Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə50/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   137

89 
 
shpronësimi  të  autorit
290
.  Si  pasojë,  nuk  do  të  ishim  në  prani  të  konceptit  personalist  të  të 
drejtës së autorit, por të hynim në një logjikë tjetër, atë të autorit që është i detyruar të bëjë një 
punë të caktuar intelektuale, pra një autor punëmarrës apo agjent për kryerjen e shërbimeve. 
Një  perspektivë  e  tillë  në  fakt,  është  sot  më  në  rendin  e  ditës  se  kurrë,  me  daljen  në  pah  të 
programeve kompjuterike, të autorit punonjës apo të rastit të veprave kolektive. Për këto lloj 
veprash, ku investimi zë një vend parësor në krahasim me prurjen intelektuale të autorit, është 
vetë ligji që rregullon një marrëdhënie tjetër autorësie mbi veprën. Këto raste do të shikohet 
në seksionin e dytë më poshtë. 
Pasoja  e  dytë  e  parimit  të  autorësisë  është  se  prurja  personale  në  krijimin  e  veprës 
përjashton  ata  individë  që  kanë  ndihmuar  autorin,  i  kanë  dhënë  direktiva  shumë  të 
përgjithshme  atij  ose kanë  ekzekutuar urdhra ose direktiva të autorit të  veprës.  Një  parim  të 
tillë  e  parashikon  qartë  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit
291
.  Kështu,  nuk  mund  të  quhet  autor 
ekzektuesi  i  thjeshtë  material  i  veprës.  Një  person që  mbledh informacione dhe veprat  e një 
autori  për  të  krijuar  një  klasifikim  të  përgjithshëm  të  veprës  së  një  autori  nuk  mund  të 
konsiderohet  autor.  Personi  që  ka  bërë  një  klasifikim  të  tillë  duhet  të  sjellë  provën  e 
veprimtarisë  së  tij  krijuese,  prurjen  e  tij  personale,  ndryshe  origjinalitetin.  Në  këtë  mënyrë, 
shprehet ideja se lidhja midis autorit dhe veprës bëhet nëpërmjet kriterit të origjinalitetit, që e 
kemi shtjelluar më sipër, kriter që përmbledh në forma të ndryshme, idenë se individi duhet të 
sjellë prurjet e tij personale.  
I njëjti shembull mund të permendet për një individ që kryen vetëm një punë restauruese. 
Restaurimi  i  një  vepre  implikon,  në  radhë  të  parë  dhe  kryesisht,  ndjekjen  në  mënyrë  sa  më 
besnike  të  imazhit  dhe  të  shpirtit  krijues  të  autorit.  Ndërkohë,  për  të  qenë  autori,  individi 
duhet të provojë se ka prurje personale në vepër, pra që puna e tij restauruese është origjinale, 
gjë që nuk ka gjasa të ndodhë, pikërisht pasi restaurimi nuk mbart ne vetvete asgjë origjinale, 
në kuptim të të drejtës së autorit.  
Në jurisprudencë janë paraqitur gjithashtu edhe disa raste ku individi që ndihmon autorin 
kryesor ka vërtetuar prurje personale në krijimin  e veprës.  Në  fushën e veprave fotografike, 
personiqë zgjedh subjektin, çastin, vendin dhe këndin e fotografimit mund të rezultojë autori i 
vërtetë i fotografisë, në dëm të atij që thjesht e shkrep aparatin
292

Nga ana tjetër, duke ndjekur sërish kriterin e origjinalitetit, mund të ndodh se personi që 
është burimi kryesor i informacionit ose i veprës që do të krijohet më vonë, të mos rezultojë 
autori  i  vërtetë. Në  një  çështje  Springfield  vs. Thame
293
, një  gazetar  furnizonte me artikuj të 
                                                           
290 Po aty. 
291 Pika 4 e nenit 14 të Ligjit : « Personi i cili ka dhënë materiale, asistencë teknike apo organizative në procesin 
e krijimit të veprës së përbashkët nuk do të konsiderohet si bashkautor ». Kjo pikë është e vendosur në nenin që 
flet për bashkautorësinë. Por një parim i tillë mund të vlejë dhe për vepra që janë kryer vetëm nga një autor. 
292 Gjykata e shkallës së parë, Paris, datë 6 korrik 1976, RTDCom 1977, 117, obs. Desbois. 
293 In David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, Botimi 3, 1996, f. 67. 


90 
 
shkurtër  informativë  gazetën  Daily  Mail.  Botuesi  i  gazetës,  duke  u  nisur  nga  informacioni  i 
dërguar  prej  gazetarit,  rikonceptonte  paragrafin  dhe  e  botonte  në  gazetë.  Gjykatat 
argumentuan  se  gazetari  nuk  ishte  autori  i  rreshtave  pasi  ai  nuk  kishte  dhënë  asnjë  provë 
origjinaliteti, pasi ai ofronte vetëm një informacion pa asnjë shenjë dalluese të personalitetit të 
tij. Përkundrazi, botuesi kishte dhënë provat e prurjes personale duke rikonceptuar paragrafin 
sipas formës dhe stilit që dëshironte ai.  
Një  nga  parimet  kryesorë  të  Konventës  së  Bernës,  saktësisht  në  nenin  5  të  saj,  është 
asimilimi i autorit të huaj me autorin vendas. Me fjalë të tjera, autori nënshtetas i një shteti që 
është palë e Konventës së Bernës, do të gëzojë të njëjtin status me autorin e vendit ku autori i 
huaj do të kërkojë mbrojtjen e të drejtës së autorit
294
. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë dallim 
midis  një  autori  të  huaj  dhe  një  autori  vendas.  Mbrojtja  që  do  të  përfitojnë  nga  e  drejta  e 
autorit  do  të  jetë  e  njëjtë.  Shqipëria  është  anëtare  e  Konventës  së  Bernës  dhe  shumë 
natyrshëm,  këtë  parim  e  gjejmë  të  mishëruar  dhe  në  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit
295

Nëpërmjet  tij,  çdo  autor  i  huaj  vepra  e  të  cilit  është  publikuar  në  Shqipëri,  mund  të  kërkojë 
zbatimin e Ligjit në mënyrë që të mbrohet, promovohet ose të realizohet e drejta e tij e autorit. 
Kjo  dispozitë  do  të  gjejë  në  të  ardhmen  një  zbatim  të  shpeshtë,  duke  patur  parasysh 
qarkullimin e veprave nëpërmjet Internetit. 
2.1.2 Autori me statuse të ndryshme në mjedisin digjital 
Nëse në paragrafin e parë pamë një përkufizim të përgjithshëm të autorit, do të shikojmë, 
në këtë paragraf të dytë se autori, në përditshmërinë e tij krijuese, gëzon disa statuse që kanë 
pasojë  të  drejtpërdrejtë  në  pozitën  e  tij  juridike  si  autor.  Në  radhë  të  parë  do  të  shikojmë 
autorin  në  një  marrëdhënie  private  pune,  autorin  me  statusin  e  nëpunësin  civil  dhe  së  fundi 
autorin dhe gjendjen e tij civile. 
a.
 
Autori i punësuar
296
 
Krijimi  dhe  materializimi  i  veprës  janë  pikënisja  burimore  e  çdo  të  drejte  që  lind  mbi 
vepër. Mundësia më e thjeshtë do të ishte që këto të drejta të shfrytëzoheshin nga vetë autori: 
ai  të  kishte  drejtimin  dhe  administrimin  e  të  drejtave  që  burojnë  nga  krijimi  i  veprës  së  tij. 
Mirëpo,  autori  për  arsye  praktike,  nuk  është  shpesh  në  gjendje  që  të  komandojë  vet  të 
ardhmen  e  veprës  së  tij.  Një  gjë  e  tillë  do  të  ndodhë  në  mjedisin  digjital.  Ai,  nëpërmjet 
autorizimit  të  shfrytëzimit  të  veprës  së  tij,  do  të  bëjë  të  mundur  kalimin  në  mënyrë  të 
përkohshme ose të përhershme të shfrytëzimit të të drejtave pasurore që burojnë nga vepra, në 
favor  të  një  personi  që  ka  mundësitë  financiare  dhe  materiale  që  të  përhapë,  jetësojë  apo 
shpërndajë  veprën.  Pra,  si  moment  parësor  pas  krijimit  dhe  materializimit  të  veprës,  do  të 
                                                           
294 Christophe Caron, « Droit d’auteur », Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 169. 
295 Neni 6 i Ligjit për të drejtat e autorit në lidhje me trajtimin e barabartë.
 
296 Në lidhje me lindjen, funksionimin dhe mbarimin e marrëdhënieve të punës në përgjithësi shih Kudret Çela
E drejta e punës. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə