Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə35/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   137

59 
 
Rural Telephone Services. Por a mjafton kjo për ta dënuar për shkelje të të drejtës së autorit? 
Në këtë pikë, Gjykata Supreme rikujton parimin e Copyright-it, sipas të cilit synimi kryesor i 
tij  “nuk  është  të  vlerësojë  punën  e  autorit,  por  të  promovojë  progesin  e  shkencës  dhe  të 
artit“
181
. Është e kuptueshme që mund të kishte shkelje të ekskluzivitetit të Rural Telephone 
Services  në  lidhje  me  pjesë  të  direktorisë  të  marrë  në  mënyrë  të  paautorizuar  nga  Feist 
Publications,  por  kjo  e  padrejtë  nuk  mund  të  zgjidhet  duke  krijuar  një  padrejtësi  tjetër,  pra 
duke  u  mbështetur  në  një  dispositë  ligjore  mbi  të  drejtën  e  autorit,  pasi  në  rastin  konkret 
listimi i direktorisë për Fletët e Bardha nga ana e Rural Telephone Services nuk përmbushte 
minimumet  e  krijimtarisë,  kriter  ligjor  për  të  qenë  e  mbrojtshme  nga  e  drejta  e  autorit.  Ky 
seksion  i  direktorisë  ishte  vetëm  rezultat  i  punës  së  kryer  nga  autorët  e  saj,  por  nuk  kishte 
asnjë  gjykim  personal  të  autorëve  apo  aftësi  krijuese.  Fletët  e  Bardha,  në  fakt,  ishin  të 
strukturuara sipas rendit alfabetik, gjë që e bënte këtë pjesë të direktorisë në analizë të fundit, 
një  përpjekje  banale.  Në  të  njëjtën  linjë  mendimi,  Gjykata  Supreme  vlerësoi  se  problemi 
ndryshon për sa i përket Fletëve të Verdha. Mënyra e klasifikimit të tyre si dhe materiali që 
përmbajnë ato, i përbërë kryesisht nga të dhëna publicitare për kompani të ndryshme e bën atë 
të jetë frut i një pune krijuese, rezultat i aftësisë përzgjedhëse dhe klasifikuese të autorëve. 
Duke  u  bazuar  në  këtë  vendim  dhe  në  futjen  në  treg  gjithmonë  e  më  fuqishëm  të 
programeve kompjuterike, shikojmë se kemi një përditësim të kuptimin të origjinalitetit. Duke 
përmendur gjithmonë e më pak “personalitetin e autorit” apo “botën e ti të brendshme”, dhe 
duke  cituar  “krijimin  intelektual”,  “aftësinë,  gjykimin  krijues  të  autorit“  gjatë  punës  së  tij, 
tentohet  në  njëfarë  mënyre  të  shpjegohet  se  mutacionet  e  veprave  artistike  kanë  sjellë  një 
përshtatje  të  kritereve  juridike.  Por,  në  çdo  rast,  asnjëherë  nuk  do  të  tolerohet  nga  ana  e 
gjykatës,  ose  të  paktën  do  të  tentohet  që  të  mos  tolerohet,  mbrojtja  nga  e  drejta  e  autorit  të 
prodhimeve ose punës që, në kuptimin artistik të fjalës, janë të veshura nga banaliteti. Në këtë 
kuptim, shumë autorë shikojnë te rinovimi i kuptimit të origjinalitetit, rilindjen e konceptit të 
risisë, si e vetmja fjalë që bie në kundërshtim me banalitetin.  
Hartat gjeografike, përmbledhjet e çdo natyre qofshin, fotografitë kërkojnë, që të mbrohen 
nga  e  drejta  e  autorit.  Në  fund  të  fundit,  për  ç’arsye  ato  duhet  të  përjashtohen  nga  kjo 
mbrojtje? Gjykata duhet të shyqrtojë dhe të zbatojë kriteret e reja të origjinalitetit, për të cilat 
gjyqtari ka nevojë gjatë analizës së tij të këtyre veprave. Si rrjedhim, rikonceptimi i kuptimit 
të origjinalitetit nuk sjell asnjë pasojë negative mbi të drejtën e autorit, për aq kohë sa nuk ka 
kriter tjetër që të vijë dhe të mënjanojë atë të origjinalitetit dhe që të mos humbasë, në asnjë 
rast,  gjurma  që  lidh  autorin  me  veprën.  Ndërkohë  që  veprat  “fisnike”,  të  orëve  të  para  i 
drejtohen më shumë ndjenjës dhe shqisave sesa arsyes së njerëzve është  më e lehtë të arrish 
në përfundimin se vepra  është  origjinale. Ndërkohë që  për veprat  “e tjera”,  gjykata duhet  të 
armatoset  me  argumentat  e  duhur  për  të  arritur  në  përfundimin  se  një  vepër  është  origjinale 
apo jo.  
                                                           
181 Op. cit, paragrafi II A, pika [19] 


60 
 
c.
 
Origjinaliteti dhe vetëm origjinaliteti – a i reziston ky parim 
digjitalizimit? 
Kriteri i përcaktimit të një krijimi intelektual si vepër artistike duhet të përkufizohet vetëm 
te ai i origjinalitetit. Rëndësia e këtij kufizimi në përcaktimin e kritereve qendron jo vetëm ne 
argumentat  që  përmendëm  më  sipër,  por  edhe  në  ato  që  do  të  shtjellojmë  më  poshtë. 
Megjithatë,  puna  krijuese  në  fushën  e  digjitalizimit  e  kthen  kriterin  e  origjinalitetit  drejt 
elementeve  objektivë,  në  të  kundërt  me  qëllimin  që  i  është  dhënë  origjinalitetit  nga 
ligjëvënësit dhe autorët e shekullit të kaluar. 
Argumentet pro kriterit subjektiv të origjinalitetit 
Në radhë të parë, nuk mund të kufizojmë fushën e veprimit të të drejtës së autorit mbi 
një krijim intelektual për shkak të zhanrit apo llojit të tij. Ligji për të drejtat e autorit nuk e jep 
qartë këtë ide, pavarësisht se është një idetë drejtuese të të drejtës së autorit. Duke dhënë listë 
të  llojeve  kryesore  të  veprave,  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  nuk  përpiqet  që  të  kufizojë 
kuptimin e veprës artistike, por të orientojë zbatuesit e ligjit në një kategorizim pedagogjik të 
llojeve kryesore të veprave. Kjo listë nuk është shteruese, pavarësisht se në Ligj kjo gjë nuk 
kuptohet  mjaft  qartë
182
.  Duhej  gjetur  një  formulim  i  tillë  që  të  tregonte  se  nuk  ka  kufizim 
material  të  veprës,  mjafton  që  ato  të  jenë  origjinale.  Projektligji  i  mëparshëm  i  të  drejtës  së 
autorit,  i  cili  mbeti  vetëm  në  letër,  kishte  rregulluar  këtë  mangësi  duke  bërë  të  mundur  dhe 
integrimin në përkufizimin e veprës dhe për ato krijime që do të lindin në të ardhmen por që 
nuk hyjnë domosdoshmërisht në kategoritë e njohura të llojeve të veprave. Kështu, dispozita 
përkatëse në Projektligjin e mëparshëm në lidhje me përkufizimin e veprave lezohet si vijon: 
“Në zbatim të këtij ligji, ‘vepër’ është çdo prodhim në fushën e letërsisë, artit ose shkencës që 
është origjinale, domethënë është krijimi intelektual i vetë autorit; asnjë kriter tjetër nuk do të 
përdoret për cilësimin e një prodhimi të tillë si vepër. Mbrojtja nga e drejta e autorit shtrihet te 
çdo vepër, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes së tyre, objektivi, rëndësia ose vlera 
estetike, veçanërisht, si...
183
”. Kjo tregonte një vullnet nga ana e hartuesve të Projektligjit për 
të  mos  vënë  asnjë  pengesë  ligjore  në  përfshirjen  çdo  krijimi  intelektual  në  fushëveprimin  e 
veprave artistike, që nga çasti që përmbushet kriteri i origjinalitetit. 
Sa  u  tha  më  sipër,  rrjedh  gjithashtu  se  se  forma  që  i  jepet  veprës  është  gjithashtu  e 
parëndësishme.  Një  gjë  të  tillë  e  kemi  të  shprehur  mjaft  qartë  në  Ligjin  për  të  drejtat  e 
autorit
184
. Kjo na rikujton dhe njëherë parimin sipas të cilit krijimi intelektual duhet të veshë 
një  formë  të  caktuar,  qoftë  kjo  gojore  apo  e  shkruar  për  veprat  letrare,  ashtu  si  dhe 
kompozime të hedhura në letër apo jo, për veprat muzikore etj. Sërish, indiferenca në lidhje 
me formën që merr vepra është gjithashtu e një rendësie të veçantë, pasi nëpërmjet formës që 
                                                           
182 Neni 8 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
183 Neni 3 paragrafi i parë i Projektligjit të mëparshëm. 
184 Neni 8 pika 1 i Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə