Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə54/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   50   51   52   53   54   55   56   57   ...   137

97 
 
përjashtimor nga parimi i  përgjithshëm  se autor i  një  vepre  është  gjithmonë  një person fizik 
(individ). Kush mund  të jenë këta? Janë pikërisht  ato  subjekte juridike që  punësojnë autorët 
ose  subjektet  juridike  që  kanë  porositur  autorët  për  krijimin  e  një  programi  kompjuterik. 
Njohja  e  personit  juridik  si  autor  sjell  si  pasojë  dhe  humbjen  e  të  drejtës  morale  të  autorit 
person fizik: kjo e drejtë ose do të zhduket totalisht ose do të jetë një prerogativë e personit 
juridik, i cili do të jetë titullar i të drejtës së autorit mbi programin kompjuterik. 
 
Në Ligjin për të drejtat e autorit nuk rezulton të jetë adoptuar një alternativë e tillë. Në 
ligj  krijimi  cilësohet  si  “individual  dhe  intelektual”,  çka  përjashton  mundësinë  e  krijimit  të 
programeve kompjuterike nga persona juridikë. Përjashtimi i vetëm, por edhe këtu nuk është 
përjashtim në lidhje me parimin, pasi sërish autor “natyror” është individi, parashikohet për të 
drejtat  ekonomike  mbi  programet  kompjuterike,  në  rastin  e  programeve  kompjuterike  të 
krijuara në kushtet e punësimit,sipas nenit 89 të Ligjit për të drejtën e autorit. Sipas këtij neni, 
“në  qoftë  se  një  program  kompjuterik  është  krijuar  nga  një  punëmarrës  në  ekzekutimin  e 
detyrave të tij ose pas udhëzimeve të dhëna nga punëdhënësi i tij, punëdhënësi, ekskluzivisht 
ka  të  drejtë  të  ushtrojë  të  gjithë  të  drejtat  ekonomike  për  programin  e  krijuar,  përveç  nëse 
parashikohet  ndryshe  në  kontratë.”  Pyetja  që  lind  është  nëse  ka  ngjashmëri  midis  regjimit 
juridik të përgjithshëm të autorit punëmarrës me regjimin juridik të autorit punëmarrës të një 
programi  kompjuterik?  Nga  leximi  i  Ligjit,  por  edhe  praktika  profesionale  e  shoqërive 
kryesore  që  prodhojnë  programme  kompjuterike,  nuk  rezulton  se  e  drejta  ekonomike  do  t’i 
kthehet  punëmarrësit  autor,  pas  përfundimit  të  kontratës  së  punës.  Natyrisht,  mund  të  ketë 
parashikime  të  ndryshme  në  kontratën  e  punës,  por  në  parim,  të  drejtat  ekonomike  të 
programit  kompjuterik  do  të  mbeten  në  favor  të  punëmarrësit.  Në  këtë  rast,  edhe  pas 
përfundimit  të  kontratës  së  punës,  autori  do  të  përfitojë  shpërblim  për  shkak  të  krijimit  të 
programit  kompjuterik  dhe  kjo  vjen  për  shkak  se  ai  do  të  mbetet  autori  i  saj,  pavarësisht  se 
kush e shfrytëzon.  
 
Autori  do  të  ketë  këto  prerogativat  ose  të  drejtat  ekskluzive  vijuese,  të  cilat  janë 
parashikuar në Direktivën mbi programet kompjuterike
315
. Të njëjtat prerogativa do të gëzojë 
dhe përfituesi i të drejtave ekonomike, që mund të jetë dhe person juridik, të veprës program 
kompjuterik, nëse autori është në marrëdhënie pune me personin juridik: 
(i)  të  autorizojë  riprodhimin  e  përhershëm  ose  të  përkohshëm  të  programit,  tërësisht 
ose pjesërisht; 
(ii)  të  autorizojë  përkthimin,  përshtatjen,  rregullimin  si  dhe  çdo  transformim  të 
programit; 
(iii) të autorizojë të gjitha format e shpërndarjes, qiradhënies për publikun të kopjeve 
të programit.  
                                                           
315 Neni 4, po aty. 


98 
 
Prerogativat e mësipërme gjenden dhe në Ligjin për të drejtat e autorit
316
.  
Megjithatë, që nga moment që blerësi i një programi kompjuterik e përdor atë, ai e ka 
të  pamundur  ta  përdorë  atë  në  mënyrë  efektive  pa  realizuar  një  ose  të  gjitha  prerorgativat  e 
autorit të programit kompjuterik të përmendura më sipër. Për shembull, nëse një konsumator 
blen një program kompjuterik të instaluar në një CD, atij mund t’i duhet që ta shkarkojë atë 
dh eta instalojë në kompjuterin e tij. Dhe këtë ai e bën brenda kuadrit të ligjshëm të përdorimit 
që ai ka fituar duke e blerë një kopje të programit kompjuterik. Në këtë kuptim, Direktiva mbi 
programet  kompjuterike  thotë  se  veprimet  e  përmendura  më  sipër  nuk  i  nënshtrohen  asnjë 
detyrimi  për  marrje  autorizimi  nga  autori  nëse  janë  të  nevojshme  për  të  lejuar  blerësin  e 
ligjshëm  të  përdorë  programin  në  një  mënyrë  që  përputhet  me  qëllimin,  duke  përfshirë  dhe 
korrigjimin  e  gabimeve
317
.  Gjithashtu,  një  person  nuk  mund  të  kufizohet  me  anë  të  një 
kontrate  të  bëjë  një  kopje  të  programit  (një  formë  back-up-i)  për  aq  sa  kjo  gjë  është  e 
nevojshme për përdorimin e tij
318
, duke përfshirë dhe të drejtën për të vëzhguar, studiuar ose 
testuar  funksionimin  e  programit  për  të  përcaktuar  idetë  dhe  parimet  që  përbëjnë  bazën  e 
cilitdo elementi të programit
319
.  
b.
 
Autori nëpunës civil 
Në  këtë  kategori,  nuk  do  të  përfshihen  ata  autorë  tekstesh  zyrtare,  për  të  cilat  nuk 
zbatohet e drejta e autorit. Këtu do të përfshihen ata autorë, nëpunës civilë ose në mënyrë më 
të  përgjithshme,  funksionarë  publikë,  të  cilët  gjatë  ushtrimit  të  funksioneve  të  tyre  publike, 
krijojnë  vepra  për  të  cilat  ekziston  mundësia  që  të  klasifikohen  se  krijime  origjinale  të 
mbrojtshme nga e drejta  e autorit dhe për të cilat do të lindin problematika të përcaktimit të 
titullarit të këtyre të drejtave. 
Dy  vërejtje  në  lidhje  me  autorësinë  e  veprave  të  kryera  gjatë  ushtrimit  të  funksionit 
publik.  Së  pari,  në  Shtetet  e  Bashkuara,  asnjë  publikim  i  bërë  nga  organet  federale, 
pavarësisht  llojit  të  publikimit,  nuk  mund  të  jetë  objekt  i  mbrojtjes  nga  copyright-i
320
.  Ky 
qendrim  motivohet  nga  ideja  se  përhapja  e  çdo  lloj  dokumenti  të  publikuar  prej  organeve 
federale  të  jetë  sa  më  e  lirë,  në  interes  të  publikut.  Rrjedhimisht,  nuk  mund  të  flasim  për 
autorësi në kuptimin e të drejtës së autorit, për krijuesit nëpunës federalë. 
Së  dyti,  në  Britaninë  e  Madhe  si  dhe  në  Kanada,  vende  gjithashtu  të  traditës  së 
copyright-it, kemi një parashikim të ndryshëm për veprat e krijuara nga funksionarët publikë. 
Në këto vende ekziston ajo që quhet copyright-i i Kurorës. Në Britaninë e Madhe dokumentet 
publike  shpërndahen  nëpërmjet  një  agjencie  të  quajtur  Her  Majesty’s  Stationery  Office 
                                                           
316 Neni 90 i Ligjit. 
317 Neni 5 (1) i Direktives mbi programet kompjuterike.  
318 Neni 5 (2), po aty. 
319 Neni 91 pika 3 e Ligjit për të drejtat e autorit. 
320 Seksioni 105 i Copyright Act i vitit 1998. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   50   51   52   53   54   55   56   57   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə