Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə24/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   137

36 
 
autorin sesa te pasojat në rrafshin ekonomik dhe në marrëdhenien financiare midis autorit dhe 
veprës së tij.  
Zhvillimi i legjislacionit në fushën e pronësisë intelektuale do të ndjekë pothuajse me 
besnikëri dhe tkurrjen ekonomike dhe juridike që pësoi Shqipëria me kalimin e kohës. Po të 
vendosim një vijë ndarëse brenda periudhës së komunizmit, do të shikojmë se para hyrjes në 
fuqi  të  Kuështetutës  së  Republikës  Popullore  Socialiste  të  Shqipërisë  ma  datë  28.12.1976, 
legjislacioni  shqiptar  ishte  më  në  përputhje  me  parimet  e  përgjithshme  që  rregullonin 
pronësinë  intelektuale  dhe  në  mënyrë  të  veçantë  të  drejtën  e  autorit,  ashtu  siç  ishte  më  në 
përputhje  dhe  zbatimi  i  tyre.  Së  pari  kemi  Dekret-ligjin  nr.  538  datë  14.9.1947
101
 si  dhe 
Rregulloren  përkatëse  të  vitit  1951  për  shumën  e  shpërblimit  të  auktorëve  për  vepra  letrare, 
artistike  dhe  shkencore
102
.  Të  dy  këto  akte  normative  tregojnë  për  një  përpjekje  për  të 
miratuar një legjislacion modern në këtë fushë. Në mënyrë të veçantë, Rregullorja dallon për 
nga parashikimi tepër rigoroz i shpërblimit të autorëve për përdorimin  e veprave të tyre dhe 
në  proporcion  me  të  ardhurat  që  do  të  krijoheshin  nga  publikimi  i  veprës.  Natyrisht,  në  një 
sistem  të  centralizuar  shtetëror,  fitimet  kryesore  shkonin  për  ndërmarrjet  në  të  cilat  punonin 
ose  ishin  të  lidhur  autorët.  Megjithatë,  ata  përfiton  shpërblim  personalisht  për  përdorimin  e 
veprave të tyre. Me dekretin nr. 3077, datë 22.3.1960 të Presdiumit të Kuvendit Popullor “Për 
të  drejtën  e  auktorit”,  Shqipëria  e  periudhës  komuniste  u  pajis  me  një  ligj  që  sanksiononte 
parimet  e  të  drejtës  së  autorit  që  kemi  sot.  Kështu,  i  njihej  statusi  autorit  në  raport  me 
krijimin,  mbrojtjen  dhe  shumëfishimin  e  veprës  së  tij.  Në  këtë  Dekret,  jepet  gjithashtu  një 
përkufizim tejet i gjerë dhe fatmirësisht aspak shterues i të veprës artistike dhe, ç’është më e 
rëndësishmja, vepra nuk ka asnjë mision, gjë që në pamje te parë largon çdo hije censure mbi 
të nga pikëpamja ligjore
103
. Me hyrjen në fuqi të Kushtëtutës së RPSSH, siç do e shikojmë më 
poshtë, kjo  pikë do të njohë një regres të dukshëm.  Dekreti 3077 i  njihte autorit të drejta të 
pakontestueshme  mbi  veprën  si  pasurore  ashtu  dhe  jopasurore.  Për  sa  i  përket  kategorisë  së 
parë,  kjo  është  edhe  më  e  vërtetë  nëse  shikojmë  se  në  bazë  të  Dekretit  3077,  është  nxjerrë 
Vendimi  i  Këshillit  të  Ministrave  nr.  155,  datë  22.3.1960  “Për  aprovimin  e  rregullore  për 
shpërblimin  e  auktorëve  të  veprave  letrare,  artistike  dhe  shkencore”
104
.  Nëpërmjet  disa 
detajeve të imëta që ende nuk njihen në dispozitat tona ligjore dhe nënligjore të pas vitit 1990, 
jepet çdo e dhënë për shpërblimin e autorëvë në bazë të llojit të veprave dhe kopjeve të tyre që 
do  të  botoheshin.  Për  të  plotësuar  tërësisht  kornizën  normative  në  fushën  e  shpërblimit  të 
personave  që  jetësonin  veprat  (interpretuesit,  aktorët  etj)  në  vitin  1966  u  miratua  Vendimi  i 
Këshillit  të  Ministrave  nr.  67  datë  21.1.1966  “Mbi  tarifat  e  shpërblimeve  të  interpretuesve, 
                                                           
101 Fletore Zyrtare viti 1947 (Arkiva e Shtetit Shqiptar). 
102 Fletore Zyrtare 21/1951 (Arkiva e Shteit Shqiptar). 
103 Nenet 2 dhe 3 të Dekretit 3077. Po citojmë vetëm fjalinë e parë të nenit 2 të Dekretit 3077: “Objekt te se 
drejtes se auktorit, jane te gjitha veprat e krijimtarise  intelektuale ne fushen letrare, artistike dhe shkencore, 
menyra dhe forma e paraqitjes se tyre dhe pavaresisht nga  destinimi i tyre.“  (Dekreti 3077 mund të gjendet në 
faqen e Qendrës së Botimeve Zyrtare www.qbz.gov.al). 
104 www.qbz.gov.al. 


37 
 
këngëtarëve,  auktorëve  etj”
105
.  Për  sa  i  përket  të  drejtave  pasurore,  Dekreti  3077  është,  pa 
dashur të jemi provokativë, më i qartë se legjislacioni sot, në përcaktimin e të autorësisë mbi 
veprën,  respektimit  të  integritetit  të  veprës,  divulgimit  dhe  shpërndarjes  së  saj,  si  dhe  të 
drejtën për të marrë shpërblim prej qarkullimit të saj
106

Me  hyrjen  në  fuqi  të  Kushtetutës  së  RPSSH,  u  rishikua  dhe  kuadri  ligjor  edhe  në 
fushën e të drejtës së autorit. Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i vitit 
1981 (“Kodi Civil i RPSSH”) reflekton më së miri mënjanimin e autorit, personazhi qendror 
në  të  drejtës  së  autorit,  dhe  fokusimin  më  të  madh  mbi  veprën  artistike,  e  cila  tashmë,  në 
kundërshtimin  me  parimin  e  neutralitetit  të  veprës  artistike,  ka  një  funksion,  “t’i  shërbejë 
ndërtimit  të  socializmit  dhe  edukimit  komunist  të  masave,  cilado  qoftë  mënyra  e  formës,  e 
paraqitjes dhe destinimi i tyre”
107
. Në parim, vepra mund të shprehet në çfarëdolloj forme të 
mundshme,  edhe  ky  është  një  parim  që  e  gjejmë  në  legjislacionet  moderne  të  të  drejtës  së 
autorit  dhe  përbën  një  nga  parimet  themelore  të  saj.  Megjithatë,  është  e  pamundur  që  të 
mendohet dhe faktet e vërtetuan se një vepër mund, që në të njëjtën kohë të mveshë një formë 
çfarëdo  dhe  njëkohësisht  t’i  shërbejë  ndërtimit  të  socializmit  dhe  edukimit  komunist  të 
masave. Ndoshta një interpretim më i zgjeruar i këtij qëllimi do e kishtë mundësuar sheshimin 
e kësaj dikotomie, por faktet treguan se pikërisht një qëllim i tillë legjitimonte dhe censurën 
në  format  e  shprehjes  artistike.  Disa  dispozita  të  KC  të  RPSSH  në  lidhje  me  të  drejtën  e 
autorit janë shprehin qartësisht koncepte të sakta, si për shembull çasti kur një vepër quhet e 
krijuar, që është çasti kur vepra është shprehur me gojë ose ka marrë formën e dorëshkrimit, 
duke mos ja nënshktruar asnjë organi shtetëror për ndonjë regjistrim të mundshëm
108
. Gjë që 
do të asimilohej me një formë të pastër censure. Gjithashtu, për sa i përket veprave me disa 
autorë, ose ndryshe bashkautorësie, Kodi Civil i RPSSH bën një asimilim më të qartë se ligji 
aktual për të drejtën e autorit me teorinë e bashkëpronësisë, prej së cilës është frymëzuar dhe 
rregullimi  i  pozitës  juridike të veprave në bashkautorësi
109
. Edhe për sa i  përket  botimit  ose 
ekzekutimit të veprës në publik, ribotimit ekspozimit ose përdorimit në ndonjë mënyrë tjetër i 
veprës, Kodi Civil i RPSSH nuk i lejon pa pëlqimin e autorit
110
. Megjithatë, më tej Kodi Civil 
bën një interpretim  shumë të ngushtë të shkeljes  së të drejtës  së  autorit, duke mos  e quajtur 
shkelje  për  shembull  përshtatjen,  përpunimin  apo  orkestrimin  muzikor,  ose  kthimin  e  një 
pikture  në  skulpturë,  me  kusht  që  të  ketë  marrë  pëlqimin  e  autorit
111
.  Një  dispozitë  e  tillë 
nënkupton se vepra “shpronësohej” në dobi të edukimit komunist të popullit dhe kësisoj nuk 
                                                           
105 Po aty. 
106 Neni 14 i Dekretit 3077 (www.qbz.gov.al). 
107 Neni 315 i Kodit Civil të RPSSH. 
108 Neni 316 i Kodit Civil të RPSSH. 
109 Neni 317 i Kodit Civil të RPSSH. 
110Neni 324 i Kodit Civil të RPSSH. 
111 Neni 326 a) i Kodit Civil të RPSSH. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə