Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə48/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   44   45   46   47   48   49   50   51   ...   137

85 
 
kulturore
277
,  i  cili  parashikon  cilat  janë  vepra  që  mbrohen  dhe  mekanizmat  juridikë  dhe 
administrativë që sigurojnë efektivisht këtë mbrojtje.  
Mirëpo,  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  parashikon  një  mekanizëm  shpërblimi  për 
komunikimin  e këtyre krijimeve, pavarësisht  se nuk mbrohen nga e drejta e autorit. Kështu, 
neni 12 pika 2 i Ligjit,  shprehet gjithashtu se: “komunikimi i tyre në publik është subjekt i 
pagesës së shpërblimit, kur komunikimi në publik është për veprat e mbrojtura nga e drejta e 
autorit”. Si shpjegohet një mekanizëm i tillë? Shpjegimi qendron në detyrimin që ka shteti për 
të  promovuar  kulturën  e  vendit.  Dhe  si  mund  të  bëhet  ky  promovim  më  mirë  sesa  duke  i 
dhenë mundësitë financiare? Këtë synim e shpall dhe vet Ligji kur thotë se “shpërblimi do të 
përdoret  për  nxitjen  dhe  stimulimin  kulturor  dhe  artistik  me  natyre  jofitimprurëse  në  fushat 
përkatëse artistike dhe kulturore
278
.” Ligji thotë gjithashtu se këto shuma do të mblidhen nga 
“Agjenci të Menaxhimit Kolektiv”, pa dhënë më shumë sqarime. Megjithatë, kuptohet se një 
agjenci e tillë do të krijohet në mënyrë të veçantë për të mbledhur këtë lloj shpërblimi.  
Parashikimi  ligjor  për  krijimet  e  folklorit  është  i  mirë,  për  sa  kohë  siguron 
financiarisht  mbijetesën  dhe  promovimin  e  këtyre  krijimeve,  aq  të  rëndësishme  në  këto 
periudha ku referimet tentojnë të humbasin. Por kkjo dispozitë ligjore që gjendet në pikën 2 të 
nenit  12  të  Ligjit,  nuk  merr  në  konsideratë  shumësinë  e  situatave  me  të  cilat  mund  të 
përballemi  në  rastet  e  komunikimit  publik  të  krijimeve  folklorike.  Kështu,  mund  të  kemi 
krijime folklorike të prejardhura, në të cilat një pjesë buron nga gjenialiteti i popullit dhe një 
pjesë  nga  krijimtaria  individuale  e  një  autorit  bashkëkohor.  Në  këtë  rast,  a  do  të  mund  të 
veprojë edhe e drejta e autorit? Gjithashtu, mund të gjendemi përpara situatës ku interpretues 
të  krijimeve  folklorike  të  pretendojnë  shpërblim  për  të  drejtën  e  tyre  mbi  komunikimin  në 
publik të interpretimit, pasi ajo që përjashtohet nga mbrojtja është krijimi, por jo interpretimi i 
saj.  Këto  janë  çështje  që  mund  të  gjejnë  zgjidhje  nëse  shikohet  Ligji  në  tërësi,  duke  patur 
parasysh  përkufizimin  e  veprës,  përjashtimet  nga  ky  përkufizim  dhe  të  drejtat  e  artistëve 
interpretues, duke shqyrtuar rast pas rasti problematikat. 
Në  pikëpamjen  e  digjitalizimit,  përcaktimi  i  krijimeve  që  janë  të  përjashtuara  nga 
statusi i veprës merr një rëndësi parësore, pasi qarkullimi i tyre, në kuadrin e internetit, mund 
të  bëhet  lirisht.  Falë  lehtësisë  së  aksesit,  faqet  e  internetit  mundësojnë  së  tepërmi 
komunikimin e informacionit drejt publikut
279
. Në këtë kuadër, faqja e internetit, sidomos ajo 
lloj  faqe  që  merret  me  mbledhjen  dhe  përcjelljen  e  informacionit,  mund  të  mbledhjë  shumë 
material  që  nuk  përbëjnë  vepra  me  origjinalitet,  rrjedhimisht  janë  të  pambrojtshme  nga  e 
drejta  e  autorit.  Lajmi  i  shkurtër  që  relaton  një  ngjarje,  i  dhënë  nëpërmjet  një  njoftimi  të 
shkurtër  relatues  hyn  në  fushën  e  nenit  12  të  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  dhe  rrjedhimisht 
nuk  mund  të  mbrohet  nga  e  drejta  e  autorit.  Në  këtë  kuptim,  pronarët  e  faqes  së  internetit 
                                                           
277 Ligji nr. 9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", i ndryshuar, FZ nr. 33/2003. 
278 Neni 12 pika 2 i Ligjit për të drejtat e autorit.  
279 Times Newspaper Limited, CJUE, 10 mars 2009. 


86 
 
mund  të  mbeten  të  pambrojtur  nga  përvetësime  të  padrejta  të  informacionit  që  ato  kanë 
mbledhur, nëpërmjet një investimi financiar por edhe njerëzor. Krijimi i një tabele të dhënash 
dhe/ose  baze  të  dhënash  me  informacionit  tërësisht  faktuale  mund  të  kërkojë  padyshim  një 
sasi  pune  të  konsiderueshme.  Duhet  pranuar  pa  ekuivok  se  kjo  punë  duhet  të  mbrohet.  Por, 
nga  ana  tjetër,  nëse  nuk  përmbushen  kriteret  e  origjinalitetit,  mbrojtja  duhet  të  kërkohet 
tjetërkund dhe jo në të drejtën e autorit
280
. Në këto kushte, mbrojtja e informacionit, legjitime 
në vetvete, nuk mund  të  sigurohet  nëpërmjet  të  drejtës  së autorit.  Një  mundësi  mund  të  jetë 
mbrojtja nëpërmjet ndalimit të konkurrencës së pandershme. Nga pikëpamja ligjore, kjo është 
e mundur nëse informacioni kthehet në një send të patrupëzuar objekt pronësie në favor të atij 
që e ka mbledhur i pari. Kuptohet që mbrojtja e informacionit do të bëhet ndaj një konkurrenti 
të faqes së internetit, në rast se ka shkelje të ekskluzivitetit. Nga ana tjetër, çfarë të drejte ka 
faqja  e  internetit  mbi  informacionin  që  ajo  ka  mbledhur.  Për  shkak  të  boshllëkut  ligjor  që 
ekziston, redaksia e faqes së internetit, ose në mënyrë të përgjithshme pronari i saj, mund të 
pretendojë pronësinë mbi informacionin. Por kjo nënkupton njëfarë pronësie mbi një send të 
patrupëzuar,  statusi  juridik  i  të  cilit  nuk  është  ende  i  saktësuar.  Megjithatë,  disa  pista  jepen 
nga  jurisprudenca  e  huaj,  në  lidhje  me  mbrojtjen  e  lajmeve  bazuar  mbi  konceptin  e 
përvetësimit  të  padrejtë.  Në  çështjen  National  Basketball  Association  v.  Motorola
281
 të  vitit 
1997, Gjykata e Apelit e Cirkuitit të Dytë të Nju Jorkut, pasi pranoi se ndeshjet e basketbollit 
nuk mbrohen nga e drejta e autorit, ndërkohë që transmetimi i tyre po, u shpreh gjithashtu se 
lajmet  e  thjeshta  mbi  një  ndeshje  nuk  mbrohen  nga  e  drejta  e  autorit,  por  nga  koncepti  i 
përvetësimit të padrejtë, nëse përmbushen disa kritere : informacioni të jetë mbledhur kundret 
kostos, informacioni të jetë sensitiv në çastin e përhapjes dhe përdorimi të jetë i padrejtë, pasi 
është  marrë  në  kurriz  për  përpjekjeve  financiare  të  personit  që  e  ka  nxjerrë  për  herë  të  parë 
informacionin. 
 
2. – Subjekti i të drejtës së autorit (Autori) 
E  drejta  e  autorit  ka  si  subjekt  të  sajin  kryesor  një  autor/e.  Ky/kjo  autor/e  është 
detyrimisht  një  individ.  Kështu  parashikon  si  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit.  Natyrisht,  si  çdo 
parim ka dhe përjashtime që do të shtjellohen në momentin e duhur në këtë kre. 
2.1 – Autori në mjedisin digjital 
 
Fillimisht  do  të  shikohet  se  cilat  janë  implikimet  e  parimit  ligjor  në  lidhje  me 
konceptin  e  autorit individ  dhe më pas  do të  shikojmë  rastet  kur në  disa raste të  qenit autor 
kushtëzohet nga statusi i veçantë që mund të ketë individi autor. Natyrisht, do të trajtohen në 
mënyrë të zgjeruar pasojat që ka digjitalizimi mbi autorin. 
                                                           
280 David I. Bainbridge, Intellectual Property, Botimi i nëntë, Pearson, London, f. 49. 
281
 
Cituar nga Mariana Semini-Tutulani, E drejta e autorit në Shqipëri, Scanderbeg Books, 2009, Tiranë, f. 95. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   44   45   46   47   48   49   50   51   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə