Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə38/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   137

65 
 
lipset t’i kthehemi parimit sipas të cilit, autori është krijuesi dhe jo publikuesi. Çka do të thotë 
se autorit krijues do i jepet çdo mundësi ligjore që të provojë përparësinë dhe autorësinë mbi 
vepër,  për  shembull  duke  vënë  në  dispozicion  kompjuterin  e  tij,  ku  do  të  gjendet  koha  e 
fillimit të krijimit të veprës si dhe çdo përditësim i saj. 
Argumentet pro kriterit objektiv të origjinalitetit 
Çështja qendron te ndryshimi i formulimit ligjor te kriterit të origjinalitetit, siç patëm 
mundësi  ta  shikonim  dhe  më  sipër.  Tashmë,  kriteri  i  origjinalitetit  mbështetet  më  shumë  në 
një kriter intelektual sesa në një kriter artistik të botës së brendshme të autorit. Doktrina dhe 
jurisprudenca i referohen gjithmonë e më shumë “prurjes intelektuale”
203
. Origjinaliteti i parë 
si  prurje  intelektuale  dhe  përpjekje  e  personalizuar  e  autorit  ka  burimin  e  saj  nga  e  drejta  e 
amerikane e Copyright-it. Për më të tepër, në Direktivën 2001/29/CE në lidhje me të drejtat e 
autorit  dhe  të  drejtat  e  lidhura  me  të  në  shoqërinë  e  informacionit,  fjala  origjinalitet  nuk 
përmendet në asnjë çast
204
. Përballë trysninë së parimeve që vijnë nga kjo e drejtë, por mbi të 
gjitha  nga  risitë  teknologjike,  gjykatat  në  Evropë  kanë  adaptuar  këtë  ndryshim  thelbësor  të 
kriterit të origjinalitetit, duke u fokusuar te puna e kryer. Një kriter i lidhur me punën e kryer 
(intelektuale  dhe  përpjekje  e  personalizuar)  është  një  kriter  shumë  objektiv  se  ai  i  botës  së 
brendshme  të  autorit.  Kështu,  në  kuadër  të  ilustrimit  të  këtij  ndryshimi  konceptuar  në 
jurisprudencën  evropiane  po  përmendim  dy  vendime,  një  kombëtar  dhe  një  Evropian. 
Vendimi i parë është ai i Gjykatës së Kasacionit francez datë 17 tetor 2012
205
. Shoqëria Codix 
kishte  akorduar  një  liçencë  përdorimi  të  programit  të  saj  kompjuterik  në  favor  të  shoqërisë 
Alix.  Kjo  e  fundit  kishte  vijuar  të  përdorte  programin  edhe  pas  përfundimit  të  afatit  të 
liçencës.  Shoqëria  Codix  paditi  shoqërinsë  Alix  për  shkelje  të  të  drejtave  [të  autorit].  Sipas 
legjislacionit çdo përdorim i programit kompjuterik në shkelje të të drejtës së autorit (dhe me 
shkelje të të drejtës së autorit nënkuptojmë edhe përdorimin e një krijimi përtej kohëzgjatjes 
së  autorizuar  nga  pronari  i  saj)  dënohet  sipas  legjislacionit  në  fuqi.  Por  nëse  një  palë 
konstaton  dhe  pretendon  pushimin  e  shkelhes  së  të  drejtës  së  autorit  duhet  të  provojë 
karakterin origjinal të veprës dhe se është pronar i saj, në këtë rast të programit kompjuterik. 
Ky  kriter,  siç  e  thamë  dhe  më  sipër,  çmohet  në  mënyrë  sovrane  nga  gjykata
206
.  Pra,  pasi  të 
provohet karakteri origjinal i veprës, atëherë do të mund të diskutohet ekzistenca e së drejtës 
së  autorit  dhe  rrjedhimisht,  dhe  të  shkeljes  së  saj  të  pretenduar.  Gjykata  e  Apelit  kishte 
konstatuar  se  “programi  kompjuterik  kishte  prurë  një  zgjidhje  të  veçantë  për  menaxhimin  e 
database-it  të  zyrave  përmbarimore”  të  regjistruara  në  një  faqe  interneti  të  lidhur  me 
                                                                                                                                                                                     
momentin kur ia dërgon botuesit me e-mail, që përbën dhe një provë të fortë të autorësisë së tij. Edhe vetë ai e 
pranon se ky është çasti i vetëm që ai lidhet me internetin, kur bëhet për dërgimin e veprës së tij për botim.
 
203 Patrick Tafforeau, Droit de la Propriété intellectuelle, Gualino, Botimi 2, 2007, f. 65. 
204 Benoit Michaux, “L’originalité en droit communautaire”. 
205 Benedicte Deleporte - www.journaldunet.com - http://www.journaldunet.com/solutions/expert/53064/la-
cour-de-cassation-rappelle-que-l-originalite-est-une-condition-de-la-protection-du-logiciel-par-le-droit-d-
auteur.shtml 
206 Po aty. 


66 
 
programin.  Gjykata  e  Kasacionit  e  prishi  vendimin  pasi  konstatoi  se  me  këtë  vlerësim, 
Gjykata  e  Apelit  nuk  kishte  dhënë  përgjigjen  në  lidhje  me  pyetjen  nëse  ky  program 
kompjuterik  ishte  origjinal  apo  jo.  Sipas  saj,  origjinaliteti  lidhet  me  “prurjen  intelektuale  të 
vetën  [të  autorit]”  dhe  me  “përpjekjen  e  personalizuar”  të  tij.  Duke  u  mbështetur  në  këto 
kritere  objektive,  Gjykata  e  Kasacionit  mënjanon  kriterin  e  “botës  së  brendshme  të  autorit”, 
vështirësisht  i  gjetshëm  në  një  program  kompjuterik  që  lidhet  me database. Në këtë kuptim, 
edhe  pse  termi  origjinalitet  mbetet,  ai  është  thjesht  një  fasadë,  e  nevojshme  pas  së  cilës 
gjykata  duhet  të  kapet  për  të  vlerësuar,  tashmë  në  mënyrë  objektive,  nëse  një  krijim  është  i 
mbrojtshëm  nga  e  drejta  e  autorit  apo  jo.  Origjinaliteti  devijon  kësisoj  drejt  një  koncepti 
anglosakson  ku  vepër  e  mbrojtshme  konsiderohet  çdo  produkt  që  buron  realisht  prej  një 
personi dhe jo një tjetri dhe kësisoj nuk përbën një kopje të një produkti të mëparshëm. Pasoja 
e  këtij  koncepti  është  që  vepër  të  konsiderohen  krijime  nga  më  të  ndryshmet,  pa  pikën  e 
personalizimit. 
Megjithatë,  në  hapësirën  e  Komunitetit  Evropian,  Gjykata  Evropiane  e  Drejtësisë 
kujdeset  për  harmonizimin  e  parimeve  juridike  dhe,  në  këtë  kontekst,  ajo  i  ka  dhënë  një 
përgjigje  çështjes  së  origjinalitetit.  Me  vendimin  e  saj  nr.  C-5/08,  të  datës  16  korrik  2009 
Infopaq kundër Danske Dagblades
207
, Gjykata e Drejtësisë u shpreh se vepra duhet të jetë frut 
i  krijimit  të  atij  që  e  ka  krijuar  dhe  duhet  të  veshë  një  formë  origjinale.  Në  këtë  kuptim, 
vendimi  i  jep  një  përmbajtje  fjalës  “origjinalitet”  që  largohet  prej  konceptit  anglosakson. 
Vendimi  në  fjalë,  edhe  pse  tenton  të  përcaktojë  një  teori  të  përgjithshme  të  origjinalitetit  të 
veprës,  kushtëzohet  nga  dy  faktorë:  së  pari,  faktet  e  vendimit  lidheshin  me  një  vepër 
fotografike ku personaltiteti i autorit vlen më shumë se në krijimet kompjuterike. Së dyti, siç 
do  e  shikojmë  më  poshtë,  veprat  Gjykata  pranon  se  veprat  kanë  karakter  të  ndryshëm  dhe 
rrjedhimisht edhe kriteri i origjinaliteti do të variojë në funksion të llojit të veprës
208
.
 
 
1.2 – Pasojat e digjitalizimit mbi llojet e veprave 
Kategorizimi  i  veprave  që,  i  cili  do  të  prezantohet  më  poshtë,  ndihmon  në  një 
pasqyrim tjetër të veprave artistike. Ky kategorizim nuk i përgjigjet ndarjes së veprave sipas 
llojeve të tyre të parashikuar në nenin 8 të Ligjit për të drejtën e autorit. Megjithatë, për hir të 
një  shikimi tjetër mbi karakteristikat e veprave dhe të  faktit  se, pavarësisht  llojit,  disa vepra 
artistike  që  i  përkasin  një  grupi,  mund  të  kenë  ngjashmëri  me  vepra  që  i  përkasin  një  grupi 
tjetër, mendojmë  se ky kategorizim mund  të ndihmojë  në  një  shikim  më  praktik të  veprave. 
Gjithashtu,  duke  vendosur  analizën  në  kuadrin  e  digjitalizimit,  nuk  do  të  ketë  ndonjë 
ndryshim në raport me prezantimin e veprave që do të paraqitet më poshtë. Digjitalizimi është 
një  proces,  ai  nuk  e  ndryshon  natyrën  e  veprës,  ndryshon  vetëm  mediumi  me  anë  të  të  cilit 
                                                           
207 CJEU case C-5/08 Infopaq A/S v. Danske Dagblades Forening (www.curia.eu). 
208 Po aty.
 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə