Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile


 Parimet e përgjithshme të nocionit të autorit



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə49/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   137

87 
 
2.1.1 Parimet e përgjithshme të nocionit të autorit 
Në  përkufizimin  e  të  drejtave  të  autorit  dhe  të  drejtave  të  lidhura  me  to,  parashikuar  në 
nenin 3 të Ligjit për të drejtën e autorit
282
 thuhet se “të drejtat e autorit i përkasin, nga natyra, 
personit fizik i cili ka krijuar veprën.” Duhet pranuar se në konceptinm e Ligjit për të drejtën e 
autorit, ashtu si dhe në atë të KC është e qartë se me person fizik në nënkuptohet individi, si 
subjekt i të drejtës dhe jo personi fizik tregtar, subjekt i të drejtës tregtare. Në këto kushte, me 
përdorimin e termit individ do të nënkuptojmë person fizik dhe vice versa.  
Ligji për të drejtat e autorit shpreh idenë e qartë se e drejta e autorit, që buron prej veprës 
së krijuar, i takon në mënyrë natyrale dhe automatike, pra në mënyrë të menjëhershme, autorit 
individ, krijues të veprës. Vepra që përfiton mbrojtje nga e drejta e autorit është vetëm burim i 
fantazisë krijuese të një individi. Një vepër mund të jetë dhe rezultat i një shumësie autorësh, 
kjo  nuk  prek  parimin  e  mësipërm,  pasi  në  këtë  rast,  sërish  individët  autorë  do  të  jenë  të 
identifikueshëm.  Këtu  përmendim  rastin  e  bashkautorësisë  që  parashikohej  edhe  në  Ligjin  e 
vjetër 9380
283
, ashtu dhe Ligjin e ri për të drejtat e autorit
284
. Së dyti, autor do të konsiderohet 
ai me emrin të cilit është shfaqur vepra për herë të parë në publik
285
, me përjashtim të rastit 
kur  vërtetohet  se  autorësia  i  përket  personave  të  tjerë
286
.  Prova  që  mund  të  sillet  do  të 
vlerësohet  nga  gjykata.  Rregullat  e  provës,  në  mungesë  të  parashikimeve  në  Ligjin  për  të 
drejtat e autorit, do t’i binden dispozitave ligjore që rregullojnë provën në Kodin e Procedurës 
Civile.  Prezumimi  i  autorësisë  do  të  thotë  se  në  mungesë  të  provave  për  të  kundërtën,  çdo 
individ  ose  grup  individësh,  emir  i  të  cilit/cilëve  shfaqet  mbi  vepër,  prezumohet  autori  i 
veprës
287
. Mënyra e shfaqjes së veprës mund të jetë e çfarëdollojshme, përkufizim i gjerë që 
mundëson dhe integrimin në këtë përkufizim të veprave të shfaqura online.  
                                                           
282 Pika 1 e nenit 3 të Ligjit: “Të drejtat e autorit i përkasin, nga natyra, personit fizik i cili ka krijuar veprën.”  
283 Neni 6 i Ligji 9380/2005. 
284 Neni 14 i Ligjit për të drejtat e autorit: “1. E drejta e autorit në një vepër që është rezultat i përpjekjeve të 
përbashkëta krijuese të dy ose më shumë autorëve, më tej bashkëautorë, u përket atyre në mënyrë të përbashkët, 
pavarësisht nëse vepra përbën një të tërë të pandashme apo është bashkim i pjesëve të pavarura; 2. Marrëdhënia 
midis bashkëautorëve dhe shpërblimi i tyre përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve sipas Kodit Civil të 
Republikës së Shqipërisë. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje bashkautorët gëzojnë së bashku të drejtën e autorit 
mbi veprën e përbashkët dhe shpërblimi përkatës ndahet midis tyre në përpjestim të drejtë me kontributet e tyre. 
Kur kontributet e bashkautorëve nuk mund të përcaktohen, shpërblimi ndahet në pjesë të barabarta; 3. 
Pavarësisht se bashkautorët e ushtrojnë të drejtën e autorit së bashku për veprën në tërësi, secili prej tyre mund të 
përdorë pjesën e veprës së përbashkët nëse ajo është lehtësisht e identifikueshme, me përjashtim të dy rasteve: a) 
kur me marrëveshje mes bashkautorëve është ndaluar shprehimisht përdorimi  i pavarur i pjesëve të krijuara nga 
secili prej tyre; b) kur përdorimi i pavarur i krijimeve të secilit prej bashkautorëve dëmton përdorimin në tërësi të 
veprës së përbashkët; 4. Personi i cili ka dhënë materiale, asistencë teknike apo organizative në procesin e 
krijimit të veprës së përbashkët nuk do të konsiderohet bashkëautor.” 
285 Pika 1 e nenit 16 të Ligjit për të drejtat e autorit: “Në mungesë të provave për të kundërtën, 
individi/individët, emri/emrat i/e të cilit/të cilëve shfaqet/n mbi një vepër, cilado qoftë mënyra e shfaqjes, 
prezumohet/n autori/autorët i/e veprës.” 
286 Po aty. 
287 Pika 1 e nenit 16 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


88 
 
Ky  prezumim  i  ligjit  është  një  prezumim  i  thjeshtë.  Ai  nuk  mund  të  kategorizohet  në 
konceptin  juridik  të  prezumimit  ligjor
288
.  Prezumimet  ligjore  nuk  mund  të  përmbysen  me 
provën e kundërt që mund të paraqesë një person tjetër që pretendon autorësinë. Por pikërisht, 
sepse ligji e parashikon mundësinë që autorësia të rrëzohet nga një provë e kundërt e bën këtë 
prezumim një prezumim të thjeshtë. Kjo lidhet më së miri dhe me parimin thelbësor se lindja 
e  të  drejtës  mbi  veprën  lind  me  krijimin  e  saj  dhe  se  nuk  ka  asnjë  akt  pozitiv  regjistrimi  të 
veprës,  siç  mund  të  hasim  në  rastin  e  markave  tregtare,  akt  i  cili  e  bën  provën  e  kundërt 
akoma dhe më të vështirë. Në këtë kuadër, dhe vendosja e emrit në një vepër nuk përbën një 
provë të pakundërshtueshme të autorësisë mbi vepër.  
Rëndësia e identifikimit të autorit është e pamohueshme, pasi nga kjo autorësi burojnë të 
drejtat që autori ka mbi veprën, si pasurore ashtu dhe morale. Kjo autorësi i lejon autorit që të 
hyjë  në  marrëdhënie  kontraktuale  me  kontraktorë  të  ndryshëm  me  qëllim  shfrytëzimin  e 
ekonomik të veprës. Një lidhje e tillë mund të shikohet si pikënisje praktike e realizimit të të 
drejtave që autori kë mbi veprën. Një lidhje e tillë e bën të drejtën e autorit, siç e konceptojmë 
në  ligjin  tonë,  një  të  drejtë  personaliste:  titullar  është  ai  që  krijon  veprën  dhe  jo  ai  që  e 
financon atë
289
.  
Në  këtë  kuptim,  mbrojtja  e  autorësisë,  për  shkak  të  rëndësisë  që  ajo  mbart  mund  të 
mbrohet  juridikisht  nëpërmjet  shpalljes  së  pavlefshmërisë  absolute  të  atyre  klauzolave 
kontraktuale që ndalojnë shfaqjen e autorësisë së një vepre. Në mungesë të një kontrate, citimi 
i një vepre ose përdorimi i saj pa përmendur autorin, raste që mund të gjenden me shumicë në 
internet, passjel dënimin e përdoruesit të paligjshëm. Proceduralisht kjo do të thotë se kushdo 
ka të drejtë që të kërkojë para gjykatës pavlefshmërinë e një klauzole të tillë. Do të shikojmë 
më tej se për disa raste, ky parim nuk vlen ose më saktë, është objekt i një interpretimi më të 
gjerë nga ana e gjykatave. Megjithatë, asgjë nuk e ndalon autorin, trashëgimtarin e tij ose çdo 
person të interesuar që të kërkojë gjyqësisht mbrojtjen e autorësisë në çdo kohë, si një e drejtë 
personaliste e një rëndësie të veçantë.  
Pasoja e parë e të qenit person fizik, është se personat juridikë nuk mund të jenë titullarë 
parësorë të të drejtës së autorit. Nëse Ligji për të drejtat e autorit thotë se “për nga natyra” e 
drejta e autorit i përket personit fizik, atëherë pretendimet e personave juridikë mbi vepër janë 
të  rendit  artificial,  në  kuptimin  që  dikush  (autori)  nëpërmjet  një  diçkaje  (licence,  kontrate 
autorit e kështu me radhë), i pajis ata me të drejtat mbi vepër. Zgjedhja që është bërë ka për 
synim  të  mbrojë  lidhjen  intime  midis  autorit  dhe  veprës.  Personat  juridikë,  konceptualisht, 
nuk mund të jenë pjesë e një procesi krijues, për arsyen shumë të thjeshtë se nuk kanë qenie 
që të hyjnë në një proces krijues. Gjithashtu, nëse çdo vepër që do të krijohej do t'i përkiste 
automatikisht  personit  juridik  për  të  cilin  punon  autori,  do  të  kishim  de  facto  një  lloj 
                                                           
288 Patrice Jourdain, Les Principes de la responsabilité civile, Dalloz, botimi 7. 
289 Christophe Caron, « Droit d’auteur », Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 167. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə