Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə26/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   137

40 
 
vendosura  në  një  suport  digjital  kanë  sjellë  dhe  problematika  që  lidhen  me  shkeljen  e  të 
drejtës së autorit, pasi asgjë nuk lejon dallimin midis kopjes origjinale të një vepre dhe kopjes 
jo origjinale të saj, të bërë në mënyrë të paligjshme. Formati digjital i veprave mundëson tre 
avantazhe mjaft të fuqishme: besnikërinë (me origjinalin)
117
, kompresimin (për të shpëtuar sa 
më shumë memorje në një kompjuter) si dhe përdorueshmërinë
118
.  
 
                                                           
117 Raporti i grupit të punës së Akademisë së shkencave morale dhe politike, Francë, korrik 2000, cituar më 
sipër. 
118 Paul Goldstein in Siva Vaidhyanathan “Copyrights and Copywrongs”, New York University Press, 2001. 


41 
 
KREU II
 – LINDJA E TË DREJTËS SË AUTORIT NË 
MJEDISIN DIGJITAL 
 
Si  në  çdo  lëndë  juridike,  shtrohet  vetvetiu  pyetja  e  objektit  të  asaj  që  po  studiohet. 
Pyetja që lidhet me objektin e studimit është pika fillestare, pa të cilën çdo shpjegim vijues do 
të  ishte  stërhollim,  për  më  tepër  i  pasaktë.  Përgjigja  e  parë  që  na  shkon  instinktivisht  në 
mendje  është  vepra.  Dhe  jo  cilado  vepër,  por  vetëm  ajo  që  mbart  vlera  artistike.  Pra  vepra 
artistike  do  të  jetë  objekti  kryesor  i  trajtimit  të  së  drejtës  së  autorit.  Shtjellimi  i  kuptimit 
juridik të  veprës  artistike do të zerë pjesën  e parë  të  këtij  kreu. Më  tej, do të  shikojmë se si 
lind dhe ç’formë merr vepra artistike, kush është kontribuesi i saj dhe së fundi do të shikojmë 
mënyrën se si ajo shprehet. Nëpërmjet kesaj analize, do të kemi një pamje të plotë të kuptimit 
juridik të veprës.  
Por  askush  nuk  do  të  kishte  të  drejta  mbi  një  vepër  artistike  nëse  kjo  nuk  do  të 
mbrohej. Në këtë kuptim, do të shikojmë, nëpërmjet shtjellimit të pjesës së dytë të kapitullit, 
se një vepër artistike përfiton mbrojtje ligjore në disa kondita të caktuara. Mbrojtja e një vepre 
nuk është kusht sine qua non që një vepër të quhet artistike. Prandaj do të trajtohet veçantë, 
sepse brenda kufijve të mbrojtjes së një vepre do të shikojmë dhe zbatimin e plotë të së drejtës 
së autorit dhe përjashtimet nga zbatimi i tij për disa vepra artistike që i binden disa konditave 
të tjera. 
 
1. – Objekti i të drejtës së autorit në mjedisin digjita

Vepra  është  një  koncept  i  papërkufizueshëm  për  shkak  se  ky  koncept  nuk  do  të  jetë 
kurre shterues në përbërësit e tij por edhe për arsye se është më e drejtë që një koncept i tillë 
të  mos  ketë  një  përkufizim  të  përcaktuar,  si  një  mënyrë  për  të  mënjanuar  çdo  përpjekje 
censuruese  kundër  veprimtarisë  krijuese  të  njeriut.  Para  në  aspektin  digjital,  përkufizim  i 
veprës  në  një  fjali  të  vetme  definuese  nuk  do  të  reflektonte  aspak  shumëllojshmërinë  e 
krijimeve intelektuale që do të burojnë prej digjitalizimit. 
Megjithatë,  a  mund  të  themi  që  vepra  nuk  ka  asnjë  përkufizim  ligjor?  Jo.  Ligji  nr. 
35/2016 Për të drejtat e autorit dhe të drejta te lidhura me to (“Ligji për të drejtat e autorit”), 
është ligji bazë që rregullon marrëdhëniet e të drejtës së autorit, jep një përkufizim të veprës, 
ashtu  siç  bënte  dhe  Ligji  9380  i  mëparshëm.  Sipas  tij,  veprat,  që  përbëjnë  dhe  objektin  e  të 
drejtës  së  autorit,  janë  “çdo  krijim  intelektual  original,  në  fushën  e  letërsisë,  artit  dhe 
shkencës, i cili mbart karakteritika individuale, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes 


42 
 
së tyre, objektivi, rëndësia për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj”
119
. Karahasimisht 
me  Ligjin  e  vjetër,  përkufizimi  është  më  i  plotë.  Sipas   Ligjit  të  vjetër,  vepra  artistike  është 
“çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, i materializuar, pavarësisht nga forma a 
mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”
120
. Ligjvënësi ynë ka bërë 
zgjedhjen  e  duhur  për  të  dhënë  disa  karakteristika  të  veprës.  Disa  ligjvënës  të  tjerë,  kanë 
zgjedhur të mos japin një përkufizim të qartë të veprës, duke e bërë kështu konceptin e veprës 
një  mjegullnajë  që  duhet  kthjelluar  rast  pas  rasti  nga  jurisprudenca.  Kështu,  Kodi  francez  i 
Pronësisë  Intelektuale  disponon  se  “autori  i  një  vepre  gëzon  mbi  këtë  vepër,  për  shkak  të 
krjimit të saj, një të drejtë pronësore”
121
. Për të dyja rastet mund të themi se zgjidhja politike 
është e justifikuar. Përkufizimi i veprës artistike që jep Ligji për të drejtat e autorit është një 
përmbledhje jo shteruese e karakteristikave kryesore që ka nxjerrë jurisprudenca ndër vite.  
Kriteret e përcaktuar në nenin 8 të Ligjit për të drejtën e autorit janë ato të përcaktuara 
dhe në konventat ndërkombëtare dhe asnjë kriter tjetër nuk do të përdoret për cilësimin e një 
prodhimi si vepër. Projektligji i mëparshëm parashikonte në nenin 3 të tij se asnjë kriter tjetër 
nuk do të përdoret për cilësimin e një prodhimi të tillë si vepër“. Ligji për të drejtat e autorit e 
ometon një fjali të tillë. Megjithatë, për të dhënë sa më të qartë idenë se asnjë kriter tjetër nuk 
duhet të merret në konsideratë për përcaktimin e një vepre, pasi në të kundërt, mund të jemi 
në prani të një censure, do të ishte më e udhës që Ligji ta përmbante një fjali të tillë. Duke e 
dhënë  këtë  ide,  mishëruar  më  këtë  fjali,  Ligji  do  të  jepte  më  mirë  idenë  e  lirisë  që  duhet  të 
përshkojë krijimtarinë e autorit, faktin se asgjë tjetër nuk hyn në përcaktimin e krijimit artistik 
përveçse se origjinaliteti dhe individualiteti i autorit. Në mjedisin digjital, çdo tentativë tjetër 
për të vendosur barrieria kufizuese do të veprës do të ishtë kundër produktive dhe do të sillte, 
si  pasojë,  rrezikun  e  moszbatueshmërisë  së  të  drejtës  së  autorit  në  disa  vepra  të  krijuara 
nëpërmjet metodave digjitale. 
 
1.1 – Pasojat e digjitalizimit mbi kuptimin e veprës 
Këtu  do  të  analizohen  të  gjithë  elementët  përbërës  të  veprës  artistike,  elementë 
thelbësorë  mbi  të  cilët  qendron  dhe  ngrehina  e  të  drejtës  së  autorit:  ndërhyrja  e  njeriut, 
materializmi, mungesa e një forme të përcaktuar dhe origjinaliteti.  
1.1.1 Ndërhyrja e njeriut në krijimin e veprës 
Duket  si  një  eufemizëm,  por  duhet  thënë  dhe  nënvizuar  fort  se  një  vepër  nuk  mund  të 
krijohet  veçse  nga  mendja  dhe  dora  e  njeriut.  Ky  parim  nuk  përgënjeshtrohet  as  nga 
revolucioni digjital, pavarësisht se në dukje mund të jetë në kontradiktë. Në hyrje u tha se të 
                                                           
119 Neni 8 i Ligjit për të drejtat e autorit.  
120 Neni 4 pika 1 e Ligjit 9380. 
121 Neni 111-1 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale, botimet Dalloz, 2007. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə