Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə5/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137

xiii 
 
 
 
 
   
PARATHËNIE 
 
Autori i një vepre nuk ka asnjë mision të shpallur. Megjithatë, ai nëpërmjet procesit të 
tij krijues ka një bërë zgjedhje që ndoshta nuk e ka ditur ose nuk e ka kërkuar: ai ka vendosur 
“t’i  shpërfaqë  botën  njeriut”  (J.P.  Sartre).  Nëpërmjet  krijimit  të  tij,  ai  trajton,  përpunon, 
rikrijon  ato  koncepte,  fenomene,  marrëdhënie  që  i  sheh  rreth  e  rrotull,  për  të  na  i  ofruar 
sërish  sipas  botës  së  tij  të  brendshme.  Është  një  proces  që  nuk  njeh  fund  dhe  që  nuk  njeh 
teknologji:  njeriu  ka  nevojë  për  veprat,  sepse  nëpërmjet  tyre  ai  interpreton  botën,  sipas 
konceptit  të  tij.  Autori  krijon  një  botë  me  ligjet  e  saj  të  veçanta  dhe  origjinale,  një  botë  të 
pavarur, njëkohësisht koherente dhe unitare
1
.  
Çdo  etapë  e  historisë  ka  njohur  krijimin  e  saj  universal.  “Para  Gutenbergut, 
arkitektura përfaqësonte krijimin universal” (V. Hugo). Me këtë shprehje, autori i shquar ka 
dashur të tregojë revolucionin e shtypshkrimit, rolin e madh që do të luajë libri i shtypur në 
ndërgjegjen  njerëzore.  Mund  ta  vijojmë  mendimin  e  tij  duke  theksuar  se  sot,  jetojmë  në  një 
kohë  kur  revolucioni  i  shtypshkrimit  (i  pasuar  nga  ai  i  frekuencave),  i  ka  lënë  vend 
revolucionit  të  digjitalizimit,  ku  çdo  krijim  i  mendjes  së  njeriut,  që  synon  shqisat  e  dëgjimit 
dhe  të  shikimit,  mund  të  formatohet  (kompresohet),  të  futet  në  një  kuti  (kompjuter)  dhe  të 
dërgohet brenda sekondit në një skaj tjetër të globit (komunikimi i informacionit). Nevoja për 
informacion, për dije dhe për ta ndarë me njëri-tjetrin këtë informacion, qendron në thelb të 
vullnetit  të  madh  të  njerëzimit  për  të  revolucionizuar  edhe  njëherë  mjetet  e  komunikimit  të 
informacionit. Sot gabimisht vihet emri “shoqëri e informacionit” për të treguar se jemi në 
një  shoqëri  ku  parësor  është  informacioni.  Në  thelb,  pë  njeriun  gjithmonë  parësor  ka  qenë 
informacioni. Njohuria përftohej nëpërmjet ndryshimit të mjedisit  ku njeriu jetonte. Dhe këtë 
njohuri  ai  gjithmonë  ka dashur  ta  komunikojë, me hir  a pahir. Sot,  mund të  flitet  më shumë 
për një shoqëri e teknologjisë së informacionit, sepse nuk jemi më në kushtet kur informacioni 
përdorej si tillë, por në kushtet kur informacioni modifikohet, komunikohet në të njëjtën kohë 
në të gjithë rruzullin, perfeksionohet. Në këtë kuadër, as vepra artistike nuk mbetet e paprekur 
nga ky revolucion. 
                                                           
1 Louis Marin, L’œuvre d’art et les sciences sociales, Encyclopaedia Universalis, Paris, 1990, f. 951. 


xiv 
 
Vepra artistike në mjedisin digjital po njeh ndryshime të mëdha. Jo shumë në aspektin 
thelbësor,  se  sa  në  atë  të  shpërndarjes  dhe  të  marrëdhënies  mes  autorit,  prodhuesit  dhe 
përdoruesit.  Sigurisht,  ky  ndryshim  do  të  ketë  reflektim  edhe  në  marrëdhënien  juridike  mes 
këtyre tre aktorëve. Ky punim synon të trajtojë këto marrëdhënie dhe ndryshimet e mundshme 
që mund të vijnë prej influencës së teknologjisë së informacionit mbi vepër. 


xv 
 
 
HYRJE
 
 
 
Ky disteracion doktorature synon të tregojë evoluimin e pashmangshëm të konceptit të 
të  drejtës  së  autorit  si  pasojë  e  lindjes,  zhvillimit  dhe  universalitetit  të  shkëmbimeve  me 
karakter elektronik, ku digjitalizimi i mjeteve të shkëmbimit, si dhe digjitalizimi i vetë objektit 
të të drejtës së autorit, veprës, përfaqëson stadin e zhvillimit më të lartë të teknologjisë deri 
më tani.  
Është  e  qartë  se  digjitalizimi  nuk  përfshin  vetëm  qarkullimin  e  veprave  në  internet. 
Ashtu siç është e padiskutueshme se një pjesë të konsiderueshme të studimit e përbën sqarimi 
i  marrëdhënieve  që  lindin  pikërisht  në  internet  ndërmjet  autorit  dhe  të  drejtave  të  tij  me 
aktorët dhe të drejtat e tyre që gravitojnë rreth këtij sistemi të ngritur posaçërisht për autorin.  
Vepra,  objekti  i  të  drejtës  së  autorit,  është  produkti  që  sot  zë  një  vend  shumë  të 
rëndësishëm në galaksinë e pafundme të shkëmbimeve tregtare. Sipas studimeve të kryera në 
2015, tregu botëror i muzikës ka njohur fitime për atë vit të barabarta me 14.9 miliardë euro, 
pavarësisht  formës  së  përhapjes  së  veprës:  nëpërmjet  shitjes  së  CD-ve,  shkarkimeve  ose 
dëgjimeve nëpërmjet metodës streaming
2
. Sipas Konfederatës Ndërkombëtare të Shoqërive të 
Autorëve dhe Kompozitorëve  (CISAC),  e cila ka  në gjirin  e saj  mbi 231 agjenci  kolektive të 
mbrojtjes  së  të  drejtës  së  autorit  nga  e  gjithë  bota,  vetëm  për  vitin  2014  fitimet  që  ka 
gjeneruar qarkullimi i veprës në mjedisin digjital në botë kanë kapur shifrën prej 7 miliardë e 
584 milionë Euro. Ndërsa perspektiva për vitin 2015 i afrohen shumës prej rreth 9 miliardë 
Euro. Vitet e fundit është vënë re se tregu i veprave artistke, muzika dhe filma, njeh një kalim 
konstant  nga  një  treg  klasik  i  shitjes  së  CD-ve  dhe  DVD-ve,  në  një  treg  të  përshtatur  për 
mjedisin  digjital.  Nga  viti  në  vit,  vihet  re  se  kurba  e  të  ardhurave  është  gjithmonë  në  rritje. 
Brenda mjedisit digjital, shikohet gjithashtu se ka një ndryshim në mënyrën sesi përdoruesit e 
përftojnë veprën. Kështu, nëse para disa vitesh shkarkimi përfaqësonte mënyrën më të mirë të 
përftimit të veprës, vihet re se sot tregu orieontohet drejt një përftimi të veprës pa shkarkim, 
pra konsumatori vizionon filmin ose dëgjon muzikën në internet (streaming), pa përftuar një 
kopje  të  saj  në  kompjuterin  e  tij.  Kështu,  për  vitin  2014,  32%  e  tregut  muzikor  në  mjedisin 
digjital funksionon nëpërmjet streaming-ut, që përdoret nga të paktën 40 milionë abonentë
3

Megjithatë  edhe  sot  shkarkimi  mbetet  mënyra  më  e  përdorur  e  pëftimit  të  veprës,  me  rreth 
52% të tregut botëror në mjedisin  digjital
4
. Të njëjtat proporcione vihen re dhe në ofertat e 
                                                           
2 http://www.ifpi.org/downloads/Digital-Music-Report-2015.pdf 
3 Po aty. 
4 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə