Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə23/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   137

34 
 
i të drejtës së autorit, të drejtës së markave, të drejtës së patentave dhe të drejtës së dizenjove 
industriale.  Rasti  më  i  shkëlqyer  është  ai  i  kubit  të  famshëm  ose  ndryshe  i  quajtur  Rubik’s 
cube
96
.  Të  gjitha  të  drejtat  që  përmendëm  dhe  që  janë  pjesë  e  pronësisë  intelektuale  gjejnë 
zbatim në këtë lojë. Konflikte të tilla duhet të mënjanohen në mënyrë që pronësia intelektuale 
mos të shfaqet si një e drejtë problematike dhe kësisoj të ketë një lëvizje kundërshtuese ndaj 
një të drejte që me shumë vështirësi po gjen vendin e vet në fushën juridike.  
Dikotomia civil law / common law 
Siç  e  pamë  shkurtimisht  më  sipër,  ekzistonin  elementë  të  përbashkët  të  të  drejtës  së 
autorit  midis  modelit  francez  (kontinental)  dhe  modelit  anglez  (e  drejta  anglo-saksone).  Me 
kalimin  e  kohës,  dallimet  midis  sistemit  kontinental  të  përfaqësuar  më  së  miti  nga  dyshja  e 
kolauduar gjermano-franceze dhe sistemi anglo-sakson u theksuan dhe çuan në krijimin e një 
ndarjeje  gati  përfundimtare,  midis  dy  pikëpamjeve  që  u  ngritën  në  nivelin  e  ideologjisë. 
Dallimi midis të dyjave qendronte te roli i autorit. Në sistemin kontinental, mbrohet jo vetëm 
krijimi,  por  mbi  të  gjitha  krijuesi,  pra  autori  nëpërmjet  të  famshmes  e  drejtë  morale.  Kjo  e 
drejtë nënkupton kryesisht të drejtën që ka autori të frenojë përshtatjen e veprës në forma që 
ai i quan të papërshtatme si dhe të drejtën që emri i tij të citohet gjithmonë dhe të respektohet 
emri i autorit. Në ndryshim nga e drejta kontinentale, e drejta anglo-saksone, që këtej e tutje 
në  fushën  e  të  drejtës  së  autorit  do  të  përdoret  termi  copyright,  tenton  të  mbrojë  investimin 
dhe  se  nëpërmjet  këtij  investimi  do  të  mbrohet  padyshim  dhe  autori,  i  cili  në  këtë 
këndvështrim  do  të  jetë  thjesht  një  punëmarrës,  talentin  e  të  cilit  investitori  do  ta  zotërojë 
automatikisht.  
Megjithatë sot, dallimet kaq rrënjësore midis dy të drejtave po rrallohen dhe kjo falë 
marrëveshjeve dhe traktatave ndërkombëtare, në të cilat  vendet  kryesore  mbrojtëse të secilit 
vizion  janë  palë.  Në  këtë  punim,  do  të  analizohet  kryesisht  e  drejta  kontinentale,  nën 
influencën  e  traktateve  ndërkombëtare,  por  nuk  do  të  lihen  pa  përmendur  kazuset  më 
ndriçuese  të  të  drejtës  së  autorit  këto  tridhjetë  vitet  e  fundit,  që  vijnë  nga  praktikat  e 
Copyright-it. 
2.4 – E drejta e autorit parë nga brenda kufijve 
Qëkurse Shqipëria është pajisur me një legjislacion deri diku të qendrueshëm, e drejta 
e  autorit  ka  kalur  diza  faza  të  ndryshme.  Nga  një  harresë  e  plotë  në  kohën  e  udhëheqjes  së 
Ahmet  Zogut,  për  shkaqe  që  janë  të  kuptueshme  nga  vetë  prapambetja  e  marrëdhënieve 
ekonomike të Shqipërisë asokohe dhe të një varfërie shpirtërore që zhdukej herë pas here me 
kalimin  e  ndonjë  autori  si  komet  në  qiellin  e  errët  të  vobektësisë  kulturore  të  asaj  kohe,  e 
drejta e autorit u njoh gjatë periudhës së pasluftës. Por kjo njohje qe e kufizuar dhe reflektonte 
                                                           
96 Në të, përmblidhen tre forma pronësore intelektuale : mekanizmi (patentë shpikjeje), forma dhe ngjyrat 
(krijim artistik) dhe emri i kubit (markë tregtare). 


35 
 
disa ridrejtime konceptuale të kësaj të drejte. Dhe kjo për kohën ishte e kuptueshme: e drejta e 
autorit, si shprehje e një shoqërie borgjeze, nuk do të mund të ekzistonte, siç ekziston sot, pas 
vendosjes  së  regjimit  komunist.  Kështu,  e  drejta  e  autorit  u  përshtat  duke  i  vënë  një  rol 
kryesor shtetit dhe mundësisë për këdo për të gëzuar përdorimin e veprave artistike, por duke 
anashkaluar rolin e autorit. 
Periudha  e  drejtimit  të  Shqipërisë  nga  Ahmet  Zogu,  sidomos  periudha  e  Mbretërisë 
përbën moment kyç në përpjekjet për modernizimin e legjislacionit shqiptar në shumë fusha. 
Rezultati i këtyre përpjekjeve u takon historianëve të të dretjës dhe historianëve në përgjithësi, 
por  nëse  u  përmbahemi  teksteve,  këto  përpjekje  u    kurorëzuan  me  sukses,  sidomos  me 
miratimin  e  Kodit  Civil  në  vitin  1929.  Ky  Kod,  edhe  pse  shumë  modern  dhe  ndoshta  më  i 
saktë në terminologji se shumë ligje që themelore që kemi sot, përmban shumë pak elementë 
në lidhje me identifikimin e një të drejte autori. Kështu, në të vetmin rast ku përmenden “e 
drejta e auktorit” është neni 795 i Kodit Civil 1929, në kapitullin mbi zotnimin
97
. Edhe pse ky 
nen i referohet një ligji të posaçëm për funksionimin e të drejtës së autorit, një ligj i tillë, nuk 
u votua kurrë nga Parlamenti i kohës
98
. Por disa parime të mënyrës si mund të zbatohej kjo e 
drejtë  janë  paërshkruar  nga  doktrina  e  kohës.  Në  përgjithësi,  doktrina  e  kohës  reflektonte 
marrëdhënie  të  caktuara  me  pronën,  të  cilat  mbizotëroheshin  në  mënrë  dërrmuese  nga 
marrëdhëniet  mbi  “sendet  trupore”.  Megjithatë,  nga  Kodi  Civil  i  kohës  dhe  nga  doktrina 
njihej “zotnimi letrar, artistik, industrial”. Doktrina e asaj kohe nuk ishte e mendimit se kemi 
të bëjmë me një zotnim të veprës prej autorit, dhe në këtë prizëm ajo e shikonte të drejtën e 
autorit si një të drejtë sui generis
99
. Sipas doktrinës, produktet intelektuale u përkasin autorëve 
të tyre, por kjo përkitje thirret zotërim vetëm për analogji dhe nuk mund të idenitifikohet me 
të, për shkak pikërisht sepse nuk kemi të bëjmë me sende trupore. “E drejta e autorit mund të 
thirret zotnim letrar dhe artistik, por ka tipare krejt të veçanta nga zotnimi i Kodit Civil dhe 
këtë  emër  e  mban  vetëm  për  të  shprehë  pushtetin  e  auktorit  mbi  veprën  e  vet
100
”. Nga këto 
rreshta  kuptohet  ambiguiteti  i  qendrimit  në  lidhje  me  marrëdhëniet  e  pronësisë  mbi  veprën 
dhe    në  lidhje  me  kategorizimin  e  sendeve  të  patrupëzuara.  Doktrina  ka  qenë  më  tepër  e 
mendimit  se  nuk  ekzistojnë  sende  të  patrupëzuara,  por  të  drejta  që  lindin  mbi  një  send  të 
trupëzuar, si për shembull një kredi. Sot, nuk ka më asnjë dyshim se të drejta reale mund të 
lindin dhe mbi një send të patrupëzuar. 
Me  vendosjen  e  rendit  shoqëror  socialist  në  Shqipëri,  u  bënë  shumë  ndryshime  në 
legjislacion, të cilat do të reflektonin marrëdhëniet e reja në prodhim që do të njihte Shqipëria. 
Në  këtë  kuadër,  dhe  e  drejta  e  pronësisë  intelektuale,  veçanërisht  e  drejta  e  autorit,  pësoi 
ndryshime  rrënjësore,  jo  shumë  në  mohimin  e  parimit  të  ekzistencës  së  një  të  drejte  për 
                                                           
97 “Produktet intelektuale zotënohen prej autorëve të tyre simbas rregullave të caktueme nga ligjet e posaçme”. 
98 Baltasar Benussi, Komentar i Kodit Civil të Zogut, Libri III i K.C., Botim i Ministrisë së Drejtësisë, 1931, f. 
30. 
99 Po aty. 
100 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə