Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə43/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   137

75 
 
Sipas vendimeve, objekti i së drejtës sui generis është që të sigurojë mbrojtjen e një investimi 
në  marrjen  ose  mbledhjen,  verifikimin  dhe  paraqitjen  e  një  përmbajtjeje  të  një  bazë  të 
dhënash. Gjykata mbron investimin dhe vetëm investimin, por jo çfarëdolloj investimi
236
. Në 
këtë mënyrë, e drejta sui generis gjendet e përkufizuar. Në lidhje me marrjen (në kuptimin e 
mbledhjes) e përmbajtjes së bazës së të dhënave, Gjykata e Drejtësisë nënvizon se investimi 
do  të  nënkuptohet  si  përcaktimi  i  mënyrave  të  vëna  në  jetë  për  kërkimin  e  elementeve 
ekzistuese dhe mbledhjen e tyre brenda kësaj baze. Ajo nuk nënkupton mjetet që vihen në jetë 
për krijimin e elementeve përbërëse të përmbajtjes së bazës së të dhënave. Gjithçka që është 
mbledhje e elementeve që përbëjnë bazën duhet të merret në konsideratë për përkufizimin e 
investimit. Përkundrazi, çfarë është krijim, përpunim i këtyre elementeve përbërës të bazës së 
të  dhënave,  nuk  do  të  llogaritet  në  përkufizimin  e  investimit.  Në  lidhje  me  verifikimin  e 
përmbajtjes,  Gjykata  e  Drejtësisë  e  lidh  atë  ngushtësisht  me  sigurimin  e  saktësisë  së 
informacionit  në  çastin  e  krijimit  të  bazës  dhe  në  çastin  e  “funksionimit”  të  saj
237
.  Dhe  së 
fundi, kemi investimin dhe paraqitjen ose prezantimin e përmbajtjes. Sërish sipas Gjykatës së 
Drejtësisë, paraqitja nuk është një “prezantim i çfarëdoshëm në ekran”, nëse arsyetojmë duke 
u bazuar në bazat e të dhënave elektronike, por duhet të përzihet me radhitjen e informacionit: 
strukturimi, organizimi i bazës, që nuk duhet të shihet si krijim origjinal dhe kësisoj të gëzojë 
mbrojtjen e së drejtës së autorit, por nën aspektin e tij funksional. 
Autorizimi për të përdorur një bazë të dhënash. E drejta sui generis e parashikuar në Ligj 
dhe në Direktivën 96/6/EC mund të transferohet ose të cedohet nëpërmjet një liçence
238
. Në të 
dyja rastet, pra nëse prodhuesi ruajnë të drejtat ose nëse ai i transferon ato, përdoruesit e bazës 
së  të  dhënave,  duhet  të  kërkojë  autorizimin  e  përdoruesit  që  të  nxjerrë  ose  përdorë  pjesë  të 
bazës së të dhënave.  
Rastet përjashtimore kur nuk kërkohet autorizim. Nëse baza e të dhënave mbrohet nga e 
drejta  e  autorit  (si  kujtesë,  struktura  e  bazë  e  të  dhënave  do  të  mbrohet  përgjithësisht  nga  e 
drejta  e  autorit,  ndërsa  përmbajtja  vetëm  në  rastet  kur  informacioni  që  gjendet  në  të  është 
origjinal), ajo mund të citohet ose të bëhet një kopje për përdorim vetjak, sipas përcaktimeve 
të  ligjit  për  të  drejtën  e  autorit.  Neni  123  i  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  si  dhe  neni  9  i 
Direktivës  96/6/EC  parashikon  gjithashtu  dhënien  e  autorizimit  për  përdorimin  në  mënyrë 
përjashtimore  të  bazës  së  të  dhënave  kur  ajo  përdoret  vetëm  për  qëllime  ilustrimi  në 
mësimdhënie dhe për kërkime shkencore, me kusht që të tregohet burimi dhe të mos përdoret 
për qëllime tregtare, si dhe për përdorimin e saj për qëllimet e sigurisë kombëtare
239
. Për sa u 
                                                           
236 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Le droit d’auteur, Precis Dalloz, 2009. 
237 CJUE 9.11.2004, The British Horseracing Board Ltd e.a.; Fixtures Marketing ltd vs. Organismos 
Pronostikon; Fixtures Marketing Ltd vs Svenska Spel AB,  (RLDI 2005/1, n°9.) 
238 Neni 7 pika 3, i Direktivës 96/6/EC. 
239 Baza e të dhënave trajtohet nga ligji ynë njësoj si çdo vepër artistike që përfiton nga mbrojtja e testit me tri 
etapa, që do e shikojmë kur të trajtojmë përjashtimet nga zbatimi i të drejtës së autorit në rastet kopjeve të 
veprave për përdorim vetjak. 


76 
 
përket  autorizimeve  në  bazë  të  së  drejës  sui  generis,  prodhuesi  i  bazës  së  të  dhënave  që  ka 
vënë në dispozicion të publikut  bazën (falas ose  me pagesë), nuk mund  të ndalojë nxjerrjen 
ose  ripërdorimin
240
 e  një  pjesë  substanciale  të  saj.  Për  shembull,  një  përdorues  i  internetit 
mund të shkarkojë adresa nga faqja e fletëve të verdha.  
E  drejta,  edhe  pse  e  përkufizuar  nga  ligji  dhe  nga  vendimet  e  Gjykatës  së  Drejtësisë, 
mbetet  një  e  drejtë  e  cilësuar  si  “imperialiste”
241
,  pasi  ajo  mbron  ato  aspekte  të  bazës  së  të 
dhënave  që  nuk  mbrohen  dot  nga  e  drejta  e  autorit,  rrjedhimisht  e  bëjnë  atë  të 
gjithëpushtetshme. Megjithatë, nga analiza e vendimeve dhe e legjislacionit në fuqi del qartë 
dëshira e gjyqtarëve Evropianë për të refuzuar marrjen në konsideratë të investimeve që nuk 
janë  të  lidhura  drejtpërsëdrejti  me  bazën  në  vetvete  duke  mënjanuar  një  koncept  të  gjerë  të 
investimit,  rrjedhimisht  dhe  të  shtrirjes  së  efektit  të  së  drejtës  sui  generis.  Nga  ana  tjetër, 
efektet e këtyre vendimeve mund të jenë radikale në kuptimin që e drejta sui generis mbetet 
një  e  drejtë  ekonomike,  por  që  duhet  të  provohet  dhe  të  justifikohet  në  mënyrë  që  të  gjejë 
zbatim (siç e pamë më lart). Kushtet që të plotësohet e drejta sui generis e përafrojnë atë me 
konceptin e parazitizmit
242

Gjithashtu  dhe  fotografia,  e  cila  është  parashikuar  në  nenin  8  të  Ligjit  për  të  drejtën  e 
autorit  si  vepër  që  potencialisht  gëzon  mbrojtje,  e  fiton  origjinalitetin  nëpërmjet  punës  dhe 
talentit  të  autorit  të  saj.  Çdo  hap  i  hedhur  nga  autori  i  fotografisë  është  fryt  i  procesit  të  tij 
krijues  nëpërmjet  punës,  që  konsiston  në  zgjedhjen  e  dritës,  këndvështrimit,  punimit  të 
fotografisë nëpërmjet theksimit apo heqjes së ngjyrave etj. Këto kritere janë sanksionuar dhe 
në Vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Infopaq, të përmendur më sipër
243
. Mirëpo është e qartë 
gjithashtu se jo çdo fotografi arrin në atë shkallë krijimtarie sa të jetë origjinale. Rasti mund të 
shtrohet  për  shembull  për  kartolinat  e  vendeve  turistike.  Në  vetvete  ato  nuk  mund  të  jenë 
objekt  i  mbrojtjes  nga  e  drejta  e  autorit,  përveç  rasteve  kur  ka  një  punë  krijuese  nga  ana  e 
fotografit  që  nuk  përmblidhet  vetëm  në  përzgjedhjen  e  monumentit  historik  që  po 
fotografohet, por përfshin gjithashtu dhe aspektet që nënvizuam më sipër.  
Në  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit  citohen  dhe  përmbledhjet  si  krijime  që  potencialisht  e 
gëzojnë  mbrojtjen  nga  e  drejta  e  autorit.  Këtu  futen  përmbledhjet  enciklopedike,  fjalorët, 
antologjitë,  kolazhet  etj.  Një  krijim  intelektual  mund  të  mbrohet  nga  e  drejta  e  autorit, 
pavarësisht  faktit  se  thelbi  i  veprës  nuk  ka  asgjë  origjinale.  Duket  si  nonsens  duke  patur 
parasysh  se  deri  më  tani  i  kemi  mëshuar  idesë  së  kundërt.  Në  rastet  e  përmbledhjeve
244
,  i 
nënshtrohet analizës dhe forma që i jepet përmbledhjes, shembujt e zgjedhur, në rastin e një 
                                                           
240 Ripërdorimi është çdo formë që e bën të disponueshme për publikun, tërësisht a në një pjesë të mirë, 
përmbajtjen e një baze të dhënash, me anë të shpërndarjes së kopjeve a të qiradhënies, përmes rrjetit ose në çdo 
formë tjetër (neni 98, pika 2.b e Ligjit për të drejtat e autorit). 
241 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Le droit d’auteur, Prècis Dalloz, 2009. 
242 Shih për më tepër Oltion Spiro, “E drejta e internetit”, Botimet Dudaj, 2013. 
243 CJUE (GjED), Infopaq c. Danske Dagblades, C-5/08, www.curia.eu. 
244 Të parashikuara në nenin 9 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə