Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə19/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   137

26 
 
çdo dispozite të të drejtës civile, përjashtimi nga ky parim është e drejta e autorit, nëpërmjet 
monopolit  që  vendos  në  emër  të  autorit.  Ky  monopol  ka  për  pasojë  vendosjen  e  veprës  nën 
tutelën e autorit dhe ndalimin e çdo shfrytëzimi të veprës pa lejen e tij ose të titullarëve të të 
drejtave të tij. Një monopol i tillë është sanksionuar dhe në Kushtetutë, çka e bën të drejtën që 
zotëron  autori  të  një  rëndësie  publike
69
.  Kjo  rezulton  dhe  prej  faktit  se  në  fund  të  fundit,  e 
drejta e autorit ushtrohet mbi një pronë, e cila më shumë se shenjtëria
70
 e saj, duhet vlerësuar 
ideja se si e tillë autori i kësaj “prone” gëzon tagrat e plotë të pronësisë mbi të. Por edhe një 
përcaktim i tillë nuk e bën të drejtën e autorit të justifikojë një mbrojtje përtej të arsyeshmes 
që  i  bën  si  veprës  ashtu  dhe  autorit.  Dhe  këtu  do  të  shikojmë  të  hyjë  në  lojë  një  aspekt  i  të 
drejtës  së  autorit  që  e  mvesh  atë  me  një  aureolë  që  e  dallon  nga  çdo  e  drejtë  tjetër:  autori 
gëzon mbi veprën të drejta pasurore, pra të drejta që autori mund t’i vendos në qarkullimin 
civil  dhe  të  drejta  morale  ose  jopasurore  të  cilat  i  kundrejtohen  jo  vetëm  palëve  të  treta,  jo 
vetëm bashkëkontraktuesit të autorit dhe autoriteteve publike por edhe vetë autorit! Këtu po, 
mund të themi se prona mvesh një formë shenjtërie që nuk mund ta gjejmë kurrsesi në asnjë 
lloj tjetër pronësie. Në këtë kuptim, tribunët e Revolucionit francez nuk u gabuan kur panë te 
pronësia letrare dhe artistike (sot e drejta e autorit) “atë pronësi, zgjerimi i së cilës nuk mund 
të dëmtojë barazinë republikane, as nuk mund t’i bëjë hije lirisë, është ajo pronësi që buron 
nga  prodhimi  i  pashtershëm  i  gjenive
71
”. Madje, për të dhënë idenë e origjinës “hyjnore” të 
kësaj të drejte, ata shpreheshin me habi se “duhej njohur kjo e drejtë nga një ligj pozitiv
72
”. 
Duke vënë theksin në idenë se kjo e drejtë është një e drejtë natyrale, votuesit i ligjit të parë 
në lidhje me pronësinë letrare dhe artistike kërkonin të mbronin ata (autorët) që e ndihmojnë 
natyrën, rendi prej së cilës buron kjo e drejtë, që ta zbukurojnë dhe më tepër
73
. Në fakt, nga 
pikëpamja historike, njohja e një statusi të veçantë të krijimtarisë ishte sanksionuar më parë, 
por jo në formën e të drejtës së autorit, edhe pse parimi qendronte mbi disa baza të ngjashme. 
Kështu, me shpikjen e shtypshkronjës nga Gutenbergu rreth viteve 1450, u bë e mundur një 
përhapje  më  e  madhe  e  veprave  artistike  nëpërmjet  shumëfishimit  të  kopjeve  të  tyre  dhe 
kësisoj,  pushteti  mbretërore  francez  u  njohu  shtypshkronjave  kryesore  një  monopol 
shfrytëzimi
74
 të  veprave  nëpërmjet  “letrave  patente”.  Ky  privilegj  vlente  për  një  kohë  të 
caktuar dhe për një territor, të caktuar, mekanizëm ky i ngjashëm dhe me të drejtën e autorit 
                                                           
69 Neni 58 i Kushtetutës: “1. Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi 
prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë; 2. E drejta e autorit mbrohet me ligj”. 
70 Shprehja “prona është e shenjtë”, është përdorur vetëm në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit 
të datës 4 gusht 1789 fill pas fillimit të Revolucionit francez. Madje dhe në këtë tekst, kjo shprehje është 
përdorur vetëm një herë dhe nga shumë studiues të kësaj periudhe, kjo shprehje hyn në anomalitë e pritshme në 
një peridhë të tillë përmbysjesh të mëdha. Asnjë dipsozitë ligjore e mëtejme nuk e justifikon mbiemrin “e 
shenjtë” për të përcaktuar karakteristikat e pronësisë. Pavarësisht se ç’mund të mendojnë ideologët tanë të 
tranzicionit… Ndoshta përjashtim mund të bëjë vetëm pronësia intelektuale… 
71 Joseph Lakanal, anëtar i Konventës Kombëtare franceze, organi më i lartë gjatë Revolucionit francez nga viti 
1792 deri në vitin 1795. Marrë nga Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec LexisNexis, 2013. 
72 Po aty 
73 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013. 
74 Rapport du Groupe de travail de l’Academie des sciences morales et politiques, “Le droit d’auteur et 
l’internet”, 2000, Paris, f. 11. 


27 
 
që  kemi  sot.  Me  anë  të  këtij  mekanizmi,  nuk  mbroheshin  autorët  per  se,  por  kryesisht 
shtypshkronjat,  pra  ato  që  kishin  interesa  ekonomikë  më  madhorë  mbi  veprën.  Kishim  të 
bënim  në  njëfarë  mënyre,  me  një  shpronësim  të  autorit  në  favor  të  shtypshkronjave. 
Ndërgjegjësimi  i  autorit  se  ai  është  individi  krijues  dhe  se  pa  të  nuk  mund  të  krijohet  asnjë 
pasuri  që  derivohet  prej  veprës,  u  arrit  në  fund  të  shekullit  të  XVIII,  që  përkon  dhe  me 
përhapjen e ideve humaniste dhe iluministe që vendosnin njeriun në qendër të vëmendjes. Si 
pasojë, në vitin 1777, Bomarshé (Beaumarchais)
75
, autor i njohur francez, themeloi shoqërinë 
e  parë  të  të  drejtave  të  autorëve
76
 dhe  kështu  filloi  rrugëtimi  jo  shumë  i  gjatë  që  kulmoi  me 
njohjen e të drejtës së autorit si të drejtën “më të shenjtë” që mund të jetë.  
Në Angli, teksti i parë mbi të drejtën e autorit është miratuar nga Parlamenti britanik 
në datën 5 prill 1710, gjatë kohës së mbretërimit të mbretëreshës Anë (prandaj dhe njihet me 
emrin  Statute  of  Anne)  dhe  në  ndryshim  nga  hyjnëzimi  që  i  bëjnë  revolucionarët  francez 
pronësisë letrare dhe artistike, ky ligj përkthen më së miri shpirtin pragmatist britanik, duke e 
parë  këtë  lloj  pronësie  (Copyright-in)  në  një  këndvështrim  shumë  më  utilitarist.  Ky  Ligj 
parashikonte  regjistrimin  e  çdo  botimi  të  ri  pranë  një  institucioni  të  quajtur  Stationer’s 
Register  ashtu  si  dhe  depozitimin  e  tyre  pranë  disa  universiteteve  me  qëllim  sigurimin  e 
edukimit sa më të mirë të studentëve dhe studjuesve. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej në 
radhë të parë mbrojtja e autorëve, sidomos të më të njohurëve, me trysninë e të cilëve u arrit 
miratimi  i  këtij  Ligji  si  dhe  sigurimi  i  mbrojtjes  së  botuesve.  Autori  i  Robinson  Kruzosë, 
Daniel  Defoe  shkruante  se  “në  mungesë  të  një  mekanizmi  liçencimi,  pavarësisht  se  dikush 
mund të studjojë shtatë vjet, do të dalë gjithmonë një kopjues pirat i veprës që do e botojë atë 
sa një e katërta e çmimit
77
.” Në njëfarë mënyre, do u jepej autorëve vetëm ato të drejta që ata 
kishin nevojë për mbajtjen gjallë të frymës krijuese dhe kjo, në emër të interesit publik, gjë që 
në  koncepti  e  të  drejtës  së  autorit  në  pikëpamjen  franceze,  nuk  është  interesi  publik  që 
motivon ekzistencën e të drejtës por një e drejtë individuale që buron nga “përtej” dhe që ka 
ekzistuar gjithmonë. 
Si  vrulli  pasional  francez  ashtu  dhe  flegma  britanike  synonin,  në  fund  të  fundit, 
mbrojtjen e autorëve dhe të botuesve të librave.  Ndryshimi  qendron në  gradën e  emfazës  së 
shprehur  për  mbrojtjen    të  drejtës  së  autorit.  Ky  ndryshim  përkthehet  sot  më  së  miri  në 
ndryshimin midis sistemit kontinental të të drejtës së autorit, ku ekzistojnë fortësisht të drejtat 
                                                           
75 Autor ndër të tjera i “Berberit të Seviljes”, botuar në vitin 1775 dhe “Dasmës se Figaros”, botuar ë vitin 1784. 
76 http://www.sacd.fr/Historique.31.0.html (Shoqëria e autorëve dhe kompozitorëve dramatikë). 
77 Ligji i datës 5 prill 1710 fillonte kështu: “Whereas Printers, Booksellers, and other Persons, have of late 
frequently taken the Liberty of Printing, Reprinting, and Publishing, or causing to be Printed, Reprinted, and 
Published Books, and other Writings, without the Consent of the Authors or Proprietors of such Books and 
Writings, to their very great Detriment, and too often to the Ruin of them and their Families: For Preventing 
therefore such Practices for the future, and for the Encouragement of Learned Men to Compose and Write useful 
Books; May it please Your Majesty, that it may be Enacted...”. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə