Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 4,8 Kb.

səhifə29/137
tarix14.09.2018
ölçüsü4,8 Kb.
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   137

47 
 
kalimin  e  të  drejtave  për  shkak  se  nuk  gëzojnë  zotësinë  juridike.  Një  gjë  të  tillë  do  e  bëjnë 
kujdestarët  e  tyre,  në  favor  të  personave  që  nuk  kanë  zotësinë  juridike  për  të  vepruar. 
Kuptohet nga ku shembull, se kemi të bëjmë me dy gjëra të ndryshme. 
1.1.2 Dhënia e një forme 
Ndërhyrja  e  njeriut  nuk  mund  të  bëhet  në  ”hava“  edhe  pse  nuk  i  dihet  asnjëherë 
imagjinatës së autorëve dhe surprizave që mund të sjellë ajo për publikun, sidomos kur forma 
e  shprehjes  i  përket  arteve  abstrakte.  Në  parim,  krijimi  artistik  duhet  të  veshë  një  formë  të 
caktuar, që do të shërbente si medium për përhapjen e veprës. Në këtë prizëm, ka lindur dhe 
shprehja sipas së cilës, forma është për veprën ajo që trupi është për personin
134
. Vepra duhet 
të jetojë diku, duhet të materializohet diku. Analiza e konceptit të formës së veprës mund të 
shqyrtohet  në  mënyrë  më  të  plotë  nëse  e  shikojmë  në  një  këndvështrim  negative:  pra,  çfarë 
përjashtohet vetvetiu nga te qenit vepër, kur thuhet se vepra duhet të marrë një formë. 
a.
 
Ideja 
Ideja. Ligji për të drejtat e autorit, ashtu si dhe Ligji i kaluar 9380, i përjashton idetë nga 
mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit
135
.  Përjashtimi  i  ideve  do  të  vlejë  dhe  në  rastin  e  krijimit  të 
progrmeve kompjuterike, siç përcaktohet në fjalinë e fundit të pikë 1 të nenit 88 të Ligjit për 
të  drejtën  e  autorit
136
.  Përjashtimi  i  ideve  nga  kjo  mbrojtje  parashikohet  në  ato  dispozita 
ligjore që flasin për të gjitha llojet e krijimeve që nuk gëzojnë mbrojtje nga e drejta e autorit, 
pavarësisht arsyes. Koncepti i ideve do të jetë thelbi i trajtimit në këtë paragraf. Përjashtimet e 
tjera do t’i analizohen rast pas rasti si dhe, në mënyrë më të zgjeruar, në seksionin përkatës që 
flet për përjashtimet.  
Përse  ligjvënësi  ka  përjashtuar  idetë?  Së  pari,  ligjvënësi  shqiptar  rimerr  një  parim  të 
njohur tashmë të zbatuar nga të gjithë ligjvënësit e vendeve që kanë sistemin të ngjashëm me 
tonin  të  të  drejtës  së  autorit.  Ky  parim  nuk  ka  karakter  universal  por  përhapja  e  tij  është  e 
gjerë.  Konventa  e  Bernës  nuk  i  përjashton  automatikisht  nga  mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit 
idetë, por e lë një gjë të tillë në pëlqimin e vendeve anëtare në këtë Konventë “mundësinë për 
të parashikuar që për disa vepra artistike ose letrare ose për disa kategori prej tyre nuk do të 
ketë mbrojtje për aq kohë  sa nuk do të  jenë të  fiksuara  në një  support material”
137
. Nga kja 
dispozitë  rrjedh  së  pari  parimi  sipas  të  cilit  veprat  duhet  të  jenë  të  fiksuara  në  një  suport 
material (pra në këtë kontekst, Konventa e Bernës mban një qendrim refraktar ndaj “idesë” së 
idesë si vepër artistike), por duke mos e mbyllur tërësisht derën e idesë si vepër artistike, duke 
ia lënë si opsion shteteve anëtare. Duhet thënë megjithatë, se ideja nuk e gëzon këtë favor nga 
                                                           
134 Pierre-Yves Gautier, Droit de la Propriété Intellectuelle. 
135 Neni 12 pika 1(a) i Ligjit për të drejtat e autorit. 
136 « [ …] Idetë dhe parimet që përbëjnë bazën e cilitdo element të një programi kompjuterik, duke përfshirë 
edhe ato të cilat përbëjnë bazën e ndërfaqes, nuk do të mbrohen nga e drejta e autorit . » 
137 Pika 2 e nenit 2 të Konventës së Bernës, sipas tekstit që gjendet në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të 
Pronësisë Intelektuale www.wipo.int.  


48 
 
shumica  dërrmuese  e  shteteve  anëtare.  Për  sa  i  përket  zbatimit  të  këtij  parimi  në  botën 
digjitale,  Direktiva  29/2001  e  datës  22  maj  2001  e  parlamentit  Evropian  dhe  e  Këshillit  në 
lidhje me harmonizimin e disa aspekteve të të drejtës së autorit dhe të të drejtave fqinje me të 
në shoqërinë e informacionit  (Direktivë e cila do të përmendet shumë shpesh në këtë punim) 
nuk  parashikon  asnjë  dispozitë  që  të  përjashtojë  ose  jo  idetë  nga  mbrojtja  e  të  drejtës  së 
autorit.  Arsyeja  është  se  në  kuadër  të  të  drejtave  të  autorit  në  vendet  e  BE-së,  ideja  është 
përjashtuar me kohë, dhe se parashikimet e Konventës së Bernës kanë mjaftuar për të mos e 
përfshirë idenë në vetvete në suazën e të drejtës së autorit. 
Shpjegimi  i  këtij  qendrimi  është  aq  filozofik,  sa  edhe  praktik.  Filozofik  sepse  ideja  i 
përket atyre sendeve që janë pjesë e qarkullimit të lirë. Idetë janë bërë për t’u shpërndarë mes 
njerëzimit, si mënyra më e mirë për përhapjen e dijeve dhe zhvillimit edukativ dhe arsimor të 
popujve.  Idetë  madje  qendrojnë  në  themel  të  çdo  krijimtarie  intelektuale.  Askush  nuk  shpik 
nga  hiçi
138
,  përkundrazi,  të  gjithë  krijojnë  nëpërmjet  një  materiali  “të  gatshëm“,  pjesë  e 
pasurisë së njerëzimit mbi të cilin gjithsecili mund të realizojë krijimin e tij. Në këtë kuptim, 
përvetësimi i një ideje, vendosja e një monopoli ligjor mbi të prek interesat e publikut, e kthen 
atë  në  një  mekanizëm  fitimi  të  të  paktëve,  në  dëm  të  shumicës  dërrmuese.  Pasuria  e 
përbashkët  shpirtërore  e  njerëzimit  përbëhet  nga  çdo  krijim  artistik,  intelektual,  madje  dhe 
shpikje  që  tashmë  janë  pjesë  e  domenit  publik,  pra  që  nuk  mbrohen  më  për  arsye  objektive 
nga  e  drejta  e  autorit.  Kuptohet  që  çdo  autor  i  ri  do  të  marrë  nga  këto  vepra  në  mënyra  të 
ndryshme,  qoftë  duke  hulumtuar,  ashtu  si  dhe  nëpërmjet  një  vetëdijeje  të  përbashkët  që  ka 
njerëzimi  në  lidhje  me  fenomene  të  ndryshme  shoqërore.  Dy  të  rinj  që  dashurohen,  por  që 
dashuria  e  tyre  është  e  pamundur,  për  arsye  se  familjet  e  tyre  janë  në  një  rivalitet  të 
pamëshirshëm  dhe  kësisoj,  vendosin  të  largohen  së  bashku  nga  kjo  botë  duke  u  dhënë  fund 
jetëve  të  tyre,  është  një  ide  që  nuk  mund  të  përvetësohet.  Kush  e  shfrytëzon  këtë  ide,  do  të 
bënte  mirë  që  t’i  jepte  nje  formë  narrative  sa  më  origjinale  dhe  të  veçantë,  në  mënyrë  që  të 
mos paragjykohet nga publiku për mungesë imagjinate, duke adoptuar një tramë të gatshme të 
Shekspirit. Vetëm publiku do e gjykonte, pasi në sytë e ligjit, nuk do të kishte asnjë pasojë. 
Gjatë  punimeve  të  Konventës  Kushtetuese  që  solli  në  jetë  Kushtetutën  amerikane  të 
SHBA-ve,  liderët  republikanë  shprehën  shqetësimin  se  kontrolli  i  plotë  mbi  librat  prej 
Kurorës  britanike  kishte  zbehur  diskutimin  publik  dhe  kësisoj,  kishte  ngjallur  një  formë 
kriticizmi  ndaj  mbretërisë.  James  Madisoni-i
139
 dhe  të  tjerë  ngulën  këmbë  në  parimin  se  e 
copyright-i  ne  shtetin  e  ri  të  SHBA-ve  duhet  të  mbronte  në  mënyrë  të  qartë  shprehjen  në 
mënyrë  të  dallueshme  të  ideve,  pra  veprave,    për  një  periudhë  të  caktuar  kohore,  por 
njëkohësisht  të  lejohet  që  kushdo  të  përdorë,  kritikojë  dhe  t’i  referohet  lirisht  ideve  që 
frymëzojnë  këto  vepra
140
.  Duke  patur  një  kontroll  të  plotë  mbi  librat,  Kurora  britanike,  nën 
                                                           
138 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 70. 
139 I konsideruar si “Babai” i Kushtetutës amerikane, ai është zgjedhur dhe Presidenti i katërt i SHBA-ve. 
140 Siva Vaidhyanathan, Copyrights and Copywrongs, New York University Press, 2001, f. 28. 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   137


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə