Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə40/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   137

69 
 
Së fundi, në këtë kategori do të bëjnë pjesë dhe veprat e artit figurativ, ku piktura dhe 
skulptura qendrojnë në radhë të parë. Edhe pse kemi të bëjmë me një kategori mjaft të gjerë, 
ku përfshihen dhe veprat audiovizive, duhet të përmendim këtu ato vepra të artit figurativ të 
cilat kanë qenë dhe  mbeten mishërimi më i fortë i veprës artistike, mbi të cilat është krijuar 
dhe e drejta e autorit.  
Nuk  duhet  të  lëmë  pa  përmendur  dhe  krijimet  e  veprave  audiovizuale.  Forma  e  tyre 
është  e  ndryshme.  Mirëpo  për  shkak  të  shumatores  së  punëve  krijuese  që  përfundojnë  në 
krijimin  e  një  vepre  audiovizuale,  të  krijuara  nga  shumë  autorë,  arrijmë  në  përfundimin  se 
këto vepra do të kenë një mbrojtje të kuptueshme nga e drejta e autorit. Veprat audiovizuale 
sot,  siç  do  trajtohet  në  kapitullin  përkatës  njohin  një  përhapje  nëpërmjet  transmetimeve 
satelitore  dhe  kabllore  dhe  nëpërmjet  internetit
218
.  Në  këtë  mënyrë,  mediumet  e  reja  të 
transmetimit nuk ndryshojnë asgjë në qenien e tyre vepra të mbrojtshme nga e drejta e autorit. 
Një qendrim  kaq  i  ngurtë  mund  të paragjykojë rrymat  e reja muzikore që  ekzistojnë sot. 
Siç do i trajtojmë më poshtë, nuk do u hiqet zbatimi i parimit të origjinalitetit, por ky parim 
për ti mund të jetë më i diskutueshëm. 
1.2.2 Veprat me origjinalitet të diskutueshëm 
Veprat që gjenden në këtë kategori përfitojnë nga mbrojtja e të drejtës së autorit. Por kjo 
mbrojtje nuk gëzon të njëjtin automaticitet si në rastet e mësipërme. Veprat e gjendura në këtë 
kategori  i  përkasin  në  shumicën  e  rasteve  llojeve  dhe  zhanreve  që  cituam  më  sipër,  por  për 
shkak të përbërjes së tyre dhe disa veçorive që shikohen gjithmonë rast pas rasti, gjykata nuk 
mund  të  prezumojë  automatikisht  se  këto  janë  vepra  artistike  dhe  kësisoj  gëzojnë  mbrojtjen 
nga e drejta e autorit, por i duhet të “gërmojë“ elementët e origjinalitetit që gjenden në këto 
vepra. 
Siç  është  thënë  më  sipër,  vetëm  gjykata  mund  të  shprehet  në  lidhje  me  çështjen  e 
oportunitetit  për  sa  i  përket  origjinalitetit  të  një  vepre.  Për  veprat  e  mëposhtme,  Ligji  për  të 
drejtat e autorit parashikon këto si të mbrojtshme nga e drejta e autorit, por jo në një mënyrë 
automatike  sa  të  parat,  në  kuptimin  që  kërkohet  të  shqyrtohet  natyra  e  tyre  në  mënyrë  më 
skrupuloze se të parat dhe kjo vjen për shkak të natyrës pak ambigue që këto vepra kanë. 
Mund të përmendim këtu korrespondencat, qofshin ato të hartuara me shkrim dore apo me 
dokument word në kompjuter, siç e pamë dhe më sipër, forma që vesh vepra ka pak rëndësi 
në  sytë  e  ligjit.  Gjithmonë  duke  u  mbështetur  në  analizën  rast  pas  rasti  të  sendit,  do  të 
shikojmë se në disa raste korrespondenca vetvetiu bie në suazën e prezumimit të origjinalitetit 
nëse kemi të bëjmë me letra të hartuara nga një shkrimtar. Ndërkohë që diskutimi do të jetë 
                                                           
218 Disa autorë mendojnë se transmetimi kabllor i përfshin edhe transmetimin e tyre në internet, in David I. 
Bainbridge, Intellectual Property, Botimi i nëntë, Pearson, London, f. 70. 
 


70 
 
më i zjarrtë dhe më interesant përpara gjykatës në rast se kemi të bëjmë me korrespondenca të 
mbajtura  nga  persona  që  nuk  janë  shkrimtarë,  apo  korrespondenca  që  jo  domosdoshmërisht 
kanë një përmbajtje letrare të nivelit të lartë, apo nuk kanë përmbajtje letrare fare. 
Së  dyti,  të  njëjtin  dyshim  do  të  hasim  dhe  në  veprat  me  karakter  shkencor.  Ligji  për  të 
drejtën  a  autorit  parashikon  se  “krijimet  shkencore  janë  objekt  i  të  drejtës  së  autorit”
219

Brenda  kategorisë  së  veprave  me  karakter  shkencor  kemi  një  mori  krijimesh  të  cilat 
ndryshojnë  thelbësisht  nga  njera  tjera,  jo  vetëm  nga  përmbajtja,  por  edhe  nga  grada  e 
origjinalitetit që  ato  mbartin.  Nëse për një  krijim shkencor letrar dyshimet  do të ishin më  të 
vogla në lidhje me origjinalitetin e tyre, në një krijim shkencor matematikor apo që ka të bëjë 
me shencat  e natyrës,  shumë  elementë  na shtyjnë  të mendojmë se origjinilateti i  tyre  është i 
dobët. Një mendim i tillë përforcohet nga fakti se shumë krijime shkencore, sa më të trajtuara 
të jenë teorikisht, aq më shumë do të ketë ngjashmëri mes tyre. Jo sepse ka kopjim të veprës, 
por  sepse  formulat  shkencore  janë  po  ato,  trajtimi  i  tyre  është  i  diktuar  nga  vija  logjike  e 
analizës  së  formulës  dhe të  fenomenit,  kësisoj  do të  lindë  gjithmonë  dyshimi  nëse një vepër 
“pastërtisht“  teorike  mbrohet  nga  e  drejta  e  autorit.  Pyetja  që  ngrihet  nuk  ka  për  efekt 
mënjanimin  e  veprave  shkencore  nga  mbrojtja  e  të  drejtës  së  autorit,  kjo  për  shumë  arsye, 
kryesorja se vetë Ligji për të drejtat e autorit i parashikon ato si vepra artistike. Do të kërkohet 
nga ana e gjykatës një analizë e thellë e zbulimit të elementeve të origjinalitetit. Ligji për të 
drejtat e autorit ka bërë zgjedhjen që t’i përfshijë krijimet shkencore në mbrojtjen e të drejtës 
së autorit, por kjo nuk përjashton në asnjë rast shqyrtimit e kujdesshëm nga ana e gjykatës së 
zbulimit  të  elementeve  të  origjinalitetit  që  gjenden  në  këto  lloj  krijimesh.  Kështu,  për 
shembull,  vlen  të  theksohet  se  përmbledhjet  apo  botimet  shkencore  që  nuk  përmbajnë  asgjë 
tjetër përveçse perfirazime të ligjeve, apo shtjellime të teorive dhe të ideve kryesore drejtuese 
të një lënde përjashtohen nga mbrojtja e të drejtës së autorit. Kjo për arsye sepse thelbi i tyre, 
pra idetë dhe teoritë, janë të përjashtuara nga e drejta e autorit.  
Një  “fole“  tjetër  për  mbrojtjen  e  krijimeve  shkencore  është  dhe  një  kategori 
shumëpërdorimshe e parashikuar në Ligjin pë të drejtën e autorit. Sipas tij mbrohen si vepra 
dhe “përmbledhjet e veprave, të kontributeve apo materialeve të tjera [...] të cilat, për arsye 
përzgjedhjeje ose të përshtatjes së përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale të autorit 
dhe  që  duhet  të  mbrohen  si  të  tilla
220
.”    Në  këto  përmbledhje  përfshihen  enciklopeditë, 
antologjitë,  fjalorët,  gazetat,  revistat,  reçensione  dhe  periodikë  të  tjerë
221
.  Në  këtë  kontekst, 
edhe  nëse  kemi  krijime  shkencore  ku  kriteri  i  origjinalitetit  zor  se  përmbushet,  ekziston 
gjithmonë mundësia për të përfituar mbrojtjen e të drejtës së autorit, sipas Ligjit, me kusht që 
përzgjedhja dhe përpunimi i  përmbajtjes të  jenë  rezultat  i  krijimtarisë  intelektuale  të  autorit. 
Paragrafet  që  sapo  ekspozuam  nuk  parashikonin  origjinalitetin  si  kriter  të  përcaktimit  të 
                                                           
219 Neni 8 pika 1(h) i Ligjit për të drejtat e autorit. 
220 Neni 10 pika i Ligjit për të drejtat e autorit. 
221 Neni 10 pika 2 i Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə