Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə21/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   137

30 
 
të  një  rëndësie  parësore  jo  vetëm  për  sa  thamë  më  sipër  por  edhe  për  faktin  se  ajo  mbulon 
tërësinë  e  pronësisë  intelektuale,  pra  jo  vetëm  të  drejtën  e  autorit  por  edhe  pronësinë 
industriale (markat, patentat, dizenjot dhe emrat gjeografikë). Ekzistojnë dhe një seri të tjera 
marrëveshjesh të një rëndësie më të vogël sot, për shkak të eklipsimit të tyre nga marrëveshjet 
TRIPS, por që do të citohen në çastin e duhur
88
. Dhe po të shtojmë edhe Konventën e Romës 
për Mbrojtjen e Ekzekutuesve, Prodhuesve të Fonogrameve dhe Organizatave Transmetuese 
si  dhe  Traktatin  e  Uashingtonit  për  Mbrojtjen  e  Qarqeve  të  Integruar,  në  të  cilat  Shqipëria 
është  anëtare,  shikojmë  se  kemi  një  panoramë  të  plotë  të  marrëveshjeve  ndërkombëtare  që 
mbulojnë  të  drejtën  e  autorit.  Nuk  duhet  të  lëmë  pa  përmendur  direktivat  e  Bashkimit 
Evropian,  influenca  e  të  cilave  është  e  madhe  në  legjislacionit  e  brendshëm  shqiptar.  Për 
shkak të rëndësisë dhe numrit të madh të tyre, ato do të trajtohen në vijimësi në këtë punim. 
Është me vend të thuhet se Shqipëria është palë në të gjitha këto traktate si dhe është 
nënshkruese e marrëveshjes TRIPS. 
Tashmë, duke ju rikthyer asaj çka u nënvizua në fillim të këtij paragrafi, do të duhet të 
sqarojmë pozitën e të drejtës së autorit me lëndët e tjera të të drejtës. Duke filluar së pari me 
pozitën e të drejtës së autorit në ndarjen e madhe historike të të drejtës, publike apo private? 
Ku  qendron  më  afër  e  drejta  e  autorit?  Parimisht  dhe  si  rregulli  i  përgjithshëm,  e  drejta  e 
autorit qendron në grupin e të drejtës private, për shkak të mekanizmave, parimeve, aktorëve 
të  saj  si  dhe  marrëdhënieve  që  ata  lidhin  me  njeri-tjetrin,  si  për  shembull,  nëpërmjet 
kontratave të autorit. Atëherë përse shtrohet kjo pyetje? Kjo sepse e drejta e autorit, për shkak 
të specifikës së saj, njeh disa institucione të posaçme publike që krijojnë dhe ato një korpus 
rregullash që kanë një karakter publik. Mund të citojmë këtu Zyrën shqiptare të të Drejtave të 
Autorit si dhe institucionin e ri të krijuar me Ligjin për të drejtat e autorit, Këshillin Kombëtar 
të  të  Drejtës  së  Autorit.  Aktualisht,  ajo  ka  vetëm  një  karakter  këshillimor  dhe  siguron, 
nëpërmjet depozitimit të veprave, një element provueshmërie të ekzistencës së një vepre, por 
në të ardhmen, ajo mund të thirret të kryejë disa detyra me karakter vendimmarrës
89
.  
Më tej, identifikimi i familjes së përkatësisë të të drejtës së autorit na shtyn të hedhim 
një shikim  krahasimor pse jo  dhe bashkëpunues  midis  saj  dhe të drejtave të tjera pjesë të të 
drejës private. Në radhë të parë, e drejta e autorit, si pjesë e pronësisë intelektuale, mbart një 
vlerë  ekonomike  që  hyn  tashmë  në  mënyrë  të  padiskutueshme  në  asetet  më  me  vlerë  të  një 
biznesi që dëshiron të mbrojë dhe të promovojë produktet e tij. Në këtë kuptim, asnjë analizë 
e vlefshme për sa i  përket  vlerës  së një vepre artistike apo marke tregtare nuk mund  të mos 
                                                           
88 Mund të citojmë Konventën Universale për të drejtën e autorit e datës 24 korrik 1971, Traktati i Organizatës 
Botërore të Pronësisë Intelektuale (“OBPI”) “Për të drejtën e autorit” dhe disa dhe disa marrëveshje ose traktate 
të tjerë që kanë të bëjnë me të drejtat fqinje me të drejtën e autorit si për shembull Traktati i OBPI-së i vitit 1996 
“Për interpretimet, ekzekutimet dhe fonogramet”. 
89 Shih më sipër, për analogji, përpjekjet franceze për ngritjen e një organi administrativ gjobvënës kundër 
shkelësve të të drejtave të autorit në Internet. 


31 
 
vlejë nëse nuk përfshihet  dhe e drejta tregtare ose në mënyrë më të përgjithshme, e drejta  e 
biznesit. Por prurja më e madhe në rezervuarin e parimeve të të drejtës së autorit vjen nga e 
drejta  civile.  Ajo  gjendet  e  infilturar  në  çdo  pore  të  të  drejtës  së  autorit.  Asnjë  parim  i  të 
drejtës civile nuk është i tepërt për të drejtën e autorit. Sa për ilustrim, mund të themi se rastet 
e  pavlefshmërisë  të  kontratës  do  të  vlejnë  dhe  për  kontratat  e  autorit,  porosia,  huazimi  apo 
shitja  e  një  vepre  do  të  bëhet  duke  patur  parasysh  kapitujt  përkatës  të  KC,  ashtu  siç  do  të 
shërbejnë dhe parimet e bashkëpronësisë kur do të flitet për veprat me bashkautorë... Lidhja 
midis dy të drejtave është gati e pazgjidhshme.   
Gjithashtu,  lidhja  me  të  drejtën  civile  del  në  pah  më  së  miri  nëse  kemi  parasysh  se 
objekti i të drejtës së autorit, përveç autorit, është vepra artistike dhe kjo e fundit nuk është gjë 
tjetër  veçse  një  send.  Ky  send  i  veçantë  i  bindet  disa  logjikave  të  veçanta,  por  mekanizmi  i 
përgjithshëm i përshkrimit, funksionimit dhe vënies në qarkullim të veprës i bindet logjikës së 
sendit  të  patrupëzuar  që  përshkruhet  në  Kodin  Civil.  Pasi  e  drejta  e  autorit,  ashtu  si  dhe 
pronësia  intelektuale  në  përgjithësi,  mbron  një  send  të  patrupëzuar.  Vepra  artistike,  dizenjo, 
marka tregtare nuk përbëjnë një gjë tjetër veçse sende (apo aset do të thoshnin ekonomistët) të 
patrupëzuar.  Në  këtë  kuptim,  e  drejta  e  autorit  mund  të  renditet  në  kategorinë  e  të  drejtave 
reale.  Sendet  e  patrupëzuara  janë  ato  që  mund  të  kuptohen  vetëm  me  mendje,  entitetet 
abstrakte dhe ideale
90
. Një përkufizim kaq i qartë nuk mund të gjendej në lidhje me natyrën e 
krijimeve intelektuale të të drejtës së autorit dhe të pronësisë intelektuale në përgjithësi. Një 
ide të tillë e shpreh dhe Ligji pëe të drejtën e autorit, i cili e përkufizon veprën artistike si një 
krijim që duhet të vërë në lëvizje shqisat e njeriut, nëpërmjet të cilave do të kemi stimulimin 
intelektual  të nevojshëm për të konceptuar një vepër  artistike përtej  mishërimit  të  saj  në një 
objekt të caktuar. Sepse, siç do e shikojmë pak më poshtë, e drejta e autorit  mbron krijimin 
artistik, mishërimin e idesë së autorit dhe jo mishërimin objektiv apo fiksimin e një vepre mbi 
një suport të caktuar: e  dreja e  autorit mbron këngën jo CD-në, mbron skulpturën jo  baltën, 
mbron  pikturën  jo  telajon  dhe  bojrat.  Megjithatë,  jo  gjithmonë  kjo  ndarje  konceptuale  do  të 
vlejë për të gjitha llojet e veprave. 
Gjithashtu, e drejta e autorit paraqet një lidhje të fortë dhe me të drejtat të quajtura të 
personalitetit.  Këto  të  drejta  kanë  të  bëjnë  me  imazhin  e  personit
91
,  emrin  dhe  elementë  të 
tjerë të personalitetit që prezumohen se nuk janë pjesë e qarkullimit civil. Ç’lidhje ka e drejta 
e autorit me të drejtat e personalitetit? Është pikërisht veçantia kryesore e të drejtës së autorit 
që  e  përafron  shumë  me  këtë  të  drejtë.  Kjo  veçanti  është  e  drejta  morale,  ose  e  drejta 
jopasurore, e cila karakterizohet nga mekanizma juridikë që mbrojnë personin e autorit (si për 
shembull  autorësia  e  veprës  ose  e  drejta  që  ka  autori  për  të  ruajtur  anonimatin  e  tij),  ose 
mbrojnë  integritetin  e  veprës  (e  drejta  e  ruajtjes  së  integritetit  të  veprës).  Nëse  e  drejta  e 
                                                           
90 Baltasar Benussi, Komentar i Kodit Civil të Zogut, Libri III i K.C., Botim i Ministrisë së Drejtësisë, 1931, f. 
5. 
91 Në lidhje me çështjet e imazhit të personit, shih ndër të tjera dhe Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, 
Tiranë nr. 476, datë 21.1.2014 “Zajmina Vasjari kundër “Vajra Bimore Sh.A.”. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə