Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 4,8 Kb.

səhifə62/137
tarix14.09.2018
ölçüsü4,8 Kb.
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   137

114 
 
konceptohet  në  mënyrë  autonone,  për  shembull,  në  një  kontratë  autori,  riprodhimi  mund  të 
bëhet nga një palë dhe shpërndarja nga një palë tjetër. Mirëpo, në kuptimin ideor, të dyja janë 
të lidhura rreth momentit të riprodhimit. Edhe e drejta për të bërë vepra të prejardhura është 
një prerogativë e riprodhimit, pasi një autor, para se të bëjë një vepër të prejardhur, duhet të 
punojë mbi veprën primare të cilën ai e ka riprodhuar ose përftuar nëpërmjet një riprodhimi.  
Së  dyti, autori  ka të  drejtë të  autorizojë komunikimin  e veprës në publik, e cila përfshin 
komunikimin e veprës në mjedise të hapura, në transmetime satelitore, digjitale, radiofonike, 
radiodigjitale, ose në internet. Në Ligjin e vjetër 9380, kjo e drejtë asimilohej me përcjelljen e 
veprës në publik. Në kuadër të Direktivës 2001/29/CE për të drejtën e autorit në shoqërinë e 
informacionit, termi “përcjellje në publik” po zëvendësohet gjithmonë e më shumë me termin 
“komunikim të veprës në publik”. Në këtë punim do të ndiqet e njëjta logjikë, pavarësisht se 
termi “përcjellje” mund të vijojë të përdoret, pasi shpreh një realitet të njëjtë, duke përdorur 
një fjalë shqipe.   
Të  drejtat  pasurore  ndahen  në  dy  grupime  të  mëdha  kryesore:  e  drejta  e  riprodhimit 
dhe  e  drejta  e  komunikimi  të  veprës  në  publik  (ose  përcjelljes  së  veprës  në  publik).  Çdo 
veprim mbi veprën që lejon autori rrotullohet rreth këtyre dy koncepte kyçe, të cilat kanë një 
rëndësi  të  tillë  që  shkon  përtej  ndarjes  së  thjeshtë  teorike.  Për  shembull,  po  të  marrim  të 
drejtën  e  shpërndarjes  së  veprës
366
,  nuk  do  të  mund  të  konceptonim  dot  shpërndarjen  e  një 
vepre pa patur paraprakisht  një  shumësi  kopjesh të  saj  për t'u shpërndarë. Në  këto  kushte, e 
drejta e shpërndarjes zë vendin e saj tepër të nderuar në lëmin e të drejtave të riprodhimit. E 
njëjta logjikë do të ndiqet dhe për të drejtën e qiradhënies së veprës.  
1.1.2 E drejta e riprodhimit 
a.   Karakteristikat e të drejtës së riprodhimit 
E drejta e riprodhimit është ajo e drejtë e cila ka mishëruar qysh në krye të herës idenë 
e të drejtës pasurore të autorit mbi veprën e tij. Kjo e drejtë reflektohet më së miri, në mos në 
të  vetmen  mënyrë,  në  formën  e  shumëfishimit  të  veprës.  Kësisoj,  riprodhimi  do  të  ketë  në 
qendër  të  tij  teknikën  e  fiksimit  të  veprës  në  një  suport,  nëpërmjet  të  cilit  vepra  mund  t'i 
komunikohet  publikut  në  mënyrë  indirekte
367
.  Pra,  dy  elementë  hyjnë  në  përkufizimin  e  të 
drejtës  së  riprodhimit:  (i)  fiksimi  i  veprës  në  një  suport  dhe  (ii)  komunikimi  në  mënyrë 
indirekte i veprës drejt publikut. Falë këtyre elementëve të domosdoshëm por edhe elastikë, e 
drejta e riprodhimit ka ditur t'i rezistojë kohës duke qenë e gatshme të fusë në përkufizimin e 
saj  të  gjitha llojet  e veprave, pavarësisht  teknikës së  përdorur për t'i  shumëfishuar ato: libri, 
fonogrami, veprat  kinematografike, CD-të, DVD-të, suportet  me format mp3, fotokopjet etj. 
Të gjitha veprat që gjenden të shumëfishuara në këto forma, janë bërë në saj të ushtrimit të të 
                                                           
366 Neni 25 i Ligjit për të drejtën e autorit dhe neni 13(2)(b) të Ligjit 9380. 
367 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 325. 


115 
 
drejtës së riprodhimit të  veprës që  gëzon autori. Suporti në të cilin do të fiksohet vepra, ose 
më  saktë  kopja  e  veprës,  nuk  duhet  të  jetë  domosdoshmërisht  një  send  i  trupëzuar. 
Historikisht,  riprodhimi  ka  nënkuptuar  gjithmonë  bërjen  e  një  kopje  të  veprës  nëpërmjet 
fiksimit të saj në një send të trupëzuar, si për shembull fonogrami apo fotokopjet. Megjithatë, 
në stadin aktual të zhvillimit të teknologjisë, fiksimi i një veprë mund të jetë dhe digjital, pra i 
patrupëzuar.  Ligji për të drejtat  e autorit shprehin idenë  e një  neutraliteti  të  formës që  do të 
veshë riprodhimi i veprës
368
. Gjithashtu, kalimi nga një zhanr artistik në një tjetër nuk e prek 
parimin e të drejtës së riprodhimit: një fotografi e riprodhuar në një film dokumentar ose në 
një faqe internet, do të jetë sërish një riprodhim i veprës
369
. Një çështje tjetër që është shtruar 
në doktrinë është dhe ajo e riprodhimit të përkohshëm të një vepre apo të një segmenti të saj. 
Kjo  vlen  më  shumë  ne  botën  digjitale.  Për  shembull,  një  program  kompjuterik  përgjatë 
shkarkimit  të  tij  bën  disa  operacione  riprodhimi  të  përkohshme  derisa  të  instalohet  versioni 
përfundimtar.  Këto  faza  të  përkohshme  riprodhimi  janë  sërish  subjekt  i  të  drejtës  së 
riprodhimit dhe mbrohen nga e drejta e autorit. 
b.
 
E drejta e riprodhimit në mjedisin digjital 
Në ndryshim me mediat tradicionale, si televizioni apo radioja, “vënia në dispozicion” 
e  veprës  në  rrjet  nuk  mund  të  përshkruhet  vetëm  nëpërmjet  një  shërbimi  unik,  por  paraqet 
mundësi të shumëllojshme “dorëzimi” të veprës ose njohjeje me të në mënyrë direkte në kohë 
reale,  si  në  mënyrën  që  mund  të  cilësohet  lineare  ashtu  dhe  në  mënyrë  interaktive 
(bashkëpunuese). Secila prej këtyre mundësive, edhe pse i përgjigjet një domosdoshmërie të 
vetme  (komunikimit  në  rrjet),  u  përgjigjen  arsyetimeve  juridike  të  ndryshme.  Për  shembull, 
nuk  mund  të  bëhet  një  amalgamë  midis  shkarkimit  të  veprave  dhe  komunikimit  të  tyre 
nëpërmjet teknikës streaming. Nëse e para i përgjigjet kategorisë së të drejtës së riprodhimit, e 
dyta hyn në kategorinë e së drejtës së përfaqësimit. Megjithatë, duhet thënë se dallimi midis 
këtyre  dy  degëve  të  së  drejtës  pasurore  të  autorit  ngushtohet  në  botën  digjitale:  shkarkimi 
është një metodë e kalimit të veprës, por që gjatë viteve mund të rrallohet, pasi kjo teknikë i 
përgjigjet  logjikës  së  paaftësisë  aktuale  të  teknologjisë  për  të  përcjellë  vepra  që  përmbajnë 
shumë informacion (rrjedhimisht janë të rënda nga pikëpamja e madhësisë informatike) dhe 
rrjedhimisht komunikimi nëpërmjet teknikës streaming nuk do ta lejonte një kalim të tillë. 
Shfrytëzimi i veprës në rrjet nënkupton në vija të përgjithshme teknikën e shkarkimit 
dhe të përftimit të saj në mënyrë direkte (streaming). Vija ndarëse midis dy teknikave është e 
vështirë  të  përcaktohet,  rrjedhimisht  dhe  konceptet  e  riprodhimit  dhe  përfaqësimit  mund  të 
rezultojnë  mjaft  të  ndërthurura.  Operacioni  i  “vënies  në  dispozicion”  të  publikut  kërkon  së 
                                                           
368 Neni 26 i Ligjit për të drejtat e autorit: “E drejta e riprodhimit është e drejta ekskluzive pasurore e autorit për të 
autorizuar ose ndaluar bërjen e një ose më shumë kopjeve të një vepre apo objekti të të drejtave të lidhura, qoftë 
pjesërisht ose plotësisht, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, në çfarëdolloj 
forme dhe mjeti, përfshirë regjistrimin audio ose video, si dhe për ruajtjen e përkohshme apo të përhershme të veprës 
apo objektit të të drejtave të lidhura në një mjedis elektronik. » 
369 Po aty. 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   137


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə