43
drejtat që derivojnë prej veprës, qofshin pasurore ose personale, në kohëra të hershme të
historisë mbroheshin në mënyrë të përbashkët nga autori dhe shoqëritë që kryenin
shtypshkrimin e tyre. Sistemi i sotëm reflekton personalizmin e fortë që karakterizon të
drejtën e autorit në sistemin kontinental. Në njëfarë mënyre, është kryer tashmë një ndarje
midis krijuesit të veprës dhe përdoruesit të saj. Duke specifikuar qartë se autor është njeriu-
krijues
122
, ligjvënësi thekson dëshirën për të mbrojtur autorin, për ta bërë atë marrësin
origjinal të të drejtave që burojnë prej krijimit të tij intelektual. Kësisoj, përdoruesit e veprës,
të cilët do të shfrytëzojnë anën ekonomike të veprës nuk janë depozituesit primarë të të
drejtave. Ata duhet të lidhin marrëveshje me autorin në mënyrë që të shfrytëzojnë veprën. Për
këta nuk ka asnjë kufizim ligjor, pasi këtu hyjmë në fushën e të drejtës tregtare dhe
rrjedhimisht një shfrytëzim ekonomik të veprës mund ta bëjë si autori ashtu dhe çdo person
tjetër fizik apo juridik.
Cilat janë pasojat e kësaj dispozite ligjore? Elementi i parë i përgjigjes që vjen në mendje,
sërish një formë më e tjetër eufemizimi, është përjashtimi i kafshëve
123
në krijimin e veprave
artistike. Krijimet artistike të krijuara nga majmunët, qentë dhe miq të tjerë të njerëzimit janë
të mundura vetëm se prapa tyre qendron njeriu dhe procesi i tij krijues, me anë të të cilit ai
përdor këto kafshë për krijimin e veprave artistike. Edhe në këtë rast është njeriu që krijon
veprën duke përdorur kafshët si mjet për të mishëruar krijimtarinë e tij
124
. Në këtë kuptim,
nuk mund të konceptohet dot se kafshët janë autorë të veprave artistike
125
. Thënë këto, mund
të mendohet se, me kalimin e kohës, ndoshta edhe arsyet e përjashtimit të kafshëve nga thelbi
i krijimit të një vepre, mund të rezultojë abuzive. Por nuk mendojmë kështu. Dhe këtu na hyn
në ndihmë psikologjia e kafshëve. Sipas studimeve, kafshët mund të perceptojnë fenomenet
në bazë të analogjisë, por nuk mund të kryejnë aktin e përfaqësimit të elementëve. Pra, në
thelb, do ju mungojë procesi i nevojshëm dhe i plotë intelektual i procesit të krijimit. Prandaj
dhe majmuni për shembull nuk mund të pikturojë, por thjesht do të zhgarravis
126
.
122 Ligji, për mendimin tonë në mënyrë të gabuar, termin “person fizik”. Kuptohet se çfarë ka dashur të shprehë
ligjvënësi, por në fjalorin juridik shqiptar, termi “person fizik” nënkupton individin që ushtron aktivitet tregtar
në emrin e tij personal. E njëjta teminologji përdoret dhe në Ligjin aktual për të drejtën e autorit. Edhe pse
shikojmë se në disa nene, Ligji përdor dhe termin “individ”, duke treguar edhe njëheë paqartësinë semantike, por
njëkohësisht dhe kuptimin që ka dashur ligjvënësi t’i japë togfjalëshit “person fizik”.
123 Në disa legjislacione, kafshët ende kategorizohen si sende. Megjithatë, fryma e përgjithshme sot është që
kafshët të përfitojnë nga një status i veçantë, të klasifikuar si sui generis. A mund të sjellë kjo një rishikim të
statusit të kafshëve në raport me të drejtën e autorit? Nuk mendojmë se është rasti, pasi te kafshët mungon hapi i
vullnetshëm për të krijuar diçka.
124 Rasti i piktorëve Dorgeles
dhe Boronali, të ndihmuar nga majmuni i tyre Lolo.
(http://tonyshaw3.blogspot.com/2012/12/roland-dorgeles-and-joachim-raphael.html).
125 Pavarësisht se disa mbrojnë tezën e amendimit të Deklaratës universal të të drejtave të kafshës të UNESCO-
s datë 15 tetor 1978, duke i shtuar dhe të drejtën e pronësisë intelektuale.
126 in Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz, f. 57.
44
As fenomenet natyrore nuk mbrohen nga e drejta e autorit, pavarësisht nivelit estetik që
ato mund të paraqesin në sytë tanë, për sa kohë mbi këto fenomene nuk ka asnjë ndërhyrje
nga ana e njeriut.
Problemi kryesor këtu është dhe ai i krijimit të veprave artistike nëpërmjet mekanizmave
të automatizuar, ose mjeteve informatike dhe digjitale. Natyrisht, nëse prapa makinës qendron
njeriu, i cili jep urdhrat, shkruan programet, përpunon pamjet e kështu më radhë, nuk duhet të
ketë asnjë dyshim kemi të bëjmë me vepra që potencialisht mund të mbrohen nga e drejta e
autorit. Në këtë rast, nuk shtrohet problemi i cilësisë së autorit të veprës, pasi përgjigja është
njeriu, por me cilësinë e vetë veprës. Problematika do të lind në rastet kur mjetet informatike
fitojnë një formë autonomie ndaj krijuesit të tyre dhe ndërhyrjes së tij në procesin krijues.
Rastet të cilat hyjnë në këtë kategori nuk janë pjesë domosdoshmërisht e kategorisë së
veprave. Per shembull, përpunimi bazik i parimeve që përbëjnë bazën e cilitdo elementi të një
programi kompjuterik nuk do të mbrohen
nga e drejta e autorit
127
. Ato mund të kenë një autor,
por ato përjashtohen vetvetiu nga e drejta e autorit për shkak të karakterit të tyre shumë të
përgjithshëm dhe që qendrojnë si elemente bazë të formimit të mëtejshëm të programit
kompjuterik. Për shëmbull, nëse krahasohet me botën reale, krijuesi i një stilolapsi nuk mund
të kërkojë të drejta autori për shkak të përdorimit të këtij stilolapsi nga një autor i një
dorëshkrimi.
Megjithatë mund të ndodhë që të kemi raste të caktuara kur krijimet informatike
autonome të japin një produkt të caktuar që mund të tërheqë publikun për shkak të një
dimensioni artistik të pamohueshëm. Mund të përmendim këtu krijimet 3D të gjeneruara prej
kompjuterit, apo pamjet satelitore. Megjithatë, edhe në këto raste, duhet t’i përmbahemi
parimeve dhe t’u mohojmë këtyre krijimeve cilësinë e veprës.
A duhet të jetë i ndërgjegjshëm njeriu se është duke krijuar një vepër artistike? Pyetja
mbart një dimension filozofik të padiskutueshëm, por nuk është aspak pretendimi i këtij
studimi që të bëjë nëj analizë të tillë këtij problemi. Megjithatë, për të mos u shmangur temës,
nuk duhet lënë pa përmendur se disa autorë mendojnë se në mënyrë të natyrshme,
njeriu duhet
të jetë i ndërgjegjshëm se ndodhet në një proces krijues, se ka vullnetin të krijojë dhe të
ndryshojë realitetin
128
. Njeriu që e vesh veten me një mision të tillë do të quhet, pa asnjë
dyshim se është në një proces krijues që do të mishërohet në një vepër. Por një përkufizim i
tillë rrezikon të lërë mënjanë një pjesë të konsiderueshme veprash, autorët e të cilave nuk
kanë patur pretendimin e shndërrimit të realitetit dhe që nuk kanë objektivisht një vullnet për
të krijuar apo për të shndërruar realitetin. Edhe pse në realitet e bëjnë një gjë të tillë, duhet të
konstatojmë se një pjesë e konsiderueshme e artistëve bashkëkohorë e përjashtojnë veten nga
127 Fjalia e fundit e pikës 1 të nenit 88 të Ligjit për të drejtat e autorit.
128 Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 57.