Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə44/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   137

77 
 
fjalori, apo vendosja e teksteve dhe ilustrimet në një antologji. Në këtë kuptim, vepra nuk do 
të shikohet vetëm në brendinë e saj, por do të analizohet si e tërë, në mënyrë që të arrihet në 
përfundimin se kemi të bëjmë apo jo me një krijim origjinal.  
Faqja  e  internetit.  Nga  pikëpamja  teknike  tashmë  është  e  pamohueshme  se  faqja  e 
internetit  hyn  në  kategorinë  e  krijimeve  multimediale
245
.  Krijimi  multimedial  nuk 
përkufizohet si i tillë në Ligjin për të drejtat e autorit. Pikërisht sepse krijimi multimedial nuk 
nënkupton  automatikisht një  krijim që  mbrohet  nga e drejta e autorit. Krijimet  multimediale 
mund  të jenë  edhe  krijime audiovizuale, por edhe më  shumë  se aq.  Multimedia përfshin  një 
realitet që kombinon njëkohësisht tekstin, imahet, sekuencat e imazheve të animuara, zërin e 
kështu me radhë
246
. Thënë kjo, duket sikur nuk kemi thënë ndonjë gjë të re, pasi shembulli më 
i  qartë  i  një  vepre  multimedia  mund  të  jetë  dhe  kinemaja.  Por  risia  vjen  nga  lidhja  midis 
multimedias  dhe  digjitalizimit.  Janë  pikërisht  teknikat  digjitale  që  lejojnë  lidhjen  e  të  gjithë 
komponentëve  që  përbëjnë  në  një  format  të  vetëm
247
.  Në  to  mund  të  ndërthuren  krijime 
audiovizuale  ashtu  si  dhe  krijime  të  gjeneruara  nga  kompjuteri  ose  edhe  programe 
kompjuterike.  Për  më  tepër,  krijimet  multimediale,  ku  faqja  e  internetit  është  modeli  më  i 
kthjellët i saj, përmbajnë informacione të zgjeruara të cilat e përafrojnë faqen e internetit më 
shumë me një mjet mediatik të përhapjes së informacionit. Në disa raste, për shembull faqet e 
internetit të agjencive mediatike kryesore, janë mjete mediatike të përhapjes së informacionit. 
Ndërkohë,  disa  faqe  të  tjerë  interneti,  si  për  shembull  blogjet  personalë,  faqet  me  karakter 
tregtar e kështu më radhë, nuk janë media në kuptimin e parë të fjalës, por ato gjithsesi, për 
shkak  të  komunikimit  të  vazhdueshëm  të  informacioneve  të  ndryshme  me  publikun, 
nëpërmjet pamjeve, zërit, videos, fjalëve, janë krijime multimediale
248
. Është e qartë gjithsesi 
se  nuk  ka  qenë  qëllimi  i  ligjvënësit  që  t’i  përjashtojë  ato  nga  mbrojtja,  pavarësisht  se  një 
përkufizim i krijimit multimedial mungon. Në fund të fundit, përkufizime ligjore të krijimeve 
multimediale nuk gjenden as në legjislacionet e huaja
249

Krijimi  multimedial  u  bindet  disa  kritereve  që  ndihmojnë  për  përcaktimin  e  saj  të  saktë 
dhe  në  ndarjen  që  duhet  kryer  midis  saj  dhe  krijimeve  të  tjera  elektronike,  siç  janë  për 
shembull  programet  kompjuterike.  Siç  do  ta  shikojmë  më  poshtë,  nëse  këtyre  kritereve  u 
shtohet  edhe kriteri i  origjinalitetit, krijimi  multimedial  do të  fitojë titullin e veprës  artisitke 
dhe  kësisoj  do  të  gëzojë  mbrojtjen  nga  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit.  Së  pari  (i)  krijimi 
multimedial bashkon elemente të llojeve të ndryshme. Në këtë pikë, krijimi multimedial është 
i  ngjashëm  me  krijimin  kinematografik  pasi  kanë  të  përbashkët  bashkimin  e  pamjeve, 
teksteve,  muzikës  dhe  tingujve  në  një  krijim  të  vetëm.  Së  dyti  (ii)  krijimi  multimedial  nuk 
varet nga asnjë lloj fiksimi material. Një krijim multimedial mund të aksesohet nëpërmjet një 
                                                           
245 Emmanuel Derieux, Droit des médias, droit francais, europeen et international, LGDJ, botimi 5, 2008. 
246 André Lucas, Jean Devèze, Jean Frayssinet, Droit de l’informatique et de l’Internet, PUF Droit, 2001, f. 381. 
247 Po aty. 
248 Po aty. 
249 Po aty. 


78 
 
DVD-je,  mund  të  shkarkohet  dhe  mund  të  përdoret  drejtpërsëdrejti  në  rrjet.  Së  treti,  (iii) 
krijimi  multimedial  nënkupton  ndërveprimin  me  përdoruesin.  Ndërveprimi  (interaktiviteti) 
duhet  të  nënkuptohet  si  procesi  që  i  lejon  përdoruesit  të  lundrojë  brenda  një  programi  në 
mënyrë jolineare ose të papërcaktuar paraprakisht dhe kësisoj e vendos përdoruesin në pozitë 
që ta zgjedhë vetë rrugëtimin që do të ndjekë përgjatë lundrimit në rrjet. Së katërti (iv) krijimi 
multimedial  është  një  tërësi  që  gëzon  një  identitet  të  vetin  autonom  në  raport  me  elementet 
përbërës  të  tij  dhe  së  pesti  (v)  aksesi  drejt  krijimit  multimedial  kryhet  nëpërmjet  një 
programi
250
. Këto kritere përmbushen tërësisht në rastin e faqes së internetit. Ligji aktual për 
të  drejtën  e  autorit  nuk  përmend  veprat  multimediale  në  objektin  e  mbrojtjes  nga  e  drejta  e 
autorit.  Por  kjo  nuk  do  të  thotë  se  jemi  përpara  një  vullneti  për  të  lënë  jashtë  veprat 
multimediale. Ligjvënësi nuk mund t’i parashikojë zhvillimet teknologjike, që kanë pasojat e 
tyre edhe në krijimin e veprave të reja që ndoshta nuk njiheshin në kohën e miratimit të ligjit. 
Prandaj themi se lista e veprave të mbrojtshme nga Ligji për të drejtat e autorit nuk mund të 
jetë  shteruese,  por  thjesht  indikative,  në  mënyrë  që  të  japë  një  ide  të  përgjithshme  të 
kategorive  kryesore  të  veprave  që  gëzojnë  mbrojtje.  Më  poshtë  do  të  shikojmë  se  kriteri  i 
vetëm  që  i  jep  titullin  e  veprës  artistike  të  mbrojtshme  nga  e  drejta  e  autorit  është  ai  i 
origjinalitetit, pavarësisht llojit të veprës.  
Mbrojtja e faqes së internetit me anë të së drejtës së autorit ka të bëjë si me përmbajtjen, 
ashtu dhe me arkitekturën e saj, nëse plotësohet kriteri parësor i origjinalitetit të krijimit, pra 
ai i lidhjes midis personalitetit të krijuesit, ndryshe botës së tij të brendshme, dhe veprës së tij. 
Kemi për shembull rastin kur një shoqëri e specializuar në fushën e informatikës ofronte 
nëpërmjet internetit disa shërbime në një faqe interneti që kishte përmbajtjen, strukturën dhe 
paraqitjen  e  një  uebsajti  të  ngjashëm  krijuar  nga  një  shoqëri  tjetër  që  ofronte  të  njëjtat 
shërbime
251
.  Gjykata  e  shkallës  së  parë  e  Parisit,  seksioni  i  saj  tregtar,  u  shpreh  se  “krijimi 
origjinal i një paraqitjeje ofertash dhe shërbimesh në një faqe interneti mbrohet nga e drejta e 
autorit”.  Një  vendim  i  tillë  zbaton  në  mënyrë  shumë  klasike  parimet  e  së  drejtës  së  autorit 
duke marrë në konsideratë prurjen krijuese në kuadrin e punimit të një uebsajti në mënyrë që 
të vendoset nëse ai do të përfitojë nga mbrojtja e së drejtës së autorit apo jo. 
Para se të ecim më përpara në analizën e së drejtës së autorit për faqet e internetit, është e 
nevojshme  të  bëjmë  një  sqarim  të  shkurtër  në  lidhje  me  konceptet  e  krijimtarisë  dhe  të 
origjinalitetit të faqes se internetit. Krijimi mund të përkufizohet si bashkimi i dy elementeve: 
investimit intelektual të autorit dhe veprimit fizik të vënies në formë të idesë. Ky përkufizim i 
dyfishtë të çon në përfundimin se e drejta e autorit nuk interesohet për përpjekjet intelektuale 
të një personi e që ato nuk përfundojnë në një produksion formal.  
                                                           
250 Sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Pronësisë Letrare dhe Artistike franceze më datë 7 
dhjetor 2005. 
251 Société Cybon vs. Qualisteam, http://www.legalis.net/jurisprudence-imprimer.php3?id_article=105. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə