Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə55/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   51   52   53   54   55   56   57   58   ...   137

99 
 
(HMSO), e cila administron copyright-in e Kurorës nëpërmjet liçencave që i akordon sektorit 
privat, në rast se ky i fundit kërkon të përdorë këto dokumente. Në të drejtën angleze, status i 
autorit nëpunës civil barazohet me statusin e punëmarrësit në një marrëdhënie pune private
321

Në  këto  kushte, titullari  i  të  drejtës së  autorit do të  jetë  administrata publike. Megjithatë, në 
praktikën e kontratave të punës në sektorin publik, është pranuar ekzistenca e një klauzole me 
anë  të  të  cilës  palët  mund  të  bien  dakord  që  titular  i  veprave  të  krijuara  gjatë  kontratës  së 
punës të jetë nëpunësi civil.  
Në të një logjikë të kundërt gjendemi përpara rastit të legjislacionit francez. Nëpunësi 
civil që krijon një vepër gjatë ushtrimit të funksionit të tij do të konsiderohet autor i veprës ab 
initio
322
.  Kjo  do  të  vlejë  për  çdo  shërbim  publik  administrativ,  nga  ato  të  konsideruara  si 
tradicionale  (organet  shtetërore  qendrore,  njësitë  e  qeverisjes  vendore,  banka  kombëtare  e 
kështu me radhë) deri në ato ku predominon mundësia menaxhimit të punëve apo shërbimeve 
publike  nga  subjekte  private.  Përjashtime  mund  të  ketë  vetëm  për  ato  shërbime  publike  me 
karakter  industrial  ose  tregtar,  për  të  cilat  parimi  i  mbrojtjes  së  sekretit  industrial  kërkon  që 
nëpunësi civil të mos quhet titullar i të drejtës së autorit ab initio.  
Dhënia e titullaritetit të  të  drejtës  së autorit nëpunësit civil mund  të  duket simbolike. 
Kjo  pasi  autori  do  të  jetë  i  kufizuar  në  realizimin  e  prerogativave  të  tij,  të  cilat  do  të 
realizohen  nga  administrata  publike  ku  ai  është  i  punësuar.  Një  status  i  ngjashëm  me  atë  të 
realizimit të programeve kompjuterike. Kufizimi i tij shkon edhe më tej nëse shikojmë se të 
drejtat e tij morale do të jenë gjithashtu të kufizuara. Nëpunësi civil nuk mund të kundërshtojë 
modifikimin e veprës nëse ky modifikim është vendosur në interesin e administratës publike 
që ka pushtetin hierarkik mbi autorin, me përjashtim  të rasteve kur modifikimi  shkel  nderin 
apo  reputacionin  e  autorit.  Gjithashtu,  autori  nuk  mund  të  ushtrojë  të  drejtën  e  tërheqjes  së 
veprës  nga  qarkullimi,  me  përjashtim  të  rastit  kur  ka  marrë  pëlqimin  e  autoritetit  që  ka 
pushtetin hierarkik.  
Nga këto dy sisteme, Ligji 9380 nuk kishte parashikuar ndonjë dispozitë në lidhje me 
zbatimin e të drejtës së autorit për nëpunësin civil. Nga leximi i Ligjit aktual për të drejtën e 
autorit,  nuk  rezulton  që  të  jetë  parashikuar  ndonjë  dispozitë  në  lidhje  me  autorët  që  kanë 
statusin e nëpunësit civil. Për analogji, mund t’i referohemi neneve përkatëse të Ligjit për të 
drejtën  e  autorit  në  lidhje  me  autorin  punëmarrës,  dispozitat  e  të  cilit  parashikojnë  se    të 
drejtat  pasurore  për  veprat  e  krijuara  në  bazë  të  kontratës  individuale  të  punës  i  përkasin 
punëdhënësit. Në këtë rast  në kontratë përcaktohet  periudha kohore  gjatë së cilës ai  i  gëzon 
këto  të  drejta,  me  përjashtim  të  rastit  kur  shprehimisht  është  vendosur  ndryshe.  Nëse  kjo 
                                                           
321 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, Botimi 3, 1996, f. 70. 
322 Neni 111-1 i Kodit francez të Pronësië Intelektuale: “autorët e një vepre artistike që janë agjentë të shtetit, 
një autoriteti administrative, të një autoriteti administrativ të pavarur ose të Bankës së Francës gëzojnë të njëjtat 
të drejta si autorët e tjerë”. Duket se gëzimi i të drejtave të autorit nga nëpunësit civilë është e plotë, in 
Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi 3, 2013, f. 183. 


100 
 
periudhë nuk është përcaktuar, ajo konsiderohet të jetë 3 vjet, duke nisur nga data kur është 
dorëzuar  vepra.  Me  përfundimin  e  periudhës  kohore,  të  përcaktuar  më  sipër,  të  drejtat 
pasurore i  kthehen punëmarrësit. Megjithatë, kjo  analogji mund  të  jetë e  pamjaftueshme për 
t’u zbatuar për rastet e nëpunësit civil.  
Megjithatë, një përcaktim më i saktë në këtë fushë do të ishte mëse e nevojshme, pasi 
në  disa  raste,  jo  të  gjithë  nëpunësit  civilë  u  nënshtrohen  këtij  rregulli.  Për  shembull  stafet 
pedagogjike dhe punonjësit shkencorë të institucioneve të arsimit të lartë gëzojnë prerogativa 
të autorit më të mëdha se kategoritë e tjera të nëpunësit civilë. 
c.
 
Autori në lidhje martesore 
Veprimtaria  krijuese  e  autorit  gjeneron  të  ardhura,  një  pjesë  e  të  cilave  ai  i  përfiton 
personalisht. Nëse autori do të jetë i lidhur në martesë, bashkësia që lind prej kësaj martese do 
të krijojë pasoja mbi të ardhurat që realizon autori. 
Në  këtë  kontekst,  Kodi  i  Familjes  rregullon  dhe  të  ardhurat  që  realizohen  prej 
shfrytëzimit të të drejtave pasurore mbi veprën, qoftë në formën e cedimit, apo në  formën e 
dhënies së liçencave të përdorimit në favor të autorit. 
Në radhë të parë, siç është thënë dhe përsëritur disa herë, e drejta e autorit është një e 
drejtë monopol në favor të autorit. Në këtë kuptim, autorizimet e nevojshme për shfrytëzimin 
e  veprës,  si  në  formën  e  cedimit,  qiradhënies  apo  të  liçencimit,  pra  në  kuptimin  e 
përgjithshëm,  autorizimi  për  përdorimin  e  të  drejtës  pasurore  mbi  veprën  i  takon  vetëm 
autorit, qoftë dhe i martuar. Asnjë dispozitë e Kodit të Familjes nuk na shtyn të mendojmë se 
gjendja  civile  e  autorit  mund  të  prekë  këtë  monopol  që  gëzon  autorit.  Përkundrazi, 
parashikimet ligjore të Ligjit për të drejtat e autorit janë të tilla që i sigurojnë autorit gëzimin e 
monopolit në mënyrë të vetme
323

Ekzistojnë, megjithatë, disa raste të veçanta kur autorizimi për përdorimin e të drejtës 
pasurore  mund  të  kufizohet  nga  gjykata  nëse  është  në  interesin  e  familjes.  Gjithashtu,  disa 
jurisprudenca të huaja, pranojnë dhe cedimin e të drejtave midis bashkëshortëve nëse janë në 
fazë  zgjidhjeje  martese
324
.  Gjithashtu,  në  jurisprudencën  tonë  është  paraqitur  një  rast  kur 
fëmijët dhe bashkëshortja kanë pretenduar bashkëautorësinë pasi kanë marrë pjesë në krijimin 
e gravurave bashkëshortit dhe babait piktor
325
.  
                                                           
323 Nëse i referohemi konceptit personalist të krijuesit të veprës, parim të cilin Ligji për të drejtën e autorit e 
sanksionon hapur. 
324 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 223. Është e ditur se midis 
bashkëshortëve që i nënshtrohen regjimit pasuror të parashikuar nga Kodi i Familjes, bashkësia nuk lejon disa 
veprime juridike. 
325 Vendimi i Gjykatës së Lartë nr. 371, datë 16.9.2015. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   51   52   53   54   55   56   57   58   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə