Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137

xvi 
 
veprave  audiovizuale,  ku  ofertat  e  vizionimit  nëpërmjet  streaming-ut  po  zëvendësojnë 
gjithmonë e më shumë tregun e DVD-së dhe atë të shkarkimit të filmave. Këtu po flasim për 
tregun e rregulluar dhe jo atë të paligjshëm, i cili do të trajtohet gjithashtu në këtë punim.  
Është e pamundur të mohohet rëndësia e këtyre shifrave, ashtu siç është e pamundur 
të  mohohet  se  rritja  e  këtyre  shifrave  ka  ardhur  si  rezultat  i  një  zbatimi  të  parimeve  të  të 
drejtës  së  autorit  në  fushën  e  internetit.  Fitorja  në  dukje  e  të  drejtës  mbi  jo  të  drejtën  që 
ekziston ende në internet, nuk është ende përfundimtare. Madje, a duhet të flasim për betejë 
kur teknologjia është gjithmonë një hap përpara normimit nga e drejta dhe kur kjo teknologji 
hap horizonte të reja të cilat e drejta duhet të ketë një qasje ndryshe nga zgjidhjet ekzistuese. 
Duket si një betejë e humbur dhe në këtë kontekst, i takon të drejtës të përshtatet me zhvillimet 
e reja sociale që teknologjia në mënyrë të pashmangshme i ka revolucionarizuar. 
E  drejta  e  autorit  ka  marrë  formën  e  saj  moderne  në  fund  të  shekullit  të  XVIII,  në 
periudhën e formësimit praktik të teorisë individualiste të të drejtave të njeriut. Dhe ajo është 
parë  gjithmonë  në  këtë  aspekt,  duke  e  vënë  autorin  në  qendër  të  mekanizmit  të  tij.    Një 
mekanizëm që u zhvillua dhe u komplikua së tepërmi me krijimin e një industrie të mirëfilltë 
artistike, ku autori,  vazhdon të ruajë  ende elementin thelbësor,  atë të dhënies së autorizimit 
për  përdorimin  e  veprës  së  tij.  Sot,  për  shkak  të  specializimit  të  më  madh  të  veprave,  ku 
kërkohet  gjithmonë  e  më  shumë  sasi  dhe  cilësi  teknologjikisht  e  mirë,  autori  e  humb  fuqinë 
për  të  autorizuar  qarkullimin  e  veprës  së  tij.  Për  më  tepër,  ai  nuk  mundet  që  të  kontrollojë 
përhapjen  e  saj  nëpërmjet  internetit.  Në  këtë  kuptim,  humbja  graduale  e  këtij  elementi 
thelbësor prek konceptin e të drejtës së autorit në vetvete, duke sjellë si pasojë, një rishikim të 
marrëdhënieve të autorit me publikun e tij. Ky publik nuk është më përdorues i një të drejte 
pronësore të autorit, nëpërmjet përdorimit te mëkanizmave të transaksionit, si për shembull, 
blerja ose qiradhënia, por titullar i një të drejte përdorimi mbi vepër, të cilën ai e pretendon 
gjithmonë e më shumë, qoftë dhe si zgjatim i të drejtës së autorit. 
Në këtë kuptim, rithemelimi i të drejtës së autorit për shkak të shfrytëzimit të veprave 
në  mjedisin  digjital  është  një  kantier  i  hapur  që  do  të  evoluojë  në  funksion  të  përparimit  të 
teknologjisë. 
Në këtë studim trajtohen gjithashtu dhe disa çështje të tjera gjithmonë në funksion të 
çështjes  kryesore  të  tij.  Kështu  për  shembull,  trajtohet  tkurrja  e  të  drejtës  jopasurore  të 
autorit, ndryshimi i veprimtarisë së agjencive kolektive të menaxhimit të të drejtave të autorit, 
kontratat  e  autorit  dhe  natyra  e  tyre  ne  mjedisin  digjital  e  kështu  me  radhë.  Të  gjitha  këto 
nëntema,  pjesë  të  temës  kryesore,  përforcojnë  edhe  më  shumë  mendimin  se  shoqëria  e 
informacionit po rimodelon të drejtën dhe në mënyrë të veçantë, të drejtën e autorit. 


 
 
 
 
 
KREU I
 – 
KRIJIMI ARTISTIK SI NJË MËNYRË SHKËMBIMI
 
 
“Njerëzit janë natyrisht të nxitur të shkëmbejnë një mall me një mall tjetër. Ndarja e 
punës në shoqëri është një pasojë direkte e kërij dimensioni natyror që njerëzit kanë .” Adam 
Smithi i jep një dimension natyror dhe universal shkëmbimit ekonomik. Ky lloj shkëmbimi, 
edhe pse i farkëtuar nga historia, nuk ka vetëm një karakter historik, por shenjohet në mënyrë 
të  pazgjidhshme  në  natyrën  njerëzore.  Shkëmbimet  në  mjedisin  digjital  nuk  bëjnë  gjë  tjetër 
veçse tregojnë më së miri rendjen tepër natyrore të njerëzve drejt përdorimit të shkëmbimit si 
një  mjet  ekonomik,  jo  vetëm  për  të  përfituar,  por  edhe  për  të  njohur  njëri-tjetrin  dhe  për  të 
qenë,  rrjedhimisht,  subjekte  që  shfrytëzojnë  tërësisht  lirinë  e  tyre  individuale,  mishëruar  në 
fenomenin  e  shkëmbimit.  Përdorimi  i  veprave,  objekt  i  shkëmbimeve  frenetike  në  mjedisin 
digjital, nuk i shpëton dot kësaj rrjedhe të natyrshme të historisë. 
 
1. – Çfarë është shkëmbimi  
1.1 - Përkufizimi dhe zhvillimi historik i shkëmbimit 
Në të gjitha periudhat e historisë, nëse ka patur një aktivitet pa të cilin njerëzimi nuk 
do të kishte bërë hapa përpara, ai është shkëmbimi. Shkëmbimi ka përfaqësuar gjithmonë një 
mjet  me  anë  të  të  cilit  shoqëritë  merreshin  vesh,  komunikonin  mes  tyre.  Në  këtë  kuptim 
shkëmbimi  kishte  rëndësinë  e  marrjes  dhe  dhënies  së  një  malli  të  caktuar,  por  edhe  të 
komunikimit  mes  popujve.  Këtë  rol  të  dyfishtë,  shkëmbimi  nuk  e  ka  humbur  kurrë. 
Përkundrazi,  në zhvillimin  historik botëror, shkëmbimi ka treguar se përmban një kuptim  të 
dyfishtë:  së  pari  ka  një  dimension  social  dhe  politik  të  pakundërshtueshëm:  pa  asnjë  lloj 
shkëmbimi, njerëzimi do e pengonte veten nga simbolet që e bëjnë pjesë të një  civilizimi, si 
gjuha  per  shembull,  me  anë  të  të  cilës  njeriu  identifikohet  prej  zotit  (një  qenie  e 
vetëmjaftueshme)  dhe  një  qenieje  primitive,  në  pamundësi  për  të  krijuar  marrëdhënie 
njerëzore  dhe  për  të  respektuar  rregulla  morale  minimale  që  përcaktojnë  dhe  krijimin  dhe 
ekzistencën e një shoqërie
5
. Së dyti, vetëm individët (dhe subjektet ose entet juridike, para të 
cilave qendrojnë individët) mund të kryejnë aktiviteti shkëmbimi. Që të flitet për shkëmbim, 
duhet  të vendosen përballë njëri  tjetrit  (të paktën) dy subjekte, në mënyrë që të projektohen 
                                                           
5 Simone Manon, La société et les échanges, http://www.philolog.fr/la-societe-et-les-echanges/ 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə