Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə41/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   137

71 
 
përmbledhjeve dhe veprave të ngjashme me të. Kjo mund të kuptohet në mdy mënyra: së pari 
duke përdorur fjalët “krijimtarinë intelektuale të autorit” Ligji mund të nënkuptojë se brenda 
tyre  përfshihet  dhe  kriteri  i  origjinalitetit.  Fakti  që  Ligji  përdor  fjalën  “autor”  kërkon  t’i 
nëshojë  idesë  së  kemi  të  bëjmë  me  një  punë  krijuese  të  veçantë,  atë  të  autorit,  pra 
domosdoshmërisht  origjinale.  Mënyra  e  dytë  lidhet  me  idenë  se  në  mënyrë  të  qëllimshme 
është  lënë  mënjanë  kriteri  i  origjinalitetit  për  vepra  artistike,  që  për  nga  niveli  i  tyre  artistik 
(këtu po flasim për përmbledhjen dhe jo për veprat që përbëjnë përmbledhjen), mund të mos  
përafrohen  veprave  që  renditëm  në  pikën  e  mësipërme  (veprat  që  prezumohen  të  jenë 
origjinale). Qëllimi i ligjvënësit është i hapur: nëpërmjet këtij ndryshimi semantik, ai kërkon 
që të barazojë krijimtarinë intelektuale me origjinalitetin. Në këtë mënyrë, lejohet hyrja e disa 
krijimeve në fushën e mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe krijohet një përafrim me sistemin 
anglo-sakson  të  copyrightit.  Përdorimi  vetëm  i  kriterit  të  krijimtarisë  intelektuale  ldihet  me 
idenë e kryerjes së një pune kriteret e punës, një punë e krijuar me djersën e ballit (“sweat of 
the  brow“)  që  pamë  më  sipër
222
,  pra  mjafton  të  ketë  një  përzgjedhje  dhe  një  përpunim  të 
mjaftueshëm për të patur një krijim intelektual.  
Përzgjedhja e një kriteri të tillë është bërë për të mos lënë jashtë mbrojtjes nga e drejta e 
autorit të disa krijimeve që për shkak të një punë të caktuar dhe investimi të padiskutueshëm 
duhen mbrojtur si krijime intelektuale. Këtu bëhet fjalë, për vepra të tilla si fotografitë
223
, por 
mbi të gjitha për bazën e të dhënave, parashikuar në nenin 11 të Ligjit për të drejtën e autorit 
si dhe në Direktivën 96/9/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 11 mars 1996 mbi 
mborjtjen juridike të bazave të të dhënave
224
.  
Baza  e  të  dhënave  është  një  përmbledhje  e  krijimeve  të  pavarura  e  të  dhënave  ose 
materialeve, të renditura në mënyrë sistematike ose metodike dhe që janë të aksesueshme me 
anë  të  mjeteve  elektronike  ose  mjeteve  të  tjera,  që  përbën  krijimin  intelektual  dhe  si  e  tillë 
mbrohet me të drejtë autori
225
. Ky është përkufizimi i dhënë nga  Ligji për të drejtat e autorit 
në nenin 11 të tij, bazuar në përkufizimin e Direktivës. Është e kuptueshme se me mbrojtjen 
që  i  garantohet  bazës  së  të  dhenave  nuk  mbrohen  informacionet  që  përbëjnë  bazën  e  të 
dhënave,  ato  mund  të  mbrohen  nëse  janë  krijime  intelektuale  origjinale,  por  me  anë  të  këtij 
mekanzmi  juridik  mbrohet  përmbledhja,  mënyra  e  organizimit  dhe  funksionimit  të  saj
226

Baza e të dhënave mund të jetë bruto (numra telefoni), e përpunuar (komente ose interpretime 
të të dhënave bruto) ose vepra që mbrohen nga e drejta e autorit (pamje, tekste, muzike etj)
227

Mbrojtja  e  bazave  të  të  dhënave  është  komplekse  për  shkak  të  burimeve  të  shumta  të 
                                                           
222 Shih “Origjinaliteti dhe puna krijuese”. 
223 Të parashikuara në nenin 8 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
224 Directive 96/9/EC on the legal protection of databases  
http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=CELEX:31996L0009:eng:HTML 
225 Fjalia e parë e nenit 11 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
226 David I. Bainbridge, Intellectual Property, Botimi i nëntë, Pearson, London, f. 289. 
227 Ministria franceze e Kulturës, për shembull, ka përgatitur një bazë të dhënash ku janë të referuara mbi 
130,000 vepra të muzeve francezë, të ilustruara dhe të pajisura me informacion për çdo vepër.  


72 
 
mbrojtjes dhe të objekteve që janë të mbrojtura. Sipas ligjit tonë për të drejtën e autorit, më 
saktësisht nenit 120 të tij, mbrojtja e bazës së të dhënave do të zbatohet ndaj tërë përmbajtjes 
së  të  dhënave.  Duke  parë  përkufizimin  që  jep  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  si  dhe  fushën  e 
mbrojtjes së  garantuar nga ky ligj  për bazën e të  dhënave, shikojmë se çdo bazë  të  dhënash 
nga më bazikja, ndoshta dhe më mediokrja, deri te më e sofistikuara, janë objekt mbrojtjeje. 
Natyrisht që këtu lind një problem dhe ky qendron të përkufizimi i ligjit që nuk është i saktë 
dhe  duhet  të  ishte  frymëzuar  më  shumë  në  përkufizimin  që  jep  Direktiva  96/9/CE  mbi 
mbrojtjen juridike të bazave të të dhënave
228
, sipas të cilës “bazat e të dhënave, për shkak të 
përzgjedhjes  ose  vendosjes  së  përmbajtjes,  përbëjnë  një  krijim  intelektual  që  u  përket 
autorëve të  tyre dhe mbrohen, si  pasojë, nga e drejta e autorit”. Pra, baza e të dhënave do e 
fitojë  mbrojtjen  për  shkak  të  përzgjedhjes  dhe  vendosjes  së  përmbajtjes,  sepse  aty  qendron 
aspekti  krijues  intelektual  i  autorit.  Në  këtë  kuptim,  shohim  sërish  se  kriteri  i  krijimit 
intelektual përbën një element thelbësor për përcaktimin e mbrojtjes së një krijimi nga e drejta 
e autorit.    
E  drejta  e  autorit  mbron  formën,  strukturën  dhe  organizimin  e  bazës  së  të  dhënave,  me 
kusht që të jetë produkt i krijimit intelektual të autorit. Krijimi intelektual, siç u shqyrtua, do 
të përkufizohet nëpërmjet zgjedhjes së formës si dhe të  vendosjes së materialeve përbërëse të 
bazës  së  të  dhënave,  çka  përbën  dhe  krijimtarinë  intelektuale.  Asnjë  kriter  tjetër  nuk  do  të 
zbatohet për të përcaktuar faktin nëse ato mund të përfitojnë apo jo nga mbrojtja e të drejtës 
së  autorit.
229
 Baza  e  të  dhënave  ka  një  autor,  por  që  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  nuk  e 
përmend.  Ligji  përmend  “prodhuesin  e  bazës  së  të  dhënave”,  i  cili  është  personi  fizik  apo 
juridik, i cili merr iniciativën dhe rrezikun e investimeve [të krijimit të bazës së të dhënave]. 
Do të ishte më e udhës që Ligji t’i përmbahej më me besnikëri Direktivës edhe në këtë pikë, 
pasi  ajo  e  rregullon  çështjen  e  autorësisë  në  mënyrë  më  të  plotë,  brenda  të  cilës  përfshihet 
edhe  prodhuesi  i  bazës  së  të  dhënave.  Sipas  Direktivës,  autori  i  bazës  së  të  dhënave  është 
personi  fizik  ose  grupi  i  personave  fizikë  që  kanë  krijuar,  ose  kur  legjislacionet  e  vendeve 
anëtare  e  lejojnë,  personi  juridik  që  konsiderohet  nga  legjislacioni  përkatës  së  titullar  i  të 
drejtave.  Gjithashtu,  po  sipas  Direktivës,  nëse  veprat  kolektive  njihen  nga  legjislacionet 
vendase, të drejtat pasurore do të mbahen nga personi që bëhet titullar i të drejtave të autorit. 
Dhe së fundi, nëse baza e të dhënave është krijuar bashkarisht nga disa persona fizikë, e drejta 
ekskluzive do të mbahet bashkarisht nga këta persona fizikë
230
. Nga ky përkufizim, rezulton 
se termi “prodhues” nuk përmbahet në Direktivë, për aq sa intereson të drejtën e autorit mbi 
bazën  e  të  dhënave.  Termi  “prodhues”  (ose  fabrikues,  në  varësi  të  gjuhës  së  Direktivës) 
përmendet  vetëm  për  të  drejtat  su  generis,  për  të  cilat  do  të  flasim  më  poshtë.  Përkundrazi, 
Direktiva  e  rregullon  çështjen  e  autorësisë  në  mënyrë  të  rregullt  dhe  duke  u  bazuar  mbi 
parimet e të drejtës së autorit, sipas të cilave krijues do të jetë personi fizik. Megjithatë, siç do 
                                                           
228 Neni 1 pika 2 e Direktivës 96/9/CE. 
229 Neni 1(3) i Direktivës 96/9/EC. 
230 Neni 4 i Direktivës 96/9/EC. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə