Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 4,8 Kb.

səhifə30/137
tarix14.09.2018
ölçüsü4,8 Kb.
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   137

49 
 
petkun e copyright-it, bënte të pamundur njohjen me konceptet dhe me idetë që përmbaheshin 
në  këto  libra.  Në  këtë  mënyrë,  Madison-i  ka  qenë  nga  të  parët  që  ka  nënvizuar  idenë  se  në 
parim mund të ekzistojë një dikotomi ndërmjet të drejtës së autorit dhe të drejtës së publikut 
për  të  përftuar  informacion  dhe  kulturë,  nëpërmjet  qarkullimit  të  ideve.  Këtu  nuk  duhet 
ngatërruar koncepti i idesë si send i patrupëzuar, pa autor dhe pjesë e fondit të përbashkët të 
njerëzimit, me idetë e materializuara, në një vepër me një autor të caktuar. Ndryshimi midis të 
dyjave  është  i  madh:  nëse  e  para  përjashtohet  nga  mbrojtja,  e  dyta  qendron  në  thelb  të 
mbrojtjes nga e drejta e autorit. Megjithatë, qendrimi i Madison-it ndihmon në përcaktimin e 
kufirit  ndërmjet  të  drejtës  së  autorit  dhe  të  drejtës  së  publikut  për  informim,  pa  cenuar  të 
parën.  Krijimi  i  mundësisë  për  një  individ  të  ketë  akses  drejt  librave  të  ndryshëm  në  një 
bibliotekë  publike  nuk  mund  të  analizohet  si  një  shkelje  e  të  drejtës  së  autorit,  por  si  një  e 
drejtë themelore e njeriut e karakterit kulturor.  
Për  t’u  rikthyer  të  diskutimi  kryesor,  në  vijim  paraqitet  një  ilustrim  se  përse  idetë,  në 
kuptimin  e  tyre  të  parë,  nuk  mund  të  mbrohen  nga  e  drejta  e  autorit.  Një  artist  i  quajtur 
Christo  e  shprehte  artin  e  tij  duke  mbështjellë  me  çarçafë  të  mëdhenj  vepra  të  mëdha 
arkitektonike, si për shembull Pont-Neuf në Paris dhe Bundesratin në Berlin. Një fotograf bëri 
disa  poza  të  krijimit  artistik  dhe  i  riprodhoi  ato,  duke  i  hedhur  në  treg,  pa  lejen  e  artistit. 
Artisti paditi fotografin, duke pretenduar shkelje të të drejtës së autorit, pasi nuk kishte marrë 
lejen  e  tij  për  të  të  riprodhuar  veprën  në  formën  e  fotografive.  Por  a  ishte  kjo  ide  e 
materializuar në urën e Parisit një krijim artistik i mbrojtshëm nga e drejta e autorit? Po, sipas 
gjykatës që gjykoi këtë çështje, shumatorja e të dhënave shtynte të mendohej se ishim përpara 
një  krijimi  artistik: zgjedhja  e  urës,  materiali  i  përdorur  për  mbulimin,  lidhjet  dhe  mënyra  e 
mbulimit. Në këtë mënyrë, gjykata arriti në konkluzionin se kishim të bënim me një vepër që 
mbrohej  nga  e  drejta  e  autorit  dhe  këisoj,  fotografi  duhet  të  kishte  marrë  lejen  e  autorit  për 
përdorimin e pamjeve të urës së mbështjellur. Natyrisht që nuk mbaron me kaq. Disa muaj më 
vonë,  i  njëjti  artist  padit  një  artist  tjetër,  i  cili  kishte  realizuar  një  mbështjellje  tjetër,  atë  të 
pemëve të  një  bulevardi  në  një qytezë  të Francës. Në  këtë rast,  gjykata kompetente e rrëzoi 
padinë për arsye se “ideja për të mbështjellë pemë nuk mund të përvetësohet”
141
. Nëpërmjet 
këtij shembull, kuptohet se elementi identifikues  i një krijimi nga një krijim tjetër nuk është 
ngjashmëria  e  ideve  por  mënyra  e  realizimit  të  tyre,  pra  konkretizimi  i  ideve  në  një  vepër 
artistike.  
Në  kuptim  të  dispozitave  ligjore  dhe  të  konventave  ndërkombëtare,  tashmë  është  e 
gjithëpranuar  se  idetë  përjashtohen  nga  mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit.  Ato  nuk  mund  të 
përbëjnë  një  vepër  artistike  në  vetvete.  Por  a  mund  të  mbrohen  idetë?  A  ekziston  ndonjë 
mekanizëm i veçantë ligjor që i mbron ato, ose më saktë, mundëson përvetësimin e tyre dhe 
më tej, mbron këtë përvetësim? Shpesh thuhet se e rëndësishme është të paturit e ideve, sepse 
                                                           
141 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 73. 
 


50 
 
duke patur një ide novatore, hidhet bazat e para dhe tepër të fuqishme për krijimin e një tregu 
të  ri.  Në  këtë  kontekst,  duke  hapur  këtë  digresion  të  vogël,  duhet  pranuar  se  idetë,  nëse 
përdoren siç duhet, mund të përbëjnë një burim të ardhurash të padiskutueshme. Ashtu si dhe 
posedimi  i  informacionit,  edhe  gjenerimi  dhe  përvetësimi  i  ideve  është  një  burim  parësor 
pushteti  dhe  të  ardhurash  për  ndërmarrjet  e  sotme  që  veprojnë  në  fushën  e  shoqërisë  së 
informacionit.  Në  këtë  kuptim,  nuk  mund  të  mohohet  se  idetë  kanë  një  vlerë  ekonomike
142

Për  shkak  të  rëndësisë  që  do  të  kenë  idetë  (të  mendojmë  për  shembull  idenë  e  një  fushate 
reklamimi që nuk është materializuar ende por që në mënyrë të padrejtë, një konkurrent vihet 
në dijeni dhe e imiton atë), në praktikë, ndërmarrjet do të bëjnë çmos të gjejnë një mjet juridik 
të  vlefshëm  për  t’i  mbrojtur  ato.  Mjeti  më  i  mirë  është  nëpërmjet  ndihmës  që  të  ofron 
konkurrenca  e  pandershme
143
.  Zbatimi  i  konkurrencës  së  pandershme,  parashikuar  në  nenin 
638 të KC, është e vetmja mundësi, pavarësisht karakterit të përgjithshëm të kësaj mbrojtjeje, 
që  të  sigurojë,  rast  pas  rasti  mbrojtjen  juridike  të  idesë.  Nuk  mund  të  ndërtohet  një  parim  i 
përgjithshëm  i  mbrojtjes  juridike  të  idesë  pasi  jo  çdo  ide  mund  të  mbrohet  juridikisht.  Në 
praktikë, çdo ide që do të ketë një vlerë të sigurt ekonomike, do të meritojë mbrojtje. Por si 
shumë  gjëra  dhe  këtë  e  vendos  i  plotfuqishmi  treg.  Në  të  drejtën  angleze,  idetë  mund  të 
mbrohet  nëpërmjet  mekanizmit  të  “confidential  information
144
,  i  përafërt  me  mekanizmin 
juridik të parashikuar për sekretin tregtar. 
b.
 
Konkretizimi 
Që të kemi një vepër artistike, nevojitet një konkretizim i saj
145
. Njëzetvjeçari i fundit ka 
sjellë, së bashku me risitë teknologjike të panumërta, dhe një zgjerim të nocioneve ekzistues 
të  të  drejtës  së  autorit.  Kështu,  nuk  duhet  të  gënjehemi  nga  fjalët  sepse,  kur  themi  fjalën 
“konkretizim”, nuk duhet të nëkuptojmë domosdoshmërisht trupëzimin e veprës. Nëse do të 
ishte  kështu,  jo  vetëm  që  do  binim  ndesh  me  dispozitat  ligjore
146
 për  sa  i  përket  kushtet  të 
ekzistencës së veprës, por edhe do të përjashtonim tërësinë e veprave artistike, materializimi i 
të  cilave  bëhet  vetëm  nëpërmjet  proceseve  digjitale.  Teknologjia  ka  ndryshuar  mënyrën  e 
konceptimit  të  gjërave dhe kësisoj,  duhet  të konsiderojmë  se edhe një  materializim  digjital i 
veprës, pra një trupëzim virtual i saj, mjafton për ta vlerësuar atë si të konkretizuar në kuptim 
të Ligjit për të drejtën e autorit.  
                                                           
142 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 71. 
143 Nenet 638 dhe 639 të Kodit Civil. 
144 Cavendish LawCards, Intellectual Property Law, Cavendish Publishing Limited, 1999. 
145 Shih më sipër citimin mbi pikën 2 të nenit 2 të Konventës së Bernës. 
146 Neni 8 i Ligjit për të drejtat e autorit : « objekt i të drejtës së autorit është çdo krijim intelektual origjinal, në 
fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, i cili mbart karakteristika individuale, pavarësisht nga mënyra ose forma e 
shprehjes së tyre, objektivi, rëndësia për aq sa nuk parashikohet ndryshe në ligj. »  ashtu si dhe paragrafi i parë i 
nenit 7 të Ligjit të vjetër 9380: “Objekt i të drejtës së autorit në fushën e letërsisë, artit ose shkencës, produkt i 
punës krijuese të mendjes së njeriut, pa marrë parasysh mënyrën e krijimit, mjetet ose format praktike të të 
shprehurit dhe pavarësisht nga vlerat e tyre ose destinacioni […]”.  




Dostları ilə paylaş:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   137


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə