Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə25/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   137

38 
 
jepej asnjë shpërblim. Në këtë formë shpronësimi hynte dhë përkthimi i një vepre shqiptare në 
një gjuhë të huaj
112

Për të qenë sa më shterues, vlen që të shtjellojmë shkurtimisht dhe dispozitat e KC të 
RPSSH për sa i përket pronësisë industriale, për të patur një vizion sa më të plotë zbatimit të 
pronësisë intelektuale në periudhën e komunizmit. Kështu, Kodi Civil i RPSSH si shprehje e 
kolektivizimit dhe e ndalimit të pronës private dhe të sipërmarrjes private, nuk ka parashikuar 
asnjë dispozitë për markat  tregtare  apo dizenjot, si  të panevojshme. Siç e theksuam  më lart, 
këto  krijime intelektuale nuk kanë një ekzistencë të tyren nëse nuk kryejnë në radhe të parë 
funksionin  e  mbrojtjes  se  një  malli,  shërbimi  apo  shoqërie  tregtare.  Së  dyti,  Kodi  Civil  i 
RPSSH parashikonte vetëm dispozita për shpikjet  dhe për atë që quhej  “racionalizimi”, ose 
zgjidhja  teknike  që  do  të  përmirësonte  prodhimin  dhe  teknologjinë
113
.  Si  koncept 
racionalizimi  nuk  mund  të  konsiderohet  i  gabuar,  por  sot  çdo  mjet  racionalizues  në  industri 
mbrohet nëpërmjet patenta të shpikjeve, dhe kësisoj ekzistenca e dy koncepteve që në analizë 
të fundit  janë të ngjashme, nuk konsiderohet  më e nevojshme. Po cili  do të jetë titullari  i  të 
drejtave  që  lindin  prej  një  shpikjeje?  Në  një  shoqëri  ku  aktorë  ekonomikë  janë  shteti  dhe 
kooperativat  bujqësore,  titullar  i  të  drejtave  të  shpikjes  do  të  jenë  pikërisht  këta  aktorë.  Por 
Kodi  Civil,  në  ndryshim  nga  pronësia  industriale  që  kemi  sot,  u  njeh  autorëve  të  shpikjeve 
apo të racionalizimeve mundësinë që t’u njihet e drejta e shpikjes apo e racionalizimit
114
. Me 
pak  fjalë,  emri  i  tyre  nuk  do  të  harrohet  po  të  mbetet  në  hije,  pavarësisht  se  ata  nuk  e 
shfrytëzojnë dot këtë të drejtë, që u rezervohet aktorëve ekonomikë shtetërorë. 
Me  shndërrimet  shoqërore  dhe  politike  të  fillimviteve  ’90,  filloi  dhe  përpjekja  e 
ligjvënësve për të ndryshuar radikalisht legjislacionin shqiptar dhe në këtë kuadër, u ndryshua 
dhe kuadri ligjor që lidhej me të drejtën e autorit. Kështu, Ligji nr. 7564 datë 19.5.1992 “Për 
të drejtën e autorit” zëvendësoi  nenet  e KC  të RPSSH dhe kështu  u vendos një kuadër më i 
plotë  të  rregullimit  të  marrëdhënieve  që  lidhen  me  të  drejtën  e  autorit:  u  rivendos  autori  në 
qendër të vëmendjes së Ligjit, u saktësua përkufizimi i veprës artistike, të drejtat që ka autori, 
si pasurore ashtu dhe ato jopasurore  (ose morale), kontratat e autorit, mjetet e shfrytëzimit të 
veprës në bazë të këtyre kontratave dhe të kontratave më të posaçme ( si përshembull kontrata 
e botimit). Një nga ndryshimet thelbësore të Ligjit 7564 ka qenë dhe parashikimi për herë të 
parë i konceptit të origjinalitetit si dhe i krijimit intelektual, gjë e cila nuk përmbahej fare në 
ligjin e mëparshëm, dhe që tregon karakteristikën kryesore të veprës artistike, e lirë nga çdo 
trysni  dhe  censurë.  Edhe  pse  u  vendosën  piketat  kryesore  të  rregullimit  të  të  drejtave  të 
autorit, u pa e nevojshme ndryshimi i Ligjit 7564, duke e zëvendësuar atë me një ligj më të ri, 
në  harmoni  me  direktivat  evropiane.  Kështu,  me  Ligjin  nr.  9380  datë  28.4.2005  “Për  të 
drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera e lidhura me të” ligjvënënsi synoi që të ishte më i plotë 
                                                           
112 Neni 326 f) i Kodit Civil të RPSSH. 
113 Neni 329 i Kodit Civil të RPSSH. 
114 Neni 331 i Kodit Civil të RPSSH. 


39 
 
dhe  më  në  përputhje  me  kërkesat  e  kohës.  Siç  e  tregon  dhe  titulli,  Ligji  9380  vë  në  dukje 
faktin se rreth autorit dhe të drejtave të tij, gravitojnë një sërë aktorësh të tjerë, të cilët dhe ata 
gëzojnë të drejta si jetësues të veprës, si për shembull artistët interpretues, ekzekutues si dhe 
prodhuesit  e  veprës  artistike.  Ligji  9380  nuk  është  më  në  fuqi  dhe  është  zëvendësuar  me 
Ligjin 35/2015, datë 31.3.2016 “Per të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”, i cili 
është  botuar  në  Fletoren  Zyrtare  më  datë  20  prill  2016
115
.  Ligji  në  fjalë  ka  ndjekur  një 
maratonë të gjatë, që ka filluar me përgatitjen e një projektligji të parë ne vitin 2010 dhe më 
pas,  ky  version  është  rishikuar,  duke  mbërritur  në  variantin  e  ligjit  të  miratuar  që  kemi  sot. 
Natyrishëm ky studim do të bazohet në Ligjin e ri për të drejtën e autorit, por gjithashtu nuk 
do të lërë mënjanë studimin e ligjit të vjetër, atëherë kur do të jetë e nevojshme për analizën e 
çështjeve  që  kanë  lindur  nën  sundimin  e  ligjit  të  vjetër,  si  dhe  për  efekt  të  një  studimi 
krahasimor për të parë prurjet e ligjit të ri. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për të drejtën e autorit, 
do të njohim  zhvillime në fushën e zbatimit  të tij  në botën  digjitale, pasi  vetëm këto  vitet e 
fundit në Shqipëri po fillon të njihet potencialiteti që ofron interneti dhe pajisjet  digjitale në 
përhapjen dhe shfrytëzimit e veprave artistike. 
2.5 – E drejta e autorit dhe e ardhmja 
Trajtimi  i  temës  do  të  bëhet  në  një  skemë  klasike,  pasi  qëllimi  i  këtij  studimi  është 
analiza e të drejtës së autorit siç parashikohet në legjislacionin shqiptar. Por në kohën e sotme, 
nuk mund të merret në analizë asnjë superstrukturë apo derivat të ndonjërës pret tyre pa bërë 
një analizë krahasimore me atë çka ndodh jashtë kufijve. Rrethimet dhe izolimet janë tërësisht 
jofunksionale,  akoma  më  shumë  në  fushat  juridike.  Rrethimet  politike
116
 të  trashëguara  nga 
historia  tashmë  janë  vetëm  objekte  studimi  të  historisë,  pasi  sot  nuk  mund  të  trajtohet  asnjë 
subjekt  pa  bërë  një  analizë  analogjike  dhe  krahasimore  me  çka  ndodh  jashtë.  Në  këtë 
kontekst, edhe nëse do të mundohemi të trajtojmë të drejtën e autorit parë vetëm nga burimet 
e brendshme, fatkeqësisht do të biem shpejt në një varfëri konceptuale dhe dokumentare, pasi 
praktika  dhe  teoria  e  kësaj  lënde  në  Shqipëri  është  e  cekët,  edhe  pse  përpjekjet  e  kohëve  të 
fundit janë më të dukshme. Kësisoj, ky trajtim, në përpjekje për të qenë më i qartë, më i plotë, 
pa patur objektiv që të jetë shterues, do të hulumtojë legjislacionet dhe praktikat e huaja, me 
të vetmin synim, dhënien e një pasqyre sa më të plotë të parimeve të të drejtës së autorit dhe 
mënyrën si  ato  mund  të zbatohen në Shqipëri.  Gjithashtu,  trajtimi i  këtij libri  nuk  do të lërë 
mënjanë  ekonominë  numerike  (ose  digjitale).  Zhvillimet  teknologjike  që  njohën  një  hov  të 
madh  në  vitet  ’80  me  krijimin  e  suporteve  digjitale  të  veprave  si  dhe  përhapja  e  gjerë  në 
publik i internetit në vitet ’90 dhe konfirmimi i kësaj përhapjeje në vitet 2000, ka sjellë në të 
njëjtën  kohë  përpjekjet  për  të  vendosur  hapësirën  e  internetit  brenda  kuadrit  juridik  si  dhe 
ngritjen e pyetjeve legjitime mbi krijimin e mundëshëm të një ekonomie digjitale të jë natyre 
të re dhe që sjellë, si pasojë, edhe formësimin e parimeve të reja juridike. Së fundi, veprat të 
                                                           
115 Ligji hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletorën Zyrtare, sipas parashikimit të nenit 190 të Ligjit. 
116 Për më tepër rreth konceptit të rrethimit, shih Ardian Vehbiu “Sende që nxirrte deti”, botimet Dudaj, 2013. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə