Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə22/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   137

32 
 
autorit e ruan ende të paprekur të drejtën morale, thënë ndryshe, e drejta jopasurore ende nuk 
është bërë pasurore, shohim që të drejtat e personalitetit, si për shembull, e drejta e imazhit, e 
drejta  e  përdorimit  të  emrit
92
,  janë  bërë  tashmë  një  mjet  fitimi,  duke  hyrë  dhe  ato  në 
qarkullimin normal civil.  
Së fundi, nuk duhen lënë mënjanë as e drejta e konsumatorit
93
 dhe ajo e konkurrencës. Nëse e 
para mbron publikun kundër abuzimeve të mundshme të titullarëve të të drejtave të autorit, e 
dyta  shërben  si  një  mjet  më  shumë  në  mbrojtjen  e  të  drejtës  së  autorit  ose  të  drejtave  që 
burojnë prej tij, në rast se parimet e të drejtës së autorit mbarojnë së vepruari. Do të shikojmë 
në  trajtimin  përkatës  se  një  gjë  e  tillë  vlen,  për  shembull,  në  mbrojtjen  e  ideve  të 
pametarializuara, pra të një koncepti vepre që nuk është fiksuar në asnjë suport material.  
2.3 – E drejta e autorit parë si pjesë e pronësisë intelektuale 
 
Pronësia intelektuale formalisht përbëhet nga e drejta e autorit dhe nga e drejta e pronësisë 
industriale. Të dy këto degë kanë të përbashkët idenë se ato mbrojnë krijimet intelektuale dhe 
si  të  tilla  ato  mbrojnë  pronësinë  mbi  sendin  e  patrupëzuar,  që  mund  të  jetë  në  vija  të 
përgjithshme  një  dizenjo,  markë  tregtare  ose  shpikje  për  pronësinë  industriale  dhe  veprat 
artistike  për  të  drejtën  e  autorit.  Lind  pyetja  se  përse  nuk  studjohen  njëkohësisht?  Kjo  për 
arsye se secila ka krijuar specifikat e veta, të cilat në një botë ku çdo gjë po specializohet në 
mënyrë  të  tejskajshme,  kanë  sjelle  pasoja  praktike  të  padiskutueshme,  si  për  shembull 
specializimi në avokatë të të drejtës së autorit dhe në avokatë të pronësisë industriale, të ndarë 
secili në fushat e tyre të specializimit. Nëse pika e nisjes midis dy degëve të të njëjtës familje 
është  e  padiskutueshme  dhe  hedh  dritë  mbi  parime  të  përbashkëta  të  të  dyjave,  tashmë 
zhvillimi  i  tyre  ka  bërë  që  ato  të  kenë  lidhje  relativisht  të  zbehta.  kjo  vjen  për  shkak  të 
dallimeve të shumta dhe tejet të rëndësishme që ato degë me njëra-tjetrën: 
E  drejta  e  autorit  mbron  veprat  artistike,  ndërsa  pronësia  industriale  mbron  krijimet 
intelektuale të cilat nuk janë domosdoshmërisht artistike. Në thelb, ato kanë në qendër 
të  vëmendjes  punën  krijuese  intelektuale  të  njeriut.  Por  ato  ndryshojnë  në  lidhje  me 
natyrën e kësaj pune krijuese. Kështu, për të drejtën e autorit, vepra artistike nuk duhet 
të jetë detyrimisht  e re, në kuptimin e pazbuluar, pra të jetë një risi. Ndërkohë që në 
punën krijuese që karakterizon patentat e shpikjeve, risia është një element thelbësor i 
tyre
94
, që u jep dhe të drejtën e regjistrimit dhe të mbrojtjes; 
 
                                                           
92 Deri vonë, shumica e vendeve evropiane, kishin të sanksionuar në kodet e tyre civile papkrekshmërinë e 
mbiemrit. 
93 N. Dorandeu, M. Gomy, S. Robinne, V. Valette-Ercole, Y. Auguet, Droit de la consommation, Ellipses, 2008. 
94 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur,  botimet Dalloz. 


33 
 
E drejta e autorit është një e drejtë joformale. Ajo lind në momentit që lind dhe vepra. 
Nuk  nevojitet  asnjë  formalizëm  për  të  quajtur  një  krijim  intelektuar  vepër  artistike. 
Duhet  të  kemi  parasysh  se  dorëzimi  i  veprës  pranë  një  shtëpie  botuese  dhe  lidhja  e 
kontratës  janë  mënyra  për  të  provuar  krijimin  e  veprës  dhe  jo  vlefshmërinë  e  saj. 
Gjithashtu  kontrata  lidhet  për  të  siguruar  të  drejtat  pasurore  mbi  veprën).  Autorësia 
mbi veprën mund të rrëzohet me çfarëdolloj prove. Ky parim nuk vlen për krijimet e 
pronësisë industriale. E drejta mbi këto krijime lind në momentin kur ato regjistrohen 
pranë organit competent (Drejtoria e Patentave dhe Markave). 
Kohëzgjatja  e  mbrojtjes  së  veprave  artistike  është  e  ndryshme  nga  kohëzgjatja  për 
mbrojtjen e krijimeve të pronësisë industriale, si për nga afati ashtu dhe nga mënyra e 
përcaktimit të kohëzgjatjes. 
 
Titullari  i të drejtës  së autorit është gjithmonë një individ.  Nërkohë që për krijimet  e 
pronësisë industriale titullari mund të jetë automatikisht edhe një person juridik.  
 
Gjithashtu,  një  dallim  tjetër  që  ekziston  midis  ty  nëndegëve  të  pronësisë  intelektuale 
ka  të  bëjë  me  “funksionin”  që  mbulon  secila  prej  tyre.  Me  përdorimin  e  termit 
funksion, është e pamundur të mos  vihemi  në vështirësi,  pasi  jemi  të vetëdijshëm  që 
gabohemi  për  njërën  nga  degët,  atë  të  drejtës  së  autorit.  Pasi  objekti  i  të  drejtës  së 
autorit, që është vepra artistike, nuk kryen, nuk ka për qëllim dhe nuk është vokacion i 
saj  që  të  ketë  një  funksion.  Në  këtë  kuptim,  të  drejtës  së  autorit  i  një  mungon 
përkufizimi  funksional,  gjë  që  rregullohet  duke  i  njohur  veprës  artistike  të  vetmin 
mision,  atë  të  komunikimit  me  shqisat  e  njeriut
95
.  Çdo  funksion  tjetër,  të  çfarëdolloj 
natyre  është  i  përjashtuar  nga  përkufizimi  dhe  kjo  bëhet  për  të  mënjanuar  çdo  rrezik 
censure që mund të lindë ndaj një vepre. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për krijimet 
që  ndeshen  në  pronësinë  industriale.  Krijimet  industriale,  për  nga  vetë  emërtimi, 
ekzistojnë  sepse  përmbushin  funksionin  e  njohjes  së  mallrave  për  publikun  (markat 
tregtare),  përcaktimin  e  formës  së  mallit  të  dallueshëm  nga  një  mall  tjetër  (dizenjot) 
dhe  kontrolli  monopolistik  mbi  një  shpikje  që  do  të  ndihmojë  një  ndërmarrje  të 
caktuar që vepron në një lloj të caktuar industrie (patentat). Pra, siç vërehet, pronësia 
industriale është e lidhur ngushtësisht me ekonominë e një ndërmarrjeje. 
Këto  “piketa”  paraprake  që  vendosëm  do  të  trajtohen  sërish  më  gjerësisht,  por  në 
pamje  të  parë,  ato  shërbejnë  për  të  kuptuar  në  vija  të  përgjithshme  ndarjen  midis  dy 
kategorive si dhe mënyrën sesi funksionon e drejta e autorit.  
A mundet që të ketë një konflikt midis të drejtave të pronësisë intelektuale? Nuk është 
e rrallë që të ndodh që disa të drejta të përmblidhen në një krijim intelektual, pra të jetë objekt 
                                                           
95 Sipas përkufizimit të Ligjit 9380. Një element i tillë nuk gjendet në Ligjin e ri për të drejtën e autorit, edhe 
pse, në fakt, veprat kanë si synim parësor komunikimin me shqisat e njeriut. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə