur dolën kasetat audio dhe video, industria muzikore u përball 
me të njëjtin problem,  atë të masivizimit  të kopjeve, që përkthehej  me një fitim të munguar 
për  të.   Gjykata  Supreme  e  SHBA-ve  vendosi  se  regjistrimi  në  kaseta  video  dhe  audio  nuk 
përbën shkelje të të drejtës së autorit, por përfiton nga e drejta për të përdorur një kopje për 
përdorim vetjak.  E njëjta analogji mund të përdoret dhe sot.   Dhe zgjidhja që u dha atëherë 
ishte  pagesa  nga  konsumatori  i  një  shume  të  vogël  që  ishte  pjesë  e  çmimit  të  blerjes  së  një 
kasete  audio  ose  video,  praktikë  që  u  shtri  dhe  për  CD-të,  me  pak  fjalë,  një  lloj  mekanizmi 
kompensimi.   Përse  mos  të  përdoret  kjo  logjikë  për  botën  e  Internetit?   Përse  duhet  të 
kufizohet liria e shprehjes dhe përse duhet të futen në burg njerëz vetëm se industritë artistike 
nuk  po  zgjidhin  dot  problemin  e  fitimit  të  munguar?   Ligje  represive  është  shumë  kollaj  të 
bëhen,  por  duhet  më  shumë  të  punohet  për  ligje  perspektive,  që  zgjidhin  punë  në  mënyrë 
afatgjatë dhe jo që ndreqin situata aktuale, duke krijuar shqetësime serioze për të ardhmen e 
lirisë së njerëzve për t’u shprehur, shkëmbyer ide dhe për të inovuar. 
2.2 - E drejta e autorit parë nga brenda mjedisit juridik 
 
E  drejta  e  autorit  në  lëmin  e  lëndëve  juridike  zë  një  vend  të  veçantë.  E  lidhur 
ngushtësisht me të drejtën civile, ajo së fundi ka hyrë me të drejtë të plotë dhe në fushën e të 
drejtës publike, duke patur parasysh rritjen e rolit të institucioneve që menaxhojnë të drejtat e 
autorit, liçencimin e tyre si dhe rolin më të madh të shtetit në mbrojtjen dhe promovimin e të 
drejtës së autorit.  
Në një kontekst më të ngushtë, e drejta e autorit bie në sy më shumë për një detaj që e 
ndan  nga  të  drejtat  e  tjera :  e  drejta  e  autorit  është  një  e  drejtë  ekskluzive,  ose  thënë  shqip, 
përjashtimore. Kuptimi i të qenit përjashtimore duhet kuptuar si një e drejtë që është e pajisur 
me  një  mekanizëm  që  nuk  i  bindet  parimeve  që  vënë  në  lëvizje  të  drejtat  me  karakter 
ekonomik,  pjesë  të  të  drejtës  private.  Kjo  sepse  parimet  « përkulen »  përpara  një  njeriu  që 
është autori i veprës. Çdo parim i të drejtës së autorit frymëzohet nga përparësia që ka ky njeri 
përballë  të  gjithë  aktorëve  të  tjerë.  Autori  është  një  person  tejet  i  rëndësishëm  që  justifikon 
krijimin  e një të drejte në favor të tij
68
. Si  përkthehet  ky ekskluzivitet ? nëpërmjet  krijimi  të 
një monopoli në favor të autorit, për një kohëzgjatje të caktuar. Të njëjtin mekanizëm gjejmë 
dhe në pronësinë industriale, si pjesë e pronësisë intelektuale që është dhe e drejta e autorit, 
gjë që tregon për krijimet që kanë në thelb përpjekjet intelektuale do të kemi një mbrojtje të 
një  natyre  të  veçantë.  Kjo  natyrë  e  veçantë  justifikon  madje  dhe  një  shkelje  të  ligjëruar  të 
lirisë  së  shkëmbimeve  tregtare  dhe  të  industrisë.  Nëse  ky  është  parimi  që  shpaloset  pëgjatë 
                                                           
68 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 7. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə