Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 4,8 Kb.

səhifə52/137
tarix14.09.2018
ölçüsü4,8 Kb.
1   ...   48   49   50   51   52   53   54   55   ...   137

93 
 
autori nuk mund të angazhohet për të kaluar të drejta mbi një vepër që nuk ekziston ende
301

Ai mund të angazhohet që të realizojë vepra, në bazë të një kontrate pune ose të një kontrate 
porosie,  por  ai  nuk  mund  të  angazhohet  në  alienimin  e  krijimit  të  tij,  pa  e  realizuar  atë 
paraprakisht.  Dallimi  midis  dy  koncepteve  duket  si  i  panevojshëm,  madje  si  një  dallim 
doktrinarësh  të  zhytur  në  diskutimet  e  tyre  teorike.  Por  në  aspektin  e  të  drejtës  së  autorit, 
dallimi ka një rëndësi të madhe pasi mbron hierarkinë e sanksionuar në ligj: autorit i përkasin 
në  mënyrë  të  natyrshme  të  drejtat,  me  krijimin  e  veprës,  të  cilat  ai  më  tej,  mund  t’ia  kalojë 
palëve  të  tjera.  Klauzolat  e  cedimit  me  karakter  të  përgjithshëm  në  një  kontratë  pune  do  të 
vlerësohen si të pamjaftueshme për një punëdhënës, në mënyrë që ai të  pretendojë të drejtat 
ekonomike mbi vepër
302
.  
Autori,  edhe  pse  i  lirë  në  procesin  e  tij  krijues,  do  të  jetë  i  detyruar  të  respektojë 
kërkesat  dhe  udhëzimet  e  punëdhënësit  si  në  kuadrin  e  përgjithshëm  të  rregullimit  të 
marrëdhënieve  të  punës,  në  kuadër  të  zbatimit  të  Kodit  të  Punës,  ashtu  dhe  në  kuadrin  e 
veçantë të kërkesave artistike që punëdhënësi do të kërkojë dhe për realizimin e të cilave ka 
punësuar  autorin.  Ekziston  megjithatë  mundësia  që  palët  të  parashikojnë  kushte  të  veçanta 
brenda  kontratës  së  punës
303
,  të  cilat  e  çlirojnë  autorin  nga  disa  detyrime  që  janë  pjesë 
përbërëse  thelbësore  të  kontratës  së  punës.  Në  këto  kushte,  ekziston  gjithmonë  mundësia  e 
rikualifikimit  të  kontratës  së  punës  në  një  kontratë  shërbimesh  apo  porosie.  Sidoqoftë,  edhe 
për këto kontrata, kriteri i  tretë, ai  i  shfrytëzimit të të  drejtave pasurore nga porositësi  do të 
jetë sërish kusht thelbësor i kontratës. 
Kalimi i të drejtave pasurore do të bëhet për aq kohë sa vepra përdoret brenda fushës 
së  veprimtarisë  së  punëdhënësit.  Këtë  sqarim  e  jep  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  siç  e 
përmendëm  edhe  më  sipër.  Kjo  dispozitë  do  të  kuptohet  si  një  kufizim  i  pushtetit  të 
punëdhënësit mbi autorin punëmarrës. Kjo do të thotë se jo të gjitha veprat që krijon autori do 
të  jenë  të  shfrytëzueshme  nga  punëdhënësi.  Çdo  krijim  tjetër  që  bëhet  jashtë  kuadrit  të 
marrëdhënieve të punës, do të prezumohet se i përket autorit dhe kështu, do të rikthehemi në 
parimin  e  përgjithshëm  të  dhënies  së  autorizimit  nga  ana  e  autorit  për  shfrytëzimin  e 
ekonomik të veprës. Ky kriter është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm përcakton materialisht 
fushën  e  ndërhyrjes  së  punëdhënësit  në  veprimtarinë  krijuesë  të  autorit,  por  edhe  shërben  si 
mjet  interpretimi mjafti  i  vlefshëm  për  gjykatat për të  ditur nëse një  krijim  i  caktuar artistik 
është  bërë  brenda kuadrit  të punës  apo jo.  Një  rast  teorik
304
 që mund  të  ilustrojë  më së miri 
pushtetin  e  punëdhënësit  mbi  veprën  e  krijuar  nga  punëmarrësi  dhe  kufijtë  e  këtij  pushteti, 
është ai i një shërbyeseje të një restoranti, që në kohën e saj të lirë shkruan poezi dhe tekste 
këngësh.  Nëse,  në  një  të  ardhme  të  afërt,  lavdia  do  të  mbulojë  shërbyesen  për  shkak  të 
teksteve që ajo  shkruan, a mundet që punëdhënësi  të  kërkojë  të  drejta mbi shfrytëzimin  e të 
                                                           
301 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis Botimi 3, 2013. 
302 Një parim i tillë përmbahet në Kodin francez të Pronësisë Intelektuale.   
303 Po aty. 
304 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, Botimi 3, 1996, f. 70. 


94 
 
drejtave pasurore që burojnë nga këto tekste? Përgjigja e arsyeshme do të ishte jo, pasi së pari 
këto krijime nuk kanë lidhje aspak me kontratën e punës dhe së dyti janë shkruar gjatë kohës 
së  lirë.  Në  këtë  aspekt.  Shërbyesja  nuk  ka  pse  të  shqetësohet.  Në  një  aspekt  tjetër,  atë  të 
respektimit të disiplinës së punës, në rastin kur ajo do të neglizhonte punën për të shëtitur në 
sokaket  e imagjinatës  së  saj,  ajo  mund  të  njihte probleme, pasi  sjellja e saj  mund  të përbëjë 
shkelje të kontratës së punës. Por kjo, kuptohet, është çështje tjetër. Të njëjtën frymë e gjejmë 
në jurisprudencën tonë, në një çështje që vintë përballë një kameraman ish punonjës të RTSH 
dhe  vetë  RTSH-në,  në  vendimin  e  Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë,  Tiranë,  nr.  394,  datë 
10.1.2002
305
.  kameramani  kishte  një  kontratë  pune  me  RTSH-në.  Ai  dërgon  një  xhirim  të 
shkurtër  në  Itali,  për  një  konkurs  që  po  zhvillohej  atje.  RTSH-ja  pretendonte  pronësinë  mbi 
këtë vepër, ndërkohë që ishte e qartë se filmimi nuk kishte asnjë lidhje me asnjë prej porosive 
që kameramani kishte marrë nga RTSH, në kuadër të kontratës së punës.  Si rezultat, filmimi 
kishte si  pronar kameramanin dhe jo RTSH. Pretendimi i vetëm i RTSH që gjen mbështetje 
është  që  kameramani  ka  për  detyrë  të  dëmshpërblejë  RTSH  ose  për  vlerën  e  përdorimit  të 
pajisjeve  të  punës
306
,  ose  për  shkelje  të  disiplinës  së  punës,  nëse  kameramani  nuk  kishte  të 
drejtë që të përvetësonte pajisjet e punës për qëllimet e tij personale. 
Cfarë ndodh pas  përfundimit të  kontratës së  punës?  Si  do të  trajtohet  vepra e krijuar 
gjatë  dhe  në  përmbushje  të  kontratës  së  punës?  Në  këtë  pikë,  Ligji  i  vjetër  9380  ka  qenë  i 
qartë: me përfundimin e kohëzgjatjes së kontratës, të drejtat pasurore i rikthehen autorit. Për 
sa i përket Ligjit për të drejtën e autorit, ky parim sanksionohet gjithashtu në pikën 5 të nenit 
69  të  tij.  Kështu  “me  mbarimin  e  afatit,  të  drejtat  pasurore  mbi  veprën  i  kthehen 
punëmarrësit.” Në këtë rast, afati mund të jetë i  përcaktuar në kontratën e punës dhe të mos 
përputhet me afatin e kontratës së punës, për shembull duke qenë më i shkurtër, ose të zgjasë 
po aq sa kontrata e punës. Në çdo rast, afati i fillimit nuk do të ndryshojë, i cili do të jetë siç u 
përshkrua më lart. Në këtë kuptim, edhe nëse jemi në një kontratë pune me afat të pacaktuar, 
të drejtat pasurore mbi veprën do t’i kthehen kur të jenë zgjidhur marrëdheniet e punës. Nëse 
neni 69 i Ligjit për të drejtën e autorit parashikon një afat për kalimin e të drejtave pasurore, 
mendojmë  se  ky  afat  nuk  duhet  interpretuar  si  një  afat  i  caktuar:  në  kuptim  të  kuadrit 
kontraktor  në  të  cilin  palët  janë  të  lidhura,  mendojmë  se  me  termin  afat  duhet  të  përfshihet 
dhe  fakti  se  kalimi  i  të  drejtave  ekonomike  mund  të  përfundojë  edhe  atëherë  kur  përfundon 
marrëdhënia e punës me afat të pacaktuar.  
Me përfundimin e afatit, palët mund të bien dakord që të lidhet një “kontratë e re për 
kalimin  e  të  drejtave  pasurore  ekskluzive  mbi  veprën  e  autorit  punëmarrës,  kundrejt  një 
shpërblimi adekuat
307
.” Kjo dispozitë e nenit 69 jep disa skenarë të mundshëm që fillojnë pas 
përfundimit  të  periudhës  kohore  të  parashikuar  në  pikën  1  të  nenit  69.  Së  pari,  cilat  është 
                                                           
305 Cituar nga Mariana Semini-Tutulani, E drejta e autorit në Shqipëri, Scanderbeg Books, 2009, Tiranë, f. 209-
210. 
306 Po aty, f. 210. 
307 Pika 5 e nenit 69 in fine të Ligjit për të drejtat e autorit. 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   48   49   50   51   52   53   54   55   ...   137


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə