Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə31/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   137

51 
 
Çështja  është  sesi  do  të  identifikohen  veprat?  Më  saktë,  përtej  kritereve  që  kemi  në 
përkufizimin e veprave, a ekziston ndonjë katëgorizim i veprave, në raport me llojin e tyre? 
Ligji për të drejtat e autorit, ashtu si dhe Ligji i vjetër 9380, jep një listë jo shteruese të këtyre 
kategorive. Themi joshteruese pasi llojet e kategoritë e veprave nuk duhet të konsiderohen si 
të  pandryshueshme.  Askush  nuk  di  të  thotë  me  saktësi  sesi  mund  të  evoluojnë  veprat  dhe 
llojet e tyre, ashtu siç askush nuk mund të parashikonte me saktësi para njëqind vitesh se do të 
ishte krijuar kategoria e “veprave audiovizuale”
147
. Ato mund të pasurohen, madje më shpejt 
se ç’mund të përditësohet ligji.  
Megjithatë,  nga  mënyra  e  prezantimit  të  kategorive  të  veprave  në  Ligjin  për  të  drejtat  e 
autorit,  duket  se  tashmë  çdo  gjë  është  e  vendosur  dhe  nëse  në  të  ardhmen  duhet  të 
parashikohet krijimi i një kategorie tjetër ose krijohet një vepër që nuk parashikohet në këto 
kategori,  duhet  medoemos  që  të  amendohet  ligji.  Do  të  ishte  e  udhës  që  të  ndiqej  logjika  e 
gjendur në disa ligje të huaja, ashtu si dhe logjika e projektligjit për të drejtën e autorit të vitit 
2010,  ku  pas  përkufizimit  të  veprave  dhe  para  fillimit  të  shtjellimit  të  listës  përdorej 
“veçanërisht si”, që do të tregojë se diapazoni i veprave dhe kategorive të veprave është më i 
gjerë se ç’mund të parashikojë një ligj dhe, nëse përmbushet kriteret e origjinalitetit dhe punës 
krijuese të autorit, asgjë nuk duhet të ndalojë një krijim që të konsiderohet si vepër. Përdorimi 
i një togfjalëshi të tillë në Ligjin aktual mungon
148
.  
Kategorizimet  e  veprave  do  t’i  trajtojmë  më  poshtë.  Për  momentin,  do  të  ndjekim  një 
shtjellim më kronologjik duke u fokusuar fillimin në çastin se kur lind një vepër.  
Së pari, a mundet që një krijim i pambaruar, ose ndryshe, një krijim i sapo filluar të quhet 
vepër? Ligji për të drejtat e autorit nuk përjashton nga mbrojtja veprat e papërfunduara dhe në 
                                                           
147 Neni 8 pika 1(d) i Ligjit për të drejtat e autorit.  
148 Neni 8 pika 1 i Ligjit për të drejtat e autorit: 1. Objekt i të drejtës së autorit është cdo krijim intelektual 
origjinal, në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, i cili mbart karakteristika individuale, pavarësisht nga mënyra 
ose forma e shprehjes së tyre, objektivi, rëndësia, për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj. 
Veprat e të drejtës së autorit janë: 
a) krijimet e fjalës, të shprehura nëpërmjet shkrimeve letrare dhe publicistike, leksionet, predikimet fetare, 
fjalimet, cdo krijim tjetër me gojë ose me shkrim dhe programet kompjuterike; b) krijimet dramatike dhe 
dramatiko-muzikore; 
c) kompozimet muzikore, me ose pa tekst; c) krijimet koreografike dhe pantomimat; 
d) krijimet audiovizuale, në të cilat përfshihen krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale të 
krijuara në mënyra të ngjashme me ato kinematografike, veprat radiofonike; dh) krijimet e artit pamor në fushën 
e pikturës, skulpturës dhe grafikës, artet decorative monumentale, pavarësisht nga materiali/mediumi përbërës i 
tyre, dhe krijime të tjera të artit pamor; e) krijimet arkitekturore që përfshijnë vizatimet, planet, skicat në shkallë 
të zvogëluar dhe krijimet grafike në projektet arkitekturore;  ë) krijimet fotografike dhe cdo krijim tjetër që 
shprehet nga cdo proces i ngjashëm me atë fotografik;  f) veprat e arteve të aplikuara duke përjashtuar ato vepra 
si dizenjo industriale që mbrohen nga ligji për “Pronësinë Industriale”; g) krijimet tre-dimensionale, ilustrimet, 
listat, hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi; gj) krijimet 
kartografike; 
h) krijimet shkencore me shkrim ose me gojë sic mund të jenë prezantimet, monografitë, deduksionet, 
disertacionet, studimet, leksionet universitare, librat shkollorë, projektet dhe dokumentacioni shkencor. 


52 
 
këtë aspekt, kemi një përparim në krahasim me Ligjin 9380, i cili heshte mbi fatin e veprave 
të papërfunduara
149
. Nisur nga terminologjia e përdorur në Ligjin për të drejtat e autorit, duket 
se çdo punë e papërfunduar gëzon mbrojtje nga e drejta e autorit
150
. Tashmë e dimë se ka disa 
kritere për të përcaktuar nëse një krijim do të konsiderohet vepër. Këto kritere vlejnë dhe për 
punën  e  papërfunduar.  Vlerësimi  i  bërë  nga  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  është  i  drejtë,  pasi 
dihen raste të shumta të veprave mjaft të njohura të lëna përgjysëm për të cilat, origjinaliteti 
dhe  puna  krijuese  e  autorit  nuk  ngre  asnjë  hije  dyshimi.  Megjithatë,  si  në  shumë  raste  që 
lidhen me analizën e të  drejtës së autorit, edhe kjo çështje duhet të shqyrtohet rast pas rasti. 
Është e rëndësishme të bazohemi në disa elementë të përbashkët për çdo rast, pasi edhe pse në 
fazë  fillestare,  jemi  në  prani  të  një  krijimi  artistik  dhe  nuk  ka  arsye  përse  të  përjashtohet 
krijimtaria “e lënë në mes“
151
, për arsye që mund të jenë objektive ose subjektive, pak rëndësi 
ka. Autori ka shprehur punën e tij krijuese, qoftë duke skicuar veprën, qoftë duke i dhënë asaj 
kuptimin e përgjithshëm që ka dashur të shprehë me përfundimin e plotë të veprës.  
Një  çështje  që  ndan  legjislacionet  është  dhe  konceptim  i  konkretizimit  të  veprës:  a 
duhet  që  vepra  të  jetë  e  fiksuar  në  një  send  të  trupëzuar,  apo  për  disa  syresh  mungesa  e 
fiksimit në një send të trupëzuar nuk është kusht i domosdoshëm për ekzistencën e veprave? 
Si  në  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit,  ashtu  dhe  në  Ligjin  e  vjetër  9380,  kushti  i  fiksimit  të 
veprës  në  një  send  të  trupëzuar  nuk  është  i  domosdoshëm.  Logjika  e  kërkon  që  të  mos 
parashikohet një trupëzim i tillë. Për më tepër, do e kishim të vështirë të pranojmë këtë kriter 
për  veprat  në  format  digjital  të  cilat  nuk  janë  të  trupëzuara  në  ndonjë  suport  fiks.  Për 
shembull, një vepër muzikore do të mbetet  e tillë pavarësisht nëse ajo përcillet në publik në 
një koncert, nëpërmjet valëve të radios, valëve satelitore ose formatit mp3, formatit të njohur 
informatik  të  përshtatshëm  për vepra fonogram.  Përse ky përjashtim? Le  të imagjinojmë  një 
konferencë të mbajtur nga një autor i njohur. Fjalimi që ai mban në këtë konferencë bazohet 
në ide të përgjithshme që ai ka mbi një temë të caktuar por, duke u mbështetur gjerësisht në 
improvizime  të  çastit.  Siç  do  e  shikojmë  më  poshtë,  asgjë  nuk  ndalon  improvizimin  të 
mbrohet nga e drejta e autorit. Në rastin e konferencierit tonë, nëse do të nevojitej trupëzimi i 
veprës,  do  të  kishim  një  konferencë  të  mbajtur  me  gojë,  që  mund  të  regjistrohej  nga  një  i 
pranishëm  dhe  të  përhapej  më  tej  në  Youtube.  Regjistruesi  i  fjalimit  të  konferencierit  do  të 
mbrohej në këtë rast, dhe ligjërisht mund të ketë të drejtë, se konferenca nuk ishte trupëzuar 
askund,  pra  nuk  përputhet  me  kriteret  e  veprës  artistike.  Ai  do  të  përhapte  veprën  e 
konferencierit sa herë të donte dhe nuk do t’i hyntë gjembë në këmbë... Ndërkohë, me parimin 
që  ekziston  sot  dhe  që  mishërohet  edhe  në  Ligj  në  nenin  8  pika  1(a)  se  veprat  letrare  “me 
shkrim  ose  me  gojë“  quhen  vepra,  konferencieri  ka  mjetet  ligjore  të  nevojshme  të  rresht 
                                                           
149 Neni 8 pika 5 i Ligjit për të drejtat e autorit: “Objekti i të drejtës së autorit është një vepër si një e tërë, duke 
përfshirë një punë të papërfunduar, titullin e veprës dhe pjesët e saj që plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 
1 të këtij neni”. 
150 Pika 5 e nenit 8 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
151 Për më tepër që legjislacionet e huaja nuk i mohojnë mbrojtjen kësaj kategorie veprash (shih neni L-111-2 i 
Kodit francez të Pronësisë Intelektuale). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə