Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə61/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   137

112 
 
Ligji për të drejtat e autorit i ndan më mënyrë të qartë të drejtat morale dhe të drejtat pasurore 
në dy seksione të ndryshme, pjesë të të njëjtit kapitull, atë të drejtave të autorit. Për sa i përket 
cedueshmërisë së të drejtave, afati i mbrojtjes së të drejtës së autorit shërben dhe si kufi për 
aftësinë  kontraktuese  të  autorit.  Përtej  këtij  afati,  duke  rënë  në  domenin  publik,  vepra  bëhet 
një  send  objekt  i  një  shpronësimi  të  rregulluar  me  ligj,  në  favor  të  publikut.  Modalitetet  e 
cedimit të të drejtave pasurore do të trajtohen më poshtë
363
. Çdo vit, lista e autorëve veprat e 
të  cilëve  bien  në  domenin  publik  pasurohet.  Mund  të  përmendim,  për  shembull,  veprat  e 
Cvajgut dhe të Apolinerit kanë hyrë në domenin publik pas viti 2012. 
Së  treti,  siç  u  nënvizua  dhe  më  sipër,  të  drejtat  pasurore  mund  të  cedohen,  por  mund  të 
jepen  dhe  falas.  Të  drejtat  pasurore  janë  shprehje  e  marrëdhënies  pronësore  të  autorit  mbi 
vepër. Autori mund t’i cedojë këto të drejta plotësisht. Në këtë rast, ai humbet çdo tagër mbi 
veprën  e  tij.  Megjithatë  këtu  duhet  të  bëjmë  dy  vërejtje  me  karakter  sqarues:  (i)  autori  nuk 
cedon  veprën,  por  të  drejtat  pasurore  mbi  të.  Kjo  do  të  thotë  se  në  çdo  rast,  duhet  të  bëjmë 
dallimin midis të dretjave pasurore që janë të lidhura me sendit e patrupëzuar, që ështe vepra, 
dhe suporti fizik ku është fiksuar vepra. Ky dallim është pak i vështirë për t’u kryer, sidomos 
kur  kemi  të  bëjmë  me  cedim  të  plotë  të  të  drejtave  mbi  vepër.  Por  për  të  ilustruar  dallimin 
midis dy koncepteve, mjafton të përmendim cedimin e një telajoje nga një piktor. Përfituesi i 
veprës,  për  shembull  një  koleksionist,  blen  telajon,  pra  suportin  fizik  të  veprës,  por  në 
kontratën  e  kalimit  të  të  drejtave  pasurore,  thuhet  se  koleksionisti  nuk  mund  ta  shfaqë  këtë 
vepër në ekspozita. Pra, edhe pse koleksionisti tashmë është pronar i suportit fizik, të drejtat 
pasurore  kufizojnë  përdorimin  e  veprës,  sendit  të  patrupëzuar,  nga  ana  e  tij.  (ii)  Autori,  në 
shumicën e rasteve, nuk do të pranojë një cedim total të të drejtave të tij, por do të preferojë 
lidhjen e një kontrate shfrytëzimi të të drejtave në favor të një personi tjetër, i cili do të ketë 
detyrimin  që  të  shfrytëzojë  veprën  dhe  të  shpërblejë  autorin  për  shkak  të  këtij  shfrytëzimi. 
Ligji për të drejtat e autorit nuk jep ndonjë afat maksimal për këto kontrata, që do të thotë se 
mund të jenë me afat të pacaktuar. Sepse nuk ka dy pa tre, (iii) është e pranuar gjerësisht se 
autori mund të shfaq shenja zemërgjerësie duke i ceduar të drejtat e tij falas. Edhe pse është 
një  mundësi  teorike,  kjo  situatë  mund  të  paraqitet.  Në  këtë  rast,  autori  humbet  të  gjitha 
prerogativat  e  tij  pasurore.  Ai  nuk  mund  të  ushtrojë  më  asnjë  të  drejtë  pasurore  pasi  ai  nuk 
është  më pronar i  veprës që ka krijuar. Megjithatë, edhe në  këtë  rast,  autori mund  të  krijojë 
vështirësi  në  të  ushtrimin  e  të  drejtës  që  ka  përfituesi  i  dhurimit,  me  anë  të  të  drejtës 
jopasurore, e cila mbetet ende në duart e autorit dhurues. Edhe njëherë këtu gjejmë specifikat 
e  të  drejtës  së  autorit,  që  mishërohen  në  të  drejtën  jopasurore  që  ai  gëzon  mbi  veprën  e  tij, 
pavarësisht se ai e ka dhuruar atë.  
                                                           
363 Shih paragrafin në lidhje me kontratat e autorit. 


113 
 
1.1.1 Përbërësit e të drejtës pasurore 
Ligji për të drejtat  e  autorit  e ndan të  drejtën pasurore që  gëzon autori  në katër kategori 
kryesore, të parashikuara në pikën 1 të nenit 25 të tij: a) të drejtën e riprodhimit të veprës, b) 
të  drejtën  e  shpërndarjes  së  veprës,  c)  të  drejtën  e  komunikimit  në  publik  të  veprës,  ç)  të 
drejtën pë të bërë vepra të prejardhura. 
Nga leximi  i  Ligjit  për të drejtën  e autorit, vihet  re se  ekzistojnë  dhe të  drejta të  tjera të 
karakterit  ekskluziv,  si  për  shembull  e  drejta  e  qiradhënies,  huadhënies  si  dhe  e  drejta  e 
vazhdimësisë. Rezulton pra se Ligji për të drejtat e autorit parashikon shtatë lloje të të drejtës 
ekskluzive të autorit në lidhje me veprën e tij. Do të shikojmë se këto shtatë të drejta mund të 
grupohen  dhe  kështu  të  jepet  një  pamje  më  sintetike  e  të  drejtave  pasurore  që  gëzon  autori. 
Nga ky grupim do të lihet mënjanë vetëm e drejta e vazhdimësisë
364
, e cila për shkak se ka një 
karakter  shumë  sui  generis,  nuk  mund  të  përafrohet  me  asnjë  nga  të  drejtat  e  tjera  të 
përmendura  më  sipër.  Kjo  e  drejtë,  për  shkak  se  nuk  lidhet  me  digjitalizimin,  nuk  do  të 
trajtohet në këtë punim.  
Për sa i  përket  qiradhënies së  veprave,  gjithçka do të  varet  nga menyra sesi  do të  kalojë 
kopja e veprës te përdoruesi. Nëse kemi të bëjmë me një vepër që gjendet në një suport fizik, 
qiradhënia  do  të  konsiderohet  e  lidhur  me  riprodhimin  e  veprës.  Nëse  vepra  nuk  kalon  në 
formën e kopjes, por shfaqet në formën e komunikimit në publik për shembull, në streaming 
(kuptimi i së cilës do të shqyrtohet më poshtë), diskutimi do të mbetet i hapur nëse do të jemi 
në prani të një qiradhënieje, pasi kopja nuk i jepet përdoruesit, por vetëm e drejta të vizionojë 
veprën  pa  të  drejtë  përfitimi  të  kopjes.  Në  këto  kushte,  edhe  qiradhënia,  në  aspektin  teorik, 
lidhet më shumë me riprodhimin sesa me komunikimin e veprës në publik. 
Ato mund të grupohen në dy kategori të mëdha. Ndarja në këto kategori varet prej natyrës 
që ka secila prej këtyre të drejtave. Kështu e drejta e riprodhimit, e parashikuar në nenin 26 të 
Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit,  është  e  drejta  e  ekskluzive  e  autorit  për  bërjen  e  një  ose  më 
shumë  kopjeve  të  veprës
365
.  Në  këtë  kuptim,  riprodhimi  nënkupton  shumëfishimin  e  një 
kopjeje  të  veprës  në  një  support  të  caktuar:  kasetë  audio,  videokasetë,  CD,  DVD,  dosje 
digjitale  (file)    që  instalohen  në  hard  diskun  e  kompjuterëve  ose  nëpër  medium  të  tjerë 
informatikë.  Këto  kopje  më  tej  duhet  të  shperndahen,  rrjedhimisht  shpërndarja  është  një 
veprim  që  lidhet  pazgjidshmërisht  me  riprodhimin.  Kuptohet  që  secila  e  drejtë  mund  të 
                                                           
364 E drejta e vazhdimësisë rregullohet në nenin 34 të Ligjit për të drejtat e autorit dhe parimi i saj qendron në 
faktin se nëse një shitës rishet një vepër të artit pamor me një çmim që që kalon vlerën ekuivalente në lekë të 500 
eurove, duhet ta paguajë në favor të autorit një shumë bazuar në përqindje të çmimit të rishitjes, sipas renditjes 
së parashikuar në nenin 34 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
365 Neni 26 i Ligjit për të drejtat e autorit: “E drejta e riprodhimi është e drejta ekskluzive pasurore e autorit për 
bërjen e një ose më shumë kopjeve të një vepre apo objekti të të drejtave të lidhura, qoftë pjesërist apo plotësisht, 
qoftë drejtpërdrejte apo tërthorazi, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme, në çfarëdolloj forme dhe mjeti, 
përfshi regjistrimin audio ose video, si dhe për ruajtjen e përkohshme apo të përhershme të veprës po objektit të 
të dretave të lidhura në një mjedis elektronik.  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə