Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə20/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   137

28 
 
jopasurore
78
 mbi  veprën  dhe  të  drejtën  anglo-saksone  të  Copyright-it,  ku  e  drejta  jopasurore 
zë një vend më modest, në favor të një qarkullimi më të lirë të veprës në treg.  
Në të drejtën e sotme pozitive shqiptare, pesha e pronësisë intelektuale ndihet jo vetëm 
për shkak të traditës mjaft të hershme të respektimit të saj por edhe për shkak të censurës së 
periudhës  komuniste  ndaj  veprave  që  nuk  përputheshin  me  politikën  e  kohës
79
.  Pronësia 
intelektuale  në  tërësi,  ku  hyn  natyrshmërisht  dhe  e  drejta  e  autorit,  si  e  drejtë  themelore, 
mbrojtja e saj e sanksionohet në Kushtetutë
80
. Mbrojta e pronësisë intelektuale sigurohet dhe 
nga  një  seri  traktaktesh  ndërkombëtare,  që  nuk  kanë  ne  qendër  të  vëmendjes  së  tyre  vetëm 
çështjet e pronësisë intelektuale. Kështu, mund të citojmë Deklaratën universale të të drejtave 
të njeriut të datës 10 dhjetor 1948 në nenin 27 të të cilës thuhet se “çdo person ka të drejtë të 
mbrojë interesat e tij moralë dhe materialë që burojnë prej prodhimeve shkencore, letrare apo 
artistike  autor  i  të  cilave  ai  është”.  Gjithashtu,  Pakti  ndërkombëtar  në  lidhje  me  të  drejtat 
shoqërore,  ekonomike  dhe  kulturore  i  datës  19  dhjetor  1966  përcakton  të  njëjtat  të  drejta  si 
Deklarata  e  datës  10  dhjetor  1948,  duke  e  ndjekur  atë  fjalë  për  fjalë.  Së  fundi,  Karta  e  të 
drejtave themelore të Bashkimi Evropian e datës 18 dhjetor 2000
81
 shpreh qartë qendrimin se 
“pronësia intelektuale është e mbrojtur”. 
Mbrojtja  që  i  bëhet  pronësisë  intelektuale,  rrjedhimisht  të  drejtës  së  autorit  është  e 
drejtpërdrejtë. Natyrisht, moria e traktateve ndërkombëtare mbi të drejtën e autorit e bëjnë atë 
të gëzojë një mbrojtje të drejtpërdrejtë, por sanksionimi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale 
në  tekste  ndërkombëtarë  themelorë  si  dhe  në  tekste  juridike  të  BE-së  me  zbatim  të 
drejtpërdrejtë, i jep pronësisë intelektuale në përgjithësi si dhe të drejtës së autorit ne veçanti, 
një njohje dhe mbrojtje të padiskutueshme.  
Njohja  dhe  mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit  kryhet  dhe  në  mënyrë  indirekte.  Mënyra 
indirekte kuptohet nëpërmjet mekanizmit të integrimit të të drejtës së autorit në përkufizimin 
e nenit 1 protokolli 1 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Një parashikim të tillë 
Gjykat Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka përsëritur disa herë
82

E  drejta  e  autorit,  siç  u  shpreh  dhe  më  lart,  ka  fituar  rëndësi  parësore  në  fushën 
ekonomike dhe për pasojë, shumë traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare janë hartuar, pjesë 
të të cilave janë shumica dërrmuese e shteteve të globit. Këto traktate kërkojnë një zbatim sa 
                                                           
78 Në kapitullin përkatës do të shikojmë se të drejtat jopasurore janë, në fakt, janë krijuar nga jurisprudenca 
franceze dhe gjermane në shekullin e XIX, për të mishëruar në praktikë lidhjen intime që ka autori me veprën e 
tij. Një merak i tillë i ka shqetësuar në një sasi më të vogël gjyqtarin dhe ligjvënësin anglo-sakson.  
79 Emblematike në këtë rrafsh është kalvari i Petro Markos, autor i kompletuar që luftoi me armë në dorë në 
Luftën e Spanjës, në emër të njëjtëve parime që nuk e lanë atë të luftonte me penë në dorë disa vite më vonë në 
Shqipëri (shih “Intervista e fundit e Petro Markos”, botuar në http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/intervista-
e-fundit-e-petro-markos-ja-pse-me-urreu-enver-hoxha-188712.html).  
80 Neni 58 i Kushtetutës, cituar më sipër. 
81 Kjo Kartë, në bazë të nenin 6(1) të Traktatit të Bashkimit Evropian, ka të njëjtën vlerë juridike me traktatet.  
82 Për shembull ECHR, çështja nr. 19247/03 datë 29.4.2008, Balan kundër Moldavisë. 


29 
 
më harmonik të të drejtës së autorit, duke u përpjekur të sheshojnë ndryshimet ligjore që ka 
çdo shtet në raport me zbatimin e të drejtës  së autorit, një e drejtë gati universale. Zbatimi i 
rregullave të njehsuara në të gjithë botën mundëson në radhë të parë një qarkullim më të mirë 
të mallrave me karakter artistikë, duke siguruar kështu një mbrojtje juridike të qarkullimit të 
këtij  kapitali  të paprekshëm  dhe së dyti, kanë për synim sigurinë juridike  të autorëve dhe të 
titullarëve të të drejtave, të cilat, për shkak të rëndësisë shumë relative që ka e drejta e autorit 
në gjysmën e rruzullit tokësor, shkelet në sytë e të gjithëve, në dijeninë e të gjithëve, kjo dhe 
falë qarkullimin gjithmonë e më të madh të informacionit në botën digjitale.  
Kronologjikisht,  këto  traktate  mund  të  renditen  si  vijon:  kemi  në  radhë  të  parë 
Konventën e Bernës “Për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike të 9 shtatorit 1886
83
. Kjo 
Konventë  është  e  para  që  përpiqet  që  të  njohë  dhe  të  mbrojë  të  drejtën  e  autorit  në  rang 
ndërkombëtar. Konventa e Bernës është rifreskuar me anë të Aktit të Parisit të datës 24 korrik 
1971.  Rreth  167  shtete  janë  palë  në  këtë  Konventë.  Megjithatë,  shtete  të  cilat  nuk  kanë 
nënshkruar Konventën e Bernës do të prezumohen se kanë pranuar të gjitha kushtet e saj në 
rast  se  janë  anëtarë  të  marrëveshjeve  TRIPS  (Agreement  on  Trade  Related  Aspects  Of 
Intellectual  Propertiy  Rights),  marrëveshje  që  administrohen  nga  Organizata  Botërore  e 
Tregtisë (“OBT”). Këto marrëveshje janë miratuar gjatë takimeve të OBT të organizuara në 
Uruguaj  në  vitin  1994,  në  lidhje  me  negocimin  e  tarifave  dhe  tregtinë,  ndryshe  të  quajtur 
“Raundi    i  Uruguajit”.    Marrëveshjet  TRIPS  (General  Agreement  on  Tariffs  and  Trade) 
përfshijnë  edhe  marrëveshje  në  lidhje  me  të  drejtat  e  pronësisë  inelektuale  që  tashmë 
administrohen  nga  Organizata  Botërore  e  Tregtisë
84
.  Pjesë  e  tyre  është  dhe  Traktati  i 
Organizatës  Botërore  të  Pronësisë  Intelektuale  mbi  të  drejtën  e  autorit  i  datës  20  dhjetor 
1996
85
. Ato kanë përkufizuar strukturën përfundimtare të të drejtës së autorit që kemi sot, për 
shembull kohëzgjatjen e të drejtës së autorit që nuk duhet të jetë më pak se 50 vjet pas vdekjes 
së  autorit  si  dhe  të  drejtat  e  tjera  që  gëzon  autori,  jo  vetëm  në  botën  reale  por  edhe  në  atë 
virtuale. Kështu, Traktati OBPI parashikon mbrojtjen e të drejtës së autorit edhe për bazat e të 
dhënave, programeve kompjuterike. Ky Traktat është i pari që në mënyrë të qartë ka pohuar 
se  të  drejtat  që  gëzojnë  autorët  zbatohen  plotësisht  edhe  në  mjedisin  digjital.  Për  të,  një 
fiskimi  i  një  vepre  në  formë  digjitale  mbi  një  suport  elektronik  përbën  një  riprodhim  të 
veprës, rrjedhimisht çdo veprim që do të kryhet  mbi të do të kërkojë autorizimin e autorit
86

Në  përgjithësi,  shtetet  sot  anëtare  të  këtyre  marrëveshjeve,  duke  përfshirë  shtetet  anëtare  të 
BE-së, e kanë përcaktuar kohëzgjatjen 70 vjet pas vdekjes së autorit
87
. Këto marrëveshje janë 
                                                           
83 Plotësuar në Paris  në 4 maj 1896, rishikuar në Berlin në 13 nëntor 1908, plotësuar në Bernë në 20 mars 1914, 
rishikuar në Romë në 2 qershor 1928, në Bruksel në 26 qershor 1948, në Stokholm në 14 korrik 1967 dhe në 
Paris në 24 qershor 1971 dhe përmirësuar në 28 shtator 1979. 
84 David Bainbridge, Intellectual Property, Pearson, Botimi i nëntë, London, 2012, f. 17. 
85 Miratuar ngë Bashkimi Evropian me Vendimin e Këshillit Evropian datë 16 mars 2000. 
86 Neni 1 i Konventës OBPI. 
87 Direktiva 2006/116/CE i Parlamentit Evropian dhe Këshillit datë 12 dhjetor 2006 në lidhje me kohëzgjatjen e 
mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe të disa të drejtave fqinje me të. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə