Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə56/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   52   53   54   55   56   57   58   59   ...   137

101 
 
Ndryshe  qendron  puna  për  të  ardhurat  që  gjenerohen  nga  cedimi  i  të  drejtës  së 
shfrytëzimit të veprës. Kështu sipas nenit 74 të Kodit të Familjes "pasuria e fituar nga të dy 
bashkëshortët,  së  bashku  ose  veç  e  veç,  gjatë  martesës  është  pjesë  e  bashkësisë".  Në  këtë 
kuptim,  nuk  ka  rëndësi  nëse  autorizimi  për  shfrytëzimin  e  veprës  është  dhënë  para  apo  pas 
martesës,  frytet  e  cedimit  të  të  drejtave  mbi  vepër  do  i  përkasin  bashkësisë.  Që  nga  ky 
moment,  pasuria  pjesë  e  bashkësisë  prezumohet  e  përbashkët,  me  përjashtim  të  rastit  kur 
bashkëshorti provon karakterin vetjak të kësaj pasurie
326
.  
Kodi  i  Familjes  përkufizon  kuptimin  e  karakterit  vetjak  të  pasurisë  së  bashkëshortit 
nëpërmjet dispozitave të nenit 77 të tij. Do të shqyrtojmë me radhë parashikimet e nenit 77 të 
Kodit të Familjes, duke shtuar në fund dhe një rast që nuk është parashikuar, por që mund të 
shtohet nëse e ndërthurim me Ligjin për të drejtat e autorit: bëhet fjalë për të drejtën morale 
apo jopasurore që ka autori mbi vepër. 
Në radhë të parë, pasuria vetjake përbëhet nga pasuria e cila ka qenë në bashkëpronësi 
të autorit me persona të tjerë, para lidhjes së martesës. Kjo do të thotë se në rast se pasuria e 
autorit  që  ka  qenë  bashkëautorë  në  një  vepër  para  lidhjes  së  martesës  nuk  do  i  nështrohet 
regjimit juridik të bashkësisë, por do të jetë pasuri e tij vetjake. Në radhë të dytë, pasuritë që 
burojnë  nga një akt  dhurimi,  trashëgimie apo legu në favor të bashkëshortit  autor do të  jenë 
sërish pjesë e pasurisë së tij vetjake. Së treti, Kodi i Familjes përcakton dhe rastin e pasurive 
të përdorimit ngushtësisht vetjak si pjesë e pasurisë vetjake. Pa thelluar më tej këtë pikë, Kodi 
i  Familjes  këtu  i  referohet  sendeve  vetjake  të  çdo  bashkëshorti,  pa  të  cilat  bashkëshorti,  i 
shkëputur nga bashkësia do e kishte shumë të vështirë që të bënte një jetë të denjë. Këto raste 
analizohen  nga  gjykata  rast  pas  rasti.  Në  radhë  të  katërt,  pasuri  vetjake  do  të  trajtohen  dhe 
mjetet e punës të nevojshme për ushtrimin e profesionit të autorit. Për shembull, furça, telajot, 
bojrat,  makina  e  shkrimit  (për  të  cituar  shembujt  më  klasikë)  nuk  mund  të  jenë  pjesë  e 
bashkësisë.  
Tjetërsimi  i  pasurive  të  cituara  më  sipër  mbetet  sërish  pjesë  e  pasurive  vetjake.  Së 
fundmi, në raste se bashkëshortët bien dakord që të mos i nënshtrohen regjimit pasuror ligjor 
të  parashikuar  në  Kodin  e  Familjes,  mund  të  nënshkruajnë  një  kontratë  ku  mund  të 
parashikojnë me hollësi detajet që do të rregullojnë pasurinë pas martesës. Gama është shumë 
e gjerë, duke nisur nga modeli i bashkësisë së gjithpushtetshme (bashkësia universale) deri në 
kontratën e pasurive të ndara. 
Përmendëm  gjithashtu  rastin  specifik  të  të  drejtës  morale.  Siç  do  e  shtjellojmë  në 
kapitullin përkatës, të drejtat morale janë të drejta që i japin veçorinë të drejtës së autorit, janë 
shembulli  më  i  mirë  i  lidhjes  shumë  të  fortë  midis  veprës  dhe  autorit,  mishërim  i  idesë  se 
vepra  është  zgjatim  i  personalitetit  të  autorit.  Autorësia  mbi  veprën,  përcaktimi  i  çastit  të 
                                                           
326 Neni 76 i Kodit të Familjes. 


102 
 
publikimit për herë të parë të veprës, tërheqja e saj nga qarkullimi apo respektimi i integritetit 
të veprës janë prerogativat e të drejtës morale të autorit, pjesë e një të drejte personaliste që ai 
nuk mund t’i cedojë. Rrjedhimisht, ato nuk konsiderohen si pasuri. Kjo shpjegon përse këto të 
drejta nuk mund të jenë pjesë e bashkësisë dhe se bashkëshorti i autorit nuk i përdor dot
327
, në 
të gjallë të bashkëshortit autor. 
d.
 
Autori i huaj 
 
Një  nga parimet themelore të  Konventës së  Bernës  të  datës  9 shtator 1886  është  ai  i 
asimilimit  autorit  të  huaj  me  autorin  vendas
328
.  Autori  që  vjen  nga  një  shtet  tjetër  që  është 
anëtar i Konventës së Bernës do të asimilohet me një autor vendas, në të cilin ai do të kërkojë 
mbrojtje,  me  kusht  që  vendi  që  ai  kërkon  mbrojtje  të  jetë  gjithashtu  anëtar  i  Konventës  së 
Bernës
329

 
 
 
2.2 – Pasojat e digjitalizimit mbi ndryshimin e statusit të autorit 
2.2.1 Bashkautorësia 
Bashkautorësia  si  mjet  i  realizimit  të  një  vepre  njihet  nga  legjislacioni  për  të  drejtën  e 
autorit. Kështu Ligji për të drejtat e autorit e përcakton veprën e krijuar në bashkëautorëse si 
fryt  i  “përpjekjeve  të  përbashkëta  krijuese  të  dy  ose  më  shumë  autorëve”  dhe  se  “e  drejta  e 
autorit  u  përket  atyre  në  mënyrë  të  përbashkët”
330
.  Bashkautorësia  përbën  një  zbatim  të 
parimeve  të  të  drejtës  së  autorit,  të  ndërthurura  me  parimin  e  bashkautorësise,  siç  është 
parashikuar në Kodin Civil, parimet e të cilit janë rimarrë dhe në Ligjin për të drejtat e autorit.  
Në përputhje me parimet e të drejtës së autorit dhe të autorësisë mbi vepër, duhet thënë se 
ekziston  një  krijimtari  origjinale  që  buron  nga  individë,  çka  përjashton  nga  bashkautorësia 
personat juridikë
331
. Shumësia e autorëve përbën një bashkim individualitetesh, ku secili prej 
tyre  ka  prurë  pjesë  të  përpjekjeve  të  tij  intelektuale  dhe  krijuese  për  të  krijuar  veprën.  Nuk 
krijohet  asnjë  entitet  i  veçantë,  por  një  bashkim  individësh  të  cilët  nuk  e  humbasin 
individualitetin e tyre. 
 Bashkautorësia  mbulon  forma  të  ndryshme  bashkëpunimi,  që  do  të  thotë  se  do  të 
përfshijë autorë me kontribute të ndryshme dhe në këtë kuadër, mundet që një prej autorëve të 
ketë kontributin kryesor apo të ketë rol lideri në krijimin e veprës. Në këtë kuptim, veprat e 
krijuara  në  regjimin  e  bashkautorësisë  do  të  kenë  si  shenjë  dalluese  bashkëpunimin  në  një 
                                                           
327 Christophe Caron, « Droit d’auteur », Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 191. 
328 Neni 5 i Konventës së Bernës. 
329 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2913, f. 169. 
330 Neni 14 i Ligjit për të drejtat e autorit (neni 6.1 i Ligjit të vjetër 9380). 
331 Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 196. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   52   53   54   55   56   57   58   59   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə