Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə60/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   137

110 
 
autori.  Ato  përfaqësojnë  prerogativat  ekonomike  të  autorit  mbi  veprën  dhe  që  i  mundësojnë 
autorit  të  vendos  në  lidhje  me  kushtet  e  shfrytëzimit  të  saj
355
.  Me  pak  fjalë,  ato  i  shërbejnë 
autorit për të jetuar
356
. Vepra është një send që fillimisht është pronësi e autorit. Si rrjedhim, 
autori gëzon të drejta që lidhen me veprën dhe që konsistojnë në të drejtën për autorin që të 
gëzojë  të  ardhurat  që  krijohen  prej  saj,  si  pasojë  e  hedhjes  së  saj  në  qarkullim  civil,  duke 
autorizuar por, njëkohësisht edhe ndaluar përdorimin e saj
357
, nëse mendon se ky përdorim bie 
ndesh me interesat e tij ose është në shkelje të ligjit për të drejtën e autorit. Në kushtet e sotme 
të zhvillimit të industrisë artistike, tashmë ato nuk mund konsiderohen vetëm si mjeti i jetesës 
ekskluzivisht vetëm për autorin, por edhe për industrinë artistike në përgjithësi, producentëve, 
artistëve,  punëtorëve  që  jetësojnë  veprën,  por  njëkohësisht,  edhe  një  burim  financimi  për 
kulturën në të mirë të publikut, nëpërmjet disa mekanizmave tashmë të parashikuar në Ligjin 
për të drejtat e autorit. 
Të  drejtat  pasurore  e  gjejnë  burimin  e  tyre  në  të  drejtën  e  pronësisë.  Marrëdhënia  që  ka 
autori  me veprën, në  radhë  të  parë,  është  një  marrëdhënie pronësie që  ai  ka mbi një  send të 
patrupëzuar  (imaterial).  Dhe  në  fakt,  preorgativat  që  ka  autori  mbi  vepër  janë  identike  me 
prerogativat që gjejmë në Kodin Civil dhe që lidhen me ato prerogative të pronarit në raport 
me  sendin  në  pronësi  të  tij.  Autori  ka  të  drejtë  të  gëzojë  përfitimet  që  do  të  vijnë  prej 
shfrytëzimit  të  veprës,  ashtu  siç  ai  ka  të  drejtën  që  këto  të  drejta  pasurore  t’i  cedojë,  pra  t’i 
vërë  në  qarkullimin  civil.  Gjithashtu,  autori  i  veprës  ka  të  drejtën  e  pamohueshme  që  të 
mbrojë  veprën  e  tij  nga  ndërhyrjet  dhe  të  ndalojë  çdo  tentativë  që  shkel  gëzimin  e  qetë  të 
pronës (veprës). Do të shikojmë ekzistencën e nocioneve të tilla si riprodhim i paligjshëm apo 
në një kuptim më të gjerë, edhe pse juridikisht jo e qëruar, shkelje të të drejtës së autorit, të 
cilat synojnë mbrojtjen e marrëdhënies së pronësisë së autorit mbi veprën e tij.  
E  drejta  pasurore  paraqet  tre  elemente:  përjashtueshmërinë  (“ekskluzivitetin”), 
cedueshmërinë  dhe  përkohshmërinë.  Ekskluziviteti  i  jep  autorit  dhe  vetëm  atij,  të  drejtën  të 
përcaktojë  dhe  të  kërkojë  që  të  zatohen  kushtet  e  shfrytëzimit  të  veprës.  Të  drejtat  pasurore 
janë lirisht  të transferueshme. Autori  pra, në  saj  të natyrës ekskluzive të së  drejtës  pasurore, 
zotëron  të  gjitha  mekanizmat  e  shfrytëzimit  të  veprës  dhe  gëzon  të  drejtën  të  përfitojë  nga 
frutet që do të burojnë prej shfrytëzimit të veprës. Nëpërmjet mekanizmit të ekskluzivitetit të 
të drejtës pasurore, autori realizon të drejtën e tij që të hyjë në marrëdhënie kontraktore për të 
kaluar të drejtën pasurore ose pjesë të saj, në favor të një personi ose subjekti tjetër që do të 
realizojë shfrytëzimin më optimal të veprës, shumëfishimin e saj apo përhapjen e saj drejt një 
publiku  sa  më  të  gjerë,  përfshi  dhe  atë  digjital.  E  drejta  ekskluzive  e  autorit  mbi  vepër  po 
vihet në rrezik në ditët e sotme nëpërmjet mekanizmimit të liçencave ligjore. Paragrafi ku do 
të  trajtohen  këto  lloj  liçencash  do  të  shtjellohet  më  poshtë,  megjithatë  dy  fjalë  duhen  thënë 
                                                           
355 Christophe Caron, Droit d'auteur, Litec LexisNexis, botimi i tretë, f. 259. 
356 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz 2009. 
357 Pika 1 e nenit 25 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


111 
 
paraprakisht  në  përpjekje  për  t’u  dhënë  atyre  një  përkufizim.  Për  shkak  të  përhapjes  së 
veprave,  me  lindjen  dhe  zhvillimin  e  ekonomisë  numerike,  autori  e  ka  gjithmonë  e  më  të 
vështirë  të  kontrollojë  veprën  e  tij  nëpërmjet  mekanizmit  ligjor  të  ekskluzivitetit.  Një  autor 
italian, për shkak të përhapjes së veprës në të gjithë botën dhe për shkak të shumëllojshmërisë 
së  formave  që  transmetohet  vepra,  e  ka  të  vështirë  të  ushtrojë  ekskluzivitetin  e  tj  në  Rusi, 
ShBA, Kinë etj. Nga një situatë faktike e dëmshme për autorin, një pjesë e doktrinës
358
 mbron 
idenë  e  një  shpronësimi  të  autorit,  pra  mëjanimin  e  ekskluzivitetit,  përdorimin  e  veprës  në 
mënyrë të lirë dhe të plotë nga ana e përdoruesve, dhe si kundërvleftë, një shpërblim të drejtë 
për  autorin,  i  cili  nuk  zotëron  më  pushtetin  mbi  veprën  e  krijuar  prej  tij,  për  shkak  se  ka 
pranuar (ose pësuar, ndoshta në të ardhmen autori nuk do të ketë më mundësi as të thotë po 
apo jo) një liçencë ligjore mbi veprën e tij. Ky është një element prospektive por që po fiton 
gjithmonë e më shumë ithtarë.  
Së dyti, e drejta pasurore është e përkohshme. Në kundërshtim me të drejtën jopasurore që 
është  e  përjetshme,  të  drejtat  e  shfrytëzimit  të  autorëve  janë  të  kufizuara  në  kohë.  Sipas 
dispozitave të Ligjit për të drejtën e autorit, e drejta pasurore e autorit zgjat gjatë gjithë jetës 
së tij dhe deri 70 vjet pas vdekjes [së tij], pavarësisht nga data kur vepra është bërë publike në 
mënyrë  ligjore
359
.  Ligji  i  vjetër  9380  shprehej  në  mënyrë  jo  të  saktë,  pasi  parashikonte 
kohëzgjatjen  prej  70  vitesh  pas  vdekjes  së  autorit  për  të  gjithë  “të  drejtës  së  autorit”  dhe  si 
rrjedhim bënte gabimin që të përfshinte edhe të drejtën jopasurore brenda këtij afati. Ky ishte 
qartësisht një lapsus i ligjvënësit, i cili me togfjalëshin “e drejtë autori” nënkupton të drejtat 
pasurore të autorit dhe kurrsesi të drejtën jopasurore. Një lapsus të tillë  Ligji për të drejtat  e 
autorit  e  ka  ndrequr  duke  parashikuar  një  nen  të  veçantë  për  kohëzgjatjen  e  të  drejtave 
jopasurore
360
 dhe një nen për kohëzgjatjen e të drejtave pasurore. Afati 70-vjeçar i mbrojtjes 
së të drejtës së autorit pas vdekjes së autoritu është parashikuar në direktivën e datës 29 tetor 
1993
361
. Më parë, afati ka qenë 50 vjet, i parashikuar në Konventën e Bernës, pavarësisht se 
Konventa e  Bernës  e ka  lënë  të  hapur  çështjen e  përcaktimit  të  kohëzgjatjes  nga vet  shtetet. 
Në periudhën e mbrojtjes futet edhe pjesa e mbetur e vitit civil të vdekjes së autorit dhe kjo 
parashikohet  në  pikën  2  të  nenit  41  të  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit.  Rrjedhimisht,  duhet 
theksuar se afati prej 70 vjetësh fillon prej ditës së parë të vitit pasardhës të vdekjes së autorit. 
Në  përfundim  të  kësaj  periudhe,  në  parim  vepra  bie  në  domenin  publik,  që  do  të  thotë  se 
vepra kthehen në një të  mirë publike
362
, që do të  thotë  se ajo  është  lirisht e përdorshme nga 
publiku.  Përdorimi  i  veprës  është  i  lirë,  përveç  respektimit  të  të  drejtave  morale  të  autorit. 
                                                           
358 Raport i Autoritetit të Lartë për përhapjen e veprave dhe mbrojtjen e të drejtave në internet, autoritet francez, 
nga të parët që ka bërë një studim serioz dhe të thelluar mbi liçencat ligjore.  
359 Pika 1 e nenit 41 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
360 Neni 40 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
361 Direktiva e vitit 1993 në lidhje me disa aspekte të harmonizimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave fqinje 
në shoqërinë e informacionit (http://eur-
lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=CELEX:31993L0098:EN:HTML) 
362 Neni 41 i Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə