Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə51/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   137

91 
 
kemi gjithmonë  autorizimin që jep autori  për shfrytëzimin  e të  drejtave  pasurore që  burojnë 
prej veprës. 
Do të  kemi disa raste ku autori prezumohet se e  ka  dhënë  një  autorizim të  tillë  edhe 
para  se  të  krijohet  vepra.  Madje  do  të  prezumohet  se  autori,  nëpërmjet  nënshkrimit  të  një 
kontrate  të  caktuar,  nuk  do  të  ketë  mundësinë  të  shprehet  në  lidhje  me  shfrytëzimin  e  të 
drejtës pasurore. Rasti më konkret është ai i kontratës së punës.  
Parimi  është  se  çdo  punë  potencialisht  e  mbrojtshme  nga  e  drejta  e  autorit,  e  krijuar 
nga  një  punëmarrës  brenda  kuadrit  të  kontratës  së  tij  të  punës  nuk  do  të  konsiderohet  se  i 
takon  punëmarrësit  autor,  sipas  logjikës  që  kemi  përshkruar  në  paragrafin  e  mësipërm.  Më 
saktë,  të  drejtat  pasurore  që  burojnë  nga  kjo  punë  krijuese  do  t'i  takojnë  punëdhënësit.    Kjo 
formë "shpronësimi" është e parashikuar në  Ligjin për të drejtën e autorit
297
 dhe i bindet një 
logjike  mëse  të  shëndoshë.  Vepra  në  disa  raste  që  nuk  janë  dhe  aq  përjashtimore,  është 
rezultat  i  një  pune  të  gjatë  krijuese  dhe  investimi,  jo  vetëm  intelektual  të  autorit,  por  edhe 
financiar, menaxhues dhe koordinues të një shpure njerëzish të drejtuar prej punëdhënësit, pa 
të cilët vepra nuk do të realizohej kurrë. Në rastin e kontratave të punës, gjasat janë shumë të 
mëdha që asnjë vepër nuk do të krijohej nëse nuk do i viheshin në dispozicion autorit mjetet e 
nevojshme të punës për të hyrë në një proces krijues, për ta materializuar atë. Mjetet e punës, 
në këtë këndvështrim, marrin një rëndësi dhe kuptim shumë të madh. Nëpërmjet tyre krijohet 
vepra, nëpërmjet investimit që bën për to punëdhënësi, do të krijohet vepra. Rrjedhimisht, që 
të  ketë  një  kthim  të  sigurt  në  investimin  e  bërë,  të  drejtat  pasurore  që  do  të  burojnë  prej 
krijimit  të  veprës  do  të  kalojnë  automatikisht  në  duart  e  punëdhënësit.  Nëpërmjet  kësaj 
dispozite, do të shikojmë se kemi të bëjmë me një masë mbrojtëse të investimit, në radhë të 
parë dhe, në radhë të dytë, të veprës, e cila, më shumë për shkak të nevojës që do të ketë vetë 
punëdhënësi për ta mbrojtur sesa për të detyrimin ligjor për të mbrojtur krijimin e autorit, do 
të mbrohet pikërisht si fryt i investimit të punëdhënësit. 
Pasoja  e  parë  e  kontratës  së  punës  mbi  personin  e  autorit  është  se  ai  nuk  gëzon  të 
drejtën të autorizojë përdorimin e veprës për qëllime tregtimi. Nëpërmjet kontratës së punës, 
të drejtat pasurore ushtrohen automatikisht nga punëdhënësi, duke nisur nga data e dorëzimit 
të veprës
298
. Sipas përcaktimit të nenit 69 të Ligjit, kontrata e punës mbart një rëndësi shumë 
të  veçantë  për  shkak  se  objekti  i  saj,  në  mënyrë  të  veçantë  përcaktimi  i  aktiviteteve  të 
                                                           
297 Pika 1 e neni 69 të Ligjit për të drejtat e autorit: "1. Kur veprat krijohen nga një punëmarrës në kushtet e 
kontratës së punës dhe gjatë ekzekutimit të detyrave dhe udhëzimeve të dhëna nga punëdhënësi i tij, do të 
konsiderohet se të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera për këtë vepër kanë kaluar ekskluzivisht për 
punëdhënësin, për një periudhë kohore prej 3 vjetësh nga data kur vepra është dorëzuar punëdhënësit, përveç kur 
parashikohet ndryshe në kontratë.” 
298 Pika 2 e nenit 69 të Ligjit për të drejtat e autorit: “Përdorimi i veprës nga punëdhënësi brenda fushës së 
aktivitetit të tij, fushë e cila është parashikuar në kushtet e kontratës së punës, nuk kërkon autorizimin e autorit 
punëmarrës. Për rastet e tjera, për përdorimin e veprës jashtë fushës së aktivitetit, kërkohet pëlqimi me shkrim i 
autorit punëmarrës, i cili gëzon të drejtën e një shpërblimi të drejtë.” 


92 
 
punëmarrësit autor do të përcaktojnë dhe fushën në të cilën punëdhënësi nuk ka asnjë detyrim 
që të kërkojë autorizimin nga ana e punëmarrësit. Kjo pikë është shumë e rëndësishme, sepse 
autori me statusin e punëmarrësit është një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit 
të drejtat i përkasin për nga natyra, autorit. Këtu, të drejtat do i përkasin punëdhënësit. Por jo 
në mënyrë të natyrshme. Siç e thamë më sipër, autori gëzon të drejtën e kalimit të të drejtave, 
por kjo bëhët nëpërmjet një akti vullnetar të shprehur nëpërmjet një kontrate. Këtu, nëpërmjet 
kontratës  së  punës,  autorit,  për  aq  sa  prek  fushën  e  aktivitetit  të  parashikuar  në  kontratën  e 
punës,  nuk  i  jepet  mundësia  të  jap  ose  jo  dakordësinë  e  tij  për  autorizimin  e  shfrytëzimit 
ekonomik  të  veprës,  pasi  atë  supozohet  se  e  ka  dhënë  kur  ka  nënshkruar  kontratën  e  punës. 
Është ligji që organizon dhe përcakton cilat të drejta i takojnë punëdhënësit.  
Është  gjithashtu  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  që  përcakton  kufirin  e  kalimit  të  të 
drejtave të shfrytëzimit ekonomik të veprës. Përdorimi i veprës “jashtë fushës së aktivitetit”, 
siç  thuhet  në  nenin  69  pika  2  të  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit,  do  të  kërkohet  pëlqimi  me 
shkrim  i  autorit.  Edhe në  këtë  rast,  kemi të bëjmë me një  kufizim, pasi  është  vështirësisht  e 
mendueshme  se  autorit  i  jepet  mundësia  që  të  zgjedhë  nëse  pranon  ose  jo  të  autorizojë 
përdorimin e veprës jashtë fushës së aktivitetit të përcaktuar në kontratën e punës. 
Përcaktimi i datës së fillimit të ushtrimit të të drejtave pasurore nga punëdhënësi është 
përcaktuar në Ligj si çasti që fillon me dorëzimin e veprës punëdhënësit
299
. Punëdhënësi do të 
gëzojë të drejtat ekonomike për një afat 3 vjeçar, duke filluar nga dita e dorëzimit të veprës
300

Në këtë pikë, Ligji për të drejtat e autorit ka rimarrë afatin që përcaktohen në Ligjin e vjetër 
9380. Parashikimi i një afati të tillë nuk do të thotë se palët nuk mund të parashikojnë një afat 
tjetër  më  të  gjatë  ose  më  të  shkurtër.  Afati  3  vjeçar  i  përcaktuar  në  ligj  tregon  vullnetin  e 
ligjvënësit për t’i dhënë një afat shfrytëzimit të veprës nga bashkëkontraktori i autorit, në rast 
se kontrata e punës nuk parashikon gjë në lidhje me këtë afat. 
Kalimi  i  të  drejtës  së  autorit  do  të  bëhet  pasi  të  krijohet  vepra.  Kontrata  e  punës,  në 
objektin e saj, mund të përmbajë klauzola që parashikojnë detyrimet e punëmarrësit-autor, ku 
do  të  përfshihen  dhe  angazhimi  për  të  krijuar  vepra  artistike  të  cilat  do  të  shfrytëzohen 
ekonomikisht  nga  punëdhënësi.  Nga  leximi  i  nenit  përkatës  të  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit 
kuptohet  se  pika  ku  mund  të  ketë  modifikime  është  afati  i  shfrytëzimit  ekonomik  të  veprës 
nga ana e punëdhënësit, por jo çasti kur do të fillojë shfrytëzimi në mënyrë efektive. Me pak 
fjalë,  kontrata  e  punës  nuk  mund  të  parashikojë  në  çastin  e  lidhjes  së  kontratës  së  punës, 
kalimin në mënyrë automatike të të drejtave ekonomike mbi veprat që autori do të krijojë në 
të ardhmen, në zbatim të kontratës së tij të punës. Ky parim, që mund të bjerë në kundërshtim 
me parimet  e  Kodit  të  Punës,  është në fakt  një nga parimet  historike të  të  drejtës  së  autorit: 
                                                           
299 Pika 1 e nenit 69 të Ligjit për të drejtat e autorit.  
300 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə