Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə57/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   137

103 
 
drejtim  horizontal
332
 ku  të  gjithë  do  të  konsiderohen  të  barabartë  në  lidhje  me  natyrën  e  të 
drejtave. Kjo nuk përjashton krijimin e një hierarkie për shkak, për shembull, të rolit kryesor 
që mund të luajë autori më i njohur dhe që mund të jetë dhe iniciatori i krijimit të veprës
333

Por një zgjidhje e tillë nuk gjën mbështetje në Ligjin aktual për të drejtën e autorit, çka do të 
thotë se vetëm në praktikë mund të ekzistojë një hierarki ndërmjet autorëve. 
Bashkautorësia, për nga vetë natyra e emërtimit, përbëhet nga elementët thelbësorë të 
bashkëpronësisë,  siç  është  parashikuar  në  Kodin  Civil.  Bashkautorësia  është  një 
bashkëpronësi “tërësore mbi tërësinë e veprës dhe tërësore njëkohësisht në çdo pjesë të saj”
334
 
fryt i bashkëpunimit të bashkautorëve. Po ta shikojmë më me kujdes, për shembull në rastin e 
një vepre skulpturë, bashkautorësia mbi veprën tejkalon dhe vetë natyrën e bashkëpronësisë. 
Kështu, nëse i referohemi bashkëpronsisë sipas KC dhe mekanizma të pjesëtimit të tij, do të 
arrijmë në përfundimin se bashkëpronësia është një regjim juridik që mund të jetë i kufizuar 
në  kohë,  pasi  bashkëpronësisë  mund  t’i  jepet  fund.  Ndërkohë,  në  rastin  tonë  konkret  të 
skulpturës,  vetëm  nëse  e  përçudnojmë  atë  dhe  arrijmë  të  ndajmë  prurjen  e  secilit  prej 
autorëve,  gjë  që  praktikisht  është  e  pamundur  dhe  kësisoj  humbim  dhe  kuptimin  e 
bashkëpronësisë,  vështirësia  për  të  kryer  pjesëtimin  e  bashkëpronësisë  është  gati  e 
pakapërcyeshme.  
Rrjedhoja  logjike  e  parimit  të  bashkautorësisë  është  unanimiteti  në  vendimmarrje: 
secili  autori  duhet  të  japë  autorizimin  e  tij  për  shfrytëzimin  e  veprës.  Nëse  nuk  ndodh  kjo, 
autorët që e shfrytëzojnë veprën pa autorizimin e një prej bashkautorëve shkelin të drejtën e 
autorit. Në këtë kuptim, Ligji për të drejtat e autorit (ashtu si dhe ligji i vjetër 9380) promovon 
marrëveshjen mes autorëve me anë të një kontrate me shkrim
335
. Në rastin e kundërt, të drejtat 
e tyre bashkautorët i ushtrojnë dhe gëzojnë së bashku si dhe shpërblimi përkatës ndahet midis 
tyre në përpjestim të drejtë me kontributet e tyre
336
, sipas parimeve të Kodit Civil. Natyrisht, 
në këtë rast, zgjidhja e mosmarrëveshjeve të mundshme do të bëhet në gjykatë. 
Nëse  palët  nuk  kanë  nënshkruar  kontratë,  sistemi  i  parashikuar  do  të  ketë  kuptim 
vetëm nëse kontributet e çdo autori janë të përcaktueshme dhe të dallueshme. Nëse do të jenë 
të tilla, atëherë baza e përcaktimit të shpërblimit do të jetë lehtësisht e kuptueshme. Por nuk 
ndodh gjithmonë kështu. Në shumicën e rasteve, prurjet e bashkautorëve do të shkrihen në një 
vepër të  vetme dhe rrjedhimisht do të  jetë e vështirë që  të përcaktoher prurja e secilit.  Ligji 
nuk  e  ka  ometuar  një  situatë  të  tillë.  Kështu  në  pikën  2  të  nenit  14  të  Ligjit,  në  lidhje  me 
                                                           
332 Po aty. 
333 Në mënyrë jo shumë të qartë, Ligji i vjetër 9380 i jep këtij autori një status shumë të fuqishëm, gjë që bie 
ndesh me parimin e bashkautorësisë. Kështu, neni 6.3 dispononte se: “E drejta e autorit në veprën e përbashkët u 
përket autorëve, të cilët me marrëveshje zgjedhin njërin prej tyre si autorin kryesor”. Kjo dispozitë nuk është 
rimarrë nga Ligji aktual për të drejtën e autorit. 
334 Vendimi i Gjykatës së Apelit, Paris, 18.2.1918. 
335 Pika 2 e nenit 14 të Ligjit për të drejtat e autorit.  
336 Po aty.  


104 
 
bashkautorësinë,  thuhet  se  “kur  kontributet  e  bashkautorëve  nuk  mund  të  përcaktohen, 
shpërblimi ndahet në pjesë të barabarta.” Një zgjidhje e tillë mund të jetë pak arbitrare dhe ka 
si  pasojë  nxitjen  e  bashkautorëve  të  merren  vesh  paraprakisht  me  anë  të  një  kontrate  të 
shkruar për administrimin e veprës së tyre.  
Në  rastet  kur  prurjet  janë  të  identifikueshme  dhe  të  ndashme,  dispozitat  ligjore  i 
lejojnë  autorët  që  të  shfrytëzojnë  në  mënyrë  të  ndarë  veprat  e  tyre.  Për  shembull,  krijuesi  i 
kolonës  zanore  të  filmave  ëestern,  Ennio  Morricone,  mund  të  shfrytëzojë  individualisht 
muzikën  e  tij  nëpërmjet  CD-ve,  pikërisht  sepse  nga  filmi,  që  është  një  bashkautorësi, 
kontributi  i  tij  është  lehtësisht  i  ndashëm.  Megjithatë,  edhe  në  këtë  rast,  autori  i  prurjes  së 
ndashme  nuk  mund  të  kryejë  një  shfrytëzim  të  prurjes  së  tij  nëse  ka  një  marrëveshje  me 
bashkautorët apo me producentin për të kryer një veprim të tillë.  
Faqja  e  internetit  mund  të  jetë  fare  mirë  një  vepër  me  bashkautorë.  Siç  e  pamë  më 
sipër,  faqja  e  internetit  mund  të  përbëjë  një  vepër  si  për  nga  struktura  e  saj,  ashtu  dhe  nga 
përmbajtja. Kështu, një faqe internet mund të ketë një strukturë të tillë që ka origjinalitet dhe 
rrjedhimisht të jetë një vepër artistike dhe nga ana tjetër, kjo vepër të përmbajë vepra të tjera 
audiovizuale, fotografi, artikuj e kështu me radhë. Në këtë kontekst, do të kemi të bëjmë me 
një vepër me beashkautorë, ku secila vepër përbërëse e veprës tërësore mund të ndahet dhe të 
kërkohet  titullariteti  i  pavarur  nga  çdo  autor.  Në  këto  kushte,  nga  pikëpamja  e  mbrojtjes  së 
veprës tërësore, do të vlejnë parimet e bashkëpronësisë. Megjithatë, për të qenë sa më të plotë, 
ky  interpretim  duhet  t’i  nënshtrohet  gjykimit  të  jurisprudencës  për  shkak  se  mund  të 
konsiderohet  fare  mirë  një  ndarje  e  plotë  e  veprave  artistike  dhe  rrjedhimisht,  mungesa  e 
përmbushjes së kritereve të bashkëpronësisë, duke parë autonominë e plotë që mund të kenë 
veprat nga njëra-tjetra, pra një fotografi ose artikull me arkitekturën e përgjithshme të faqes së 
internetit.  
Veprat audiovizuale konsiderohen në Ligjin për të drejtat e autorit, si vepra të krijuara 
në bashkautorësi. Ky kategorizim është i njohur dhe në legjislacionet e huaja dhe, për shkak të 
ndërhyrjes së disa autorëve, është forma juridike më e përshtatshme për këtë lloj krijimi. Ligji 
për të drejtat e autorit parashikon në nenin 97 të tij, listën e personave që do të konsiderohen 
si bashkautorë
337
. Projektligji i mëparshëm, i cili u modifikua duke dhënë Ligjin që kemi sot, 
nuk  parashikonte  një  listë  shteruese  të  autorëve  të  mundshëm  të  veprës  audiovizuale.  Ai 
parashikonte se: “[personat që njihen si bashkautorë të një vepre audiovizuale] mund të jenë 
dhe autorë të tjerë të cilët japin kontributin e tyre krijues për veprën audiovizuale”.  
Së  fundmi,  duhet  bërë  një  dallim midis  bashkëautorësisë dhe veprave të  prejardhura. 
Dallimi  midis  tyre  qendron  në  njëkohshmërinë  e  kontributit  dhe  në  vullnetin  e  përbashkët, 
rezultat i rrahjeve të ideve të autorëve. Nuk mund të pretendojë bashkautorësinë një autor që 
                                                           
337 Sipas nenit 97 të Ligjit për të drejtat e autorit, bashkautorë do të jenë: Regjisori [kryesor], skenaristi, autori i 
dialogjeve, kompozitori, kameramani kryesor, autori i përshtatjes së veprës, drejtori i fotografisë.  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə