Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə28/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   137

45 
 
procese  të  tilla  shndërruese
129
.  Një  përkufizim  i  tillë,  rrjedhimisht,  mund  të  rezultojë 
gabimisht në kufizimin e krijimeve që do të njihen si vepra. 
Në vitet ’60 në Itali u zhvillua një tendencë e re artistike e quajtur “Arte Povera”. Artistët 
e  kësaj  tendence  (ata  refuzonin  ta  quanin  rrymë  artin  e  tyre)  konsistonte  në  refuzimin  e 
industrisë kulturore dhe të shoqërisë së konsumimit, sipas një strategjia të bazuar në modelin 
e  guerriljes.  Ata  nuk  dilnin  me  armë  në  dorë  kundër  sistemit,  por  merrnin  prej  sistemit 
kulturor ato elementë që u duheshin për të nxjerrë në pah kotësinë dhe koklavitjen e tepruar të 
shoqërisë  moderne.  Refuzimi  i  identifikimit  me  establishmentin  kulturor  mishërohej  duke  i 
vënë theksin procesit krijues dhe jo objektit përfundimtar. Ky proces bënte të mundur dhënien 
e  një  kuptimit  objekteve  që  nuk  kishin  asnjë  kuptim.  Artistët  e  Arte  Povera-s  përdornin 
produkte të panevojshme si për shembull rërë, fshirëse, dru, zift, veshje të përdorura etj dhe i 
poziciononin në mënyrë të tillë që të krijonin një kompozim të caktuar. Kompozimet mund të 
ishin mjaft thjeshta, çka shtronte dhe pyetjen se a mund të mbrohen këto vepra nga e drejta e 
autorit  kur  këto  vepra  përbëheshin  tërësisht  vetëm  nga  materiale  bruto  me  një  përpunim 
krijues minimal. Natyrisht, në kohën kur kjo tendencë u krijua debati ishte i fortë, por tashmë 
është  e  padiskutueshme  se  dora  e  njeriut  është  e  pranishme  dhe  në  kompozimin  e  këtyre 
veprave të artit abstrakt. 
Në fakt, përcaktimi i vullnetit krijues është i rëndësishëm kur vihet perballë rastësisë. Kjo 
pikë  përbën dhe një nga kufizimet  ndaj  aktivitetit  të  njeriut:  nuk mund  të  quhet  se ai/ajo  ka 
krijuar një vepër, pra  gjendet në një proces intelektual krijues, pasi ka realizuar një shprehje 
krijuese  vetëm  rastësisht
130
.  Duhet  të  ketë  një  proces  intelektual,  na  rikujton  Ligji  për  të 
drejtat e autorit, ashtu siç e bënte dhe Ligji i kaluar 9380, pra një formë vetëdijeje e njeriut se 
edhe  ne  rastet  kur  është  duke  improvizuar  apo  duke  krijuar  disa  çaste  nën  influencën  e 
spontaneitetit,  ai  është  në  një  përpjekje  të  vazhdueshme  intelektuale  të  krijimit  të  një  vepre 
artistike. Vendosja e një kornize të tillë rezulton e nevojshme për të përkufizuar sa më qartë 
deri  ku  shkon  mbrojtja  e  krijimeve  artistike  nëpërmjet  të  drejtës  së  autorit.  Çdo  krijim  i  një 
natyre tjetër mund të mbrohet nga mekanizma të tjerë juridikë, por jo nga e drejta e autorit.  
Kjo pikë do të trajtohet më në hollësi, por për momentin duhet shprehur në mënyrë të 
përmbledhur ideja se çdo vlerësim i një vepre, për të ditur nëse mbrohet apo jo nga e drejta e 
autorit, do të analizohet rast pas rasti nga organi kompetent, që është gjykata. Deri më tani, ka 
rezultuar  mënyra  më  e  mirë  për  të  ruajtur  veprën  artistike  nga  çdo  tendencë  censuruese  të 
organeve administrative. 
                                                           
129 Artikull problemor me titull "Arti për të krijuar pasuri me hiçgjë", ku përmendet rasti i një artisti që thjesht 
vendoste objekte industriale që nuk i kishte krijuar ai në një rend të caktuar… (http://www.monde-
diplomatique.fr/2008/08/PATAUD_CELERIER/16183)  
130 Po aty. 


46 
 
Nëse  vepra  krijohet  nga  njeriu,  shtrohet  gjithashtu  pyetjen  për  të  ditur  nëse  njeriu 
duhet të ketë zotësinë juridike për vepruar që të krijojë një vepër artistike? A do të zbatohen 
dispozitat  ligjore  përkatëse  të  zotësisë  të  parashikuara  në  Kodin  Civil
131
?  Do  të  shtrohet 
çështja e personave që,  për arsye të alterimit të aftësive të tyre, zotësia e tyre për të vepruar 
është e kufizuar. Siç u tha dhe më lart, ligji kërkon që vepra artistike të krijohet nëpërmjet një 
procesi intelektual. Në rastin konkret, pikërisht sepse kjo etapë mungon, një pjesë e doktrinës 
mendon se nuk mund të  jemi në prani të krijimit të një vepre artistike. Këtu do të bëhet një 
dallim: nëse personi që e ka zotësinë e tij të kufizuar njeh momente kthjelltësie mendore, ai në 
parim  do  të  jetë  në  gjendje  që  të  krijojë  vepra  artistike.  Mund  të  përmendim  këtu  rastin  e 
filozofit gjerman Nietzsche, i cili në fund të jetës së tij, u prek nga një sëmundje mendore që i 
kufizonte  së  tepërmi  momentet  e  tij  të  kthjelltësisë  mendore.  Pra,  personi  duhet  të  ketë 
kapacitetin krijues minimal për të qenë në gjendje të reflektojë në një krijim artistik botën e tij 
të  brendshme.  Nga  ky  qendrim,  rezulton  se  përjashtohen  kategorikisht  nga  njohja  e  procesit 
krijues  të  një  vepre  artistike  personat  që  u  mungon  totalisht  zotësia  për  të  vepruar  si  dhe 
fëmijët e moshës së njomë (infans). Për shkak se këto kategori nuk kanë vullnetin dhe aftësinë 
për  të  kuptuar  se  po  hyjnë  në  një  proces  krijues,  krijimet  e  tyre  do  të  jenë  tërësisht  fryte  të 
rastësisë
132
. Dhe me sa pamë më sipër, procesi rastësor nuk është proces krijues në kuptimin e 
Ligjit për të drejtën e autorit.  
Por  ka  dhe  një  qendrim  tjetër  në  lidhje  me  personat  që  u  mungon  zotësia  për  të 
vepruar.  Nisur  nga  një  pikëpamje  më  humaniste,  doktrina  që  mbron  idenë  e  njohjes  së 
procesit  krijues  në  kuptimin  e  Ligjit  për  të  drejtat  e  autorit,  mendon  se  nuk  duhet  të 
analizojmë  nëse  personi  ka  zotësinë  juridike,  por  nëse  personi  ka  zotësinë  të  krijojë  një 
produkt  të  caktuar,  që  më  tej  do  të  njihet  si  vepër  arti.  Të  pranosh  se  kufizimi,  qoftë  dhe  i 
plotë i zotësisë së personit sjell dhe paaftësinë e tij për të kuptuar gjestet që kryen, do të ishte 
mohim i plotë i humanizmit
133
.  
Siç do e vërejmë dhe më tej në këtë trajtim, shumë shpesh ndodh që është publiku që 
do të përcaktojë nëse një krijim hyn në kuptimin e veprës artistike sipas Ligji për të drejtat e 
autorit. Sot, veprat e krijuara nga personat me aftësi mendore të kufizuara vlerësohen si të tilla 
nga  shumë  artdashës  dhe  mosnjohja  e  krijimit  të  tyre,  do  të  ishte  realisht  një  mohim  i 
shprehjes  së  botës  së  brendshme  të  krijuesve,  një  mohim  i  dytë  për  ta,  një  kufizim  juridik  i 
panevojshëm në të vetmen dritare të hapur ku këta persona shprehin personalitetin e tyre. 
Së fundi, një argument tjetër që shkon kah konceptit të dytë është dhe fakti se zotësia 
juridike  për  të  vepruar  lidhet  me  përfundimin  e  akteve  juridike,  që  kryen  nëpërmjet 
kujdestarëve të tyre ligjorë. Ata mund të krijojnë vepra, por nuk mund të lidhin kontrata për 
                                                           
131 Nenet 6 e vijues të Kodit Civil. Për më shumë në lidhje me zotësinë shih Ardian Nuni, Luan Hasneziri 
“Leksione të pronësisë dhe trashëgimisë”. 
132 Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 57. 
133 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 59. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə